21.8 C
Skopje
E diel, 31 Maj, 2026
Home Blog Page 2794

Shkup, qeni endacak sulmon prindin e një fëmije brenda Klinikës për sëmundje të fëmijëve

0

Një qen endacak në qendrën urgjente të Klinikës së fëmijëve në Shkup ka sulmuar një prind të një pacienti.

Informacionin për KlanMaqedoni e denoncoi një qytetar i pranishëm në hapsirat e klinkës në momentin e incidentit.

Sakaq, qeni që ka sulmuar është ende i pranishëm në hapsirat e klinikës, ndërsa prindi i fëmijës është më gjendje të mirë shëndetësore. /KlanMacedonia/

adv

Juventus – Inter, formacionet zyrtare të super debit italian

0

Juventusi dhe Interi do të përballen në kuadër të javës së 13-të në Serie A.

Ndeshja që fillon në ora 20:45, do të luhet në stadiumin “Allianz Stadium”.

Për këtë ndeshje, Zonja e Vjetër nuk mund të llogarisë në Mattia de Sciglion, Kaio Jorge, Moise Kean, Leandro Paredes, Paul Pogba dhe Dusan Vlahovic, që janë të lënduar. Në anën tjetër, Nerazzurët kanë lojtarët më të mirë në dispozicion dhe do të shpresojnë në fitore.

Formacionet zyrtare:

Juventus: Szczesny, Danilo, Bremer, Sandro, Cuadrado, Locatelli, Fagioli, Rabiot, Kostic, Miretti, Milik.

Inter: Onana; Skriniar, De Vrij, Acerbi; Dumfries, Barella, Çalhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Dzeko, Lautaro Martinez.

adv

Në 112 të QMK-së 1500 thirrje në ditë

0

Angelov: nëse dikush kërkon picë të mirë, punonjësit e kanë për detyrë t’i sugjerojnë

Në qendrën për menaxhimin e krizave, në numrin e emergjencës 112, për një ditë kanë marrë deri në 1500 thirrje, disa prej të cilave kanë qenë të orientuara drejt ndihmës së shpejtë dhe disa tek organet policore.
Drejtori i kësaj qendre, Stojance Angelov, shtoi se në numrin 122 edhe nëse do të kishte telefonata për të sugjeruar picën më të mirë në qytet, qytetarët do ta merrnin edhe sugjerime të tilla, raporton Klan M.

“Sektori 112 merr, pra koordinon të gjitha thirrjet e qytetarëve, marrim rreth 1500 telefonata në ditë, fatkeqësisht 80% janë thirrje të rremë, disa janë keqdashëse dhe disa të gabuara ose të paqëllimshme, duke kërkuar një shërbim që ne nuk mund të sigurojmë, por operatorët tanë i ndihmojnë qytetarët, edhe kur nuk e kemi për detyrë, nëse dikush kërkon një picë të mirë dhe punonjësi e di se ku ka një picë të mirë, kanë për detyrë t’i sugjerojnë.” -tha Stojançe Angellov, drejtor i QMK-së.

Ekrem Zendeli, zëvendësdrejtor i kësaj qendre, shtoi se kanë bashkëpunim të mirë ndermjet drejtorise per mbrojtje dhe shpetim, policies por edhe me shtabet e krizes ne komuna.

“Ky komunikim ka mundësuar formimin e grupeve ndërinstitucionale të cilat janë përballur me situata të ndryshme në terren si zjarre të hapura, përmbytje, tërmete, ballafaqim me qen endacakë, rrëshqitje dherash apo situata të ndryshme në vend, kemi hasur në problem edhe në rrugë, nëpër vendkalimet që përmendi drejtori, gjegjësisht të gjitha këto grupe ndërinstitucionale kanë ushtruar presion mbi institucionet që janë të prekura nga problemi që t’i shmangen ato probleme në të gjitha vendet e RMV-së” – tha Ekrem Zendeli, zv/drejtor i QMK-së.

Zëvendësdrejtori i qendrës së menaxhimit me kriza shtoi se kanë bashkëpunim ndërkombëtar edhe me ambasadat e huaja në vend, përmes të cilave mbështetet vendi ynë në kohë krize./KlanMacedonia/

adv

Kasami as PO as JO për takimin e liderëve – Nesër qëndrimi përfundimtar

0

Nesër do të zhvillohet takimi i liderëve të partive politike në vend i thirur nga kryeministri Kovaçevski ku nga BDI, ASH-ja dhe VMRO-DPMNE-ja e kanë konfirmuar se do të marrin pjesë ndërkaq E Majta e Apasievit thotë që nuk do të shkojë në takim.

