13.8 C
Skopje
E diel, 31 Maj, 2026
Home Blog Page 2797

Osmani: Nuk dihet nëse RMV-ja do të dërgojë ambasadorë në Moskë!

0

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, e quajti lajm të rremë deklaratën e OBRM-PDUKM-së se drejtori i protokollit që dha dorëheqjen do të shkojë si ambasador në Moskë.

Sipas tij, dy ngjarjet nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.

“Duhej të dërgonim ambasador në Moskë diku në fillim të vitit, ai i kaloi të gjitha procedurat, por më pas ndodhi agresioni në Ukrainë dhe vendosëm të ulim nivelin e marrëdhënieve diplomatike me Rusinë dhe të mos dërgojmë ambasador për shkak se ka qenë jashtë detyrës, e kam emëruar drejtor protokolli dhe këtë funksion e ka deri tani.

Ditën që ndodhi ai incident, megjithëse nuk kishte përgjegjësi të drejtpërdrejtë, më njoftuan dhe më thanë se me përgjegjësi morale kërkoj që të më shkarkosh nga drejtoria. Nëse dhe kur do të dërgojmë ambasador në Moskë, ky do të jetë vendim politik varësisht si e vlerësojmë ne, se për OSBE-në duhet të kemi komunikim edhe me Federatën Ruse”, tha Osmani pas takimit me nënkryetarin e Qeverisë dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kazakistanit, Mukhtar Tleuberdi, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

adv

Kovaçevski i ftoi në takim liderët e partive politike parlamentare

0

Kreu Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, do t’ju dërgojë ftesë partive politike parlamentare për takim të liderëve, që pritet të ndodhë më 07.11.2022 (e hënë), në orën 12:00 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, njoftoi Qeveria.

“Takimi i thirrur nga Kryetari i Qeverisë, Kovaçevski, organizohet me qëllim të hapjes së diskutimit për të ardhmen evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, por edhe për vendimet që në periudhën e ardhshme duhet të merren në Kuvend me një konsensus politik dhe social”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Ftesa drejtuar kryetarëve të partive politike parlamentare do t’u dërgohet sot.

Pritet të shihet nëse liderët do ta pranojnë ftesën e kryeministrit.

Ndryshe, Parlamenti do të duhet mbledhë shumicën e kërkuar prej dy të tretash për të miratuar ndryshimet kushtetuse të kërkuara nga Bullgaria. Kjo nuk dihet se si do të ndodhë, pasi pushteti nuk ka numra, ndaj kjo është edhe arsyeja e ftesës së kryeministrit për takim liderësh.

Nga ana tjetër, nëse hapen këto ndryshime kushtetuese, partitë shqiptare duan që edhe 20% në Kushtetutë të zëvendësohet me “shqiptarë”, duke e paralajmëruar edhe si kushtëzim për mbështetjen e ndryshimeve kushteutese. ASH paralajmëroi se gjatë javës së ardhshme, do të prezantojë pakon e kushteve për mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese.

adv

Qeveria i detyroi të gjitha institucionet shtetërore t’i shfrytëzojnë shërbimet e SHA Posta e RMV-së

0

Qeveria e RMV-së në seancën e sotme detyroi institucionet shtetërore që të shfrytëzojnë shërbimet e Shoqatës Aksionare “Posta e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, duke rekomanduar edhe komunat dhe Qyteti i Shkupit të bën një gjë të tillë.

“Qeveria, në përputhje me amendamentin e miratuar në Ligjin për shërbimet postare lidhur me shtyrjen e liberalizimit të shërbimeve postare deri më 31.12.2023, dhe me qëllim të përmirësimit të funksionimit financiar të AD Postës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, obligoi të gjitha institucionet shtetërore të përdorin sistemin universal postar, shërbimin e AD Postës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përputhje me ndryshimet e Ligjit, dhe rekomandoi të gjitha komunat dhe Qytetin e Shkupit që të përdorin shërbimet e SHA Postës së Republikës së Maqedonisë së Veriut” thuhet në nnjoftimin e Qeverisë.

adv

Shkup, shtetasi i Turqisë gjendet i vdekur në një hotel në rajonin e Bit Pazarit

0

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në ora 16:30 në SPB-Shkup është raportuar se në një objekt hoteliere në zonën e Bit Pazarit është gjetur i vdekur personi me iniciale A.Ç. (79) nga Republika e Turqisë.

“Vdekjen pa gjurmë të dukshme dhune e ka konstatuar mjeku i Emergjencës dhe me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”, njofton MPB.

adv

Deputetja Ajdari, Maqedonia e Veriut tregon vendosshmëri drejt BE-së

0
Sot, në mbledhjen e rradhës të Këshillit Nacional për Eurointegrime e cila u zhvillua bashkë me Komisionin për Çështje Evropiane, në prezencë të zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq dhe ambasadorit të BE-së në vendin tonë, David Geer shqyrtuam Raportin vjetor të Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut për vitin 2022.
Gjatë diskutimit deputetja e BDI-së Rina Jadari, theksoi që ky raport shpreh qartë se Maqedonia e Veriut po tregon vendosmëri të lartë për të zbatuar reformat në lidhje me Bashkimin Evropian.
Ajo, shtoi se sa i përket kritereve politike, vendi ynë vazhdon përpjekjet për të forcuar demokracinë dhe sundimin e së drejtës, pavarësisht sfidave të shumta në sferën e jashtme dhe atë të brendshme.
Kuvendi duhet të mbetet forumi kryesor për një dialog politik konstruktiv dhe gjithpërfshirës ndërsa procesi i negociatave duhet të jetë transparent edhe me përfshirjen e shoqërisë civile sepse mbi të gjitha është një obligim nacional të tejkalojmë dallimet në funksion të finalizimit me sukses të rrugëtimit tonë drejt BE-së.
adv

