13.8 C
Skopje
E diel, 31 Maj, 2026
Home Blog Page 2795

Mickoski pranoi ftesën e liderëve, mirëpo mbetet i vendosur për ndryshimet Kushtetuese

0

“NDRYSHIMET KUSHTETUESE, TEMË E MBYLLUR”

Lideri i opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, ka konfirmuar se e pranon ftesën e pushtetit për pjesëmarrje në takimin e liderëve, por ka theksuar se tema kryesore e diskutimit duhet të jetë kriza, inflacioni dhe varfërimi i popullatës dhe jo ndryshimet kushtetuese si kusht për rrugën evrpopiane të Maqedonisë së Veriut. Pa garanci se nuk do të ketë kushtëzime të reja nga ana e Bullgarisë, VMRO-DPMNE-ja nuk do të mbështesë ndryshime kushtetuese, ka përsëritur Mickoski.

Me qëllim që t’u shmanget kritikave për izolim dhe kundër Evropës, Hristijan Mickoski, lider i opozitares VMRO-DPMNE, sot e pranoi ftesën e pushtetit për t’u ulur në tryezën e përbashkët me të gjitha partitë tjera politke në vend.

“Do të vi në takimin e liderëve dhe do ta them me zë, jo përmes komunikatave, se arsyeja më reale për të cilën një takim liderësh ka përmbajtje janë bisedimet për problemet e popullit i cili është i uritur dhe gjithë ilaçi i kësaj janë zgjedhjet parlamentare. Shtrenjtimet, energjetika dhe varfëria janë diagnoza e sëmundjes kolektive e cila e mundon shoqërinë. Ilaçi i vetëm janë zgjedhjet parlamentare.” – deklaroi Mickoski.

Mickoski theksi se ulja në tryezën e përbashkët me partitë në pushtet nuk do të thotë apriori pajtueshmëri për ndryshimet kushtetuese, për përfshirjen e Bullgarëve si popull shtetformues në vend, kusht nga Sofja për vazhdimin e procesit aderues me BE-në.

“Për ndryshimet kushtetuese, kjo është temë e mbyllur, ndryshime kushtetuese nuk do të ketë në këto rrethana dhe pa garanci për të ardhmen tonë evropiane, të mbrojtur nga kushtëzime tjera nga ana e Bullgarisë. Pa garanci të qarta për të ardhmen evropiane të Maqedonisë, ku Bullgaria nuk do të ketë mundësi ta frenojë procesin, për identitetin maqedonas, për gjuhën maqedonase – ndryshime kushtetuese nuk do të ketë.” – deklaroi Mickoski.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski këtyre ditëve u ka dërguar ftesë partive parlamentare për takim të përbashkët liderësh për të ardhmen evropiane të vendit, posaçërisht për rrjedhën e negociatave aderuese dhe hapjen reale të kapitujve, që duhet të ndodhë pas përfshirjes së Bullgarëve si bashkësi në Kushtetutën e vendit. Këtë kusht e imponoi Bullgaria, e cila për dy vite e bllokoi fillimin e negociatave në mes Shkupit dhe Brukselit.

adv

Gjendet drogë në Shkup, arrestohen pesë persona

0

Dje në ora 20:00, zyrtarë policorë nga Njësia për tregti ilegale në Shkup kanë privuar nga liria A.A.(21) nga Shkupi, për shkak se gjatë bastisjes së banesës së tij në Kisella Vodës, me urdhër paraprak të gjykatës, u gjetën dhe u konfiskuan disa pako me marijuanë dhe një peshore dixhitale me mbetje marijuanë.

