11.8 C
Skopje
E diel, 31 Maj, 2026
Home Blog Page 2798

Mot me diell dhe relativisht i ngrohtë me erë të lehtë

0

Moti sot do të jetë kryesisht me diell dhe relativisht i ngrohtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit përkohësisht e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 11, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 22 deri 27 gradë.

Në Shkup mot me diell dhe relativisht i ngrohtë me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në 7, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë deri 26 gradë.

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike informojnë se vazhdon periudha e motit kryesisht me diell dhe relativisht të ngrohtë.

adv

Serbia vazhdon përpjekjet që ta pengojë rrugën e Kosovës drejt KiE-së

0
ivica daçiq

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia vazhdimisht ka bërë përpjekje dhe thirrje që Kosova të mos anëtarësohet në Këshillin e Evropës.

Ai ka thënë se Beogradi akoma do ta vazhdojë këtë lobim.

“Që në ditën e parë të kthimit tim në Ministrinë e Punëve të Jashtme e kam trajtuar pikërisht këtë çështje, sepse edhe kjo është pjesë e presionit të përgjithshëm të ushtruar ndaj Serbisë. Nuk jemi në një pozicion të favorshëm, nuk është sekret, sepse pranimi i anëtarëve të rinj në Këshillin e Evropës nuk kërkon pëlqimin e të gjithëve, por dy të tretat e anëtarëve aktualë”.

“Në anën tjetër, lobimi i Kosovës për të hyrë në këtë organizatë ka vazhduar për një kohë të gjatë, me vite dhe ne kemi bërë një përpjekje të madhe deri më tani që kjo të mos ndodhë. Ne do të vazhdojmë të punojmë në të, me të gjitha si ndaj Këshillit të Evropës ashtu edhe ndaj të gjithë anëtarëve, sepse e dimë shumë mirë se pranimi i Kosovës do të ishte një precedent i rrezikshëm dhe një goditje e rëndë për këtë organizatë. Ne gjithmonë u themi atyre qartë se duke hapur derën për Kosovën, do t’i hapim derën kushedi se cilit territor tjetër separatist mund të kërkojë edhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës nesër”, ka thënë Daçiq, shkruan Kosovonline.

adv

SHBA-ja kritikon Rusinë për pezullimin e marrëveshjes për eksportin e grurit

0
blinken

Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar ashpër Rusinë për pezullimin e marrëveshjes së ndërmjetësuar nga OKB-ja për të lehtësuar eksportin e drithit ukrainas përmes Detit të Zi, duke thënë se Moska po e përdorë krizën ushqimore si armë në luftë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i kërkoi Moskës më 30 tetor që “të rifillojë pjesëmarrjen e saj në iniciativë”, duke shtuar se që nga fundi i korrikut marrëveshja kishte mundësuar eksportin e më shumë se nëntë milionëve tonë drithëra, gjë që ka bërë të “ulen çmimet në mbarë botën dhe ka qenë jashtëzakonisht e rëndësishme sidomos për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme”.

Rusia njoftoi sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, më 29 tetor se ka pezulluar marrëveshjen, me arsyetimin se nuk mund të “garantonte sigurinë e anijeve civile” që udhëtonin sipas paktit.

Moska përmendi gjithashtu “sulmet terroriste” kundër flotës së saj të Detit të Zi pranë rajonit të okupuar ukrainas të Krimesë, si një arsye për pezullimin e programit ushqimor.

Në të njëjtën ditë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky bëri thirrje që Rusia të përjashtohet nga Grupi i 20 ekonomive kryesore globale (G20).

Edhe Kombet e Bashkuara kanë kërkuar që e marrëveshja për eksportin e grurit mes Ukrainës dhe Rusisë, e cilia ishte ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia, të vazhdohet.

Marrëveshja fillestare ishte caktuar të zgjaste 120 ditë, me opsionin për ripërtirje më 19 nëntor “nëse asnjë palë nuk kundërshton”, tha zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarric në një deklaratë më 28 tetor.

Marrëveshja çliroi eksportet nga tri portet e Ukrainës – Odesa, Chornomorsk dhe Yuzhne – të cilat ishin bllokuar që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në fund të shkurtit.

