24.8 C
Skopje
E diel, 31 Maj, 2026
Home Blog Page 33

Gashi: VLEN-i ka sjellë stabilitet në përfaqësimin shqiptar

0

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, gjatë emisionit “Këndi i Debatit” në “Tëvë1”, ka folur për koalicionin shqiptar VLEN-i, duke e cilësuar si një përfaqësues të denjë të shqiptarëve.

Gashi theksoi rëndësinë e institucionit dhe rolin e koalicionit në përfaqësimin politik të komunitetit shqiptar në vend.

“Unë këtë e kuptoj në aspektin opozitar, dhe deri diku ka një kuptim, sepse VLEN-i është përfaqësuesi i denjë i shqiptarëve, dhe i mbetet qytetarëve ta vlerësojnë. Por mund ta them se që nga vitet 90-ta kemi qenë të përfaqësuar nga subjekte të ndryshme, kemi përjetuar poshtërime, procese të montuara, burgosje, vrasje dhe incidente të tjera të dhimbshme. Sot, dy vitet e fundit nuk ka pasur raste të tilla të rëndësishme dhe beteja është institucionale. Ne bëjmë maksimumin dhe jemi të zgjedhur nga qytetarët, duke fituar edhe zgjedhjet lokale para katër muajsh dhe duke ulur këto narrativa negative”, tha Gashi.

Ai nënvizoi se VLEN-i ka treguar stabilitet dhe përfaqësim serioz për shqiptarët, duke ofruar një alternativë të besueshme në skenën politike.

“VLEN-i është koalicioni shqiptar që nuk ka synime të paqarta dhe është një pikë referimi e rëndësishme për komunitetin tonë”, shtoi Gashi.

adv

Ademi: Humbja dhemb, por Kosova do rikthehet më e fortë

0

Kryetari i Federatës së Futbollit, Agim Ademi, ka reaguar pas humbjes së Kosovës ndaj Turqisë 1:0 në finale të plejofit kualifikues për Kupën e Botës 2026.

Ai ka thënë se është “gjithmonë krenar me gladiatorët dardanë”.

“Jo çdo mbrëmje sjell rezultatin që e dëshirojmë, por çdo sfidë na bën më të fortë. Sonte, djemtë tanë dhanë maksimumin në fushë, me krenari dhe përkushtim për fanellën që përfaqëson një popull të tërë. Fati nuk ishte në anën tonë dhe, ndonëse nuk e merituam një rezultat të tillë, duhet të pranojmë se edhe humbjet janë pjesë e këtij rrugëtimi. Megjithatë, ato nuk e zbehin as punën dhe as besimin tonë në këtë ekip. Jam i bindur se Gladiatorët dardanë do të rikthehen më të fortë, me më shumë vendosmëri dhe me të njëjtin shpirt luftarak që na ka sjellë deri këtu. Faleminderit tifozëve “Dardanët”, të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, si dhe vëllezërve tanë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi e Lugina e Preshevës, por edhe bashkëatdhetarëve tanë kudo që jetojnë e veprojnë, për mbështetjen e pandalur. Kjo humbje dhemb, por qëndrojmë me kokën lart për gjithçka që kemi arritur. E ardhmja do të na sjellë shumë gëzime të tjera. Bashkë vazhdojmë përpara!”, shkruan Ademi në rrjetet sociale.

adv

Tërhiqet ligji për lojërat e fatit, kazinotë pranë shkollave mbeten pa kufizim

0

Pavarësisht se qeveritarët e promovuan dhe e premtuan me shumë bujë si një hap të madh për mbrojtjen e të rinjve, Portalb.mk mëson se propozim-ligji për lojërat e fatit me të cilin parashihet kazinot të mos lejohen pranë shkollave është tërhequr nga procedua parlamentare.

Këtë për Portalbin e kanë konfirmuar nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, nga ku nuk dhanë detaje se pse dhe cili do jetë fati i mëtejmë i këtij ligji.

“Lidhur me Propozim-ligjin për lojërat e fatit, ju informojmë se i njëjti është tërhequr nga procedura parlamentare”, thanë nga Kuvendi.

