24.8 C
Skopje
E diel, 31 Maj, 2026
Home Blog Page 2790

Ja kush jam dhe sa kam arritur… Kur ALI PASHË TEPELENA i shkruante Mbretit të Anglisë

0

 “La Quotidienne” ka botuar, të shtunën e 13 janarit 1821, në faqen n°4, shkresën e Ali Pashë Tepelenës drejtuar asokohe mbretit të Anglisë bashkë me një portret të tijin, të cilën Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar

 

Rreth një vit më parë, Aliu i famshëm bëri (ka urdhëruar t’i pikturojnë) portretin e tij, të cilin thuhet se do t’ia dhuronte mbretit të Anglisë (mund të bëhet fjalë për mbretin George IV, i ngjitur në fron më 29 janar 1820, pas vdekjes së babait të tij, mbretit George III). Ai paraqitet në të duke mbajtur në dorë një letër në të cilën kishte shkruar në greqishten e re një shkresë të vogël, të cilën ia diktoi njërit prej sekretarëve të tij, dhe e cila është pikturuar (shkruar) me shumë vërtetësi, në një stil të përmbledhur, të qartë dhe origjinal. Ja përkthimi i kësaj shkrese vërtet kurioze:

“Unë kam lindur në një tokë të Shqipërisë, e quajtur Tepelenë, nga prindër fisnikë, djalë Pashai. Babai im, si dhe paraardhësit e mi, i shërbenin rajonit, duke ndihmuar banorët e tij. Me vdekjen e babait tim, unë mbeta vetëm në moshën gjashtë vjeçare. Atëherë miqtë dhe armiqtë, dhe të gjithë ata që kishin marrë favore nga babai im, u kthyen kundër meje si luanë të furishëm për të më prerë fytin. Por i Plotfuqishmi që kishte vendosur tashmë që unë të jetoja gjatë dhe të ngrihesha në një gradë të lavdishme, më hoqi nga dhëmbët e tyre dhe më ruajti nga çdo e keqe. Ai jo vetëm që më dha hua krahun e tij të fuqishëm, por gjithashtu më mundësoi të shkatërroja disa nga armiqtë e mi me luftë, ose t’i largoja ata.

Kështu, me vullnetin e Zotit, kam fituar aq shumë lavdi, saqë sovrani im më ka mbuluar me nderime, me pasuri dhe kam grumbulluar thesare të pashtershme.

Pasi u ngjita në majën e madhështisë dhe të pasurisë, shfarosa të gjithë armiqtë e mi, disa i përmbysa duke i ndjekur me hekur e zjarr, të tjerët i ktheva në skllavëri, nënshtrova gjithë Shqipërinë, nënshtrova disa rajone, pushtova, asgjësova të poshtrit dhe vrasësit; I kam nderuar të drejtit; I rrita të vegjlit; I kam pasuruar të varfrit dhe kam përulur krenarët (mendjemëdhenjtë). E megjithatë, megjithëse isha bërë jashtëzakonisht i pasur dhe i lavdishëm, nuk u kënaqa kurrë; etja ime për ar dhe lavdi ishte e pashuar. Erdha, pashë dhe kalova. Ika dhe humba pasurinë dhe lavdinë, e kuptova qartë se çdo gjë këtu poshtë është e zbrazët dhe se gjithçka në këtë botë është vetëm kotësi”.

adv

Republikanët fitojnë më shumë vende në Dhomën e Përfaqësuesve

0

Republikanët po sigurojnë më shumë vende në Dhomën e Përfaqësuesve ndërsa kontrolli i Senatit varet nga disa gara të ngushta që sfiduan pritshmëritë për një fitore të madhe të republikanëve, të nxitura nga zhgënjimi mbi inflacionin dhe drejtimi i Presidentit Joe Biden.

Partia që fiton në Nevada dhe Arizona, ku garat janë shumë të ngushta, mund të sigurojë shumicën në Senat. Por egziston një mundësi e madhe, që për herë të dytë në dy vite, kontrolli i Senatit të përcaktohet nga balotazhi në Xhorxhia mes Senatorit Raphael Warnock dhe kandidatit republikan Herschel Walker.

