21.8 C
Skopje
E diel, 31 Maj, 2026
Home Blog Page 2792

BE-ja përforcon praninë e EULEX-it në Kosovë pas tensioneve të fundit

0

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha të martën në mbrëmje se një njësi karabinierësh italianë ka arritur ne Kosovë për të siguruar sundimin e ligjit në dritën e zhvillimeve të reja në veriun e Kosovës, pas tërheqjes së punonjësve serbë nga të gjitha institucionet vendase.

“Në këto kohë të tensionuara në Kosovë, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX përmbush detyrën e tij për të garantuar qëndrueshmëri. Forca Evropiane e Xhandarmërisë, pjesa e Karabinierëve zbarkoi sonte që përkohësisht ta përforcojë Njësinë Policore të EULEX-it në Kosovë. EULEX do të vazhdojë që të mbështesë një mjedis të sigurt”, shkroi zoti Borrell në Twitter.

Karabinierët do t’i bashkohen Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it, e përbërë prej 105 zyrtarëve policorë polakë, që kanë shtuar patrullimet në veri, ku nuk ka më pjesëtarë të policisë nga radhët e komunitetit serb, pas vendimit të Listës Serbe, subjektit kryesor të politikë të serbëve të Kosovës për t’u tërhequr nga institucionet e vendit, pas mospajtimeve rreth një vendimi të qeverisë qendrore në Prishtinë për t’i dhënë fund përdorimit të targave të makinave të lëshuara nga Serbia.

Misioni i EULEX-it tha të hënën se po vëzhgon nga afër të gjitha zhvillimet që mund të kenë ndikim mbi sigurinë e Kosovës, si dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve, ndërsa mohoi të ketë marrë përsipër përgjegjësi policore në veriun e Kosovës.

Beogradi akuzon Prishtinën për mospërmbushje të marrëveshjeve të arritura në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, ndërsa Prishtina akuzon Beogradin se po përdorë serbët lokal për të shmangur një marrëveshje normalizimi ndërmjet palëve.

Perëndimi është i shqetësuar se Rusia mund të përpiqet të nxisë konflikte në Ballkanin Perëndimor dhe po u bën thirrje palëve të zgjidhin mosmarrëveshjet në bisedimet e lehtësuara nga BE-ja që është edhe adresa e aspiratave të tyre për integrim.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja u kanë bënë thirrje Kosovës dhe Serbisë të zgjedhin rrugën e bisedimeve dhe të përmbahen nga veprimet që do të çonin në dhunë dhe përplasje. /VOA

adv

Dita Botërore kundër Fashizmit dhe Antisemitizmit

0

Me 9 nëntor 1938 nisi gjenocidi ndaj hebrenjve i cili njihet si më i madhi në historinë njerëzore.

Po kjo filloi edhe më herët qysh në vitin 1933, e deri më 1945 u vranë miliona njerëz nga regjimi nazist. Në përgjithësi rreth 11 milionë njerëz, shumica e tyre hebrenj, u vranë në mizoritë e shtetit nazist.

Ky gjenocid u bë i njohur si Holokausti. Dhuna sistematike kundër popullit hebre filloi me “Kristallnacht”, masakër kjo që ndodhi më 9 nëntor 1938, kur shtëpitë e hebrenjve, dyqane dhe vende adhurimi u sulmuan në të gjithë territoret e pushtuara nga nazistët.

Emri “Kristallnacht” do të thotë “Nata e xhamit të thyer”.

Dita Ndërkombëtare kundër fashizmit dhe antisemitizmit shënohet për t’i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe shoqërive për t’i dhënë fund urrejtjes.

adv

Ky është parashikimi i motit për sot

0

Moti sot paradite do të jetë me mjegull dhe vranësira të ulëta nëpër lugina. Gjatë ditës do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jug-lindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 16 deri në 20 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, paradite me mjegull, gjatë ditës me diell dhe me vranësira të vogla, do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 17 gradë Celsiusë.

adv

Qeveria vendos të mbështesë financiarisht kompanitë ajrore për destinacione të reja

0

Në seancën e 100-të të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut u vendos që të mbështeten financiarisht kompanitë ajrore që do të prezantojnë fluturime të reja.

“Qeveria përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, në periudhën e ardhshme do të shpallë thirrje publike për dhënien e mbështetjes financiare kompanive ajrore që do të prezantojnë destinacione të reja ajrore për qytetarët”, paralajmërojnë nga Qeveria.

Programi i miratuar vlen për periudhën 2023-2025, ndërsa ka për synim zhvillimin ekonomik të vendit.

 

adv

Dy persona bien në humnerë të fshatit Aldinci (FOTO)

0

Dy persona me motoçikletë me katër rrota kanë rënë në një humnerë rreth 20 metra të thellë në afërsi të fshatit Aldinci. Rasti është paraqitur në numrin 112 të QMK-së, prej ku menjëlherë ka nisur askioni i shpëtimit.

“Në vendin e aksidentit ka mbërritur ekipi i ndihmës mjekësore emergjente, por për shkak të paaksesueshmërisë në terren, është pritur për ekipin me pajisje speciale nga Brigada e Mbrojtjes nga Zjarrfikësit e Qytetit të Shkupit”, sqaruan nga QMK.