Cila bankë në Maqedoninë e Veriut që në ditë fiton nga 2 mijë euro

0

Stopanska Banka (Banka Ekonomike) në Maqedoninë e Veriut ka rritje të të ardhurave neto. Sipas analizës që sjell portali Faktor.mk rezulton që për nëntë muaj banka në fjalë ka realizuar fitim prej 33.5 milionë euro.

Me këtë Stopanska Banka-Shkup e ruajti primatin ndaj bankës më të madhe konkurente NLB, e cila për këtë periudhë arriti në 33.2 milionë euro fitim, përcjell KlanMacedonia.

Të dhënat zyrtare nga bilancet e Stopanska bankës tregojnë se fitimi për nëntë muajt e parë të vitit ka arritur në 33.5 milionë euro. Kjo është 300,000 euro më shumë se konkurrenti më i madh i saj – NLB Bank.

Stopanska Banka ka shënuar rritje në të gjithë sferat e të ardhurave. Funksionimi i bankës rezulton me një fitim 4 milionë euro më të lartë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Nga bilanci duket se banka ka rritur edhe kreditimin me rreth 90 milionë euro për periudhën nëntë mujore. Niveli i totalit të vendosjeve së kredive për klientët e korporatave dhe familjet është 1.36 miliardë euro.

adv

Ndeshja Maqedoni-Bullgari, UEFA dënon FFM-në

0

Asociacioni i Futbollit Evropian (UEFA) e dënoi me të holla Federatën e Futbollit të Maqedonisë së Veriut për ngjarjet në ndeshjen me Bullgarinë të luajtur më 26 shtator në Shkup.

FMN do të duhet të paguajë 10 mijë euro për fishkëllimin e himnit të Bullgarisë, si edhe 4.500 euro për hedhje të sendeve në terren.

U dënua edhe përfaqësuesi maqedonas Todor Todorovski. Ai për shkak të kartonit të kuq të marrë është suspenduar me një ndeshje.

adv

Disa pjesë të Butelit dhe Batincës pa ujë

0

Për shkak të defekteve në rrjetin e ujësjellësit, pa ujë sot do të jenë disa pjesë të komunës Butel dhe fshatit Batincë.

Në Butel prej orës 9:00 ujë nuk do të kenë shfrytëzuesit e rrugëve “Petar Manxhukov”, “Natanail Kuçevishki”, “Aleksandar Bujnov”, “Tome Pure” dhe “Betovenova”.

Në Batincë, pa ujë prej orës 09:00 janë shfrytëzuesit e rrugëve 6 dhe 7.

Furnizimi me ujë do të jetë i ndërprerë deri në sanimin e defekteve.

adv

Pa rrymë një pjesë e Sarajit, Çuçer Sandevës dhe Markova Sushica

0

Për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, sot do të mbeten pa energji elektrike një pjesë e komunave Saraj, Çuçer Sandevë dhe vendbanimi për fundjavë, Markova Sushica.

Në periudhën prej orës 08:45 deri në ora 12:00, pa energji elektrike do të jenë përdoruesit e fshatit Semenishtë të Sarajit. Nga ora 9:00 deri në ora 14:00, pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e vendbanimit Vikendici nga fshati Banjani në Çuçer Sandevë dhe nga ora 9:00 deri në ora 15:00, një pjesë e vendbanimit për fundjavë Markova Sushica.

adv

Linjat e autobusëve 19, 20, 22, 52 dhe 54 nuk dolën në qarkullim, qyteti u ka borxh 500 mijë euro

0

Autobusët me numër 19,20,22,52 dhe 54 prej sot nuk dolën në qarkullim. Qyteti i Shkupit atyre u ka borxh diku 500 mijë euro.

Pronari i kompanisë, Milorad Dimitrijevski, kërkon takim urgjent me menaxhmentin e NQP-së dhe qytetit të Shkupit.

Edhe pse Dimitrijevski dje paralajmëroi thjeshtë se mund të ketë vështirësi në funksionimin normal, gjithsesi sot shoferët e autobusëve privatë të këtyre linjave nuk dolën fare në qarkullim.

Ata kërkojnë pagesën e borxhit për muajt gusht, shtator dhe tetor.

Më së shumti që pësojnë në këtë rast janë qytetarët të cilët kohëve të fundit po përballen me probleme ekstreme me qarkullimin publik. Shpesh herë qytetarët presin periudhë të gjatë dhe në fund mësojnë se në fakt nuk ka fare qarkullim të autobusëve. Shpesh ndodhë që edhe shoferët e autobusëve të shmangin ndonjë stacion autobusi, nuk ndalojnë për të marë udhëtarë.

adv