17.8 C
Skopje
E hënë, 20 Maj, 2024

Shkarkohet drejtori organizativ i Klinikës Universitare për Sëmundje të Fëmijëve

Sot është shkarkuar nga funksioni i drejtorit organizativ të Klinikës Universitare të Sëmundjeve të Fëmijëve, Alajdin Memedi.

Ai është shkarkuar nga ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, për shkak të parregullsive që janë konstatuar në raportin e hartuar pas kontrollit të punës së kësaj klinike.

“Ministri i Shëndetësisë, Dr. Bekim Sali, sot e shkarkoi nga funksioni i drejtorit organizativ të Klinikës Universitare të Sëmundjeve të Fëmijëve, Alajdin Memedi. Drejtori Organizativ i kësaj klinike shkarkohet nga funksioni para kalimit të kohës për të cilën është emëruar, kjo për shkak të parregullsive që janë konstatuar në raportin e hartuar pas kontrollit të punës së kësaj klinike. Kontrolli është realizuar nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor” thuhet në njoftimin e MSH-së.

Ndryshe sot Ministria e Shëndetësisë njoftoi se dy drejtorë të Klinikave kanë deponuar dorëheqje në Ministrinë e Shëndetësisë. Sipas tyre bëhet fjalë për drejtoreshën e Klinikës Universitare për Sëmundjet e Fëmijëve, Aspazija Sofianova dhe drejtorin e Klinikës Universitare për Radioterapi dhe Onkologji,  Nikolla Vasev.

Të ngjajshme

Të fundit