Kur flitet për Dhomën e Përfaqësuesve, demokratët ruajtën shumë vende në shtetet si Virxhinia, Penslivania, Kansasi ndërsa ende nuk janë shpallur disa fitues në Nju Jork dhe Kaliforni.

Nga ana tjetër, republikanët shënuan disa fitore të rëndësishme në përpjekjen e tyre për të siguruar 218 vendet e nevojshme për të rifituar shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve.

Në një fitore veçanërisht simbolike, republikanët mundën shefin e fushatës demokrate të Dhomës së Përfaqësuesve, Sean Patrick Maloney të Nju Jorkut.

Kontrolli i Kongresit do të jetë një faktor kyç në përcaktimin e së ardhmes së programit të Presidentit Biden dhe do të shërbejë si një referendum për administratën e tij, ndërsa vendi përballet me një shkallë të lartë inflacioni.

adv

Facebook largon nga puna 11 mijë persona

0

Kompania mëmë e Facebook-ut, Meta, pritet t’i largojë nga puna 11.000 persona, ose rreth 13 për qind të fuqisë së saj punëtore, pasi po përballet probleme dhe pasiguri në të ardhurat vjetore, si dhe probleme tjera të industrisë së teknologjisë.

Kështu thuhet në letrën e 9 nëntorit, që themeluesi i kësaj kompania, Mark Zuckerberg, ua ka drejtuar punëtorëve të tij.

Zvogëlimet e vendeve të punës vijnë vetëm një javë pas shkarkimit të pothuajse gjysmës së punëtorëve në kompaninë Twitter, e cila tash është në pronësi të miliarderit, Elon Musk.

Zuckerberg tha gjithashtu se ai kishte marrë vendim për të punësuar shumë njerëz gjatë periudhës së mbylljes, duke parashikuar rritje të shpejtë edhe pas përfundimit të pandemisë.

“Fatkeqësisht, nuk shkoi ashtu siç prisja”, tha ai.

“Jo vetëm që shitjen online janë kthyer në tendencat e mëparshme, por rënia makroekonomike, rritja e konkurrencës dhe humbja e reklamave kanë bërë që të ardhurat tona të jenë shumë më të ulëta nga sa prisja. Kam gabuar dhe e marr përgjegjësinë për këtë”, shtoi ai.

Meta, njësoj sikurse edhe kompanitë e tjera të mediave sociale, patën rritje të të ardhurave gjatë periudhës së mbylljes në pandemi, për shkak që më shumë njerëz blinin nga shtëpia. Por, kur nisi hapja dhe njerëzit filluan të dilnin, këto të ardhura u zvogëluan.

Vlera e aksioneve të kompanisë ka rënë në më shumë se 71 për qind që nga fillimi i vitit, dhe tani këto aksione tregtohen në nivelet e vitit 2015.

Rënia ekonomike dhe një perspektivë e zymtë për reklamat në internet – deri tani burimi më i madh i të ardhurave të Metës – kanë kontribuar gjithashtu në problemet kompanisë. Këtë verë, Meta shënoi rënien e parë të të ardhurave, e ndjekur nga një tjetër rënie më e madhe në vjeshtë.

Meta dhe reklamuesit e saj po përgatiten për një recesion të mundshëm.

Një tjetër sfidë është çështja e privatësisë së Apple, e cila e bënë gjithnjë e më të vështirë për platformat e mediave sociale si Facebook, Instagram dhe Snap që të gjurmojnë njerëzit pa pëlqimin e tyre dhe të targetojnë reklama për ta.

“Ne kemi ulur kostot e shpenzimeve në të gjithë biznesin tonë. Jemi duke ristrukturuar ekipet për të rritur efikasitetin tonë. Por vetëm me këto masa nuk do të mund t’i sjellim shpenzimet tona në përputhje me të ardhurat tona, kështu që unë gjithashtu kam marrë vendimin e vështirë për t’i larguar punëtorët tonë”, tha ai.

Më shumë shkurtime të kostove në Meta do të bëhen në muajt e ardhshëm, tha Zuckerberg.