Me këtë marrëveshje u lejua që afro nëntë milionë tonë drithë të largoheshin nga këto tri porte.

Rusia dhe Ukraina janë të dyja furnizuese kyçe të drithërave, dhe konflikti i vazhdueshëm vetëm ka vënë në pah brishtësinë e zinxhirit global të furnizimit me ushqime, kur dy shtetet kryesore janë jashtë tregut.

Më 2021, Rusia dhe Ukraina janë renditur si lidere globale në eksport të elbit, misrit, luleve të verdha për vajra, farave të lulediellit dhe vajit të lulediellit.

Së bashku, ato eksportojnë pothuajse 30 për qind të furnizimeve me grurë në botë. Rusia eksporton 17 për qind të grurit në nivel botëror, ndërsa Ukraina rreth 20 për qind të luleve të verdha për vajra.

adv

Ish-klubi i Ronaldos po planifikon transferimin e tij për në janar

0

Sporting Lisbona thuhet se mund të përpiqet t’i ofrojë Cristiano Ronaldos një “rrugë shpëtimi” nga Manchester United në janar.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” nuk po kalon aspak momente të mira në “Old Trafford”. Përveçse nuk po ka minuta, ai së fundmi u përball edhe me një suspendim nga skuadra e parë, transmeton Gazeta Express.

Ronaldo kishte kërkuar që të largohej në afatin kalimtar të verës, por nuk ia doli.

37-vjeçari ka kontratë të vlefshme me Manchester Unitedin deri në fundin e këtij sezoni, teksa në marrëveshje ekziston edhe opsioni për zgjatje të kontratës edhe për një tjetër sezon.

Megjithatë, sipas “The Mirror”, ish-klubi i Ronaldos, Sportingu, mund të përpiqet të testojë vendosmërinë e klubit anglez në janar, pasi po synojnë një ribashkim spektakolar me ish-yllin e tyre.

Sulmuesi portugez besohet se dëshiron që të luajë ende në Ligën e Kampionëve dhe këtë mundësi mund t’ia ofrojë skuadra nga Lisbona, nëse fillimisht kalon fazën e grupeve.

Nëse klubi nga elita e futbollit portugez përfundon me një marrëveshje në mes të sezonit për Ronaldon, Man United thuhet se do të pranonte të paguante një pjesë të pagës së tij.

Si një kompromis, klubi i Sportingut më pas do të paguajë pjesën më të madhe të pagës së ish-sulmuesit të Real Madridit dhe Juventusit, që besohet se është 500 mijë funte në javë.

adv

NTP u ka borxh transportuesve privat mbi 30 milionë denarë

0

DIMITRIJEVSKI: NËSE NUK PAGUHET BORXHI, NUK DO TË MUNDEMI QË TË REALIZOJMË TRANSPORTIN

Ndërmarrja për Transport Publik i ka borxh kompanisë së transportuesve privat “Makeskpres” mbi 30 milionë denarë. Për këtë arsye, nga kjo kompani paralajmëruan sot se, për shkak të borxheve të pashlyera, vihet në pikëpyetje funksionimi normal i transportit publik në Shkup. Pronari i kompanisë, Milorad Dimitrijevski, kërkoi që të zgjidhet urgjentisht problemi, në mënyrë që transportuesit të mund të mbulojnë harxhimet ditore dhe të paguajnë punëtorët.

“Duam që t’i informojmë qytetarët që i shfrytëzojnë shërbimet tona se, ne më nuk kemi mundësi që vet, nga xhepi ynë të financojmë transportin publik në Shkup. Për këto arsye, kërkojmë takim urgjent me udhëheqësinë e NTP-në dhe Qytetit të Shkupit, që të gjendet mënyrë adekuate për zgjidhjen e problemit. Kërkojmë të na paguhet borxhi për muajt gusht, shtator dhe tetor dhe të fillojnë me pagesën e rregullt, në të kundërtën nuk do të kemi mundësi që të realizojmë transport” – deklaroi Millorad Dimitrijevski, Makekspress.

Ndërmarrja Makekspres bën transportin e udhëtarë në linjat 19, 20, 22, 52 dhe 54. Dimitrijevski tha se, ndërprerja e përkohshme e transportit nuk duhet të jetë opsion.

