21.8 C
Skopje
E diel, 31 Maj, 2026
Home Blog Page 2793

Ezgjan Alioski përfitoi penallti për fitore të Fenerbahçes! (VIDEO)

0

Reprezentuesi i Maqedonisë, Ezgjan Alioski ishte një nga më meritorët sonte për fitoren Fenerbahçes ndaj Sivasporit me rezultat 1-0.

Alioski përfitoi penallti, të cilën në gol shndërroi Valencia në mintutën e 55-të.

Për Alioskin, i cili luajti deri në minutën e 83-të, kjo ishte ndeshja e dytë radhazi në Superligën e Turqisë si titullar dhe Fenerbahçe arriti fitoren e pestë radhazi dhe siguroi vendin e parë në tabelë me 29 pikë, pesë më shumë se Bashakshehiri i dytë dhe Galatasaraji i tretë, të cilët kanë nga 24 pikë.

VIDEO GOLI

adv

Islam Abazi zgjidhet Shef i Prokurorisë për Krim të Organizuar

0

Është zgjedhur Shef i ri i Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion. Në zgjedhjet e sotme, më së shumti vota ka marrë Islam Abazi. i cili vjen nga Prokuroria e Lartë në Gostivar.

Në zgjedhje të drejtpërdrejta dhe me votë të fshehtë, 163 prokurorë nga vendi sot patën mundësi të votojnë për zgjedhjen e shefit të ri të prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në garë për këtë pozitë ishin katër kandidatë: Ermon Neziri nga Prokuroria Publike e Shkupit, Islam Abazi dhe Desa Paunovska nga Prokuroria e Lartë e Gostivarit si dhe Vilma Ruskovska, shefe e deritanishme e kësaj prokurorie.

adv

Mickoski pas takimit: Qeveria nuk i ka votat, të shpërbëhet parlamenti

0

Hristijan Mickoski i VMRO-DPMNE-së pas takimit të liderëve vlerësoi se qeveria dhe po tenton ta defokusojë opinionin nga problemet reale me të cilat po përballen qytetarët. Të dhënat e fundit për rritjen e inflacionit dhe krizën e thellë, sipas Mickoskit, shumica qeveritare po tenton t’i maskojë me amandamente kushtetuese, për siç thotë ai, “gjoja të ardhmen evropiane të vendit”, raporton Klan Maqedoni.

“Nuk ka mazhorancë për amendamentet kushtetuese dhe në bazë të këtij konkluzioni, përfundimi logjik i ngjarjeve është shpërbërja e parlamentit, formimi i qeverisë teknike dhe kalimi në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Këtë e kërkuam edhe ne, sot në mbledhjen e sotme, pasi u kuptua se nuk kemi një shumicë që do të votonte për ndryshimet e mundshme kushtetuese të propozuara nga shumica qeveritare”, u shpreh Hristijan Mickoski nga VMRO-DPMNE.

Mickoski përmendi edhe propozimin që në takim e kishte dhënë Pavle Trajanov, që të dilet me deklaratë ku do të kërkohet nga Bullgaria, pranimi i pakicës maqedonase.

“Unë e pranova këtë”, theksoi Mickoski

adv

MPJ e RMV reagon ndaj situatës së krijuar në Veri të Kosovës

0

Republika e Maqedonisë së Veriut po ndjek me kujdes situatën në veri të Kosovës, përkeqësimi i mëtutjeshëm i së cilës mund të përbëjë një sfidë serioze për stabilitetin e rajonit.

Si fqinjë të drejtëpërdrejtë të dy vendeve, apelojmë që të përmbahen nga aktivitetet që mund të çojnë në përshkallëzimin e situatës, ftojmë për kthim në institucionet e sistemit dhe vazhdimin aktiv dhe të menjëhershëm të dialogut që ne mbështesim dhe inkurajojmë fuqishëm.

Gjetja e një zgjidhjeje të përhershme që do të sigurojë njohje reciproke dhe një të ardhme evropiane për të dyja vendet, është e vetmja rrugë për një normalizim afatgjatë të marrëdhënieve që është me interes jo vetëm për të dyja palët, por edhe për të gjithë rajonin.

 

 

adv

Grubi: Marrëveshja e Ohrit avancoi të drejtat e bashkësive, vendosim standarte të barabarta për të gjithë

0

Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi sot mori pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimit racor, organizuar në Prishtinë nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti në pjesëmarje të përfaqësuesve të lartë nga vendet e rajonit.

Grubi në fjalimin e tij drejtuar pjesëmarësve, tregoi kronologjinë e zhvillimit të ngjarjeve kundër diskriminimit në Maqedoninë e Veriut, duke krahasuar situatat nga viti 2001 e deri në arritjet e viteve të fundit.

Më tej theksoi se Marrëveshja e Ohrit vendosi standardet e përfaqësimit të drejtë dhe të garantuar institucional të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, teksa shtoi se synimet e brezave të dikurshëm që dukeshin ëndrra, sot po i gëzojnë me të drejta të plota më bashkëkombasit e tyre edhe shqiptarët.

