11.8 C
Skopje
E diel, 31 Maj, 2026
Home Blog Page 2799

Ekskluzive/ Brenda javës që vjen, Lëvizja Besa do të thërret Tryezën e partive shqiptare

0

Ekskluzivisht mësohet se gjatë javës së ardhshme, Lëvizja Besa do të bëj thirrje për tryezën e partive shqiptare për të diskutuar heqjen e 20% nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Tryeza e partive shqiptare si në formën e Platformës së Tiranës është rikthyer përsëri në vëmendje për shkak të tentativave në prag të ndryshimeve kushtetuese të cilat duhet të bëhen për shkak të lëvizjes më tej të vendit drejt integrimit evropian, proces ky që varet pikërisht nga hapja e Kushtetutës.

adv

RMV, nga sonte fillon llogaritja dimërore e kohës

0

Prej sot fillon llogaritja dimërore e kohës, gjegjësisht akrepat e orës në orën 3 pas mesnate do të zhvendosen një orë prapa, njofton Portalb.

Pra, përllogaritja dimërore e kohës nënkupton kthimin e orës mbrapa dhe deri më tani kjo është bërë në fundjavën e fundit të tetorit. Ndërsa përllogaritja verore fillon në javën e fundit të marsit.

Qeveria në seancën e mbajtur më 9 tetor kumtoi se është e mundshme që Maqedonia e Veriut këtë vit ta mbajë llogaritjen verore të orës, e cila duhet të mbarojë më 30 tetor. Kjo nënkupton që vikendin e fundit të muajit, nuk do t’i ndryshojmë akrepat e orës për një orë.

“Në seancën qeveritare, është obliguar Ministria e Ekonomisë që t’i shohë mundësitë rreth vazhdimit eventual të zbatimit të llogaritjes verore të kohës, me qëllim të kursimit shtesë të energjisë elektrike”, kumtuan nga Qeveria.

Në praktikë kjo do të thoshte që gjatë muajve të dimrit të errësohej një orë më vonë.

Debatin për shfuqizimin e llogaritjes së kohës sipas asaj verore dhe dimërore e ka hapur dhe Komisioni Evropian përpara katër vitesh. Atëherë, në online-anketë 93% e banorëve të BE-së janë deklaruar se janë “për” shfuqizimin e mënyrës së këtyre të llogaritjes së kohës, pas çka KE dorëzoi edhe propozim zyrtar në Parlamentin Evropian i cili u miratua në vitin 2019-të. Sipas asaj, shfuqizimin duhej ta zbatojë prej vitit të kaluar, çdo vend-anëtar duhet të zgjedh se cilën llogaritje do ta mbajë. Megjithatë, kjo në praktikë nuk ndodhi.

“Prej atëherë thuajse gjërat kanë pushuar. Topi tani është te 27 vendet anëtare të Unionit”, thonë nga Komisioni Evropian.

“Ata patjetër duhet që të harmonizohen dhe të tregojnë nëse në të ardhmen punët do të mbeten kështu siç janë, ose do të ndryshojnë. Deri më tani qeveritë e vendeve anëtare të BE-së nuk kanë qëndrim të përbashkët. Kjo i ka zemëruar deputetët e Parlamentit Evropian”, shkruan Dojçe Vele, në analizën “Pse ende ka llogaritje verore dhe dimërore të kohë”, e publikuar në mars të vitit të kaluar kur ndryshohet përllogaritja prej dimërore në verore.

Në të njëjtën pyetje, në analizën e të njëjtës periudhë të “Blumberg”, theksohet se fajtori kryesor për zbatimin e përllogaritjes së këtillë është pandemia e koronavirusit, por edhe burokracia gjatë së cilës rikujton se pas votimit në Parlamentin Evropian, zbatimin e vendimit duhet ta finalizojë Këshilli Evropian i cili kryesisht është i përbërë nga presidentë të shteteve. Megjithatë, Këshilli e ka kthyer çështjen mbrapa në KE duke theksuar se nuk mund ta zbatojë derisa Komisioni nuk bën vlerësim të ndikimit që do të ketë shfuqizimi i përllogaritjes verore dhe dimërore të kohës.

adv

Erdogan mund të ndërmjetësojë në dialogun Kosovë–Serbi

0

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, po pretendon rolin e ndërmjetësit për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, ka thënë këshilltari i tij për Ballkanin, Sabri Demiri në një intervistë për “Klan Kosova”.