“Transportuesit në këto muaj ishin të detyruar të ndajnë mjete personale dhe të financojnë transportin publik. Bëhet fjalë për harxhime të përditshme qindra euro që kanë transportuesit ndërsa nuk i marrin paratë për punën e kryer. Periudhën e fundit, përballemi me situatë të pakëndshme, një pjesë e automjeteve të linjave 19 dhe 20 nuk transportojë. Dëmin nga ky veprim e vuajnë udhëtarët, duke pritur ndonjëherë shumë më gjatë se zakonisht, për shkak se disa automjete nuk kanë pasur mundësi të kryejnë punën” – tha Dimirijevski.

Kujtojmë se ditë më parë, qyteti i Shkupit mbeti pa transport publik, pasi që punëtorët, në shenjë revolte për mosmarrjen e pagave, refuzuan që të vozisnin autobusët. Kjo shkaktoi kaos në qytet dhe reagime të ashpra të qytetarëve.

adv

Bujar Osmani tregon emërimet e reja në BDI

0

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani në një deklaratë për media tregoi emërimet e reja të  drejtuesve të sekretariateve të partisë.

Për shef kabineti është riemëruar Artan Grubi

Sekretariati i Mbrojtjes –ilmi Selami

Sekretariati për Siguri-Zemri Qamili

Sekretariati i Punëve të Jashtme-Arta Bilali

Sekretariati i Sistemit Politik-Ali Musliu

Sekretariati i Ekonomisë dhe Financave-Avni Saliu

Sekretariati i Shëndetësisë-Haris Karaxhenemi

Sekretariati i drejtësisë-Valdet Xhaferi

Sekretariati i transportit dhe Lidhjeve-Nebi Rexhepi

Sekretariati i Bujqësisë,pylltarisë dhe zhvillimit rural-Besir Jashari

Sekretariati  i Shoqërisë informatike dhe Administratë-Avni Rustemi

Sekretariati i punës dhe politikës sociale-Armend Asllani

Sekretariati i Arsimit dhe Shkencës-Teuta Arifi

Sekretariati i Vetëqeverisjes Lokale-Nevzat Bejta

Sekretariati i kulturës Valmir Aziri

Sekretariati i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapsinor-Rakip Doçi

Sekretariati për komunikim-Muhamed Hoxha

adv

Alternativa: Amendament kushtetues për luftimin e korrupsionit

0

GASHI: AMENDAMENTI AFRON RMV-në EDHE MË SHUMË ME BE-në

Alternativa ka për qëllimi që të krijojë mekanizëm kushtetues që do t’i adresojë të gjithë funksionarët e zgjedhur dhe të emëruar në pushtetin ligjëdhënës, ekzekutiv dhe në pushtetin lokal, të cilët, sic tha Kryetari i kësaj partie, Afrim Gashi në një konferencë për media, duke abuzuar me pushtetine tyre, në mënyrë të paligjshme janë pasuruar në mënyrë marramendëse.

Kjo është arsyeja që AlternAtivA sot del me propozimin e saj për ndryshimet kushtetuese, duke qenë e bindur se ky propozim do t’i bashkojë të gjitha partitë politike në Maqedoninë e Veriut. Bëhet fjalë për një amendament kushtetues që do ta afrojë Maqedoninë e Veriut edhe më shumë me Bashkimin Europian – thonë nga AAA-ja.

Propozimi i Alternativës është ky:

Ligjet mund të kenë efekt prapaveprues edhe në rastet që kanë të bëjnë me vjetrimin e përgjegjësisë penale për abuzime nga persona te emëruar ose të zgjedhur gjatë zbatimit të autorizimeve publike, me çka u kanë shkaktuar dëm fondeve publike, mjeteve buxhetore në nivel qendror dhe lokal dhe me ato abuzime kanë përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme.

Arsyetimi:

Me këtë amendament plotësohet neni 52 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Amendamenti do të jetë paragrafi nr. 5 i këtij neni, i cili do të vijojë pas paragrafit nr. 4, në cilin parashikohet se: “Ligjet dhe rregullat e tjera nuk mund të kenë efekt prapaveprues, përveç përjashtimit, në rastet kur kjo është më e favorshme për qytetarët”. 

