24.8 C
Skopje
E diel, 31 Maj, 2026
Home Blog Page 2791

Industrisë ushqimore, shkollave e spitaleve nuk do tu ndërpritet rryma

0

Një ditë para mbylljes së afatit për aplikim, qeveria kompletoi dokumentacionin e nevojshëm dhe EMV përgatiti procedurat, për kontratat e furnizimit me energji elektrike. Industria ushqimore, ujësjellësi dhe shkollat nga sot mund të lidhin kontrata për rrymën, të cilët deri më tani kanë qenë në treg të lirë për furnizim nga instanca e fundit. Gjatë periudhës së krizës energjetike, deri në prill të vitit 2023, këtyre kategorive nuk do tu ndërpritet rryma.

“Ky vendim është marrë për të parandaluar rritjen e çmimeve të disa produkteve ushqimore, për të ruajtur vazhdimësinë në furnizimin me ujë dhe kullimin dhe pastrimin e ujit, si dhe për të siguruar energji elektrike për shkollat për mbarëvajtjen e mësimit gjatë periudhës vjeshtë-dimër. Është rënë dakord me përfaqësuesit e Odave nga sektorët e industrisë ushqimore të produkteve bazë që të gjithë të solidarizohen dhe disa tashmë kanë shpallur çmimet e mbuluara nga kjo masë të ulet 10%”, njoftojnë nga Qeveria e RMV-së.

Nga OEMVP thonë se kjo masë nuk është e mjaftueshme. Për të ulur koston e produkteve bazë, kërkojnë shtimin e subvencioneve në projektet për prodhim të rrymës përmes paneleve diellore. Sipas tyre, kjo do të jetë një zgjidhje afat gjate dhe jo vetëm për këtë sezon.

“Qeveria ti shfrytëzoj ato mjete, të cilat për fat të keq nuk është duke i shfrytëzuar në investimet kapitale ku e kemi një normë shumë të ulët të investimeve kapitale, atëherë të njëjtat ti dedikoj për mënjanimin dhe tejkalimin e krizës duke i subvencionuar pjesërisht jo vetëm rrymën energjetike për bizneset, por edhe të bëj një shtytje më të madhe në aspekt financiar sa i përket vendosjes së foto voltaikëve, të cilat dukshëm do ta ulin koston operative të bizneseve që do të rezultonte rënia e çmimeve të produkteve”, deklaroi Durim Zeqiri, OEMVP.

Sipas autoriteteve kjo masë mbulon tre kategori të konsumatorëve: kompanitë që prodhojnë produktet bazë, mishin, qumështin, bukën, vajrat etj, çmimi i energjisë elektrike për to do të jetë 80 euro/mwh. Përfshirja e ndërmarrjeve publike në fushën e menaxhimit të ujërave dhe impiantet e ujërave të zeza. Për to çmimi i energjisë elektrike do të jetë 95 euro /mwh. Për të pasur shkolla dhe spitale të ngrohta në këtë situatë krize, ekzekutivi vendosi që 365 shkolla fillore dhe 109 të mesme si dhe institucione shëndetësore t’i pajisë me çmim preferencial të energjisë elektrike nga ESM prej 95 euro/mwh.

adv

Vdiq njëri prej alpinistëve që u gjet në Malin Sharr

0

Janë gjetur dy alpinistët e humbur në Malin Sharr, njëri prej të cilëve pa shenja jete dhe trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion ndërsa siç mëson Tetovasot bëhet fjalë për një shtetas të Belgjikës.

 

Gjat periudhës së kërkimit, njofton Tetovasot se një pjestarë i njësitit special EBR ka rënë në një teposhtëz prej 600 metrave ndërsa në këtë rëshqitje polici ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në qendrën klinike në Shkup. Ndërkaq lëndime ka pësuar edhe kryeshefi i Sektorit për Punë të brendshme në Tetovë Amir Dalipi i cili për momentin është në gjendje të mirë shëndetësore me disa lëndime.

 

Vlen të theksohet se në ndihmë të ekipeve të shpëtimit gjatë të gjithë periudhës kanë qenë Zjarrfikësit e Tetovës, drejtori i parkut kombëtar Mali Sharr, Ibrahim Deari sidhe një alpinist i cili me vetëdëshirë ka qëndruar në vendin e ngjarjes!

adv

Deputja e zonës 6 Ajdari në takim me Qytetarët (Foto)

0

Deputetja e zonës 6 Rina Ajdari sot bashkë me Kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë Talat Xhaferin ishin në takim me qytetarët e Gostivarit, më poshtë ua sjellim edhe postimin e plotë të Deputetes që e shpërndau në rrjetin e saj në Facebook:

‘ Sot në sheshin e qytetit të Gostivarit unë si deputete e zones 6 bashkë me Kryekuvendarin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi dhe kolegë tjerë ishim në takim me qytetarët ku i informuam për punën e Kuvendit.