Duke u bazuar në statistika konkrete, foli për përfaqësim të drejtë institucional të shqiptarëve, shkollimin në gjuhën amëtare, hapjen e universiteteve në gjuhën shqipe e poashtu dhe avancimit të dialogut social, raste këto që i shprehi si suksese që mund të u shërbejnë dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.

adv

Shqiptohen 145 masa në Shkup, 40 për tejkalim të shpejtësisë

0

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë shqiptuar 145 masa në trafik.

“Janë shqiptuar 40 masa për tejkalim të shpejtësisë, 13 për ngasje të automjetit pa patentë shoferi, 8 për ngasje të automjetit në gjendje të dehur.

Janë shqiptuar dhe 6 gjoba për kalim në semaforë të kuqë, 4 për mosvënien e rripit të sigurisë, 3 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes…”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

adv

Osmani takoi ambasadoren e re amerikane, Angela Prajs Ageler

0

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, realizoi takim me ambasadoren e sapoemëruar të SHBA-së, Angela Prajs Ageler, me rastin e dorëzimit të kopjeve të letrave kredenciale.

Në takim, Ministri Osmani shprehu bindjen se me përvojën e saj, ambasadorja Ageler do të kontribuojë në thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale dhe forcimin e bashkëpunimit.

Në kontekst dypalësh, bashkëbiseduesit përshëndetën zhvillimin e marrëdhënieve të përgjithshme, të bazuara në miqësi tradicionale dhe vlera të përbashkëta demokratike.

Osmani i theksoi rezultatet fillestare të Dialogut Strategjik me SHBA-të, si kapitull i ri në marrëdhëniet bilaterale dhe ngritjen e partneritetit strategjik, si dhe përkushtimin për të përcaktuar aktivitetet e ardhshme që synojnë nxitjen e mëtejshme të proceseve reformuese dhe zhvillimit demokratik të shtetit.

Gjithashtu, Osmani falënderoi për ndihmën e vazhdueshme amerikane për procesin tonë integrues evropian, si një kontribut i rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit dhe progresit të përgjithshëm rajonal.

Njëherit, u fol për aleancën e fortë mes dy vendeve në kuadër të NATO-s, me theks të veçantë për agresionin ushtarak rus në Ukrainë, si dhe për kryesimin e ardhshëm të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023.

adv

Sot Liderët në takim, do të diskutojnë për të ardhmen evropiane

0

Kryeministri dhe kryetar i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski sot në Kuvend do të mbajë takim me liderët e partive parlamentare politike, ku duhet të bisedohet për rrugën evropiane të vendit, si dhe për vendimet që në të ardhmen duhet të sillen me konsensus të gjerë politik dhe shoqëror.

“Takimin që e thirr kryetari i Qeverisë, organizohet me qëllim që të hapet diskutimi për të ardhmen evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, por edhe për vendimet të cilat në periudhën në vijim duhet të sillen në Kuvend me konsensus të gjerë politik dhe shoqëror. Ftesa drejt kryetarëve të partive politike do të dërgohet gjatë ditës së nesërme”, kumtoi Qeveria në paralajmërimin për thirrje të takimit më 2 nëntor.

Kryeministri Kovaçevski të shtunën, pas kontrollit të punëve ndërtimore në aksin e rrugës Farish – Prilep deklaroi se takimin e liderëve e ka thirrur me qëllim që të gjitha partitë politike të cilat janë të përfaqësuara në Parlament, së bashku të bisedojnë për të ardhmen evropiane të shtetit dhe për vendimet të cilat duhet të sillen me konsensus të gjerë politik dhe shoqëror.

“Jam i bindur se do të ofrojnë mbështetje në sjelljen e vendimeve të shpejta dhe cilësore në Kuvend. Pjesë e bisedimeve, normalisht do të jetë procesi i skriningut i cili zhvillohet pas konferencës së parë ndërqeveritare mes shtetit tonë dhe BE-së, skriningu shpjegues dhe përgatitjet për skriningun bilateral, më pas të gjitha ato aspekte kyçe të cilat kanë të bëjnë me integrimin e shtetit në BE, e ato janë, para së gjithash, sundimi i së drejtës, lufta kundër krimit dhe korrupsionit dhe aspektet ekonomike të bashkëpunimit tonë me BE-në”, tha Kovaçevski.

Ai theksoi se inkuadrimi drejt BE-së nuk është vetëm çështje e integrimit, nuk është vetëm çështje politike, por tashmë bëhet edhe çështje ekonomike dhe të gjithë qytetarët mund të shohin se në përballje me krizën ekonomike shteti ynë nuk është lënë vetëm, duke potencuar se atë që e tha kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen, por dhe porositë e dërguara nga Samiti i vendeve nga Ballkani perëndimor të mbajtur javën e kaluar në Berlin, tregojnë se rajoni dhe shteti ynë janë pjesë e aktiviteteve të Unionit.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski të shtunën konfirmoi se do të marrë pjesë në takim, duke paralajmëruar se në të do t’i prezantojnë qëndrimet partiake, të cilat është i gatshëm t’i mbrojë çdokund në botë.

