21.8 C
Skopje
E diel, 31 Maj, 2026
Home Blog Page 29

Sportisti Besir Alili: Po injorohet merita, kërkoj drejtësi dhe respekt

0

Sportisti i mundjes Besir Alili ka reaguar publikisht duke ngritur shqetësime për, siç e quan ai, një padrejtësi të qartë dhe të pajustifikueshme ndaj tij.

Alili thekson se që nga viti 2025 është i renditur i pesti në Evropë, duke përfaqësuar me krenari vendin dhe duke arritur rezultate të rëndësishme në arenën ndërkombëtare. Sipas tij, këto suksese janë arritur përmes punës së palodhur, sakrificës dhe madje edhe garimit në kushte të vështira fizike.

Megjithatë, pavarësisht këtyre arritjeve, ai shpreh zhgënjimin që nuk është përfshirë as në listën e të ftuarve për një event që synon të vlerësojë sportistët më të mirë.

“Kjo nuk është më çështje harrese – kjo është neglizhencë dhe mungesë respekti. Është një sinjal i qartë se kriteret nuk bazohen në meritë”, deklaron Alili.

Ai u bën thirrje institucioneve përkatëse që të japin shpjegime se si është e mundur që një sportist me rezultate të tilla të injorohet plotësisht, duke paralajmëruar se mosvlerësimi i meritës dëmton vetë sportin.

“Nuk kam nevojë për favore, por kërkoj minimumin: drejtësi dhe respekt për punën time. Rezultatet e mia flasin – pyetja është: a po doni t’i dëgjoni?”, përfundon reagimi i tij.

Rasti i ngritur nga Alili hap debat mbi transparencën dhe kriteret e përzgjedhjes në sport, duke lënë të hapura pikëpyetje për mënyrën se si vlerësohen arritjet konkrete të sportistëve.

adv

Shqipja nuk preket dhe nuk negociohet!

0

Shkruan: Mevlan Ademi

Kjo protestë nuk duhej të ndodhte kurrë.
Nuk duhej (as mendohej) që në vitin 2026
studentët të dilnin në rrugë për gjuhën e tyre.
Por ja ku jemi.
Por para se të jemi studentë, para se të jemi profesionistë,
ne jemi shqiptarë.
Dhe kur preket gjuha,
preket vetë themeli ynë.
Gjuha shqipe nuk është veç mënyra si flasim.
Është mënyra si ekzistojmë.
Është mënyra si kemi mbijetuar, si kemi qëndruar, si kemi ardhur deri këtu.
Siç thoshte Gjergj Fishta:
“Gjuha shqype, sa e mirë!
Sa e ambël, sa e dlirë!”
Kjo është gjuha jonë.
Ky është identiteti ynë.
Dhe Shqipja kurrsesi nuk negociohet.
Ne jemi studentë të drejtësisë.
Ne jemi ata që nesër do të mbrojmë ligjin.
Por sot jemi detyruar të dalim këtu për të kërkuar diçka që ligji tashmë e njeh.
Të drejtën për të përdorur gjuhën tonë.
A është kjo shumë?
A është kjo kërkesë e tepruar?
Ky është minimumi.
Kjo është baza.
Është dinjitet.
Sepse një shtet që nuk zbaton të drejtat që vetë i ka shkruar,
nuk është i fortë — është i brishtë.
Sot nuk kërkojmë privilegje.
Nuk kërkojmë favore.
Kërkojmë barazi.
Dhe le të jetë e qartë për të gjithë:
Ne nuk jemi këtu kundër askujt.
Ne jemi këtu për veten tonë.
Për gjuhën tonë.
Për të ardhmen tonë.
Nelson Mandela thoshte:
“Të flasësh me dikë në gjuhën e tij, do të thotë t’i flasësh në zemër.”
Sot ne kërkojmë që shteti të na flasë në zemër.
Në gjuhën tonë.
Në shqip.
Sepse gjuha:
Është histori.
Është gjak.
Është kujtesë.
Dhe një popull që detyrohet të kërkojë gjuhën e vet,
nuk ka problem gjuhe — ka problem drejtësie.
Sot jemi këtu të qetë.
Të vendosur.
Të bashkuar.
Por le të mos ngatërrohet qetësia jonë me dobësi.
Sepse kjo është një gjeneratë që nuk tërhiqet.
Ne nuk kemi ardhur për të bërë zhurmë.
Kemi ardhur për të bërë histori.