Amendamenti i propozuar do të jetë bazë e cila do të krijojë mundësi për ndryshime dhe plotësime me nen të ri nr. 112-a në Kodin Penal, që aty të parashikohet dispozitë me të cilën veprat eventuale penale nga personat e zgjedhur ose te emëruar, të cilat janë kategorizuar si vepra penale kundër detyrës zyrtare, asnjëherë të mos mund të vjetrohen. Kjo nënkupton edhe zgjerimin e përfshirjes së konfiskimit të pasurisë së arritur në mënyrë të paligjshme edhe nëse është regjistruar në emër të personave të tretë. 

Me këtë amendament do të krijohet bazë e mirë kushtetuese për revidimin e të gjitha procedurave gjyqësore për persona që tash ose më herët janë zgjedhur ose emëruar, e të cilat janë ndërprerë për shkak të vjetrimit eventual të përgjegjësisë penale.

Në të vërtetë, ky amendament do të jetë në frymën e kërkesave të qytetarëve për të pasur sundim të së drejtës, siguri juridike dhe barazi para ligjit dhe para procedurave gjyqësore të të gjithë personave të emëruar ose të zgjedhur, të cilët me propozim të partive politike, që kanë pasur ose aktualisht kanë funksione në pushtetit ligjëdhënës, ekzekutiv dhe lokal, kanë abuzuar ose abuzojnë me ndikimin e tyre dhe kanë ushtruar ose ushtrojnë presion për prolongimin e procedurave kundër tyre derisa ato të vjetrohen.

Alternativa mendon se lufta kundër korrupsionit dhe nevoja për çrrënjosjen e veseve jashtëzakonisht të liga për korrupsion politik dhe evitim të drejtësisë me përpjekje për ndikim në gjyqësor, janë kancer i shoqërisë, që edhe politikën e shndërrojnë në profesionin më të urryer.

adv

Filloi Mbledhja e Kryesisë së re të Bashkimit Demokratik për Integrim

0

Filloi Mbledhja e Kryesisë së re të Bashkimit Demokratik për Integrim, ku ministrat, zëvendësministrat dhe sekretarët shtetërorë nga radhët e kësaj partie duhet të japin llogari për punën e tyre.

Pikat e agjendës së sotme të propozuara nga kreu i integristëve, Ali Ahmeti, pritet të jenë këto:

Informim i Kryetarit te BDI-së rreth situatës politike ne vend;
Konstituimi i Sekretariateve te partisë;
Raporti i punës se ministrave, zëvendësministrave dhe sekretarëve shtetërorë;

Në këtë mbledhje gjithashtu pritet edhe emërimi i sekretarëve të partisë dhe udhëheqësit e sekretariateve, siç janë ato për ekonomi, drejtësi, bujqësi e të tjera.

adv

Kovaçevski-Donev: Korridori 8 hap rrugë të reja europiane për transportin hekurudhor

0

Rehabilitimi dhe punimet  e Korridorit 8, hekurudha që lidh Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën e Bullgarisë, po bëhen realitet. Me bashkëpunim të përkushtuar ndërtojmë të ardhmen tonë të përbashkët, ofrojmë mundësi për ekonominë, bashkësinë e biznesit, investojmë në një lidhje hekurudhore moderne funksionale, investojmë në lidhjen e të gjithë rajonit.

Këtë e bëri të ditur sot kryeministri Dimitar Kovaçevski në vazhdimin e ndërtimit të hekurudhës për në Bullgari, në vendin Shupli Kamen afër Kumanovës, ku morën pjesë kryeministri i Bullgarisë Galab Donev, zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive Artan Grubi, ministri për Transport dhe Lidhje Blagoj Boçvarski, drejtori i NP “HRMV Infrastruktura” Hari Lokvenec, ambasadori i Delegacionit të BE-së, Dejvid Gir dhe drejtori i zyrës së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Andi Aranitasi.

