13.8 C
Skopje
E diel, 31 Maj, 2026
Home Blog Page 2796

Biden: Demokracia amerikane është nën sulm, për të gjitha është faji i Trumpit

0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, deklaroi se demokracia amerikane u sulmua në një kohë kur ish-presidenti Donald Trump nuk donte të njihte rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 dhe se një skenar i ngjashëm është duke u përgatitur edhe për zgjedhjet parlamentare të martën.

Biden u tha të gjithë votuesve që të ushtrojnë të drejtën e tyre javën e ardhshme dhe “të përballen me gënjeshtrat, dhunën dhe përçarësit e rrezikshëm të zgjedhjeve që përpiqen të kenë sukses aty ku dështuan më 2020”.

“Kjo nuk është koha për të qëndruar mënjanë. Heshtja është bashkëpunim”, shtoi ai.

Pas javësh bisedimesh për ekonominë amerikane dhe inflacionin, Bideni u drejtua me një mesazh politik, duke thënë se sistemi i qeverisjes së vendit kërcënohet nga gënjeshtrat e ish-presidentit Trump.

Biden ka thënë se Trumpi refuzon të pranojë vullnetin e popullit dhe faktin që ai humbi.

“Ai shpërdoroi pushtetin e tij dhe vuri besnikërinë ndaj vetes para besnikërisë ndaj Kushtetutës”, deklaroi ai.

Presidenti, duke folur në një ngjarje të Komitetit Kombëtar Demokratik pranë Capitolit, paralajmëroi publikun se vendi është në një udhëkryq në zgjedhjet e javës së ardhshme që mund të shkundë demokracinë.

Bideni potencoi gjithashtu se kërcënimet e disa republikanëve se nuk do të pranojnë rezultatet e zgjedhjeve, nëse humbasin, paraqesin kërcënim për demokracinë dhe për gjithçka fajësoi Trumpin për veprimet e tij të dy vjetëve më parë.

“Kjo forcë lëvizëse po përpiqet të ketë sukses aty ku dështuan më 2020 për të mbytur të drejtat e votuesve dhe për të rrëzuar vetë sistemin zgjedhor. Kjo është rruga drejt kaosit në Amerikë. Është e paprecedentë, është e paligjshme dhe është joamerikane”, theksoi ai.

Presidenti amerikan u kërkoi votuesve “të mendojnë gjatë dhe mirë për momentin në të cilin gjenden Shtetet e Bashkuara”.

“Në një vit të zakonshëm, ne nuk përballemi shpesh me pyetjen nëse vota që hedhim do ta ruajë demokracinë apo do ta kërcënojë atë. Por këtë vit – po”, ka thënë ai.

“Shpresoj se ju do ta bëni të ardhmen e demokracisë sonë një pjesë të rëndësishme të vendimit tuaj për të votuar dhe mënyrën se si votoni”, shtoi Biden, duke u kërkuar amerikanëve të konsiderojnë nëse kandidatët që ata mbështesin do të respektojnë vullnetin e popullit dhe do të pranojnë rezultatin zgjedhor.

Shumë amerikanë mbeten pesimistë për gjendjen e demokracisë amerikane. Një sondazh i tetorit nga Qendra për Kërkime për Çështjet Publike të AP-NORC zbuloi se vetëm 9 për qind e të rriturve mendojnë se demokracia po funksionon “jashtëzakonisht” ose “shumë mirë”, ndërsa 52 për qind thonë se nuk po funksionon mirë.

adv

Kryeministri Kovaçevski në Samitin për Ballkanin Perëndimor në Berlin

0

Delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski sot merr pjesë në takimin e liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Samitit për Procesin e Berlinit, që në organizim të kancelarit gjerman Olaf Sholc, mbahet në kryeqytetin gjerman, Berlin.