Nga Lëvizja Besa ende nuk kanë konfirmuar se a do të marrin pjesë në këtë takim apo jo. Të pyetur nga TV Klan M nga ky subject politik thonë se për të njëjtën temë, nesër Kryetari i kësaj partie Bilall Kasami do të mbaj pres konferencë për mediat për të njoftuar opinion me qëndrimin përfundimtar të kësaj partie.

adv

Shtetasja e Serbisë godet me veturë një fëmijë në Tetovë dhe largohet nga vendngjarja

0

Një fëmijë është goditur nga një automjet në rrugën Industriale në Tetovë. Fëmija me lëndime të rënda trupore është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Drejtuesi i automjetit me targa të Serbisë pasi e ka goditur fëmijën është larguar nga vendi i ngjarjes.

Për Klan Maqedoni nga SPB-Tetovë konfirmojnë se bëhet fjalë për një grua 27 vjeçare nga Serbia, por me qëndrim të rregulluar në Maqedoni. E njëjta është dërguar në stacionin policor në Tetovë për bisedë informative.

“Sot rreth orës 18:50, në kryqëzimin e rrugëve “Ilindenska” dhe “Vidoja Smilevski-Bato” në Tetovë, vetura “Fiat Punto” me targa të Serbisë, e drejtuar nga 27-vjeçarja M.N shtetase serbe me qëndrim të përkohshëm në Tetovë, ka goditur një të mitur (këmbësor) nga Tetova. Në aksident këmbësori ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës. Një ekip nga SPB Tetovë ka kryer këqyrje në vendin e aksidentit”, thonë për Klan Macedonia nga SPB – Tetovë.

adv

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë: Në shtet nuk ka dialog social, por monolog social

0

Dje u mbajt seancë e Këshillit socio-ekonomik për të cilën Ministria e Punës dhe Politikës Sociale përmes kumtesës publikoi se ka dialog social, se të gjithë marrin pjesë dhe se funksionon dialogu social në shtet, por për fat të keq realiteti është se dialog social nuk ka, por ka monolog social, reagojnë nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM).

Sipas LSM-së, Qeveria nuk kudjeset për të punësuarit, por i lë vetëm të përballen me pasojat e krizës energjetike dhe ekonomike, ndërsa planifikon të shpenzojë pesë miliardë euro buxhet.

Nga LSM-ja akuzojnë për marrëdhënien diskriminuese të Qeverisë dhe Ministrisë së Financave gjatë rritjes së pagave të të punësuarve në sektorin publik.

“Ministri i Financave Besimi, i cili nuk lejoi rritje të pagave të punonjësve në sektorin publik, ishte i pari që ka vepruar sipas kërkesës së LSM-së nga greva e përgjithshme duke i rritur pagat e punëtorëve në Ministrinë e Financave, të cilët do të kenë rritje të pagës prej 30 për qind, dhe në të kundërt punonjësit e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, për të cilët është përgjegjëse ministrja Trençevska, e cila nuk arriti të marrin rritje pagash, përkatësisht të cilët marrin rritje rroge për 0 për qind. Nuk ka përgjigje në pyetjet e LSM-së dhe të punëtorëve për arsyet pse buxheti nuk parasheh mjete për shtesa pagash, gjegjësisht janë paraparë 0 euro për pagesën e tyre, si dhe cilat janë arsyet pse buxheti ka siguroi vetëm 27 milionë euro për rritjen e pagave për të gjithë sektorin publik”, thonë nga Sindikata.

Nga aty theksojnë se përfaqësuesit e qeverisë nuk kanë sqarim konkret për asnjë pyetje të përfaqësuesve të punëtorëve dhe dialogu social reduktohet në “do t’i shqyrtojmë kërkesat tuaja dhe do t’ju përgjigjemi me shkrim”.

Vlerësojnë se kjo është shkelje e rëndë e të drejtës për organizim dhe bashkëpunim sindikal dhe se dialogu social po derogohet.

adv

Presidentja Osmani me reagim për bojkotin e institucioneve të Kosovës nga serbët lokal

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vendimit të serbëve lokal të Veriut të Kosovës për t’i bojkotuar institucionet e Kosovës. Ku u ka bërë thirrje “thirrje serbëve të Kosovës të mos bien pre e propagandës nga Serbia për interesat e saj destablizuese ndaj Kosovës dhe rajonit”.