Demiri vuri në dukje interesin e presidentit turk për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, duke theksuar se Erdogan mund të luajë një rol katalitik.

“Ne tashmë e kemi informuar presidentin Vuçiç për qëllimin tonë për të ndihmuar. Për momentin jemi në pritje të takimeve në Bruksel mes presidentit të Serbisë dhe kryeministrit të Kosovës për të parë se deri ku mund të shkojnë dhe pastaj do të ndërhyjmë si ndërmjetës për të ndihmuar në arritjen e një marrëveshjeje”, tha ai.

Ai ka shtuar se së shpejti do të ketë një takim mes Erdoganit dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku do të qartësohet roli i Turqisë në dialogun Beograd-Prishtinë.

Vihet re se presidentja e Kosovës, Viosa Osmani, në një intervistë më 9 tetor në rrjetin televiziv turk TRT World, ka deklaruar se ndërmjetësimi i Erdoganit është i mirëseardhur.

“Besoj se presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan mund të luajë një rol shumë të rëndësishëm për të bindur Vuçiçin se e vetmja rrugë për paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor është që Serbia të njohë Kosovën”, tha Osmani për TRT World.

adv

RMV, rreth 500 nxënësve nga Vizbegu prej të hënën u ndërpritet transporti publik

0

Nga e hëna, Komuna e Çairit do të ndërpres transportin publik për nxënësit e Vizbegut dhe nxënësve të tjerë që nuk i takojnë kësaj komune por që mësojnë në shkollat e Çairit. Kryetari i Komunës, Visar Ganiu tha se ky vendim vjen si rezultat i krizës ekonomike dhe energjetike dhe njëkohësisht mos respektimit të marrëveshjes për transport të nxënësve të Vizbegut nga ana e Komunës së Butelit, shkruan Alsat.

“Mbi 6 milionë denarë brenda një viti ne paguajmë për shkollimin e këtyre nxënësve, gjegjësisht për transportin e tyre. Javën e fundit kemi presion të vazhdueshëm nga Ndërmarrja Publike e Transportit dhe që është me të drejtë, të cilët kërkojnë nga ne pagesën e transportit të fëmijëve nga Lagja Vizbeg e Komunës së Butelit me të cilën komunë një vit më parë kemi nënshkruar marrëveshje. Por, Komuna e Butelit kësaj marrëveshje nuk ju përmbajt dhe nuk ka kryer asnjë pagesë ndaj ndërmarrjes në fjalë. Andaj, si rezultat i lutjeve të vazhdueshme nga ana jonë ndaj Ndërmarrjes Publike të Transportit ata nuk e kanë ndaluar transportin, por kulmi ka arritur kështu që nga dita e hënë nxënësit e Lagjes së Vizbegut që mësojnë në shkollat e Çairit nuk do të kenë më transport nga ana Ndërmarrjes Publike të Transportit”, deklaroi Visar Ganiu, kryetar i Komunës së Çairit.

Darko Kostovski, kryetar i komunës së Butelit pranon se kanë borxhe të shumta ndaj Ndërmarrjes Qarkulluese Publike por se të njëjtat, sipas tij, do të shlyhen në këste. Sipas tij, kjo nuk duhet të ndikoj në ndërprerjen e transportit të nxënësve të Vzbegut.

“Po, kemi borxhe ndaj NQP-së po kemi firmosur marrëveshje që borxhin ta paguajmë në këste dhe tashmë po paguhet, shpresojmë që deri në pranverë ta shlyejmë. Pjesa jonë, ashtu siç ka nisur procesi, ne kemi përfunduar procedurën e tenderit dhe deri në njërën shkollë të komunës së Çairit transportohen nxënësit dhe ai transport vazhdon dhe sa jam unë i informuar “Slloboda Prevoz” e ka fituar tenderin”, tha Darko Kostovski, kryetar i Komunës së Butelit.