Organizimi u mbështet nga National Democratik Institute (NDI) dhe Ambasada e Zvicrës!
Faleminderit Gostivar ‘
adv

Kovaçevski: Kërcënimet me bomba, luftë hibride për të nxitur frikë

0

Katër shkolla të mesme në Shkup të mërkurën, më 9 nëntor, kanë marrë kërcënime me bomba përmes postave elektrike duke shkaktuar panik në mesin e nxënësve të cilët janë evakuuar nga organet kompetente, transmeton REL.

Sikur edhe në rastet tjera, njësitet e antiterrorist kanë konstatuar se bëhet fjalë për kërcënime të rreme.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, tha se kërcënimet janë pjesë e një strategjie për sulme hibride, ndaj të cilave janë të ekspozuara edhe vendet e rajonit dhe më gjerë.

Në periudhën mes 26 tetorit dhe 3 nëntorit, 15 shkolla të mesme të Shkupit kanë marrë e-maile për vendosje të bombave në objektet e tyre, por që kanë rezultuar të jenë të rreme.

Kryeministri Kovaçevski tha se shpreson se autorët e këtyre kërcënimeve do të kuptojnë se Evropa duhet të jetojë në paqe, jo në frikë dhe pasiguri.

“Ajo që po ndodh është pjesë e asaj strategjie për sulme hibride. Duhet të jemi të vetëdijshëm që Ministria e Punëve të Brendshme duhet të ndërhyjë kur ka kërcënime të tilla sepse bëhet fjalë për shkolla dhe jo rastësisht autorët e tyre synojnë shkollat sepse njerëzit janë më të ndjeshëm kur bëhet fjalë për shkollat sepse në ato shkolla mësojnë fëmijët tanë… Shpresoj se ata që e bëjnë këtë do të kuptojnë se Evropa duhet të jetojë në paqe dhe jo në frikë dhe pasiguri”, ka deklaruar Kovaçevaki.

Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, më herët pati deklaruar se nuk përjashtohet mundësia e siç ka thënë “lojërave politike”, apo edhe e ndonjë sulmi kibernetik, siç ishte edhe rasti me sulmin ndaj faqes së internetit të Ministrisë së Arsimit.

Por, organet e rendit ende nuk kanë arritur të zbulojnë adresën dhe vendin prej nga dërgohen e-mailet kërcënuese.

Më 3 nëntor, policia maqedonase kishte arrestuar një person të dyshuar të një organizate konservative, por Prokuroria e Shkupit e kishte liruar, meqë nuk kishte konstatuar asnjë lidhshmëri mes tij dhe kërcënimeve me bomba.

Raportimet për kërcënime me bomba në shkollat ​​e mesme në Shkup filluan dy javë më parë dhe që atëherë shkollat ​​në kryeqytet janë evakuuar pesë herë.

adv

U gjet edhe personi i dytë i zhdukur në Malin Sharr

0

Janë gjetur dy personat të cilët u zhdukën në shpatet e malit Sharr në rajonin pranë të ashtuquajturës maja e Titos.

“Nga nga ana e ushëheqësit të Qendrës rajonale për menaxhimin e krizave (QRMK) Tetovë jemi njoftuar se shefi i Njësisë speciale të MPB-së i cili ka pësuar lëndime të rënda gjatë operacionit të shpëtimit është nxjerrë nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht me automjet po dërgohet në Qendrën klinike”, njoftuan nga Qendra për menaxhim me kriza.

Personi i dytë i gjetur është i vdekur dhe ndodhet akoma në vendngjarje. Që i njëjti të transferohet, parapakisht duhet të kryhen procedurat përkatëse.

adv

Garë e ngushtë për kontrollin e Kongresit amerikan

0

Pas zgjedhjeve të së martës në Shtetet e Bashkuara ende nuk dihet se kush do të ketë kontrollin e Kongresit amerikan, duke lënë të paqartë nëse republikanët do të marrin kontrollin nga demokratët e presidentit Joe Biden.

Kongresi amerikan përbëhet nga dy institucione: Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati amerikan. Sipas Associated Press, në Dhomën e Përfaqësuesve më së shumti ulëse kanë fituar republikanët, gjithsej 190, kundrejt demokratëve që kanë marrë 154.