Ish-punonjësit do të marrin edhe për 16 javë pagën bazë, plus dy javë shtesë për çdo vit të kaluar në kompani, tha Zuckerberg.

Sigurimi shëndetësor për këta punonjës dhe familjet e tyre do të vazhdojë për gjashtë muaj./ REL

adv

Fadil Berisha në billbordet e Times Square

0

Padiskutim një nga fotografët më të mirë në Shqipëri e Kosovë është emri i Fadil Berishës. Fotografi, i cili banon dhe punon në Nju Jork të SHBA-ve, ka realizuar sete fotografike për figura shqipe dhe sigurisht për njerëz të famshëm e ndërkombëtarë. Triumfi i tij është i dukshëm në një shkallë globale pasi Nju Jorku sapo është mbuluar me imazhe të tij.

Ai ka shpërndarë një set fotografish në rrjetet social, duke përfshirë edhe atë me bilbordet në Times Square me foton e emrin e tij. Një biznes teknologjik me emrin Nasdaq që promovon rritje dhe prosperitet gjithëpërfshirës duke hapur mundësi për tregje dhe ekonomi të të gjitha madhësive, është përgjegjës për përfshirjen e tij në këtë billboard. “Faleminderit për mikpritjes Nasdaq”, ka shkruar fotografi shqiptar në mbishkrimin e fotografive në Instagram.

adv

Xhaferi: Kosova t’i dëgjojë sugjerimet e ndërkombëtarëve

0

“Institucionet e Kosovës, në bazë të kompetencave që kanë dhe me sugjerimin e faktorit ndërkombëtar, duhet të reflektojnë për tejkalimin e situatës së krijuar në veriun e Mitrovicës”.

Kështu u shpreh kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, për televizionin publik të Kosovës.

“Mendoj që duhet, që sugjerimet e atyre që historikisht na kanë mbështetur në gjithë këto procese dhe në veçanti që kanë mbështetur statusin e pavarur të Republikës së Kosovës dhe me forca të theksuara janë garantues të statusit të Kosovës. Ai komunikim duhet të jetë më i drejtpërdrejtë dhe më frytdhënës në kuptim të veprimeve që duhet bërë për tejkalimin e situatës”, ka thënë Xhaferi.

Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut nuk e përjashton mundësinë që përkeqësimi i situatës në veri të Mitrovicës të reflektohet në rajon.

adv

Në RMV Mjekët janë më të paguarit, por prapë largohen!

0

Nëse një infermier, apo mjek paguhet tre apo katër herë më shumë në spitalet e Evropës, tundimi për të ikur nuk ka shtysë vetëm paratë. Nga Sindikatat e mjekëve në rajon thonë se mjekët janë të pakënaqur edhe nga kushtet e përgjithshme për punë, ku një prej sfidave është edhe siguria e mjekëve

Evis HALILI

Shkup, 9 nëntor – Eksodi i manteleve të bardhë vazhdon edhe pse Maqedonia e Veriut konsiderohet si një nga vendet e rajonit me punonjës shëndetësie më të të paguar, sesa në vendet fqinje. Nëse një infermier, apo mjek paguhet tre apo katër herë më shumë në spitalet e Evropës, tundimi për të ikur nuk ka shtysë vetëm paratë. Nga Sindikatat e mjekëve në rajon thonë se mjekët janë të pakënaqur edhe nga kushtet e përgjithshme për punë, ku një prej sfidave është edhe siguria e mjekëve. Në gjithë rajonin denoncohen dhjetëra raste të dhunës fizike ndaj mjekëve për çdo vit, raste këto që nuk trajtohen seriozisht nga qeveritë, për të siguruar ushtrim me dinjitet të profesionit. Pagat e mjekëve në Maqedoninë e Veriut, për shembull, në Qendrën Klinike janë deri në 1.620 euro, ndërsa paga mesatare e mjekëve specialistë në spitalet e përgjithshme është rreth 1.400 euro. Kujdestaritë po ashtu paguhen sipas orëve shtesë, varësisht nga numri i kujdestarive.