Ndonëse eksponentët e qeverisë, kryesisht përfaqësuesit e VLEN-it disa herë e kanë promovuar këtë ligj, i njëjti nuk arriti të sheh dritë dhe të miratohet, vazhdimisht kishte arsyetime dhe afatet u shtynë disa herë për vendosjen e tij në rend dite në seancë plenare.

Kujtojmë se Qeveria e Maqedonisë së Veriut (VMRO-VLEN-ZNAM) më 16 korrik 2025 e miratoi këtë propozim-ligj, ndërsa më 7 gusht 2025 e dorëzuan në Parlament.

Për këtë ligj, opozita vazhdimisht ka akuzuar se qeveria i mashtron qytetarët dhe se në praktikë kjo nuk do të zbatohet ashtu siç ata e promovojnë dhe se gënjejnë popullin.

Thelbi i ndryshimeve definohet në nenin 24, me të, kazinotë dhe klubet e lojërave të fatit që kanë makina video llotarie është paraparë të vendosen të paktën 500 metra larg shkollave fillore dhe të mesme.

Dispozitat ligjore ishin të planifikuara të hyjnë në fuqi më 1 korrik 2027.

Duke pasur parasysh se nuk i rendit ato si përjashtim, dispozita do të zbatohet edhe për kazinotë e vendosura brenda hoteleve, të cilat ndodhen gjysmë kilometri larg institucioneve arsimore.

Për dallim nga kazinotë dhe klubet me aparate, ndryshimet i përjashtojnë pikat e basteve, të cilat nuk do të duhet të zhvendosen dhe do të mbeten në vendet e tyre ekzistuese.

Ndaj ndryshimeve në industri pati reaguar Shoqata e Organizatorëve të Basteve Sportive të Maqedonisë, duke kërkuar që Qeveria të tërhiqet nga zgjidhja ligjore.

Përpjekje për të rregulluar industrinë e lojërave të fatit ka pasur disa herë në të kaluarën, përfshirë edhe gjatë qeverisjes së mëparshme LSDM–BDI.

Në mars të vitit 2024, Parlamenti nuk arriti të miratojë Ligjin për Lojërat e Fatit dhe Lojërat Argëtuese, i cili do të parashihte që objektet e lojërave të fatit të zhvendoseshin më shumë se 500 metra nga shkollat fillore dhe të mesme.

Kjo ishte përpjekja e dytë për të miratuar një zgjidhje ligjore pasi ligji u miratua nga deputetët më 7 shkurt, por Presidenti i atëhershëm i vendit, Stevo Pendarovski, nuk e nënshkroi Dekretin.

adv

Moti sot në RMV

0

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me shi, dhe në disa vende reshjet do të jenë më të bollshme (mbi 20 l/m²). Nga DPHM njoftojnë se për shkak të zbritjes së një mase të ftohtë ajrore, në male dhe në disa vende më të larta reshjet do të shndërrohen në borë.

Do të ketë erëra të forta, të cilat herë pas here do të arrijnë mbi 70 km/orë.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin 1 deri në 6, ndërsa ato maksimale do të arrijë 7 deri në 12 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira me shi.
Temperatura minimale do të bjerë në 4, dhe maksimale do të arrijë 10 gradë.

adv

Lot dhe krenari në “Fadil Vokrri”, Kosova eliminohet nga Turqia

0

Ëndrra shqiptare për në Botëror është shuar në Prishtinë, me Kosovën që është mposhtur 0-1 nga Turqia në finalen e play off-it të Botërorit.

Sfida e luajtur në “Fadil Vokrri” dhe e transmetuar drejtpërsëdrejti në Top Channel dhe DigitAlb dhuroi emocione, spektakël, por në fund, nuk ishin shqiptarët ata që gëzuan.

Turqit ishin ata që u shfaqën më kërkues, por pas 20 minutash, “dardanët” u zgjuan.

Në minutën e 29’ Asllani provoi me një predhë nga distanca, me topin që u devijua nga portieri Çakir.

Goli i vetëm i takimit erdhi në minutën e 53’, kur Akturkoglu ishte në kohën dhe vendin e duhur për ta shtyrë topin drejt rrjetës.

“Dardanët” provuan sërish të gjenin golin e barazimit, por pa arritur të depërtonin mbrojtjen turke.