“Të flasësh një gjuhë do të thotë të marrësh mbi vete një botë.”
Dhe ne nuk do të lejojmë që bota jonë të zvogëlohet.
Nuk do të lejojmë që shqipja të trajtohet si opsion.
Sepse shqipja nuk është opsion.
Shqipja është identitet.
Sot, nga ky shesh, nga ky zë i përbashkët,
ne po themi një gjë shumë të thjeshtë:
Nuk ka shtet të së drejtës pa respekt për gjuhën.
Nuk ka barazi pa shqipen.
Nuk ka të ardhme pa dinjitet.
Dhe ne jemi këtu për këtë.
Jo për sot.
Por për nesër.
Për të gjithë ata që do të vijnë pas nesh.
Sepse ne jemi brezi që nuk hesht.
Ne jemi brezi që nuk dorëzohet.
Ne jemi brezi që e mbron shqipen — me zë, me mendje me dinjitet, me zemër e me gjithcka që sjell nevoja.
kjo nuk është vetëm beteja jonë.
Është amaneti i atyre para nesh,
dhe përgjegjësia ndaj atyre që vijnë pas nesh.
Le ta dëgjojnë të gjithë:
Ne nuk do të tërhiqemi.
Ne nuk do të lodhemi.
Ne nuk do të ndalemi.
Derisa e drejta të bëhet realitet.
Shqipja nuk negociohet!

*Autori është një nga drejtuesit e nismës dhe protestës për kërkesën për provimin e jurisprudencës në shqip

adv

DAP njofton ndërprerje të përkohshme të sistemit e-Tatime

0

Drejtoria e të Ardhurave Publike njofton tatimpaguesit dhe përdoruesit e sistemit e-Tatime se për shkak të një përmirësimi teknik të planifikuar të sistemeve të IT-së, të mërkurën, më 08.04.2026, duke filluar nga ora 14:00, do të ketë një ndërprerje të përkohshme në funksionimin e sistemit dhe shërbimeve elektronike.

Me qëllim që të sigurohet përmbushja e pandërprerë e detyrimeve tatimore, i nxisim të gjithë përdoruesit të përfundojnë aktivitetet e tyre para se të fillojë ndërprerja. Pas përfundimit të aktiviteteve teknike, sistemi do të jetë përsëri i disponueshëm për përdorim.

Nga DAP njëkohësisht falënderohen për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.

adv

Donald Trump: Një qytetërim i tërë mund të vdesë sonte!

0

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërcënuar sërish Iranin, duke thënë se “një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, nëse nuk arrihet marrëveshje dhe nëse Ngushtica e Hormuzit nuk rihapet brenda afatit që ai ka vendosur.

“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte, dhe nuk do të rikthehet më kurrë”, ka deklaruar Trump.

Trump ka thënë se kjo nuk është dëshira e tij, por megjithatë mund të ndodhë.

“Unë nuk dua që kjo të ndodhë, por ndoshta do të ndodhë. Megjithatë, tani që kemi Ndryshimin e Plotë dhe Total të Regjimit, ku mbizotërojnë mendje të ndryshme, më të zgjuara dhe më pak radikalizuara, ndoshta mund të ndodhë diçka revolucionare dhe e mrekullueshme, KUSH E DI?”, ka shkruar Trump.