Këto paga edhe pse me paga pak më të mira krahasuar me ato që merren në Kosovë e Shqipëri, fluksi i ikjeve është i njëjtë. Sipas Odës së Mjekëve, në pesë vitet e fundit vendin e kanë braktisur gjithsej 568 mjekë. Pagat e ulëta janë ndër arsyet kryesore që detyrojnë mjekët (mjekët specialistë paguhen rreth 940 euro në muaj) në Shqipëri të largohen. Në pesë vitet e fundit Shqipërinë e kanë braktisur mbi 850 mjekë. Shqipëria po tenton, por pa rezultat të forcojë meritokracinë gjatë përzgjedhjes së mjekëve nëpërmjet portalit zyrtar të MSH – “Mjekë për Shqipërinë”.

Edhe pse nuk ka shifra zyrtare, sipas Federatës të Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, mbi 600 mjekë e kanë braktisur Kosovën në 5 vitet e fundit. Autoritetet shpresojnë se rritja e pagave do të ndalë hovin e shpërnguljes së mjekëve. Atje po përgatitet një ligj i ri për pagat në sektorin publik, ku mjekët do të kenë sërish rritje, pas rritjes së fundit të vitit 2019. Për momentin një mjek specialist në Kosovë paguhet me 1.195 euro, ndërsa me rritjen eventuale mund të shkojë mbi 1.400 euro. Gjermania është shteti që për momentin po pret fluksin në rritje nga vendet e Ballkanit, pasi vetë vendi është në krizën më të madhe për mjekë. Sipas mediave gjermane mungesa e mjekëve është e theksuar si në zonat rurale, ashtu edhe në ato urbane. Sipas Shoqatës Gjermane të Mjekësisë, aktualisht janë më shumë se 416.000 mjekë që punojnë atje – më shumë se kurrë më parë, prandaj mungesa duket paradoksale. Por pavarësisht rritjes së numrit të mjekëve, nuk ka rritje të orarit të punës. Shumë mjekë të rinj nuk duan më të punojnë me kohë të plotë, që do të thotë se 1.2 mjekë të rinj për të zëvendësuar një mjek në pension.

Arsyeja për këtë është se dy të tretat e të gjithë studentëve të mjekësisë tani janë gra që duhet të harmonizojnë jetën profesionale dhe familjare më shpesh sesa homologët e tyre meshkuj, që nuk korrespondon me turnet 24-orëshe në spital. Për më tepër, presioni i mungesës së stafit në spitale është tani aq i lartë sa, sipas një sondazhi të fundit nga sindikata e mjekëve “Marburger Bund”, një e katërta e të gjithë mjekëve të spitaleve po mendojnë të lënë punën e tyre. Të tjerë shkurtojnë orët e punës për t’i bërë ballë presionit në afat të gjatë. (koha.mk)

adv

Shkup, 207 gjoba për shkelje të rregullave në trafik

0

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme (09.11.2022) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara të veprimit në fushën e trafikut.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 207 gjoba, nga të cilat shtatë sanksione për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 20 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, gjashtë sanksione për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit.

“Janë vendosur 12 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, një sanksion për shofer fillestar, 12 masa për kalim sinjalizim të mbyllur (semafor të kuq), pesë sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit”.

adv

Moti sot kryesisht me vranësira

0

Moti sot do të jetë stabil dhe kryesisht i qetë me vranësira të ulëta dhe mjegull nëpër lugina. Pasdite do të jetë me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -2 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 14 deri në 19 gradë Celsius.

Në Shkup në mëngjes me mjegull dhe vranësira të ulëta, gjatë ditës me diell me vranësira mesatare. Temperatura minimale do të zbresë deri në 5 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 15 gradë Celsius.

