24.8 C
Skopje
E diel, 31 Maj, 2026
Home Blog Page 2789

Aksident tragjik në rrugën Kërçovë – Ohër

0

Një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën kryesore Kërçovë – Ohër, afër Spitalit të Eshtrave “Shën Erazmo”.

Zëdhënësi i SPB-Ohër, Stefan Dimoski bën të ditur se në aksident kanë marrë pjesë tri vetura, dy me targa të Ohrit dhe një me targa të Strugës.

“Sot rreth orës 16:40 në rrugën kryesore Ohër-Kërçovë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të veturës së pasagjerëve Kia Rio me targa të Ohrit i drejtuar nga R.A.(57) nga Ohri dhe një automjeti të pasagjerëve Audi me targa të Strugës i drejtuar nga Sh.P.(22) nga Struga dhe vetura e pasagjerëve “Polo” me targa të Ohrit, e drejtuar nga GR.(39) nga Ohri”, tha zëdhënësi Dimoski.

Sipas tij, shoferi RA ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa pesë persona tjerë kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar në spitalin “Shën Erazmo” dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Ohrit.

Ekipet e policisë kanë kryer këqyrjen e vendit të aksidentit.

adv

Drejtori Maksuti Kryetarit të Haraçinës ia prezantoi punen e Institutit dhe biseduan për bashkëpunim

0

Kryetari i Komunës së Haraçinës ishte për vizit tek hapësirat e Institutit të Mjekësisë së Punës ku dhe realizuan kontrollimin sistematik mjekësor të gjithë të punësuarve të komunës tonë më poshtë e keni statusin e plotë të Kryetarit të Haraçinës që e shpërndau nê rrjetin social Facebook:

Sot më datë 10 Nëntor 2022, në hapësirat e Institutit të Mjekësisë së Punës, në prani të drejtorit të Institutit z. Aziz Maksuti realizuam kontrollimin sistematik mjekësor të të gjithë të punësuarve të komunës tonë.

Përmes kontrollimit sistematik shëndetësor bëhet ekzaminimi mjekësor, kryerja e analizave dhe kontrolleve mjekësore, të përcaktuara sipas kritereve mjekësore nga Instituti i Mjekësisë së Punës.

Me këtë ne synojmë për një mirëqenie më të mirë shëndetësore të punësuarve tanë, ngritjen e performancës dhe efikasitetit të kryerjes së detyrës.

adv

Shkollat që humbën orët përshkak kërcënimeve me bombë, duhet të gjejnë mënyrë për t’i kompensuar

0

Mësimdhënia në shkollat e mesme të Shkupit, ku ditëve të fundit ka pasur ndërprerje të herëpashershme, duhet të vazhdojë dhe udhëheqësit e shkollave, të cilët janë më përgjegjës për procesin arsimor cilësor dhe të sigurt, sipas rregullave ligjore pozitive, kanë për detyrë të gjejnë mënyrën dhe deri në fund të gjysëmvjetorit të parë të kompensojnë orët e lëshuara, thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Sipas MASH-it, vendi i nxënësve është në bangat e shkollës dhe çdo ndërprerje e mësimit pengon zhvillimin e duhur të tyre. Për këtë arsye MASH, në koordinim me MPB, pushtetin lokal , drejtoritë e shkollave dhe disa organizata partnere vendore dhe ndërkombëtare vazhdimishtë punojnë në mbrojtjen e tyre duke rritur sigurinë në objektet shkollore.