Ai shtoi se lidhur me ndryshimet e Kushtetuës, ajo çështje është temë e mbyllur për VMRO-DPMNE-në, sepse, siç tha, ndryshime kushtetuese “nuk do të ketë nën këto rrethana dhe pa garanca për të ardhmen tonë evropiane të mbrojtura nga kushtëzime të ardhshme nga Bullgaria”.

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, në deklaratë për MIA-n theksoi se përfaqësues të partisë do të marrin pjesë në takimin e liderëve të organizuar nga kryeministri Kovaçevski.

“Duke pasur parasysh rëndësinë e momentit nëpër të cilin kalojmë, si shoqëri dhe si shtet, konsideroj se është e drejtë të mbahet një takim i këtillë sepse situata është serioze dhe meriton përgjigje serioze dhe përgjegjësi nga të gjitha partitë politike, e posaçërisht akoma më shumë kur kemi parasysh se për agjendën evropiane, ndryshimet kushtetuese për të cilat nevojitet shumicë prej dy të tretave të deputetëve imponon ulje të domosdoshme në një tryezë, bashkëpunim dhe vendim marrje të përbashkët të partive parlamentare politike”, tha Ademi.

Për nismën e Besës për takim të partive politike shqiptare në të cilat do të bisedohej për ndryshime kushtetuese në raport me përdorimin e gjuhës shqipe, Ademi theksoi se me ta nuk kanë kurfarë dallime për çështjet kyçe dhe janë në komunikim të vazhdueshëm.

Nga Alternativa për MIA-n theksuan se nuk kanë kurfarë dileme nëse duhet të japin mbështetje për propozimin për fshirje të formulimit “20 për qind” për përdorimin e gjuhës shqipe dhe prandaj nuk ka nevojë për ndonjë takim të veçantë.

Edhe nga Aleanca për shqiptarët, në deklaratë për MIA-n konfirmuan se do të marrin pjesë në takimin e liderëve inicuar nga kryeministri, duke shtuar, gjithashtu, se janë në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha partitë politike të shqiptarëve.

Nga ana tjetër, kryetari i partisë E Majta, Dimitar Apasiev informon se nuk do të marrë pjesë në takimin e liderëve.

“Me ne nuk mund të merren vesh. Ne jemi arrë e fortë”, tha Apasiev.

Ende nuk është e njohur nëse në takim të liderëve do të marrë pjesë kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami. Për sot në orën 11 Kasami ka thirrur konferencë për shtyp në të cilën pritet ta kumtojë vendimin përfundimtar rreth pjesëmarrjes në takim.

Idenë për mbajtje të takimit të partive të shqiptarëve në të cilin do të bisedohej për ndryshime të Amandamentit 5 me të cilin do të ndryshohej formulimi “gjuha të cilën e flasin 20 për qind e qytetarëve” me “gjuhë shqipe”, e paralajmëroi nënkryetari i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha në konferencën për shtyp më 2 nëntor.

Ai informoi se Besa do t’u dërgojë të gjitha partive të shqiptarëve për takim të përbashkët.

Hoxha më pas gjatë pjesëmarrjes në emision televiziv deklaroi se disa nga partitë kërkuan t’i konsultojnë organet partiake para se ta paraqesin qëndrimin e vet për idenë e Besës, ndërsa disa nga partitë nuk kanë përgjigje, por vetëm konfirmim se u ka arritur ftesa për takim.

adv

Ja çfarë moti na pret sot në Maqedoninë e Veriut

0

Gjatë ditës së sotme në territorin e Maqedonisë së Veriut do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta në disa lugina, sidomos gjatë paraditës.

Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe me vranësira të minimale deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë e ndryshueshme.

Temperatura minimale do të jetë në interval
prej 1 deri në 10 gradë Celsius, ndërsa ajo
maksimale do të arrijë nga 16 deri në 20 gradë Celsius.

Në Shkup gjatë orëve të paraditës do të ketë paraqitje të mjegullës, ndërsa gjatë ditës do të ketë kohë me diell me vranësira minimale.

adv

Shkupi ndër 5 qytetet më të ndotura në botë

0

Shkupi është ndër pesë qytetet më të ndotura në botë.

Kriza energjitike ka vënë alarmin.  Ndonëse amvisëritë dhe kompanitë operojnë me gjysmë kapaciteti, Shkupi edhe dje ishte ndër qytetet më të ndotura në botë./Kanal5.com.mk

Shkupi është ndër pesë qytetet më të ndotura në botë.

https://www.youtube.com/watch?v=6Ys2P6lSV1c&feature=emb_logo

adv