4.8 C
Skopje
E mërkurë, 15 Janar, 2025

Zelensky: Ukraina nuk ka nevojë për 500.000 trupa ushtarakë

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski thotë se Ukraina nuk ka nevojë t’i mobilizojë 500 mijë trupa të tjerë në ushtrinë e vet, por shtoi se nuk e di se sa trupa saktësisht i nevojiten. Zelenski tha se raporti, i cili ishte kërkuar nga komandanti i përgjithshëm gjeti se shifra prej 500 mijë trupave ishte e gabuar, kryesisht sepse ushtarët në dispozicion mund të dërgohen nga prapavija në front. Zelenski tha se Rusia është duke u përgatitur t’i thërrasë në ushtri 300.000 trupa më 1 qershor. Por, kjo është mohuar nga zëdhënësi i Kremlinit.

“Ne nuk kemi nevojë për gjysmë milioni rekrutë. Unë i jam mirënjohës Komandantit të Përgjithshëm. Është e rëndësishme që ai gjeti pushtet brenda Forcave të Armatosura të Ukrainës. Sa i përket numrit individual, sa do të mobilizohen, nuk jam gati ta them. Mund të them se Rusia po përgatitet të mobilizojë treqind mijë personel shtesë ushtarak në 1 qershor”, deklaroi Volodimir Zelenski, President i Ukrainës.

 

 

Burimi /Alsat.mk

Të ngjajshme

Të fundit