Kështu Kosova largohet me kokën lart nga këto play off-e, me pengun e një Botërori që ishte më afër se kurrë.

Rezultati:

Kosovë 0-1 Turqi

Akturkoglu 53′

adv

BDI akuzon: “Po zhbëhet Korridori 8”, Qeveria flet për riprojektim strategjik

0

Autostrada Trebenishtë-Qafë Thanë nuk do të anulohet, por do të bëhet projekt i ri për atë segment, thonë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Zëvendësministrja Kaltrina Zekolli tha për TV21 se me të marrë vendimin në letër nga UNESCO do të angazhojnë procedurat e riprojektimit për të evituar zonat arkeologjike të trashëgimisë kulturore, por pa e cenuar as edhe mjedisin jetësor sipas vërejtjeve të tyre. Zekolli i hedhë poshtë zërat që ky segment do të përfundoj në Ohër, duke theksuar se në ri projektim lidhjet do të bëhen edhe për qytetin e Strugës dhe të Aeroportit të Ohrit në segmentin e Korridorit 8.

“Neve kemi ngatërresa në kuptimin të asaj sepse kur është bërë projektimi nga qeveria e kaluar nuk është marr mendim nga UNESCO përskaj ndjeshmërisë që ka kjo zonë, e cila është e pasur me relikte arkeologjike… Megjithatë nuk kemi një vendim konkret, presim vendimin e UNESCO, por ajo që është me rëndësi të theksohet se lidhshmëria me fqinjin tonë shqiptar do të realizohet. Po shohim opsione të tjera ndërkohë për riprojektim, modalitete të ndryshme për ta bërë këtë lidhje. Por, megjithatë ka ekspertë e kësaj fushe, të cilët po shohin mundësi se si kjo lidhje të bëhet por një gjë është e sigurt që lidhja e Strugës me Shqipërinë përmes Qafë Thanës do të realizohet pa dyshim”, tha Kaltrina Zekolli, zëvendësministre e Transportit.

Por, nga opozitarja e BDI-së sërish reagojnë se arsyetimi i UNESCO-s është “perde syve” për opinionin.

Faton Pollozhani tha se me VLEN-in në pushtet, jo vetëm që nuk ka zhvillim, por po zhbëhen edhe projektet dhe arritjet që janë ndërtuar me vite. Sipas tij, anulimi i segmentit Trebenishtë – Qafë Thanë nga Korridori 8 është dëshmi e qartë.

“Kjo nuk është vetëm anulim i një rruge. Kjo është anulim i një perspektive zhvillimi, i një korridori strategjik dhe i një interesi të madh shtetëror. Arsyetimi se kjo po bëhet për shkak të UNESCO-s është një justifikim i dobët për ata që duan të gjejnë arsye për të mos bërë punë. Kur ka vullnet politik, gjenden zgjidhje. Kur nuk ka vullnet, gjenden arsyetime. Problemi nuk është teknik. Problemi është politik dhe i qëllimshëm. Dhe për këtë përgjegjësia bie drejtpërdrejt mbi VLEN-in. VLEN është pjesë e qeverisë. VLEN mban përgjegjësi. Por për projekte që lidhen drejtpërdrejt me Shqipërinë dhe Kosovën, nuk kemi parë asnjë reagim, asnjë kundërshtim, asnjë qëndrim”, pohoi Faton Pollozhani, BDI.

Ndryshe, një muaj më parë përfaqësues të Komitetit të trashëgimisë botërore të UNESCO-s në Paris gjatë takimit me 4 ministrat tanë dhe dy kryetarë komunash iu dhanë 8 vërejtje për zonat e mbrojtura të Liqenit të Ohrit, prej të cilave vetëm njëra ishte për autostradën e Korridorit 8 dhe të tjerat për ndërtime pa leje të objekteve buzë liqenit. Ndërkohë, nga pjesa e Shqipërisë punimet po vazhdojnë për lidhjen e Korridorit 8 me autostradë drejtë vendkalimit kufitar Qafë Thanë, megjithëse fqinjit tonë UNESCO i ka bërë njësoj rekomandime për punimet në zonën e mbrojtur të Liqenit Ohrit. Pritet që edhe godinat e kufirit të Qafë Thanës të zgjerohen nga të dyja anët.

adv

Zekolli: Nuk ndalet projekti, do shmangen zonat arkeologjike pa cenuar mjedisin

25 mijë nxënës pritet të regjistrohen në arsimin e mesëm këtë vit

0

Sot është hapur konkursi për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme, përcjell TV21. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska tha se edhe këtë vit, stimulojnë shkollimin profesional, me qëllim që të mbushen zbrazëtirat në tregun e punës.