Në përbërje të delegacionit qeveritar do të jenë zëvendës kryeministri i obliguar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Siç kumtoi Kabineti i Sholcit, në Samitin në Berlin u paralajmërua pjesëmarrja e shefave të qeverive të gjashtë vendeve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, e kryetares së Komisionit Evropian, Ursulla fon der Lajen, njeriut të parë të Këshillit Evropian, Sharl Mishel, ish nikoqirëve të samiteve të Procesit ballkanik, si dhe të përfaqësuesve të anëtarëve të BE-së nga rajoni dhe të organizatave rajonale dhe ndërkombëtare.

Është paraparë që në samit të mbahen disa sesione, në të cilat kryeministri Kovaçevski, së bashku me liderët nga Shqipëria, Serbia, Kosova, BeH-ja dhe Mali i Zi, do të diskutojnë për bashkëpunimin rajonal dhe tregjet e përbashkëta rajonale, stabilitetin dhe transformimin energjetik, si dhe perspektivat e procesi i Berlinit dhe çështjet strategjike.

Gjatë Samitit do të nënshkruhen edhe tre marrëveshje rajonale për mobilitet, të cilat kanë të bëjnë me njohjes së kualifikimeve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor, njohjes reciproke të kualifikimeve të arsimit të lartë për doktorët e mjekësisë, stomatologjisë dhe arkitektëve, si dhe lirinë e lëvizjes me karta identiteti. mes vendeve të rajonit.

Procesi i Berlinit është format i takimeve vjetore që i ka iniciar Qeveria gjermane, në kohën e kancelares Angela Merkel në vitin 2014, kur në Berlin u mbajt Konferenca për Ballkanin Perëndimor. Pas atij samiti në Berlin, nikoqirë ishin Vjena në vitin 2015, Parisi në vitin 2016, Triesta në vitin 2017, Londra në vitin 2018, Poznanj në vitin 2019 dhe Sofja në vitin 2020.

Qëllimi i Procesit të Berlinit është përforcimi dhe avancimi i bashkëpunimit midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor me mbështetjen e Komisionit Evropian, në fushën e proceseve reformuese, tregjeve të përbashkëta, njohjes reciproke të kualifikimeve profesionale dhe lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, me qëllim që të kontribuohet për rritje dhe zhvillim të përshpejtuar ekonomik rajonal të rajonit.

Si pjesë të Procesit të Berlinit, çdo vit organizohen takime të përfaqësuesve në sferën e politikës, biznesit dhe shoqërisë qytetare.

Këtë vit më 20 tetor u mbajt mbledhja e ministrave të punëve të brendshme, ndërsa më 21 tetor edhe të shefave të diplomacive. Në të dy mbledhjet, të cilat po ashtu u mbajtën në Berlin, krahas përfaqësuesve të gjashtë vendeve nga rajoni dhe Komisionit Evropian dhe organizatave ndërkombëtare, kanë marrë pjesë edhe ministra nga Austria, Bullgaria, Britania e Madhe, Greqia, Italia, Polonia, Sllovenia, Franca, Kroacia dhe Çekia.

adv

Spasovski në Forumin ministror BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë

0

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski e udhëheq delegacionin e MBP-së në Tiranë, ku do të merr pjesë në Forumin ministror BE-Ballkani Perëndimor për drejtësi dhe punë të brendshme.

Spasovski, siç informojnë nga MPB, në forumin do të mbajë fjalim në dy sesione dhe atë: në Sesionin e parë – Punë të Brendshme me temë – “Bashkëpunimi në ballafaqimin me ndikimin në siguri nga agresioni ushtarak rus kundër Ukrainës” dhe në Sesionin e dytë – “Përforcimi i migrimit, azilit dhe menaxhimi me kufij”.

Në kuadër të vizitës së punës, Spasovski, siç u paralajmërua, do të takohet me ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë, Danço Markovski dhe me përfaqësues të shoqatave të minoritetit kombëtar maqedonas në Republikën e Shqipërisë.

adv

Osmani: Dhuna ndaj të moshuarës, krim i dyfishtë, rasti të trajtohet me prioritet

0

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka dënuar ashpër aktin e dhunës nga një infermiere që i është bërë një të moshuare, e cila ishte dërguar për kujdes, në një shtëpi të pleqve në Pejë.