Gjithashtu, M.P.(20), S.G.(22), V.S.(19) dhe P.G.(22), të gjithë nga Shkupi u gjetën duke përdorur drogë në banesën e tij. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personave do të bëhet parashtresa përkatëse.

adv

Arbin Zejnullai merr ftesë nga Edi Reja për ndeshjen ndaj Katarit

0

Mesfushori nga Maqedonia e Veriut, Arbin Zejnullai do të jetë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë për ndeshjen miqësore ndaj Katarit. Seleksionuesi Edi Reja ka publikuar listën për ndeshjen e 9 nëntorit, ndërsa në mesin e 23 futbollistëve të ftuar, ndodhet edhe Zejnullai që këtë sezon po aktivizohet me Egnatian në Superligën e Shqipërisë. Kjo është hera e parë që Zejnullai merr ftesë nga ekipi A i Kombëtares shqiptare, përderisa në të kaluarën ka qenë pjesë e Shpresave. Seleksionuesi Edi Reja për këtë miqësore do të luajë me futbollistë të kampionatit shqiptarë, përveç Kristal Abazaj që vjen nga Istanbulspori. Shqipëria do ti nis përgatitjet në Durrës, ndërsa të martën do të niset për në Marbella të Spanjës, aty ku me 9 nëntor do të përballen me Katarin në ndeshjen kontrolluese që është e paraparë të nis nga ora 18:30.

adv

Kryetari Ganiu dhe Drejtori Saidi inspektuan punimet që po realizohen në të mirën e qytetarëve

0

Kryetari komunës Çair Visar Ganiu dhe Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët dhe rrugicat” pranë Qytetit të Shkupit, Said Saidi inspektuam punimet që po realizohen në të mirën e qytetarëve, më poshtë e keni edhe postimin e Ganiut të cilin e shpërndau në rrjetin social Facebook!

Sonte bashkë me drejtorin e Ndërmarrjes Publike “Rrugët dhe rrugicat” pranë Qytetit të Shkupit, Said Saidi inspektuam punimet që po realizohen lidhur me shenjëzimin horizontal të rrugëve të Komunës së Çairit, konkretisht të hapësirave për këmbësorë, të njohura si “vijat e bardha”.

Drejtori Saidi më informoi se shenjëzimi i rrugëve po bëhet nëpër gjithë Komunën e Çairit dhe me fokus para objekteve edukativo-arsimore, shkollave fillore dhe kopshteve për fëmijë.

Aksioni do të vazhdojë edhe ditëve në vijim dhe ka për qëllim që të mundësojë lëvizje më të sigurt të qytetarëve dhe fëmijëve tanë.

adv

Procedura për njohjen e diplomave të huaja do të jetë në mënyrë elektronike (Linku)

0

Procedura për njohjen e diplomave të huaja dhe kualifikimeve arsimore prej nesër, 4 nëntor, do të realizohet vetëm në mënyrë elektronike.

Parashtrimi i kërkesës për nostrifikimin/ekuivalentimin e kualifikimeve arsimore të fituara jashtë Republikës së Maqedonisë së Veriut, së bashku me të gjitha dokumentet e nevojshme në përputhje me rregulloret ekzistuese ligjore, si dhe pagesa elektronike do të bëhet përmes portalit www.e-uslugi.mon.gov.mk.

“Softueri i përgatitur në prapavijë mundëson menaxhimin elektronik dhe zgjidhjen e lëndëve nga komisionet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe në këtë mënyrë konsiderueshëm shkurtohet koha, por edhe shpenzimet e bëra gjatë përdorimit të këtij shërbimi”, thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

MASH thekson se procesi i digjitalizimit të arsimit dhe shërbimeve arsimore do të vazhdojë të jetë një nga synimet prioritare në përcaktimet programore të Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ndërsa me qëllim të modernizimit dhe integrimit të sistemit arsimor kombëtar në hapësirën arsimore evropiane. Ministria njofton se në të ardhmen do të digjitalizohen edhe një sërë shërbimesh të tjera dhe për këtë opinioni do të njoftohet me kohë.

adv

Wesley Clark, Walker e Kouchner pritet të dëshmojnë pro Thaçit në Speciale (Foto)

0

Wesley Clark, Bernard Kouchner, William Walker janë vetëm disa nga emrat që do të dëshmojnë pro ish-presidentit Thaçi në Gjykatën Speciale.

Këtë e ka bërë të ditur vet avokati i Thaçit, Gregory Keohe në një parashtresë. Krahas të lartpërmendurve, si dëshmitarë të mbrojtjes janë edhe Steve Bennet, Jock Covey, Michael Durkee e Daan Everts.

Keohe ka thënë se të gjithë këta dëshmitarë janë në moshë të shtyer, andaj ka kërkuar nga Gjyqtari Paraprak që të marrë masa për marrjen në pyetje të tyre qysh tani, dhe depozitimin e dëshmive të tyre.