“Dënojmë çdo përpjekje për dëmtimin e procesit edukativo- arsimor të nxënësve. Krijimi i frikës dhe panikut tek të rinjtë dhe largimi i vëmendjes nga përgjegjësitë e përditshme të shkollës nënkupton dëmtimin e ardhmëris së shtetit. Shpresojmë që ,ata të cilët në disa raste penguan punën e disa shkollave në Shkup së shpejti do të gjenden dhe do të sanksionohen në përputhje me rrethanat”, thuhet në kumtesën e sotme të MASH-it.

adv

Pendarovski: Duhet angazhim i të gjithë faktorëve për krijimin e kushteve për të rinjtë

0

Presidenti Stevo Pendarovski dhe Afshan Kan, drejtoresha rajonale e UNICEF-it për Evropë dhe Azi Qendrore u takuan me aktivistë të rinj dhe diskutuan për sfidat aktuale me të cilat përballen të rinjtë në vend.

Siç informuan nga kabineti i Pendarovskit, pjesëmarrësit biseduan për rëndësinë e pjesëmarrjes së të rinjve, përballjen me ndryshimet klimatike dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor, avancimin e cilësisë së arsimit dhe përfitimin e shkathtësive tek të rinjtë, shëndetin mendor dhe dhunën mes moshatarëve. Këto tema u identifikuan si fusha në të cilat të rinjtë mund të kontribuojnë me aktivitete konkrete.

Në fjalimin e tij përshëndetës Pendarovski e ceki rëndësinë e proaktivitetit të këtillë të gjeneratës së sotme të të rinjve në drejtim të përballjes me çështjet më të hidhura të cilat paraqesin barriera të llojit të vet në zhvillimin e tyre personal apo kolektiv.

Në atë kontekst e përmendi edhe nevojën e përkushtimit maksimal të të gjithë faktorëve relevantë në shtetin tonë në njohjen e momentumit dhe kultivimin e potencialit tek të rinjtë, duke vendosur nisma, projekte dhe platforma të cilat do të mundësojnë rrjetëzimin e tyre drejt kontributit të përbashkët. Kjo, sipas presidentit, është një nga parakushtet kyçe për krijim të politikave afatgjata dhe strategjive të cilat do të çojnë drejt përparimit të përgjithshëm të shoqërisë sonë.

Drejtoresha rajonale e UNICEF-it për Evropë dhe Azi Qendrore, Afshan Kan shprehi kënaqësi që të rinjtë mund të gjejnë zgjidhje për çështjet që janë më të rëndësishme për ta, ndërsa me nismat e këtilla u mundësohet të rriten në qytetarë rezistentë dhe aktivë. Duke e cekur nevojën e nxitjes së mëtutjeshme të kontributit të të rinjve në zgjidhjen e sfidave të sotme, ajo e ceki rëndësinë e bashkëpunimit të UNICEF-it me Kabinetin e presidentit në drejtim të krijimit të hapësirës që të rinjtë ta formojnë ardhmërinë që e dëshirojnë.

Në disa vitet e kaluara presidenti Pendarovski dhe UNICEF-i dukshëm, me një sërë aktivitetesh, e përforcuan bashkëpunimin afatgjatë në drejtim të avancimit të të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve në vend.

Vitin e kaluar u realizua nisma e përbashkët “Rimendoje të ardhmen”, e cila u mundësoi të rinjve, duke inicuar çështje që janë me rëndësi për ta, të marrin pjesë aktivisht në definimin e vizionit për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut.

Në takim, të rinjtë e ndanë përvojën e vet në pjesëmarrjen në nisma të tjera siç janë Samiti rinor për ndryshime klimatike, programi UPSHIFT, Prespa forumi për dialog, U-Report, Samiti për transformim të arsimit, Ditën botërore të fëmijës 2021, si dhe në nismën Përfaqësues rinorë për drejtësi për fëmijët.

adv

RMV-ja pranohet në qendrën e NATO-s për mbrojtje kibernetike

0

NIS PROCESI PËR ANËTARËSIMIN FUQIPLOTË

Në kuadër të vizitës zyrtare në Estoni, Ministri I Jashtëm, Bujar Osmani ka vizituar Qendrën e NATO-s për mbrojtje kooperative kibernetike me seli në kryeqendrën e Estonisë, Talin.