Osmani thotë se t’i bësh cak dhune të moshuarit është krim i dyfishtë pasi kontributi i tyre është themeli i vendit, njofton Klankosova.tv.

“Dhuna është e papranueshme pavarësisht ndaj kujt drejtohet. T’i bësh cak dhune të moshuarit është krim i dyfishtë. Ata janë pjesa më e ndjeshme e shoqërisë, kontributi i tyre është themeli jonë”.

“Akti i sotëm i dhunës ndaj një të moshuarës është tronditës, i papranueshëm dhe i patolerueshëm, ndaj Zyra e Presidentes e dënon fuqishëm. Mekanizmat kompetent duhet t’i forcojnë dhe mbikëqyrin kriteret e përzgjedhjes, në mënyrë që atyre që u besohet trajtimi i fëmijëve, grave dhe të moshuarve të kalojnë nëpër filtra të ashpra të rekrutimit. E kemi obligim ta bëjmë një shoqëri sa më humane dhe kjo përpjekje jona duhet të jetë e përditshme”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Osmani, mes tjerash, ka kërkuar nga organet e drejtësisë që këtë rast ta trajtojnë me prioritet, njofton Klankosova.tv.

“Zyra e Presidentes fton organet e drejtësisë që këtë rast ta trajtojnë me prioritet ngase akte të tilla janë të patolerueshme dhe të dënueshme”.

adv

Rritet numri i të rinjve që ikin nga vendi edhe për të studiuar

0

Një ndër arsyet pse të rinjtë largohen nga vendi është edhe për arsim më cilësor. Naser Veliu aktualisht student në Londër është një nga të shumtët që është larguar, ai është vetëm 19 vjeçar. Ai tha për Alsat se është detyruar të largohet nga vendi në kërkim të një arsimi më cilësor.

“Ka dy arsye primare, e para është për shkak se shteti ynë nuk na jep arsim efikas dhe të barabartë. Ne jemi të detyruar të largohemi nga shteti jonë, arsyeja e dytë e cila është edhe më valide është sepse neve na hapen dyer të ndryshme në nivel ndërkombëtar nëse ne i ndjekim studimet jashtë shtetit”, tha Naser Veliu, student.

Ai përmendi disa nga dukuritë që sipas tij, janë aktuale në vend dhe po shkatërrojnë sistemin arsimor.

“Do kisha dashur të eliminoj nepotizmin nëpër punësimet në institucionet shkollore, do kisha dashur që çdokush që është i punësuar në institucion arsimor të ishte i punësuar në bazë të meritave dhe gjëja e dytë që do kisha dashur ta heq nga ai sistem është gjykimi duke marrë parasysh backgroundeve të ndryshme”, u shpreh Naser Veliu, student.

Pikërisht për këtë, sot u organizua debat me temë Politikat rinore – nevojat, mundësitë dhe sfidat ku mori pjesë edhe zëvendëskryeministrja përgjegjëse për qeverisje të mirë, Sllavica Gërgovska e cila u shpreh e shqetësuar për numrin e të rinjve që po largohen

“Unë jam seriozisht e shqetësuar për këtë gjendje, duke pasur parasysh se sipas aktiviteteve që i këna realizuar deri tani tregojnë që nuk ka tendencë që ky proces të zvogëlohet por përkundrazi. Në të njëjtën kohë ne nuk dorëzohemi nga synimi që kushtet në shtetin tonë t’i përmirësojmë deri në atë pikë që do lejojë që një pjesë e madhe e të rinjve të vendosin të qëndrojnë këtu”, theksoi Sllavica Gërgovska, zëvendëskryeministre për qeverisje të mire.

Gërgkovska premtoi që po punojnë në atë drejtim që të rinjve të ua kthejnë besimin se edhe në Maqedoninë e Veriut mund të jetohet me dinjitet. Ndryshe, papunësia e të rinjve në vend është mbi 30 për qind, kjo është përmendur si çështje problematike edhe në raportin e fundit të progresit të Komisionit Evropian.

adv

Shkarkohet drejtori organizativ i Klinikës Universitare për Sëmundje të Fëmijëve

0

Sot është shkarkuar nga funksioni i drejtorit organizativ të Klinikës Universitare të Sëmundjeve të Fëmijëve, Alajdin Memedi.