Ky investim i Maqedonisë së Veriut hap rrugë të reja evropiane për transportin hekurudhor, vendos një lidhje rajonale me portet e Burgasit dhe Varnës në Bullgari dhe portin e Durrësit në Shqipëri, i cili është i një rëndësie të jashtëzakonshme për ekonominë tonë, por edhe në përgjithësi për bashkëpunimin në rajon në tërësi, si dhe bashkëpunimi i rajonit me rajonet e tjera në Evropë.

Kjo krizë ekonomike energjetike me të cilën po përballemi, theksoi kryeministri, na e ka bërë të qartë se sa i rëndësishëm është bashkëpunimi dhe lidhja rajonale dhe natyrisht fqinjësia e mirë. Kjo hekurudhë e shumëpritur, tha ai, pres që përveç  zhvillimit të përshpejtuar ekonomik të vendit dhe rajonit, të kontribuojë në përmirësimin e lidhjes rajonale dhe bashkëpunimin rajonal.

Kryeministri bullgar Galab Donev, në fillim të ndërtimit të pjesës lindore të Korridorit 8 hekurudhor, tha se është i rëndësishëm për të tre vendet, si për Bullgarinë, ashtu edhe për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe se padyshim që do të kontribuojë në vlerë të shtuar në zhvillimin e të gjithë rajonit tonë.

“Korridori 8 ishte dëshira e shumë gjeneratave në të dy anët e kufirit si një lidhje kyçe mes qytetarëve dhe sektorit të biznesit të tre vendeve Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria”, deklaroi Donev.

Është kënaqësi që një nga këto projekte po fillon tani, me ndihmën e Bashkimit Evropian. Viti në vazhdim do të jetë i mbushur me punime infrastrukturore, por edhe do të përmirësojë cilësinë e jetës së njerëzve”, tha zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi.

Ai tha se do të ketë punë për të gjithë dhe uroi punë të suksesshme dhe përfundim të plotë të hekurudhës në një kohë të shkurtër.

Sipas ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski, kjo paraqet hapjen e një kapitulli të ri në ndërtimin e infrastrukturës maqedonase dhe se vizioni i një shteti evropian nuk është më dëshirë, sepse, siç tha ai, ky projekt është pjesë e perspektivës evropiane për zhvillimin dhe prosperitetin e shtetit.

“Suksesi është i përbashkët, treguam këmbëngulje, vendosmëri dhe po e fillojmë investimin më të madh në infrastrukturën hekurudhore në Maqedoninë e pavarur që nga viti 1991 e deri më sot, në vlerë prej 200 milionë euro”, thotë Boçvarski.

Euroambasadori Dejvid Gir tha se kjo është një nismë vërtet strategjike që do të ndihmojë në promovimin e tregtisë rajonale, zvogëlimin e kohës së udhëtimit dhe inkurajimin e rritjes së qëndrueshme ekonomike që do të sjellë përfitime të mëdha për qytetarët dhe bizneset në rajon.

“Nisma do të ndihmojë praktikisht përpjekjet tona për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe për arritjen e synimeve klimatike dhe ndotjen. KE dhe BERZH do të investojnë më shumë se një miliard euro në zgjerimin e linjës hekurudhore nga Maqedonia e Veriut në Bullgari dhe ky është deri tani investimi më i madh që BE-ja ka bërë në këtë vend”, deklaroi Gir.

Andi Aranitasi nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim theksoi se hekurudha është një nga prioritetet kryesore të BERZH-it në Ballkanin Perëndimor dhe se do të vazhdojnë me investime të ngjashme edhe në të ardhmen.

“BERZH është financuesi më i madh për Maqedoninë e Veriut dhe deri më tani janë dhënë më shumë se 1.1 miliardë euro, por hekurudha është në zemrën tonë dhe deri më tani janë dhënë 250 milionë euro dhe do të japim 100 milionë të tjera për pjesën nga Kriva Pallanka deri në kufirin me Bullgarinë, ndërsa do të mbështesim edhe ndërtimin e pjesës perëndimore të Kërçovës”, tha Aranitasi.