Ministri I Jashtëm, Bujar Osmani, gjatë vizitës në Qendrën e NATO-s për mbrojtje kooperative kibernetike në Talin të Estonisë, ka theksuar se Qeveria e RMV-së vazhdimisht bashkëpunon me të gjitha palët e prekura – industrinë private, bashkësinë hulumtuese dhe akademike dhe shoqërinë civile për të përmirësuar preventivën, përgjigjet dhe kurimin nga sulmet e infrastrukturës kritike, që me nisjen e luftës në Ukrainë janë bërë më të shpeshta dhe më intenzive.

Në këtë takim, sic njoftohet, RMV-ja si vend anëtar I NATO-s dhe pjesë e rajonit të Ballkanit Perëndimor që është I ekspozuar ndaj sulmeve kibernetike, është pranuar në Qendrën e NATO-s për mbrojtje të jashtëzakonshme kibernetike dhe është në proces të anëtarësimit fuqiplotë. Në kuadrë të procesit, RMV-ja do të ketë mundësi t`i shfrytëzojë veglat e Qendrës për ta përforcuar rezistencën personale nga sulmet hibride dhe ta rrisë mbrojtjen e infrastrukturës kritike.

Qendra e NATO-s për mbrojtje kooperative kibernetike është themeluar në vitin 2008 dhe ka status të Organizatës Ndërkombëtare ushtarake. Misioni I saj është që të mbështes vende anëtare të NATO-s me ekspertizë të vetme interdisiplinare në fushën e kërkimeve dhe trajnimeve për mbrojtje kibernetike.

adv

Selmani: Dyshoj se do të zgjidhet çështja e 20%. Partitë shqiptare nuk janë të unifikuara

0

Profesori universitar Bashkim Selmani në emisionin Argument në TVM2 u shpreh pesimist se do të zgjidhet çështja e 20%-shit. Sipas tij kjo për shkak se partitë politike shqiptare nuk po e vënë këtë çështje si priroritet.

“Kemi qenë shumë tolerues. Kam dilema pasi përseri partitë polotike shqiptare nuk kanë një qëndrim të unifikuar, nuk e ngrisin zërin dhe nuk e fusin si prioritet këtë çështje”, tha profesori universitar Bashkim Selmani ne emisionin Argument në TVM2.

adv

Zaev: Nacionalizmi mund ta shkatërrojë vendin nga brenda

0

Nacionalizmi mund të shkatërrojë vendin tim nga brenda, por gjithashtu mund të dëmtojë marrëdhëniet e Maqedonisë së Veriut me Greqinë dhe Bullgarinë, sepse provokimet dhe retorika nacionaliste mund t’u japin kryeministrave të Greqisë dhe Bullgarisë arsye të mjaftueshme për të marrë masa kundër nesh për të mbrojtur dinjitetin dhe krenarinë e tyre, thotë Ish-kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për ANTEREC – Rrjeti Akademik për Mbështetjen e Politikës së BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor, përcjell PRESSonline.mk

Ai thekson se nacionalizmi nuk kontribuon në ndërtimin e miqësive, nuk inkurajon marrëdhëniet dhe nuk siguron një të ardhme të begatë.
Sa i përket nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, Zaev thotë se “me Aleksis Cipras nuk do të pendohemi kurrë për kompromiset që bëmë”.

“Qytetarët nga të dyja palët e dinë se jo vetëm “mosmarrëveshja dhjetëvjeçare” ka gjetur një zgjidhje përfundimtare, por ka hapur rrugën edhe për një partneritet strategjik mes dy vendeve. Marrëveshja ofron një kornizë të tërë që mundëson bashkëpunim në të ardhmen”, thotë Zaev në intervistë, përcjell PRESSonline.mk