Ai është shkarkuar nga ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, për shkak të parregullsive që janë konstatuar në raportin e hartuar pas kontrollit të punës së kësaj klinike.

“Ministri i Shëndetësisë, Dr. Bekim Sali, sot e shkarkoi nga funksioni i drejtorit organizativ të Klinikës Universitare të Sëmundjeve të Fëmijëve, Alajdin Memedi. Drejtori Organizativ i kësaj klinike shkarkohet nga funksioni para kalimit të kohës për të cilën është emëruar, kjo për shkak të parregullsive që janë konstatuar në raportin e hartuar pas kontrollit të punës së kësaj klinike. Kontrolli është realizuar nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor” thuhet në njoftimin e MSH-së.

Ndryshe sot Ministria e Shëndetësisë njoftoi se dy drejtorë të Klinikave kanë deponuar dorëheqje në Ministrinë e Shëndetësisë. Sipas tyre bëhet fjalë për drejtoreshën e Klinikës Universitare për Sëmundjet e Fëmijëve, Aspazija Sofianova dhe drejtorin e Klinikës Universitare për Radioterapi dhe Onkologji,  Nikolla Vasev.

adv

Kërcënimet me bomba në shkollat e Shkupit, arrestohet një person

0

Zyrtarë policor të SPB Shkup, sot e kanë arrestuar personin me iniciale N.N nga Shkupi, për shkak dyshimeve se ka lidhje me kërcënimet për bombat në shkollat në Shkup.

“Policët nga SPB Shkup sot (02.11.2022) kanë ndaluar N.N. nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimit për lidhje me kërcënimet për vendosjen e bombave në shkollat ​​e Shkupit. Në koordinim me prokurorinë kompetente po merren masa për zbardhjen e rastit. Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se kanë përfunduar kontrollet antiterroriste në lidhje me raportimet e sotme se nëntë shkolla në territorin e Shkupit kanë marrë mesazh me kërcënim për bombë në adresat e tyre elektronike dhe është konstatuar se këto janë false”, njofton MPB.

Ndryshe edhe sot për të katërtën herë radhazi pati kërcënime për vendosje të bombave në shkollat ​​e mesme  të Shkupit, nga ku janë evakuuar nxënësit dhe punonëjsit.

adv

Partitë shqiptare nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen në tryezën e përbashkët

0

ADEMI: 20%-shi NUK DUHET TË PREZANTOHET SI AGJENDË ETNIKE

Partitë politike shqiptare ende nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen në tryezën e përbashkët të iniciuar nga Lëvizja Besa, në lidhje me heqjen e përkufizimin 20%. Deputeti i këtij subjekti politik, Fadil Zeneli tha se, edhe pse ka gatishmëri që të diskutohet për këtë temë, mbetet të shihet pozicionimin e tyre zyrtar ditëve në vijim. Ai tha se ky takim, nuk nënkupton në asnjë moment se përjashtohet komunikimi edhe me partitë maqedonase.

“Nga partitë politike shqiptare ka gatishmëri që të bisedohet rreth kësaj teme. Pak a shumë, të gjithë kanë manifestuar në deklarimet publike se ka gatishmëri të bisedohet, por qëndrimin e tyre konkret do ta shohim në momentin kur do të pozicionohen qartë se çka mendojnë rreth kësaj iniciative, që nuk është iniciativë që është nga Lëvizja Besa ose nga ndonjë subjekt, është diçka që debatohet brenda këtyre 20 viteve”, deklaroi Fadil Zendeli nga Lëvizja Besa.

Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi, tha se duke pasur parasysh temat me të cilët po përballet vendi, imponojnë domosdoshmërisht që të gjitha partitë politike parlamentare të takohen. Sa i përket heqjes së 20% në kuadër të ndryshimeve kushtetuese, Ademi tha se për këtë nuk ka rezistencë nga partitë maqedonase dhe për këtë nuk e sheh të arsyeshme që kjo çështje të prezantohet si agjendë etnike.