Rindërtimi përfshin punën në dy pjesët e para nga tre seksionet e parashikuara në anën lindore të Korridorit hekurudhor 8, me një gjatësi totale prej 88.2 kilometra (nga Kumanova në Bellakovcë – 31 km, nga Bellakovca në Kriva Pallankë – 34 dhe nga Kriva Pallanka në kufirin me Bullgarinë – 24 kilometra).

“Seksioni Bellakovcë – Kriva Pallankë po ndërtohet me ndihmën financiare të BE-së të ofruar përmes Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (VBIF). Granti i financuar nga BE-VBIF prej 75 milionë euro, i plotësuar me një kontribut kombëtar prej 1 milionë eurosh, është dhënë për ta afruar këtë seksion hekurudhor me standardet moderne. Punimet do të kryhen nga tetori i vitit 2022 deri në fund të vitit 2025 dhe përfshijnë 5.5 kilometra tunele, ura hekurudhore, mbikalime dhe nënkalime, stacione dhe stenda hekurudhore, si dhe një sistem të ri sinjalizimi dhe telekomunikacioni. Një grant shtesë i financuar nga BE-ja prej 210 milionë euro është planifikuar për përfundimin e pjesës lindore të korridorit hekurudhor 8 deri në kufirin me Bullgarinë”, informoi Zyra e BE-së në Shkup në prag të aktiviteteve të sotme.

Ndërtimi i hekurudhës drejt Bullgarisë ka filluar në vitin 1994, prej kur janë ndarë para nga buxhetet e shtetit deri në vitin 2004, kur për herë të parë u ndërprenë aktivitetet. Pas një ndalese gati dhjetëvjeçare të punimeve ndërtimore, në mars të vitit 2014 filloi rikonstruksioni i tuneleve dhe urave të ndërtuara dhe ndërtimi i seksioneve të reja në përputhje me projektin e seksionit të parë. Me marrëveshjen me kontraktorin e atëhershëm – gjerman “Vibe”, ishte paraparë që hekurudha të ndërtohej deri në shtator të vitit 2017, por për shkak të problemeve gjatë kryerjes së punëve, kryesisht të natyrës pronësore juridike, u nënshkrua ankesë me afat për ndërtim deri në shkurt të vitit 2020, pas së cilës në qershor të vitit 2020, punimet u ndërprenë me 54 për qind të përfunduara dhe shteti shpalli procedurë arbitrazhi. Në shkurt të vitit të kaluar, NP HM Infrastruktura, përmes Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, shpalli tender të ri në të cilin kombinoi dy seksionet e para. Procedura e tenderit përfundoi me përzgjedhjen e kontraktorëve të rinj “Gylermak” dhe “Shtrabag” dhe nënshkrimin e kontratës në korrik të këtij viti.

adv

Në Tetovë do të ndërtohet staticoni i filtrimit për ujërat e zeza

0

Në fshatin Falisht të Tetovës do të ndërtohet staticoni i filtrimit për ujërat e zeza, informoi kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, njofton Portalb.

Në takimin e sotëm të Kasamit me ambasadorin e BE-së në Shkup, David Geer, temë e diskutimit ka qenë edhe qenë realizimi i projektit të kolektorëve.

Sipas Kasamit, siç njoftojnë nga Komuna e Tetovës, ky projekt ka mbështetjen nga BE dhe se komuna do të angazhohet që projekti sa ma shpejt të përfundoj.

Në takim, gjithashtu është biseduar edhe për procesin integrues, ku Kasami ka theksuar se Besa do ta mbështes deri në fund këtë proces.

“Ishte nder dhe kënaqësi të realizoja takim me ambasadorin e BE-së në Shkup, David Geer. Temë e diskutimit ishte realizimi i projektit të kolektorëve dhe stacionit të filtrimit në fshatin Falisht. Ambasadori Geer shprehu mbështetjen e tij të plotë në realizimin e projektit deri në fund. Gjithashtu, ambasadorin e sigurova se të gjitha procedurat e nevojshme nga ana e Komunës së Tetovës do të realizohen në kohë. Si kryetar i Lëvizjes BESA, diskutuam edhe për zhvillimet e fundit politike, ku edhe njëherë sigurova ambasadorin e BE-së se Lëvizja BESA do t’i jep mbështetje të plotë procesit integrues deri në fund”, ka potencuar Kasami.

adv