21.8 C
Skopje
E diel, 31 Maj, 2026
Home Blog Page 30

Stabiliteti i arit, sot shitet për 127 euro për gram

0

Çmimi i arit sot është rreth 127 euro për gram ose ons (31.1 gramë) dhe po shitet për 3,980 euro, duke ruajtur stabilitet relativ në tregjet botërore, tregojnë të dhënat e fundit të bursës. Pavarësisht luhatjeve të vogla ditore, metali i çmuar vazhdon të konfirmojë rolin e tij si një strehë e sigurt në kushtet e pasigurisë ekonomike globale. Analistët thonë se lëvizjet e çmimeve aktualisht varen kryesisht nga forcimi i dollarit amerikan, si dhe nga pritjet që lidhen me normat e interesit.

adv

Trump ia zgjat afatin Iranit për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

0

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka përsëritur kërcënimin e tij për sulme në infrastrukturën iraniane nëse Teherani nuk e hap Ngushticën e Hormuzit.

Ai i ka bërë këto deklarata disa orë pasi forcat amerikane e kanë shpëtuar një anëtar të ekipit që është rrëzuar nga një aeroplan luftarak F-15.

“E marta e 7 prillit do të jetë Dita e Termocentralit dhe Dita e Urës, të gjitha në një, në Iran. Diçka e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë më parë! Hapeni atë ngushticë të mallkuar, ju bastardë të çmendur, ose do të jetoni në ferr, do ta shihni”, ka shkruar Trump në një postim në platformën e tij Truth Social.

Periudha e ultimatumeve të Trumpit ka ndryshuar disa herë në postimet e tij që i ka bërë së fundmi në rrjetet sociale, ose në intervistat e tij.

Në një intervistë më 5 prill për të përditshmen amerikane, Wall Street Journal, Trump ka thënë se Irani duhet ta hapë ngushticën brenda dy ditësh ose në të kundërtën “do të mbeten pa termocentralet dhe centralet tjera që i kanë në gjithë shtetin”. Fillimisht, Trump ka sinjalizuar se afati i fundit ishte 6 prilli.

Lufta e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj Iranit ka nisur më 28 shkurt. Irani është kundërpërgjigjur me sulme me raketa me dronë kundër Izraelit dhe shteteve të Gjirit Persik, dhe në disa raste i ka shënjestruar forcat dhe asetet amerikane./rel.

adv

SHBA-të, Irani dhe një grup ndërmjetësuesish rajonalë diskutojnë për një ar|mëpushim 45-ditor

0

Garda Revolucionare e Iranit ka raportuar vdekjen e shefit të inteligjencës në një sulm amerikano-izraelit. Majid Khademi, “kreu me ndikim dhe i arsimuar i inteligjencës për Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike”, u vra “në agim” në një sulm amerikano-izraelit, njoftoi Garda Revolucionare në Telegram. Ministri izraelit i Mbrojtjes Katz, njoftoi se ishte informuar nga Shefi i Shtabit se ushtria izraelite e kishte “eliminuar” Hademin. Ai deklaroi se Hademi ishte përgjegjëse drejtpërdrejt për sulmet vdekjeprurëse me raketa ndaj civilëve izraelitë.

“Regjimi në Iran vazhdon të lëshojë raketa dhe të vrasë e dëmtojë civilët izraelitë. Shefi i Shtabit më informoi se është vrarë Majid Khademi, kreu i organizatës së inteligjencës së Gardës Revolucionare, në Teheran, një nga ata që janë drejtpërdrejt përgjegjës për këto krime lufte dhe një nga tre figurat më të larta në organizatë”, deklaroi Israel Katz, Ministër i Mbrojtjes i Izraelit.

Ndërkohë presidenti amerikan Donald Trump e ka përsëritur kërcënimin e tij për sulme në infrastrukturën iraniane nëse Teherani nuk e hap Ngushticën e Hormuzit. Ai i ka bërë këto deklarata disa orë pasi forcat amerikane e kanë shpëtuar një anëtar të ekipit që është rrëzuar nga një aeroplan luftarak F-15. “E marta e 7 prillit do të jetë Dita e Termocentralit dhe Dita e Urës, të gjitha në një, në Iran. Diçka e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë më parë! Hapeni atë ngushticë të mallkuar, ju bastardë të çmendur, ose do të jetoni në ferr, do ta shihni”, ka shkruar Trump në një postim në platformën e tij Truth Social.