Për shkak të mungesës së një objekti shkollor në Vizbeg, mbi 170 nxënës të kësaj lagjeje të Butelit ndjekin procesin mësimor thuajse në të gjitha shkollat e fillore të Komunës së Çairit. Për të mbërritur në shkollat “7 Marsi”, “Ismail Qemali” dhe të tjera të komunës së Çairit, nxënësit detyrohen të bëjnë rrugë në këmbë deri në 4 kilometra ose të paguajnë shërbimin taksi deri në 200 denarë vetëm një drejtim.

adv

Ali Ahmeti pjesë e historisë së Gllogjanit

0

Gjenerali Maliq Ndreca ka falenderuar liderin e BDI-së, Ali Ahemti për vizitën në Gllogjan, ku pjesë e historisë së këtij vendi ka qenë edhe vetë Ahmeti.

“Falemnderit shumë për vizitën në Gllogjanin Historik, ku pjesë e historisë je edhe ti vet”, shkruan Gjeneral, Maliq Ndreca.

Takimi mes tyre ndodhi gjatë vizitës së Ahmetit në Kosovë në nderim të ditëlindjes së Hilmi Haradinajt.

Gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gjeneral Maliq Ndreca ishte Komandant i Brigadës 132 “Myrtë Zeneli” në Zonën Operative të Dukagjinit.

Ahmeti shpesh ka shprehur publikisht vlerësim maksimal për bashkëluftëtarin e Tij, Anëtarin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Komandantin emblematik të Brigadës 113 ”Ismet Jashari-Kumanova”, të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, shqiptarin legjendarë, të madhin dhe të panënshtruarin Gjeneral Maliq Ndreca.

Ky i fundit ndodhet në listë e ish ushtarëve te UÇK-së,për të cilët qeveria serbe ka lëshuar fletarrest.

adv

Çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e BDI-së?

0

Të shtunën BDI ka thirrur mbledhjen e llogaridhënies së zyrtarëve të partisë në nivel qendror dhe atë lokal. Zëdhënësi i integristëve Bujasr Osmani tha në “Rruga drejt” se përveç ministrave, llogari para kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm do të japin edhe funksionarët tjerë, përfshi edhe krerët e komunave.

“Llogaridhënie nuk do të ketë vetëm të ministrave por të gjithë funksionarëve të zgjedhur, si ministrat, zëvendësministrat, drejtorët, kryetarët e komunave. Kemi marr obligim që në emër të partisë të ju shërbejmë njerëzve dhe aty do të japim llogari kush çfarë ka bërë. Kjo është në kuadër të një evaulimi të zakonshëm”, deklaroi Bujar Osmani, Zëdhënës i BDI-së.

Burime nga strukturat partiake brenda BDI-së thonë se të shtunën presin një mbledhje maratonike, pasi sipas tyre do të shqyrtohet dhe analizohet hë për hë puna e çdo funksionari, duke filluar nga zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi dhe gjithë të tjerët.

Nuk dihet nëse epilogu i kthimit në funksion të organeve partiake do të jetë shkarkimi i ministrave të caktuar, përkatësisht plotësimi i kërkesave të grupit të zjarrit. Ajo që mësohet është se kreu i integristëve do të shpalos planin e llogaridhënies, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që mbledhja e parë të kalon edhe pa pasoja për anëtarët e ekzekutivit, të cilët sipas grupit të zjarrit kanë ngelur në klasë. Llogaridhënia ishte njëra ndër kërkesat kyçe të grupit të zjarrit. Gjatë javës ministrat dhe zëvendësministrat kanë përgatitur raport për punën e tyre të cilin do ta dorëzojnë para kreut të partisë, ndërsa anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm do të debatojnë për pikat nga e raportit dhe do të konstatojnë gjendjen faktike me pretendimet apo rezultatet nga raporti. Më 15 tetor Këshilli i Përgjithshëm zgjodhi për nënkryetarë të partisë: Izet Mexhitin, Bajram Rexhepin, Arbër Ademin dhe Arbana Pashollin, për Sekretar të përgjithshëm – Faton Ahmetin, Sekretar organizativ – Blerim Bexhetin dhe Sekretare për përfaqësim gjinor – Saranda Imerin. U zgjodhën edhe anëtarët e rinj të Këshillit të Përgjithshëm, Këshillit Mbikëqyrës dhe Këshillit Kombëtar. /Alsat.mk

adv

TAKIMI PUTIN-BUSH VITI 2008: “George, Ukraina as shtet nuk është!”