Presidenti tha se bota do ta “mësojë sonte” në atë që e përshkroi si “një nga momentet më të rëndësishme në historinë e gjatë dhe komplekse të Botës.”

adv

Ansambli “Ibe Palikuqi” sjell traditën dhe emocionin në çdo festë familjare

0

Ansambli i valltarëve “Ibe Palikuqi” po vazhdon të dëshmojë se festa shqiptare nuk është vetëm muzikë dhe valle, por një përjetim i plotë emocionesh, tradite dhe kujtimesh të paharrueshme, informon POPULLI.mk

Me një përkushtim të veçantë ndaj çdo detaji, grupi sjell në skenë energji të jashtëzakonshme përmes performancave të tyre, duke i kthyer dasmat dhe kanagjegjet në momente unike për çdo familje. Sipas tyre, çdo hap dhe çdo ritëm është pjesë e një historie të bukur që ndërtohet bashkë me të pranishmit.

“Ibe Palikuqi” nuk e sheh veten vetëm si një ansambël performues, por si pjesë të pandashme të gëzimit familjar, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe autentike shqiptare.

Një ndër elementet më të veçanta të këtij ansambli është “show”-i me tupana, i cili arrin të ndezë atmosferën dhe ta ngrejë festën në një nivel tjetër, duke bërë që energjia të ndihet nga çdo i pranishëm.

Me valltarë të veshur me kostume tradicionale shqiptare dhe një pasion të madh për artin, “Ibe Palikuqi” synon që çdo mbrëmje të kthehet në një kujtim të paharrueshëm.

Të interesuarit mund të kontaktojnë në numrin: 071 421 142, për të nisur organizimin e një feste që do të mbetet gjatë në kujtesë.

© POPULLI.mk

adv

Kongresi i parë i VLEN-it si subjekt politik mbahet më 9 maj

0

Bilall Kasami nga VLEN bëri të ditur se kongresi i parë i VLEN si subjekt politik do të mbahet më 9 maj, përcjell TV21. Kasami tha se grupet e punës po koordinohen për përgatitje të kongresit.

adv

Washington / Pas 4 vitesh rifillon Dialogu Strategjik RMV-SHBA

0

Pas një ndërprerjeje katërvjeçare, sot në Uashington do të mbahet sesioni i dytë i Dialogut Strategjik midis Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara.

Delegacioni i nivelit të lartë qeveritar kryesohet nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Muçunski, ndërsa do të marrin pjesë edhe Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski, Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajlovski, Ministri i Transformimit Dixhital, Stefan Andonovski dhe Ministrja e Energjisë Sanja Bozhinovska.

“Dialogu Strategjik përfaqëson një platformë të rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe avancimin e partneritetit me Shtetet e Bashkuara, me fokus në fushat kryesore me interes të ndërsjellë, duke përfshirë mbrojtjen dhe sigurinë, sigurinë kibernetike dhe bashkëpunimin teknologjik, ekonominë, tregtinë dhe energjinë, si dhe luftën e përbashkët kundër kërcënimeve transnacionale dhe forcimin e sigurisë kufitare”, thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë në një deklaratë.

Nga atje shtojnë se mbajtja e sesionit të dytë të Dialogut Strategjik konfirmon vazhdimësinë e aleancës midis dy vendeve dhe angazhimin e përbashkët për të promovuar stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin në rajon dhe më gjerë.

adv

Moti sot

0

Me diell dhe ngrohtë me vranësira lokale të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga perëndimi dhe veriperëndimi. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 1 deri në 8 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 20 deri në 26 gradë.

Në Shkup, me diell dhe ngrohtë me vranësira të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të bjerë në 5, ndërsa maksimale do të arrijë 25 gradë.