Por, gara për Senatin amerikan është më e ashpër, pasi ajo mbetet ende e hapur në disa shtete kyçe.

Demokrati John Fetterman ka shpallur fitoren në Pensilvani dhe nëse ai shpallet fitues në këtë shtet do të ishte një fitore e rëndësishme për demokratët në Senat. Sipas AP-së, me fitoren e Fettermanit, demokratët deri më tani kanë fituar 48 ulëse në Senat, kundrejt republikanëve që kanë një ulëse më pak.

Ndërkaq, sa i përket ulëseve në senat, garat në Arizona, Xhorxhia dhe Nevada po konsiderohen se ende janë të hapura.

Gara në Xhorxhia mund të shkojë në balotazh, që do të mbahej më 6 dhjetor, dhe ky shtet mund të jetë kyç për të përcaktuar balancën në Senat.

Sondazhet kanë treguar para zgjedhjeve se ka pasur një rënie të vlerësimit për punën e Bidenit dhe votuesit kanë qenë të zemëruar për shkak të nivelit të inflacionit.

Megjithatë, republikanët, sikurse senatori Lindsey Graham, presin që të fitojnë shumicën në Senat.

“Mendoj se kur do të përfundojë gara ne do të kemi 51 apo 52 ulëse”, tha ai.

Megjithatë, nëse dy partitë, ajo demokrate dhe republikane do të kenë numrin e njëjtë të ulëseve në Senat, atëherë demokratët do të marrin shumicën, për shkak të ulëses së nënpresidentes amerikane, Kamala Harris.

Edhe me një shumicë të ngushtë të republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve, do t’iu mundësonte atyre të bllokonin prioritetet e Bidenit.

Mbi 46 milionë amerikanë kanë votuar para ditës së zgjedhjeve, qoftë përmes postës, apo votimit në qendra të votimit. Por, zyrtarët shtetërorë zgjedhorë kanë paralajmëruar se numërimi i këtyre votave do të marrë kohë.

Inflacioni i lartë dhe të drejtat e abortit ishin ndër shqetësimet kryesore të votuesve, dhe sipas sondazheve, një në tre votues ka zgjedhur njërën prej këtyre dy temave si shqetësime kryesore. Krimi, që ka qenë në fokusin e republikanëve gjatë javëve të fundit të fushatës, po ashtu ka qenë një prej çështjeve kryesore të përmendura nga një në dhjetë votues.

Në SHBA, inflacioni vjetor është 8.2 për qind, që është niveli më i lartë i shënuar në 40 vjet. Këto shifra kanë paraqitur pengesë për demokratët gjatë fushatës së tyre.

Një sondazh i realizuar nga Reuters/Ipsos gjatë kësaj jave gjeti se 39 për qind e amerikanëve pajtoheshin me mënyrën se si ka punuar Biden.

Ndërkaq, sipas po të njëjtit sondazh, ish-presidenti amerikan Donald Trump, ka një përqindje pothuajse të njëjtë, ku 41 për qind e respondentëve e panë atë si favorit.

Në Kongres, nëse republikanët kontrollojnë Dhomën, kjo do të paraqiste kërcënim për prioritetet e demokratëve sikurse të drejtat e abortit dhe ndryshimet klimatike, ndërkaq në Senat, republikanët do të mund të bllokonin nominimet e Bidenit në sistemin e drejtësisë, përfshirë edhe çdo emërim të ri në Gjykatën Supreme.

Ndërkaq, sa i përket ndihmës për Ukrainën që po përballet me pushtimin rus, analistët kanë argumentuar se nëse republikanët marrin pushtetin në Kongres, ka pak gjasa që të ngadalësojnë furnizimet me armë dhe ndihmën ekonomike për Kievin.

adv

Sherr mes kolegëve në spitalin “Nënë Tereza”

0

Në njërën nga klinikat në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup, ka ndodhur përleshje mes dy kolegeve, njofton MPB.

“Me datë 07.11.2022 në ora 13:35 në Stacionin Policor Qendër, S.M.(47) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 12:00 në vendin e saj të punës në njërën nga klinikat në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” është sulmuar fizikisht nga kolegja e saj. V.M.