“Është çështje e domosdoshme, çështje e nevojshme që nuk shkon në dëm të askujt dhe është si rezultat i pjekurisë politike e shoqërore në vend që duhet ta demonstrojnë të gjitha partitë politike. Prandaj, jam më se i interesuar edhe njëherë nga të dyja partitë politike maqedonase relevante në vend të dëgjojë qëndrimin e tyre rreth kësaj çështje. Dhe kur ata vet theksojnë se duhet të bëhet një korrigjim i tillë pse ta prezantojmë si çështje e agjendë etnike”, deklaroi deputeti nga rradhët e BDI-së Arbër Ademi.

Ndërkaq, Snezhana Kaleska Vançeva nga LSDM tha se, për këtë çështje duhet konsensus i gjerë politik i cili duhet të bazohet në fakte dhe argumente dhe në analiza të vërteta.

“Në këtë moment nuk mund të prisni nga unë apo nga cilido përfaqësues i ndonjë partie politike, pavarësisht a vjen nga pozita apo opozita, të ketë përgjigje konkrete po ose jo. Unë ju them se, çdo pyetje në lidhje me Kushtetutën, duhet të vijë si rezultat i kryqëzimit të argumenteve, fakteve dhe analizave të përbashkëta, për nevojën dhe për atë se a duhet tani në këtë moment, apo duhet në një fazë tjetër. Ato janë çështje që kërkojnë argumentim serioz”, deklaroi Snezhana Kaleska Vançeva, deputete e LSDM-së.

Kujtojmë se, Lëvizja Besa të martën ftoi në takim partitë parlamentare shqiptare, për të ndërtuar një qëndrim të përbashkët rreth ndryshimeve kushtetuese dhe ndërmarrjes së hapave konkret për heqjen e përkufizimit “20%” nga Kushtetuta dhe i njëjti të zëvendësohet me termin “gjuha shqipe.”

adv

Përleshje fizike mes nxënësve të dy shkollave të mesme të Kumanovës

0

Përleshje fizike në mes nxënësve të dy shkollave të mesme të Kumanovës ka ndodhur  mesditën e të mërkurës. Siç raporton MPB incidenti ka ndodhur në palestrën sportive të shkollës së mesme “Pero Nakov”, ndërsa motivi i sulmit ka qenë humbja në ndeshjen e futsalit.

Rreth rastit në fjalë janë prononcuar edhe nga MPB ku thonë se janë marrë në bisedë 11 persona nga Komuna e Likovës dhe se po merren masa për zbardhjen e ngjarjes.

“Më 01.11.2022 në Stacionin Policor Kumanovë është bërë intervistë zyrtare me 11 persona nga komuna e Likovës lidhur me një përleshje fizike që ka ndodhur rreth orës 13:15 në sallën e sportit të shkollës së mesme komunale “Pero Nakov”Në Kumanovë”, thonë nga MPB.

Sipas raportit, përleshja fizike ka nisur pas përfundimit të ndeshjes mes pjesëtarëve të dy skuadrave, pas së cilës janë përfshirë edhe më shumë persona nga publiku. SPB Kumanovë po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit, pas së cilës do të dërgohet raport përkatës.

adv

Një nga më të mirët në fushë, Asllani sheh pozitivisht: Kemi arritur një sukses këtë vit

0

Titullar ndaj Bayern Munich, mesfushori i Interit, Kristjan Asllani, komenton ndeshjen e humbur 2-0 në “Allianz Arena”.

Mesfushori i kombëtares shqiptare është pozitiv, ndërsa përtej humbjes, thekson se Inter ka bërë arritje pozitive.

“Kemi bërë një sukses këtë vit, është keq që nuk e përfunduam me fitore, por kundërshtari ishte vërtet i fortë sonte. Ne kaluam, megjithatë, kjo është në rregull. Ne kemi qenë një grup në të gjitha ndeshjet, veçanërisht në shtëpi kundër Barcelonës.

Nga nesër i drejtohemi Juventusit, e dimë që nuk mund të humbasim më pikë në kampionat”-tha Asllani.

adv