Ministria e Jashtme e Iranit njoftoi se kishte përgatitur përgjigjen e saj ndaj propozimeve të paraqitura nga ndërmjetësuesit për të provuar të ndërmjetësojnë një armëpushim në luftë me Izraelin dhe SHBA-në.

“Ne e kemi përgatitur përgjigjen tonë. Do të vendosim për kohën dhe mënyrën e shpalljes së saj kur të jetë e përshtatshme”, tha Esmail Baghaei, Zëdhënës i MPJ-së së Iranit.

Irani dhe Shtetet e Bashkuara kanë marrë një draft propozimi që bën thirrje për një armëpushim 45-ditor dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit si një mënyrë e mundshme për t’i dhënë fund luftës, thanë dy zyrtarë të Lindjes së Mesme për Associated Press.

Propozimi vjen nga ndërmjetësuesit egjiptianë, pakistanezë dhe turq që punojnë për të ndaluar luftimet, sipas zyrtarëve që folën në kushte anonimiteti.

Irani ka këmbëngulur se do të vazhdojë të luftojë derisa të marrë dëmshpërblime financiare dhe një premtim se nuk do të sulmohet përsëri. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar të bombardojë urat dhe termocentralet iraniane këtë javë.

Lufta e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj Iranit ka nisur më 28 shkurt. Irani është kundërpërgjigjur me sulme me raketa me dronë kundër Izraelit dhe shteteve të Gjirit Persik, dhe në disa raste i ka shënjestruar forcat dhe asetet amerikane./Alsat.

adv

A do të ketë konsensus? Kurti dhe Abdixhiku në negociata intensive

0

Po vazhdon takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhikut, i cili ka nisur në orën 11:00 dhe tashmë ka hyrë në orën e dytë.

Kjo është edhe përpjekja e tretë mes dy liderëve për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje.

Kryetari i LDK-së para fillimit të takimit është pyetur se a pret të arrihet ndonjë konsensus, por ka shtuar se vetëm pas takimit do të deklarohet.

“Të shohim tash, po shkojmë në takim. Pas takimit deklarohemi”, ka thënë shkurt Abdixhiku.

Ndërkohë, afati për zgjedhjen e presidentit është deri më 28 prill. Ky afat është përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa në rast se nuk arrihet marrëveshje brenda këtij afati, vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja brenda 45 ditëve.

adv

Unionet studentore bëjnë thirrje për mbështetje në protestë

0

Unionet e studentëve nga Universiteti i Tetovës, Universiteti “Nënë Tereza” dhe Universiteti i Evropës Juglindore u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve, institucioneve dhe akterëve shoqërorë që të mbështesin protestën paqësore të studentëve, e cila do të mbahet më 6 prill, ora 12:30 në Shkup, me nisje nga Ura e Gurit.

Përmes një komunikate publike, ata u janë drejtuar mediave, shoqërisë civile dhe aktivistëve, duke kërkuar përfshirje dhe mbështetje për kauzën e tyre.
Studentët theksojnë se po përballen me padrejtësi të vazhdueshme, pasi nuk u mundësohet dhënia e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, edhe pse kjo e drejtë është e garantuar me Kushtetutë dhe ligj. Ata bëjnë të ditur se protesta do të nisë me marsh nga Ura e Gurit në Shkup.

Kjo çështje ka tërhequr vëmendje të shtuar së fundmi, pasi 385 studentë shqiptarë nga tre universitetet përkatëse kanë firmosur një peticion, duke kërkuar që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe, në përputhje me të drejtat e tyre ligjore

adv

Studentët shqiptarë në protestë për gjuhën!

0

Studentët shqiptar të universiteteve në Maqedoninë e Veriut, sot duke filluar nga ora 12:30, do të protestojnë, ndërsa kërkojnë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe.

Studentët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive të qytetarëve, pasi siç thonë kjo nuk është vetëm ‘lufta’ e tyre, por është ‘luftë’ për mbrojtjen e gjuhës.

Për shkak të protestës, do të ketë kufizime në trafik. Studentët kanë thënë se se rruga e lëvizjes do të jetë nga përpara sheshit “Karposhovo Vostanie”, rrugës “11 Mars”, përmes Urës së Gurit, dhe do të vazhdojë përgjatë rrugës “Nikola Vapcarov” dhe do të përfundojë në rrugën “Dimitrije Çupovski” përpara Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa trafiku do të ridrejtohet në rrugët përreth.