Tutje Osmani ka treguar se Serbia e ka për synim destabilizimin e Veriut të Kosovës dhe kjo është arsye sipas saj që ajo i ka detyruar përfaqësuesit e zgjedhur dhe të emëruar të serbëve të Kosovës të tërhiqen, nga pozitat e tyre në institucionet e Republikës së Kosovës.

“Kosova është e përkushtuar për paqe dhe stabilitet, si dhe mbetet e pozicionuar qartë në rrugën e saj euroatlantike. Veprimet e institucioneve për barazi të të gjithëve para ligjit janë në përputhje me standardet më të larta dhe vlerat evropiane. E ardhmja e Kosovës është në BE dhe në NATO dhe askush nuk do të mund ta ndalojë këtë rrugë”, ka treguar ajo.

Ajo ka përfunduar duke thënë se Beogradi është ai i cili po tenton ta destabilizojë Ballkanin pasi është është vegla e Rusisë në këtë pjesë të Ballkanit.

adv

Bilall Kasami në Gjermani, takon biznesmenin Lazim Destani

0

Një delegacion nga Komuna e Tetovës i kryesuar nga kreu i saj, Bilall Kasami kanë vizituar Gjermaninë, ku kanë realizuar një takim me biznesmenin tetovar, Lazim Destani.

Siç thuhet në kumtesën e Komunës së Tetovës, tema e takimit ka qënë thellimi i bashkëpunimit mes kompanisë së drejtuar nga Destani dhe Komunës së Tetovës.

“Komuna e Tetovës dhe z.Destani ndajnë të njëjtin vizion për qytetin e Tetovës, i cili është përkushtimi ndaj punës, zhvillimit dhe transformimit të plotë të Tetovës në një qytet Evropian. Qytetin tonë e shohim si vend me perspektivë, si vend që i duhet zhvillim, andaj ne mirëpresim të gjithë ata që duan të investojnë në qytetin tonë dhe të realizojnë projekte të ndryshme që janë në të mirën e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Komunës së Tetovës.

adv

Haradinaj-Kurtit: Ndërpre shkatërrimin e vendin, ose të ndërpresim ne

0

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas njoftimit të Listës Serbe që u larguan nga institucionet e Kosovës, duke i bërë thirrje kryeministrit Kurti që të reflektojë.

“Sa i përket Kurtit, janë momentet e fundit që të reflektojë dhe të ndërpresë shkatërrimin e vendit, përndryshe do të jemi të detyruar ta ndërpresim ne, me të gjitha mjetet demokratike në dispozicion”, ka shkruar Haradinaj.

Ai po ashtu ftoi banorët në veri të vendit për përmbajtje dhe qetësi.

“Sot me Këshillin e Përgjithshëm të Aleancës, riafirmuam vendosmërinë tonë për mbrojtjen e interesave nacionale të Kosovës dhe orientimin proamerikan. Me këtë rast, ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që jetojnë në veri të vendit, të përmbahen dhe të ruajnë qetësinë, duke mos rënë pre e politikave të gabuara. Kosova është shtet i të gjithëve, e nuk është në favorin e askujt destabilizimi i situatës, përpos atyre që ndjekin agjendat ruse”.

adv

Kovaçevski: TEC “Çebren”, një projekt historik

0

Kovaçevski: Transformimi i energjisë është interesi ynë në të ardhmen

Në natën ndërmjet 4 dhe 5 nëntorit të vitit 1982, termocentrali i TEC “Manastiri” prodhoi kilovatët e parë të energjisë elektrike. Në 40 vjetorin e sotshëm jubilar të nisjes me punë të këtij kombinat, Kryeministri Dimitar Kovacevski theksoi se se kjo qeveri si asnjë tjetër deri më tani po bijon investimet në energji dhe në projekte që do të sjellin vetëm përfitime në planin afatmesëm dhe afatgjatë.

“Turbinat me erë tashmë kanë filluar të mbërrijnë atje. Dhe së fundmi, për projektin më domethënës “Çebren”, një projekt historik, për herë të parë ka një ofertë nga një kontraktor, pra nga një investitor pas 13 tenderave të pasuksesshëm. Në fillim të vitit 2023 pres të fillojë ndërtimi i interkonjektorit të gazit me Greqinë, i cili do të na lidhë me gazsjellësin trans-Adriatik dhe do të mund të marrim gaz nga Azerbajxhani”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Kovaçevski tha se edhe në periudhën në vijim Qeveria do të jetë e përkushtuar për të zhvilluar sa më shpejt tranzicionin energjetik të vendit, pasi e ardhmja është në pavarsinë energjetike dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor.

adv