adv

Bekteshi: Për 10 ditë pritet ulje e çmimeve të mishit, bukës dhe qumshtit

0

Në dhjetë ditët e ardhshme presim ulje të çmimeve të produkteve bazë, veçanërisht të atyre të potencuara në Vendimin për përcaktimin e marzheve nga 5 deri në 12 për qind. Edhe në pjesën e bukës tashmë ka filluar lirimi. Presim në 3-4 ditët e ardhshme ulje të çmimit të qumështit dhe produkteve qumështore, ndërsa deri në fund të javës së ardhshme edhe ulje të çmimeve të produkteve të mishit, kumtoi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Siç deklaroi Bekteshi pas brifingut me gazetarët, nga 1 dhjetori priten edhe lirime më të mëdha, nëse lëndët e para mbeten me çmimet e njëjta eksportuese.

“Nesër do të merret vendim shtesë me të cilin do të zgjerohet lista e veprimtarive të cilat do të mbështeten nga Qeveria në pajtim me kërkesat e Odës Ekonomike dhe i gjithë zinxhiri i industrisë së mishit do të mbulohet me subvencionimin e energjisë elektrike”.

Sipas tij, përmes Drejtorisë Doganore ndiqen çmimet importuese.

“Edhe aty ka filluar të ketë ulje, ndërsa lista e atyre që do të fitojnë energji elektrike të subvencionuar do t’i dorëzohet Inspektoratit Shtetëror të Tregut dhe do të bëhen kontrolle përkatëse. Ju bëj thirrje konsumatorëve dhe qytetarëve, nëse përcaktojnë se nuk ka ulje të këtyre produkteve në pajtim me përqindjet, të bëjnë denoncim në Inspektoratin Shtetëror të Tregut”, tha Bekteshi.

Ai edhe njëherë përmendi se janë bërë të gjitha përgatitjet në pjesën e sigurimit të prodhimit të energjisë elektrike, veçanërisht në dimër dhe gjatë sezonit për ngrohje që zgjat deri në fund të marsit.

“Nuk presim kurrfarë problemesh në furnizimin e konsumatorëve me energji elektrike dhe ngrohje qendrore”, potencoi ministri.

adv

LSDM: Bllokada e 130 ligjeve nga Mickoski është në dëm të qytetarëve

0

Partia maqedonase në pushtet LSDM, në një kumtesë për media thotë se VMRO-DPMNE, në krye me Hristijan Mickoski, mbetet parti destruktive që e ndërlikon edhe më shumë situatën në një kohë të krizës globale ekonomike dhe energjetike.

Nga LSDM thonë se VMRO-DPMNE me urdhër të Mickoskit, po bllokojnë mbi 130 vendime ligjore në Kuvend, të cilat janë në interes të qytetarëve dhe shtetit.

“Prej javësh kanë zvarritur zgjidhjen ligjore, e cila në katër muajt e ardhshëm duhet t’u japë ndihmë financiare rreth 200 mijë qytetarëve të kategorive vulnerabël. Për shkak të bllokimit të vetëdijshëm dhe të qëllimshëm nga VMRO-DPMNE, BERZH ndaloi 100 milionë euro për të mbështetur SH.A. ESM, të destinuara për përballimin e krizës energjetike”.

adv

Në tre muajt e ardhshëm nuk ka terminë për mamografi në Shkup

0

Në të gjitha gjashtë institucionet shëndetësore në Shkup ku mund të bëhet mamografi nuk ka terminë në tre muajt e ardhshëm. Kjo informatë mund të kontrollohet edhe në pjesën për termine në ueb-faqen e “Termini im”. Të pyetur nga MIA përse nuk ka terminë dhe nëse po punohet në rregullimin e kësaj çështje të rëndësishme, Ministria e Shëndetësisë nuk dha përgjigje konkrete dhe fokusin e vendosi në Programin nacional të skriningut për zbulim të hershëm të kancerit të gjirit. Në mungesë të termineve, ndërkaq me qëllim të kontrolleve me kohë, gratë janë të detyruara zgjidhjen ta kërkojnë në klinikat private.

adv