“SPB Shkup – Njësia për Siguri në Trafikun Rrugor do të marrë masa për një regjim të veçantë trafiku. Ministria e Brendshme u bën thirrje të gjithë qytetarëve që marrin pjesë në trafik të respektojnë urdhrat e dhëna nga oficerët e uniformuar të policisë”, thonë nga MPB.

adv

Tregu valutor sot: Rritje apo rënie për euron dhe dollarin?

0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.5 lekë dhe do shitet me 83.5 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 95.4 lekë dhe do shitet me 96.2 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.1 lekë dhe do shitet me 104.1 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 109 lekë dhe do shitet me 110 lekë.

auto_640-0-screenshot-2026-04-05-084052-17753712581775372468.png

adv

Moti sot

0

Moti sot në vend do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi verior.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri 6, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 10 deri 18 gradë celsius.

Gjatë ditëve në vijim moti pritet të jetë i ndryshueshëm dhe me reshje shiu.

adv

Trim Ismaili: Drejtësi dhe meritokraci në sport – jo diskriminimit, zëri kundër padrejtësisë

0

Sot ndjej obligim moral me ngrit zërin për një padrejtësi të qartë dhe një formë diskriminimi që po ndodh në sportin tonë, konkretisht në listën e vaucherave për vitin 2024-2025.

Si sportist që kam punuar me përkushtim, sakrificë dhe disiplinë të vazhdueshme, është zhgënjyese të shoh që kriteret nuk po respektohen në mënyrë të drejtë dhe të barabartë për të gjithë. Rezultatet, mundi dhe arritjet nuk po vlerësohen siç duhet, ndërsa disa emra përfshihen pa transparencë të plotë.

Për të qenë i qartë: jam nënkampion ballkanik, medalist i bronztë në Ballkan, i renditur i 7-ti në Evropian, si dhe kampion i Maqedonisë në vazhdimësi në kategoritë U20, U23 dhe senior. Këto arritje janë rezultat i punës së palodhshme dhe përkushtimit maksimal, dhe meritojnë vlerësim të drejtë.

Fatkeqësisht, kjo situatë lë përshtypjen se federata e Maqedonisë po bën padrejtësi ndaj mundësve shqiptarë, duke mos i trajtuar në mënyrë të barabartë dhe duke mos i vlerësuar sipas meritës që u takon.

Kjo nuk është vetëm padrejtësi ndaj meje si Trim Ismaili, por ndaj çdo sportisti që jep maksimumin dhe pret që puna e tij të vlerësohet në mënyrë meritore. Sporti duhet të jetë shembull i drejtësisë, respektit dhe barazisë – jo i favorizimeve dhe përzgjedhjeve të paqarta.

Kërkoj publikisht më shumë transparencë, rishikim të vendimeve dhe respektim të meritokracisë. Vetëm në këtë mënyrë mund të ndërtojmë një sport të shëndoshë dhe të drejtë për të gjithë.

#DrejtësiNëSport #JoDiskriminimit #Meritokraci
— Trim Ismaili

adv

Marin Mema thirrje shtetit shqiptar: Reagoni për studentët në RMV

0

Gazetari Marin Mema ka reaguar publikisht lidhur me çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe nga studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, duke kërkuar që atyre t’u garantohet e drejta për të dhënë provimet në gjuhën amtare.

Përmes një reagimi, Mema thekson se kjo e drejtë nuk duhet të kufizohet vetëm në rastet aktuale që lidhen me jurisprudencën, por duhet të vlejë për çdo lëndë dhe çdo provim në institucionet e arsimit të lartë.

“Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut duhet të kenë të drejtë t’i japin provimet në gjuhën shqipe! Jo vetëm provimet në jurisprudencë, por çdo provim duhet të jetë në shqip”, shprehet ai.

Ai shton se çdo pengesë ndaj kësaj të drejte përbën cenim të të drejtave themelore të shqiptarëve në vend.

“Kush e pengon diçka të tillë, po pengon të drejtat e natyrshme të një populli në tokën e tij”, deklaron Mema.

Në të njëjtën kohë, ai i bën thirrje edhe shtetit shqiptar që të reagojë dhe të mbajë qëndrim zyrtar lidhur me këtë çështje, e cila ka ngjallur debat publik ditët e fundit.

adv