Moti në ditët në vijim

Nga e mërkura deri në fund të javës do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe shira të rastit lokal. Të shtunën priten reshje më të dendura. Për shkak të depërtimit të ajrit më të ftohtë nga veriu, reshjet do të jenë të dëborës në male dhe në disa nga vendet më të larta. Nga e enjtja, temperaturat do të bien ndjeshëm.

adv

Ibrahimi: Gjuha shqipe nuk është zyrtare, në krah të Filkovit

0
Me kompetencë shkencore dhe juridike pohoj se, për fat të keq, gjuha shqipe në RMV nuk është ZYRTARE, kështu konstaton prerazi ish kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, në postimin e tij tël fundit në facebook.
Lidhur me këtë ,sipas Ibrahimit, fajtorët nuk janë anonim por që siç shkruan ai sot u panë në protestën e studentëve.
”Dhe, fajtorët për këtë nuk janë anonimë – disa nga ata sot kishin dalë të abuzojnë edhe me protestën e studentëve.
Sidoqoftë, e sfidoj këtë opozitë të mërzitur për pushtet që të dalim në debat ku të duan e me kë të duan që t’i ballafaqojmë argumentet”, thekson Ibrahimi.
Ai premton se  ”Gjuha e provimit të jurisprudencës së shpejti do të zgjidhet në favor të kërkesës së studentëve shqiptarë, por shton ai, kjo nuk do ta ndryshojë faktin se gjuhën shqipe e kanë lënë në këtë gjendje ata që pushtetin e kishin futboll në qeveri, biznes në llotari dhe sefa në Soravi.
adv

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski kërkon hetim nga prokuroia për prejardhjen e parave të Sasho Mijalkovit për hotelin në Ohër

0

Ndërkohë që hoteli i ish‑kryeshefit të DSK‑së, Sasho Mijallkov, i cili po ndërtohet në lokacionin më atraktiv në Ohër, në lagjen Gorica, po përgatitet t’i hapë dyert për mysafirët e parë, ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, i bëri thirrje Prokurorisë që të hetojë prejardhjen e parave me të cilat ndërtohet objekti. Nikollovski thotë se objekti që po ndërtohet atje është me përmasa më të vogla se sa lejonte dokumenti i ndërtimit dhe se ka ekzistuar plan urbanistik i vlefshëm, shpenzimet komunale janë paguar, toka ishte shitur në ankand para 15 vitesh dhe se tre kryetarë komune më parë kanë nënshkruar leje ndërtimi.

“Supozoj se askush nuk pret që një investitor me atë profil të jetë aq naiv sa të ndërtojë pa leje. Mendoj se pyetja kyçe atje është cila është prejardhja e parave dhe nga vijnë paratë për ta ndërtuar atë objekt. Nëse shkojmë sipas logjikës së “Ohër SOS”, me sa di unë nuk ka asnjë anëtar nga Ohri, atëherë nëse hartohet studim i tillë, kjo do të thotë se është në rregull që një person me atë profil, për të cilin të gjithë kemi dëgjuar se sa para ka keqpërdorur dhe të cilin partia jonë politike e përjashtoi nga anëtarësia, të ndërtojë atje. Dhe nëse nesër bëhet një tjetër studim ekologjik për ndonjë lokacion tjetër, atëherë edhe atje të ndërtohet. Pres që prokuroria të veprojë në këtë rast”, deklaroi Aleksandar Nikolloski – ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Nga Prokuroria Publike thonë se veprojnë në pajtim me kompetencat e tyre ligjore dhe në bazë të provave të mundshme të dorëzuara për vepër penale ose sipas informacioneve të marra, por jo në bazë të thirrjeve publike.

“Nëse sigurohen prova që tregojnë bazë për vepër penale në këtë rast, Prokuroria publike sigurisht do të veprojë në përputhje me kompetencat e saj”, thanë nga PTHP.

  • Nëse sigurohen prova për vepër penale, Prokuroria do të veprojë

Nga partia “E Majta” thonë se objekti po ndërtohet në kundërshtim me rregulloret urbanistike dhe ekologjike. Pyesin pse VMRO‑DPMNE për dy vite të plota nuk ka paraqitur kallëzim për të hetuar prejardhjen e pasurisë së Mijallkovit, ndërsa, siç thonë ata, me mosveprimin e kryetarit të tyre të komunës, Mijallkovi ka legalizuar paratë kriminale përmes një hoteli të ndërtuar pa leje.  Ata kërkojnë që menjëherë të paraqitet kallëzim në Drejtorinë për Zbulim Financiare./Alsat.mk.

adv