Policia ka marrë masa për zbardhjen e rastit.

adv

Ministri Osmani për vizitë në Lituani, Estoni dhe Letoni

0

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani prej sot e deri të premten do të jetë në turne baltik në kuadër të të cilit do t’i vizitojë Vilnusin, Talinin dhe Rigën, ku në takime me nikoqirët e tij do ta riafirmojë mbështetjen tonë për përforcim të Krahut lindor të NATO-s në mbrojtje të kontinentit evropian si pasojë e kontestit të ndryshuar gjeopolitik, do ta promovojë dosjen evropiane të Maqedonisë së Veriut, e cila kalon përmes procesit të skriningut të Unionit dhe do t’i prezantojë prioritetet e kryesimit të vendit me Organizatën për siguri dhe bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Siç kumtoi MPJ, në kuadër të vizitës së sotme zyrtare në Lituani, Osmani do të takohet me kolegun e tij lituanez, Gabrielius Landsbergis dhe me kryetaren e Kuvendit lituanez, Viktoria Nielsen.

Shefi i diplomacisë do të flasë në Forumin Vilnus 2022 të titulluar “E ardhmja e demokracisë”, në panelin me temë “Çka do ta zëvendësojë arkitekturën e fragmentuar globale të sigurisë, ndërsa do ta vizitojë Qendrën për ekselencë të sigurisë energjetike të NATO-s.

Gjatë vizitës së nesërme në Estoni, Osmani do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme, Urmas Reinsalu, si dhe me kryetarin e Parlamentit estonez, Juri Rutas.

Në margjina të qëndrimit në Talin, është planifikuar Osmani ta vizitojë Qendrën estoneze për zhvillim ndërkombëtar dhe Qendrën e ekselencës për bashkëpunim në mbrojtjen kibernetike të NATO-s.

Të premten, shefi i diplomacisë do të qëndrojë për vizitë në Letoni, ku do të realizojë takim me kolegun e tij estonez, Edgars Rinkeviçs dhe me kryetarin e Komisionit kuvendor për politikë të jashtme, Rihard Kols. Mes tjerash, është planifikuar edhe takim me ushtarët nga Maqedonia e Veriut të cilët janë pjesë e kontigjentit slloven në Misionin e NATO-s për rritje të pranisë së përforcuar në Letoni.

adv

Borissov: I gjithë rajoni është në konflikt, përveç Bullgarisë dhe RMV-së

0

Para Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili po viziton vendin tonë, kam qenë kategorik se jemi të obliguar që për hir të brezave të sotëm dhe të ardhshëm t’u kthejmë shpinën konflikteve dhe provokimeve që kemi parë, deklaroi ish-kryeministri bullgar dhe lideri i GERB-it, Boyko Borissov në takimin me Osmanin.

Borissov theksoi se ne kemi një rrugë të përbashkët drejt Evropës dhe shprehu shpresën se marrëdhëniet tona “do të përmirësohen e më mirë sepse ne jemi më të afërt si shtete dhe njerëz”.

“Unë shpreha besimin tim se gjërat e rëndësishme mes Bullgarisë dhe RMV-së po ecin përpara, por duhet të rregullojmë shoqërinë që të mos ndikohet nga gjëra të vogla dhe të ndalojmë veprimet provokuese, sepse mund të humbasim gjithçka që është arritur deri më tani në një çast.

M’u kujtua edhe situata me fishkëllimën e himnit kombëtar bullgar në ndeshjen e futbollit ndërmjet ekipeve tona dhe që pastaj të gjithë pyesnin se çfarë të keqe i kemi bërë fqinjëve tanë që meritojnë një trajtim të tillë.

Serbia dhe Kosova, Ukraina dhe Rusia, Turqia dhe Greqia, i gjithë rajoni është në konflikt. Na mbetet ne dhe Maqedonia e Veriut të hyjmë në një konflikt. Njerëzit duan të jetojnë mirë. Të kemi gaz, të kemi rrymë, të kemi prosperitet”, theksoi Borissov.

adv

Gjendet njëri alpinist në Malin Sharr, vazhdojnë kërkimet për personin e dytë

0

Qendra për Menaxhim me Kriza në Maqedoni njofton se njëri prej alpinistëve të humbur në Malin Sharr është gjetur, ndërsa kërkimet për alpinistin e dytë vazhdojnë ende. Mirëpo, siç thuhet, terreni i vështirë dhe mjegulla e rëndojnë situatën.

Ende asnjë gjurmë nga alpinisti, i cili sipas dëshmisë së shokut të tij, kishte rënë nga shkëmbi pasi i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Nga QMK bëjnë të ditur kërkimet do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme me helikopterë dhe dronë, por gjithmonë nëse kushtet atmosferike e lejojnë këtë gjë.

adv