0

Për ish drejtorin e CIA-s dhe Ministrin e Mbrojtjes të SHBA, Robert Gates, që merr pjesë në takim, mesazhi nuk mund të ishte më i qartë. “Putini – i thotë Gates Bushit – nuk do të heqë dorë asnjëherë nga kontrolli i asaj që e konsideron “Rusia e vogël”, apo pjesa e tij e Ukrainës”, aq më pak nga kontrolli i Krimesë, një territor gjysmë-autonom ku ndodhet një prej bazave ruse më të rëndësishme

 

Është 4 prilli i vitit 2008. Gjatë një takimi në Bukuresht, George W. Bushi dhe Vladimir Putini diskutojnë për Ukrainën. Bushi do ta donte në Bashkimin Europian dhe në NATO, ku janë anëtarësuar tashmë disa vende të Europës Lindore, por udhëheqësi rus është kundër. “Çfarë është Ukraina?” shpërthen Putini. “Duhet ta kuptosh, George, që nuk është as shtet. Një pjesë e territoreve të saj ndodhen në Europën Lindore, por pjesa më e madhe janë një dhuratë që ua kemi bërë ne”. Presidenti amerikan i përgjigjet se “Ukraina është një shtet i pavarur, dhe ju jeni angazhuar që të respektoni kufijtë e saj”.

Për ish drejtorin e CIA-s dhe Ministrin e Mbrojtjes të SHBA, Robert Gates, që merr pjesë në takim, mesazhi nuk mund të ishte më i qartë. “Putini – i thotë Gates Bushit – nuk do të heqë dorë asnjëherë nga kontrolli i asaj që e konsideron “Rusia e vogël”, apo pjesa e tij e Ukrainës”, aq më pak nga kontrolli i Krimesë, një territor gjysmë-autonom ku ndodhet një prej bazave ruse më të rëndësishme. Dhe shton që Kremlini nuk do të gjejë qetësi, deri kur një qeveri filoruse nuk do të ketë zëvendësuar qeverinë filoperëndimore në Kiev, në pushtet prej vitit 2005.

Bushi përgjigjet se do të përpiqet ta pengojë. Mes masave që duhen marrë, presidenti propozon hapjen e një përfaqësie amerikane në Sevastopul, një paralajmërim për Putinin, që ndërkohë i ka dhënë krahut të tij të djathtë, Dimitri Medvedev presidencën e Rusisë, por jo pushtetin. Kievi është dakord, por Parlamenti i Krimesë e hedh poshtë propozimin duke votuar 77 me 9. Është një humbje e Shtëpisë së Bardhë, që kalon në heshtje, dhe Bushi nuk bën më asgjë. Ukraina dhe Krimeja janë një prej problemeve të pazgjidhur që do ia kalojë pasardhësit të tij.

Sipas dokumenteve të bërë publikë nga Arkivat e Uashingtonit, Ukraina dhe Krimea kanë qenë probleme të pazgjidhur edhe për paraardhësin e Bushit, Bill Clinton. Në vitin 1996, ndërkohë që përmbyllej procesi i denuklearizimit të Ukrainës i kërkuar nga Kievi, Moska dhe Uashingtoni dy vite më herët, CIA informon Shtëpinë e Bardhë se “në Krime Rusia ka instaluar raketa Sam me rreze të gjatë veprimi, të llojit Tallin dhe që është në funksion një impiant armësh kimike”. Clintoni ka marrëdhënie të mira me presidentin Jelsin, dhe nuk ka dëshirë t’i prishë. Tre vjet më vonë, një studio ekspertësh, mendimi i të cilëve kërkohet nga Shtëpia e Bardhë konkludon se “në Ukrainë thellohet hendeku kulturor mes atyre që kanë jetuar nën Rusinë dhe nën BRSS për 200 vjet dhe atyre që kanë jetuar nën Austrinë dhe nën Poloninë”.

