Shefi i diplomacisë njëherë edhe kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani dhe në faqen e tij në Fejsbuk ka njoftuar se më në fund janë marrë vendimet e Këshillit Ministror të OSBE-së për vitin 2023.
“OSBE-ja u shpëtua! Vendimet e Këshillit Ministror të OSBE-së 2023 më në fund u morën! Malta është zyrtarisht Kryesuesja e re me OSBE-në për vitin 2023”, shënoi Osmani në Fejsbuk.
Osmani shton edhe se i është vazhduar mandati Sekretares së Përgjithshme të OSBE-së, Helga Shmid, Komisionerit të Lartë për Pakicat Nacionale, Kairat Abdrakhmanov, është vazhduar edhe mandati i Përfaqësueses së OSBE-së për lirinë e medias, Tereza Ribeiro.
Osmani shton edhe se është rizgjedhur Mateo Mekaçi në krye të ODIHR.