“Këtë vit kemi rreth 25,000 nxënës, që duhet të hyjnë në shkollimin e mesëm. Nga këto, është paraparë që rreth 17,000 të jenë në shkollat e mesme profesionale, shkollimi dual gjithashtu do të jetë në fokus. Deri tani kemi nënshkruar marrëveshje me mbi 800 kompani dhe vazhdojmë ta stimulojmë shkollimin e mesëm profesional, që t’i mbushim zbrazëtirat e tregut të punës, ose atë për të cilën kanë nevojë kompanitë që të përmirësohet prodhimi”, tha Janevska.

adv

BDI dhe LSDM përgatitën planin për rikthimin e Gruevskit, përmendet Grubi dhe emra tjerë!

0

Ish zëvendës kryeministri i parë, Artan Grubi, vazhdon të intrigojë skenën politike në Maqedoni, sado që për shkak se gjendet në arrest shtëpiak, nuk mund të ketë paraqitje të drejtpërdrejta në opinion. Pas arrestimit në vendkalimin kufitar Bllacë, gjatë marrjes në pyetje në Prokurori, Grubi mes tjerash ka folur edhe për planin e qeverisë së kaluar për kthim në Maqedoni të ish kryeministrit, Nikolla Gruevski.

Nga burime të sigurta, Agjencia e Lajmeve Zhurnal mëson se Grubi ka përmendur edhe emrat e atyre që e kanë përgatitur planin mjaft kontravers, e që ishte shumë aktual para zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në vtin 2024. Në këtë drejtim, ai ka përmendur emrin e ish presidentit të vendit Stevo Pendarovski, por ka pranuar se në plan kanë qenë të kyçur edhe bashkëpartiakë të Grubit nga radhët e BDI-së.

Në fakt, siç marim vesh, Grubi faktikisht ka konfirmuar pjesën më të madhe të asaj që është shkruar më herët më media se operacioni për kthimin e Nikolla Gruevskit në Maqedoni, duhej të realizohet në atë mënyrë që Gjykata Supreme të legjitimon dhe konfirmon abolimin e ish-presidentit Gjorge Ivanov. Megjithatë ish zv/kryeministri i parë ka shtuar disa detaje, të cilat mund të krijojnë bazë solide për hapjen e një rasti gjyqësor, pasi dyshohet se i tërë ‘operacioni për kthimin e Gruevskit’ ka pasur edhe prapavijë korruptive, e madje janë premtuar miliona për finalizimin e tij, mëson Zhurnal.

Sipas shkrimeve të mediave, operacioni udhëhiqej nga kryesia e BDI-së, por në koordinim me liderët e LSDM-së,informacione që mund të shkaktojnë probleme shtesë për partitë opozitare. Qëllimi final ka qenë që gjoja Gruevski, pas kthimit në vend, menjëherë të formojë një fraksion politik në VMRO-DPMNE.

Këtyre planeve atë kohë iu kundërshtua Gjykata Supreme, e veçanërisht kryetarja e saj, Besa Ademi. Ademi ishte ankuar te disa ambasadorë të vendeve perëndimore për presione politike. rastësisht ose jo, në të njëjtën kohë ish ambasadorja amerikane Angela Ageler pat vizituar Gjykatën Supreme dhe ka dhënë mbështetje për gjyqtarët e Gjykatës Supreme që të gjykojnë lirshëm, sipas Kushtetutës dhe ligjeve.