Raporti saktëson se këta të fundit “kërkojnë një autonomi më të madhe politike dhe fetare nga Kievi dhe ekziston rreziku i një konflikti”, por këshillon Shtëpinë e Bardhë që të mos ndërhyjë. Clintoni pranon. Presidenti amerikan e di që nuk ka përmbushur premtimet e bërë nga George Bush babai, paraardhësi i tij. Në vitin 1990, Bushi kishte siguruar presidentin e atëhershëm të BRSS, Gorbacov, “se NATO nuk do të zgjerohej në Lindje as edhe me një centimetër” pas shpërbërjes së Paktit të Varshavës. Në vitin 1991, gjatë një fjalimi në Kiev, Bushi kishte kritikuar “nacionalizmat vetëvrasës” të ish republikave sovjetike. Por Clintoni kishte ecur në rrugë të kundërt. Dhe në vitin 1999 ai kupton se mund të shkohet drejt një përplasjeje me pasardhësin e Jelsinit, Vladimir Putinin, aq sa i kërkon Jelsinit “të bëjë kujdes e të mos e humbasë nga sytë”.

Dokumentet lënë të kuptohet se biseda mes Bushit dhe Putinit për Ukrainën dhe Krimenë është një bisedë mes dy shurdhësh. Putini nuk është vetëm një ish agjent i KGB, por edhe “një rus i madh” që dëshiron të mbajë territoret fqinjë në zonën e tij të influencës.

Në vitin 2001, kur Bushi i thotë “se i ka lexuar zemrën dhe që mendon se është një njeri që mund t’i besosh”, Putini e ndihmon Amerikën në luftën kundër terrorizmit, por shumë shpejt nis të reagojë me forcë ndaj nismave amerikane në Europën Lindore. Revolucioni portokalli i vitit 2004 në Ukrainë çon në çarjen mes dy liderëve në samitin e Sllovakisë në 2005: Putini sheh dorën e Amerikës. Ndonëse e maskuar, është “paqe e ftohtë” mes Uashingtonit dhe Moskës. Tensioni rritet në vitin 2007 kur Bushi i kërkon Polonisë dhe Republikës Çeke që të vendosin raketa amerikane të mbrojtjes hapësinore, formalisht për të frenuar Iranin. Në gusht të 2008-ës, Rusia pushton Gjeorgjinë që presidenti gjeorgjian, Saakashvilli dëshiron ta anëtarësojë në BE dhe NATO. Po atë vit ndodhi përplasja finale mes Bushit dhe Putinit. Bushi: “Të kisha thënë që Saakashvilli është një kokë e nxehtë”. Putini: “Jam edhe unë një kokë e nxehtë”. Bushi: “Jo Vladimir, ti je një kokë e ftohtë”.

Është një përplasje që rikthehet në 2009 mes Putinit dhe pasardhësit të Bushit, Barak Obama. Gjatë një vizite, Joe Bideni, zëvendësi i Obamës i ofron Kievit mbështetje të plotë në rast se dëshiron të integrohet në BE dhe në NATO. Bushi nuk ia ka fshehur Obamës dhe të tijëve frikërat e tij për Krimenë dhe Ukrainën. Përshtypja që krijojnë dokumentet përmblidhet nga Jack Matlock, ambasador amerikan në Rusi në kohën e Gorbaçovit: shumë pak dhe shumë vonë. Putini është fajtor, shkruan Matlock, “por Amerika e ka trajtuar Rusinë si humbëse e Luftës së Ftohtë, fundi i të cilës, në fakt u negociua”.

adv

Bizneset manipulojnë me çmimet e produkteve, qytetarët: Nevojiten më shumë kontrolle

0

Inspektorati i tregu gjatë javës së kaluar ka shqiptuar disa gjoba për tregtarët të cilët nuk respektojnë vendimin e Qeverisë për marzhën e kufizuar. Drejtorja e inspektoratit Aneta Simovska deklaron se përveç tregtarëve që shesin produkte ushqimore, gjobë u është vendosur edhe tregtarëve që merren me shitjen e druve dhe peletave.
“Javën e kaluar kemi bërë 38 kontrolle lidhur me respektimin e vendimit për marzhat e kufizuara në tregti. Kështu që në 9 subjekte janë konstatuar parregullsi, respektivisht mosrespektim të vendimit dhe janë shqiptuar 18 gjoba tek tregtarët… dënimi më i ulët është 400 euro për tregtar të vogël, dhe 7000 euro për tregtar të madh”, tha Aneta Simovska, drejtore e Inspektoratit të tregut.