Fatmirësisht, të dy personat janë shpëtuar dhe janë në gjendje stabile shëndetësore, por sipas gjitha gjasave me fraktura.

adv

Ngjarje e rëndë në malin Sharr, humbin dy alpinistë, njëri rrëzohet nga shkëmbi

0

Në vijim aksion për shpëtimin e dy alpinistëve në Malin Sharr

Qendra për Menaxhim me Krizat ka njoftuar se në numrin e tyre të urgjencës është paraqitur një rast serioz në Malin Sharr, ku dy alpinistë janë bllokuar pasi kishin humbur rrugën. Fatkeqësisht njëri prej tyre ka rënë nga një shkëmb dhe nuk dihet për gjendjen e tij shëndetësore, ndërsa i dyti është i kontaktueshëm, raporton Klan Maqedoni.

Në aksion për shpëtimin e dy alpinistëve janë kyçur disa institucione, përfshirë MPB-në, QMK-në dhe Njësinë e Zjarrfikësve në Tetovë. Siç njoftohet, MPB ka nisur një ekip special me fuoristrada dhe me dronë për kontrollimin e terrenit.

“Ngjarja është raportuar në 112 zhvillohet si në vijim, njëri nga dy alpinistët raporton fillimisht se në Titov Vrv (Maja e Titos), në një zonë 500 m më poshtë, ai dhe shoku i tij po shkonin në një shtëpi pushimi dhe humbën rrugën. Shoku i tij ishte sëmurë dhe ishte në gjendje të keqe shëndetësore, ndaj kërkoi ndihmë dhe kërkoi reagim urgjent”, thonë nga QMK.

Nga QMK përmes video konferencës kanë kontaktuar dhe janë kordinuar me Policinë e Tetovës, ndërsa pastaj alpinisti ka telefonuar sërish në numrin e urgjencës ku ka njoftuar se shoku i sëmurë kishte rënë nga shkëmbi.

“Më pas, telefonuesi në 112 ka telefonuar sërish dhe ka raportuar se shoku i tij ka rënë nga një shkëmb në një luginë dhe ai nuk e di se ku dhe në çfarë gjendje është, si dhe ka njoftuar se edhe ai ka mbetur i plagosur, por jo rëndë. Ai ishte i frikësuar dhe i hutuar dhe nuk mund të thoshte se për çfarë lloj lëndimi ishte”, sqarojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza.

Aksioni për shpëtimin e dy alpinistëve vijon ende, ndëra nga QMK thonë se do të njoftojnë në kohë për epilogun e ngjarjes.

adv

Arrestohet një 22 vjeçar në Shkup, policia jep detajet (FOTO)

0

Një 22 vjeçar është arrestuar sot në Shkup pas një aksoni të Policisë Intervenuese, pasi tek ai janë gjetur 3 kilogramë marihuanë, përcjell Klan Maqedoni.

“Sot (08.11.2022) rreth orës 10:50 në Bulevardin “Boris Trajkovski” në Shkup, zyrtarë policorë të Njësisë së Policisë Intervenuese në SPB Shkup, kanë privuar nga liria F.V.(22) nga Shkupi, gjatë kontrollit në çantën e tij janë gjetur rreth tre kilogramë marihuanë. Para se të privohet nga liria tentoi të arratisej, por shpejt u kap dhe u ndalua. Personi u ndalua në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet kundër tij”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

adv

Bllokohet rruga pranë Sheshit Skenderbeu, përplasen tre vetura

0

Prej disa minutave është e pakalueshme rruga poshtë urës pranë Sheshit Skendërbeu në Çair. Tre vetura janë përplasur mes tyre duke shkaktuar radhë të gjata automjetesh, përcjell Klan Maqedoni.

Policia ka dalur në vendngjarje dhe po kryen procedurat e nevojshme, ndërsa nga aksidenti përveç dëmeve materiale, nuk raportohet ende për ndonjë dëm më të madh tek pjesëmarrësit.

adv

Digjet edhe një makinë me targa RKS në veri të Kosovës

0

Një makinë me targa RKS është djegur sot në Komunën e Zveçanit, komunë e banuar me shumicë serbe, në veri të Kosovës.

Policia e Kosovës bën me dije se makinës, së cilës i është vënë zjarri, është në pronësi të një qytetareje serbe të Kosovës.

Sipas njoftimit të policisë, nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale.

“Lidhur me rastin nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, përveç dëmeve materiale të shkaktuara nga vënia e zjarrit në automjet, përderisa Policia e Kosovës lidhur me rastin ka ndërmarr veprimet e nevojshme operativo hetimore”, thuhet në njoftim.

Ky incident shënon rastin e pestë të djegieve të makinave me targa RKS në veri të Kosovës.

adv

Besimi: Procesi gjyqësorë për djegien e spitalit modular të nis sa më shpejtë, që të dëshmoj pafajësinë time

0

Pas anulimit të seancës gjyqësore për rastin e djegies së spitalit modular në Tetovë, i akuzuari Florin Besimi tha se kërkon që sa më shpejt të nis procesi gjyqësorë, që të dëshmojë pafajësinë e tij, përcjell TV21. Ndryshe, seanca e sotme u anulua për më 7 dhjetor, për shkak se i akuzuari tjetër Boban Vuçeski nuk kishte avokat.

“Dëshira ime e vetme është që ky proces të fillojë sa më shpejtë që të mundem, të më jepet mundësia që të dëshmoj pafajësinë time të pakontestueshme në procesin gjyqësorë”, tha Besimi.

adv