Ditën e premte do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit do të fryjë erë e përforcuar veriore. Pasdite, gjatë natës dhe të shtunën në mëngjes do të ketë reshje të herëpashershme të shiut, ndërsa në malet më të larta do të ketë borë. Temperatura ditore do të ulet për disa gradë Celsius.

adv

“E palogjikshme që Thaçi të ketë bërë krime lufte, punoi ngushtë me ndërkombëtarët për t’i ndalur ato”

0

Në dosjen paraprake të mbrojtjes së Hashim Thaçit, thuhet se  nëse UÇK-ja do të kishte vepruar në bazë të një plani kriminal për vrasjen, torturimin dhe abuzimin e civilëve, ajo nuk do të kishte pasur kurrë mbështetjen e SHBA-së, Britanisë së Madhe, NATO-s, OSBE-së, Grupit të Kontaktit apo komunitetit më të gjerë ndërkombëtar.

“Nuk kishte asnjë plan të përbashkët kriminal të UÇK-së. Komuniteti ndërkombëtar nuk do ta kishte përkrahur kurrë”, thuhet në këtë dosje.

adv

Vuçiq nderon policët që refuzuan urdhrat e Qeverisë së Kosovës

0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nderoi të mërkurën me medalje ish-drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Mitrovicës së Veriut, Nenad Gjuriq, dhe shefin e Operacioneve Rajonale të kësaj drejtorie, Aleksandar Filipoviq.

Gjuriq dhe Filipoviq u nderuan me medaljen e artë për trimëri “Millosh Obiliq”, pasi refuzuan të zbatojnë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe.

Duke ua dorëzuar medaljet në Presidencën e Serbisë, Vuçiq falënderoi Gjuriqin dhe Filipoviqin që, siç tha, “dëgjuan shtetin e tyre”.

“Keni bërë atë që jua donte zemra dhe keni vepruar me nder kur ju kanë penguar të kryeni detyrën, sepse as atëherë nuk keni dashur t’i shkelni ligjet”, tha Vuçiq.

Ai bëri të ditur se në dy ditët e ardhshme do të vizitojë Parisin, ku tha se do të takojë presidentin francez, Emmanuel Macron, dhe zyrtarë të tjerë evropianë, me të cilët do të bisedojë për, siç tha, situatën në Kosovë.

Vuçiq tha se autoritetet në Kosovë, duke zbatuar vendimin për riregjistrimin e makinave, kanë dashur të shkaktojnë incidente dhe të “poshtërojnë popullin serb”.

Ai nuk solli ndonjë provë që do t’i mbështeste këto pretendime.

Më 3 nëntor, autoritetet e Kosovës suspenduan Gjuriqin nga posti i drejtorit të policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, pasi ai refuzoi të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme.

Pas kësaj, edhe zyrtarë të tjerë serbë dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës.

I pyetur nga gazetarët se cila është e ardhmja e personave të larguar nga institucionet e Kosovës, Vuçiq tha se ata do të punësohen në organet shtetërore të Serbisë.

“Askush nga ata 3.500 njerëz nuk do të mbetet në rrugë. Ne do të kujdesemi për të gjithë ata”, tha Vuçiq.

Që nga paslufta, më 1999, në katër komunat në veri të Kosovës të banuara me shumicë serbe – Zveçan, Zubin Potok, Mitrovicë e Veriut dhe Leposaviq – qarkullojnë makina me targa të lëshuara nga autoritetet serbe, të cilat janë ilegale me ligjet në Kosovë.

Qeveria e Kosovës, po përpiqet të bëjë riregjistrimin e tyre me targa RKS, apo Republika e Kosovës.

Por, shumica e pjesëtarëve të komunitetit serb në veri refuzojnë ta bëjnë këtë. Ata kanë edhe mbështetjen e Beogradit zyrtar, i cili këmbëngul në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës.

Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja i kërkuan Kurtit shtyrjen e riregjistrimit të makinave, por, në vend të kësaj, Kurti doli me një plan prej tri fazash, i cili filloi të zbatohet më 1 nëntor dhe do të përfundojë në prill të vitit të ardhshëm.

Në fazën e parë, shoferët e makinave me targa të paligjshme qortohen, në të dytën gjobiten me 150 euro dhe në të tretën do t’iu kërkohet të pajisen me targa provuese.

Nga 21 prilli, ndërkaq, në qarkullim do të lejohen vetëm makina me targa RKS.

adv