Por qytetarët janë të pakënaqur me masat pasi çmimet sipas tyre vazhdojnë të rriten në bazë ditore. Ata akuzojnë pushtetin për paaftësi.

“Paaftësi e pushtetit, kështu e vlerësoj unë. Nuk kemi pushtet siç duhet, normalisht tregtarët shohin interesin e vetë, kështu që asgjë nuk është për tu habitur tek ne”.

“Kanë hip shumë çmimet, njerëzit pa punë, firmat si firma mirë për veti funksionojnë e kanë përfitimin e vet…”.

“Qeveria duhet të marrë masa, e kjo vetëm të distancohet e të thotë do të sjellim nesër ose pasnesër… Unë jam nga Rostushe e deri më tani nuk kam parë inspektor atje”.

“Duhet të kufizohen, nuk duhet tu jepet liri që të bëjnë çka të duan në këtë situatë, patjetër të ketë kufizime, pavarësisht nëse është sektor privat, duhet të ketë kufizim sepse ndikon keq tek popullata do të mbesim me 500 mijë qytetarë… Të angazhohet pak populli të mos heshtë, derisa heshtim do të jetë kështu”.

“Duhet me e vendosur ndonjë lloj rendi këtu. Pa rend nuk bën, dikush i hyp çmimet palidhje, dikush më poshtë dikush më lart, orizi diku 59, dikush 79 denarë, çmime me shumë dallime”.

A keni parë ndonjëherë inspektorët e tregut të veprojnë?
“Hiç nuk kemi parë, asnjëherë edhe me ardhur ndonjë, hyn del asgjë nuk bën”.

Nga pushteti thonë se nuk mund të bëjnë ngrirje të çmimeve të produkteve ushqimore, derisa kuvendi nuk e miraton ligjin për Konsumatorët, i cili do ti japë më shumë kompetenca Inspektoratit të tregut.

adv

Nga mesnata shtrenjtohet benzina

0

Komisioni Rregullator për Energjetikë solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,44% në raport me vendimin e datës 27.10.2022.
Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 rritet për 2,00 den/l.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98, i EURODIZELIT (D-E V), i VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (EL-1) dhe i Mazutit М-1 SU nuk ndryshon.

Nga data 29.10.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 90,00 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 92,50 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) 100,50 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 97,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 49,483 (denarë/kilogram)

adv

Ismail Kadare do të shpallet Qytetar Nderi i Tetovës

0

Propozimi që shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare të shpallet Qytetar Nderi i Tetovës, mori mbështetjen e Këshillit të Komunës së Tetovës. Në seancën e djeshme, këshilltarët unanimisht, respektivisht 31 këshilltarët votuan pro këtij vendimi. Por, në seancë nuk është bërë e ditur se kur do t’i jepet çmimi shkrimtarit shqiptar, por vetëm u fol për personalitetin e tij dhe rëndësinë që përfaqëson ai.

“Ndër pikat e seancës së katërt që u miratua ishte edhe pika që shkrimtari i njohur shqiptar dhe ndërkombëtar Ismail Kadare të shpallet Qytetar Nderi i Tetovës”, tha Besar Durmishi, kryetar i Këshillit të Komunës.

Lidhur me propozimin, vërejtje kishin këshilltarët e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, të cilët kërkuan që në të ardhmen – Qytetar Nderi të shpallen edhe personalitete maqedonas, duke u thirrur në ambientin multietnik në Tetovë. Kurse, këshilltarët e VMRO-DPME-së thanë se kanë përpiluar listë me emra që do të prezantohen në të ardhmen e të cilët janë personalitete maqedonase dhe meritojnë të shpallen Qytetar Nderi. (U.H)

adv