Burimi/Zhurnal.mk

adv

BPMV: Interesat e kredive mbeten në 4.73% në shkurt

0

Në shkurt të këtij viti, norma mesatare e interesit për totalin e kredive ishte 4.73 për qind, duke mbetur në nivelin e muajit të kaluar, ndërsa në bazë vjetore u ul me 0.45 pikë përqindjeje (pp). Norma mesatare e interesit për totalin e depozitave shënoi një rënie mujore prej 0.01 pp, dhe në bazë vjetore është e pandryshuar në 2.19 për qind, informoi Banka Popullore.

“Norma mesatare e interesit për kreditë e miratuara rishtazi në shkurt shënoi një rritje mujore dhe vjetore prej 0.22 pikë përqindjeje dhe 0.06 pikë përqindjeje, përkatësisht, dhe arriti në 4.69 përqind. Norma mesatare e interesit për depozitat e pranuara rishtazi shënoi një rritje mujore prej 0.08 pikë përqindjeje, ndërsa mbeti e pandryshuar në bazë vjetore dhe arriti në 2.41 përqind”, njoftoi BNBRSM.

Në shkurt, theksoi Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut në një deklaratë, norma mesatare e interesit për kreditë totale për sektorin e korporatave mbeti në të njëjtin nivel prej 4.35 përqind si në muajin paraprak. Krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar, kjo normë interesi është më e ulët me 0.47 pikë përqindjeje.

Norma e interesit për kreditë e miratuara rishtazi për sektorin e korporatave, në shkurt, shënoi një rritje mujore prej 0.35 pikë përqindjeje dhe arriti në 4.62 përqind. Ndryshimi është rezultat i normave më të larta të interesit për kreditë në denarë pa klauzolë valutore dhe për normat e interesit për kreditë në valutë të huaj (me 0.42 pikë përqindjeje dhe 0.15 pikë përqindjeje, përkatësisht), në kushte të një rënieje të normave të interesit për kreditë në denarë me klauzolë valutore (me 0.22 pikë përqindjeje). Rritja vjetore e normës së interesit për kreditë e miratuara rishtazi për sektorin e korporatave arriti në 0.17 pikë përqindjeje, specifikon BBRSM.
Në shkurt, shtuan ata, norma mesatare e interesit për depozitat totale të sektorit të korporatave u rrit me 0.02 pikë përqindjeje në bazë mujore dhe arriti në 2.73 përqind.

“Rritja rrjedh nga rritja e normave të interesit për depozitat në valutë të huaj dhe normave të interesit për depozitat në denarë pa klauzolë valutore (me 0.05 pikë përqindjeje dhe 0.01 pikë përqindjeje, përkatësisht), ndërsa normat e interesit për depozitat në denarë me klauzolë valutore nuk ndryshuan. Në bazë vjetore, kjo normë interesi u rrit me 0.02 pikë përqindjeje”, tha Banka Popullore.

Norma e interesit për depozitat e pranuara rishtazi të sektorit të korporatave, siç thonë ata, në shkurt shënoi një rritje mujore prej 0.45 pikë përqindjeje dhe arriti në 2.49 përqind.

Në shkurt, theksojnë ata, norma e interesit për kreditë totale të familjeve arriti në 5.1 përqind dhe shënoi një rënie prej 0.01 pikë përqindjeje në bazë mujore. Ndryshimi është rezultat i normave të ulëta të interesit për kreditë në denarë pa dhe me klauzolë valutore (me 0.03 pikë përqindjeje dhe 0.02 pikë përqindjeje, përkatësisht), ndërsa normat e interesit për kreditë në valutë të huaj janë të pandryshuara. Kjo normë interesi shënon një rënie vjetore prej 0.43 pikë përqindjeje.

Norma mesatare e interesit për kreditë e miratuara rishtazi për familjet në shkurt ishte 4.76 përqind, që përfaqëson një rritje mujore prej 0.09 pikë përqindjeje. Rritja rrjedh nga normat më të larta të interesit për kreditë në valutë të huaj (me 0.01 pikë përqindjeje), ndërsa normat e interesit për kreditë në denarë pa dhe me klauzolë valutore u ulën (me 0.06 pikë përqindjeje dhe 0.02 pikë përqindjeje, përkatësisht). Në bazë vjetore, norma e interesit për kreditë e miratuara rishtazi për familjet është më e ulët me 0.05 pikë përqindjeje, sipas BPRSM-së.

adv