“Në bazë të Rregullës 99, Mbrojtja e z. Hashim Thaçi (njofton për qëllimin e saj për të kërkuar që Gjyqtari Paraprak të marrë “masat e nevojshme” për të “marrë”, “shqyrtuar” dhe “testuar” dëshmitë nga 9 dëshmitarët ndërkombëtarë, provat e të cilëve janë vendimtare për çështjen e mbrojtjes dhe “mund të mos jenë të disponueshme më pas në gjyq”, ka thënë Keohe në parashtresën që e ka parë lajmi.net.

“Këta 9 dëshmitarë janë në moshë të shtyrë – nga 77 deri në 88 vjeç dhe me shkallë të ndryshme shëndetësore. Rrjedhimisht, ekziston një rrezik shumë real që provat e tyre “mund të mos jenë të disponueshme më pas në gjykim”, ose të paktën deri në momentin që Prokuroria të mbyllë çështjen e saj dhe fillon çështja e mbrojtjes. Prandaj, në bazë të Rregullës 99, ekziston nevoja për një mundësi unike hetimore (të ngjashme me një depozitë) siç përcaktohet më poshtë për secilin prej këtyre 9 dëshmitarëve, për të siguruar ruajtjen e provave të tyre përpara se të fillojë gjykimi”, ka treguar tutje Keohe.

adv

Rexhepi: Maqedonia e Veriut do të mund të furnizohet me gaz edhe nga Greqia dhe Turqia

0

Drejtori i Resurseve Energjetike Kombëtare, Bajram Rexhepi në “Magazina Ekonomike” deklaroi se Maqedonia e Veriut do të mund të furnizohet me gaz jo vetëm nga Bullgaria por edhe nga Greqia dhe Turqia.

“Aktualisht ne kemi vetëm një linjë interkoneksioni ndërmjet dy sistemeve tona të transmisionit që lidhet afër kufirit në Deve Bair, dhe deri tash do të thotë i gjithë kapaciteti që ka qenë nga linja bullgare në transmisionin tonë ka qenë e rezervuar nga “Gaz Prom”. Do të thotë që të jetë më e kuptueshme në anën bullgare stacionet e kompresorëve deri tani kanë gjeneruar një presion për rreth 36-37 bar me këtë prodhohet një kapacitet i përgjithshëm në nivel vjetor rreth 800 milion metër kub dhe në nivel ditorë, rreth 2.2 milionë metër kub sasi të gazit që vinin në vendin tonë, dhe e dinë të gjithë se ky kapacitet ka qenë i rezervuar deri tash nga operatori nga furnizuesi rus “Gaz Prom” me një kontratë afatgjate deri në vitin 2030 dhe kjo ka pamundësuar që operatorët tjerë, furnizues tjerë të kenë qasje në këtë rrjet të transmisionit.

Çfarë ndryshohet tani, çfarë është ajo që ndryshon me këtë marrëveshje. E para është se do të bëhet një rritje e kapaciteteve të kompresimit në anën bullgare do të thotë nga 36 bar do rritet në 46 bar, përafërsisht do të ketë kapacitet ditor afër 500.000 metër kub më shumë që do të transmetohen në vendin tonë, që janë jashtë marrëveshjes që “Gaz Prom” ka pasur me “Bullgar Trans Gaz” me palën bullgare. Por e rëndësishme është që edhe në vendin tonë ndryshojnë shumë parametra, sidomos ato të matjes, aktualisht ka qenë shumë e thjeshtë sepse i gjithë ky kapacitet që vinte nga pala bullgare ka qen gaz rus dhe ka qenë me të njëjtën vlerë kalorike dhe matjet në stacionin tonë të matjes janë bërë me metër kub.

Tani që lirohen kapacitete tjera dhe do të kenë mundësi edhe operatorë të tjerë të shfrytëzojnë këtë kapacitet nuk do të ketë vetëm gaz rus, do të ketë gaz le të themi nga Greqia apo Turqia, dhe këto nuk kanë vlera të njëjta energjetike”, deklaroi Bajram Rexhepi, Drejtori i Resurseve Energjetike Kombëtare.

adv

Buxheti i vitit 2023/ Grubi zbulon disa nga projektet për komunat shqiptare

0

 Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur disa nga projektet të cilat parashihen të realizohen me buxhetin e vitit 2023.

Ndryshe, Qeveria në seancën e 98 me rradhë miratoi Propozim buxhetin për vitin 2023.

Po çfarë më saktë do të realizohet me mjetet e buxhetit për vitin e ardhshëm?

Buxheti për vitin 2023, mes tjerash, parasheh:

??250 milionë euro për Korridorin 8 dhe 10-D;
??187 milionë euro për autostradën Shkup – Bllacë;
??3.5 milionë euro për ta përfunduar Ujësjellësin në komunën e Likovës;
??Mjete për projektim të Pallatit të Kulturës në Saraj;
??Mjete për shkollën në Rashçe në Saraj të parapara në programin e Ministrisë së Arsimit;
??60 milionë denarë për përfundimin e Spitalit të Kërçovës;
??Mjete për pishinën dhe sallën sportive “Partizan” në Çair të parapara në programin e Agjencionit për Rini dhe Sport;
??145 milionë denarë për Bibliotekën dhe Teatrin në Tetovë.

adv

MPJ: Deklaratat e Kostadinovit nuk janë në frymën e traktatit të miqësisë

0

DO T`I DËRGOHET NOTË FORMALE VERBALE MPJ-së BULLGARE

Ministria e Jashtme ka paralajmëruar notë formale verbale që do t`i dërgohet Ministrisë së Jashtme bullgare pas deklaratave të liderit të partisë “Ripërtrirja”, Kostadin Kostadinov, se hapja e klubit maqedonas “Nikola Vapcarov” në Bllagoevgrad paraqet tentim për provokime.

Sipas Kostadinovit, ky nuk do të jetë provokimi I vetëm, duke shtuar se marrëveshja RMV – Komisioni Evropian për FRONTEX-in është nënshkruar, sic thotë, në gjuhën e ashtuquajtur maqedonase që mund të bëhet zyrtare në BE. Kostadinovi ka paralajmëruar se libri për Nikola Vapcarovin ku ai definohet si bullgar, do të prezantohet në Parlamentin Evropian.

“Do të flasim për historinë bullgare – në Bruksel dhe Strazburg, që të jetë e artë; Maqedonia është bullgare” – ka thënë Kostadinov nga foltorja e parlamentit bullgar.

Ministria e Jashtme e RMV-së pret nga institucionet kompetente dhe përfaqësuesit politik në Bullgari që të dënohet kjo gjuhë e urrejtjes që në mënyrë të pakontestueshme përmban edhe pretendime territoriale.

“Jo vetëm që këto mesazhe janë në kundërshtim me frymën e Traktatit të Miqësisë ku në thelb është respekti i ndërsjelltë, por janë edhe mesazhe që nuk janë në frymën e vlerave evropiane dhe aleancës së përbashkët euro-atlantike” – thuhet në komunikatën e Ministrisë së Jashtme të RMV-së.

adv

Alarmet për bomba në shkolla, lirohet i ndaluari nga policia

0

Pas dhjetë orë marrje në pyetje, policia mëngjesin e sotëm ka liruar 23-vjeçarin Nikolla Naumovski, i cili u ndalua dje në lidhje me raportimet për bomba në shkollat e Shkupit.

Nga MPB thonë se i kanë kontrolluar edhe shtëpinë.

“Me personin është bërë intervistë zyrtare, në koordinim me prokurorinë publike është bërë bastisje në shtëpi, janë sekuestruar sende për ekspertizë dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

Nikolla Naumovski, i cili u ndalua, është anëtar dhe aktivist i platformës “Konzervativa.mk”, i cili mbrëmë në Facebook ka njoftuar se nuk ka të bëjë me kërcënimet me bombë në shkolla.

“Paaftësia e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe autoriteteve rezultoi me arrestimin e njerëzve të pafajshëm! Me përgjegjësi pretendojmë dhe mohojmë se anëtari ynë Nikolla ka ndonjë lidhje me këto ngjarje”, thuhet në reagimin e “Konzervativa.mk”.

adv