29.8 C
Skopje
E diel, 31 Maj, 2026
Home Blog Page 39

Përfundon ëndrra për Shqipërinë, nuk ka botëror!

0

Përfundon sot ëndrra kuqezi. Shqipëria është mposhtur 2-1 përballë Polonisë në gjysmëfinalet e fazës “play-off” në Varshavë.

Edhe pse kaluan të parët në avantazh me anë të Arbër Hoxhës në pjesën e parë të lojës, kuqezinjtë nuk mundën të ruanin rezultatin, pasi polakët do të përmbysnin gjithçka në pjesën e dytë.

adv

(EMRAT) Ky është formacioni i Shqipërisë për sonte

0

Shqipëria luan “finalen” e parë për t’u kualifikuar për në Botëror, me kuqezinjtë që do të masin forcat e tyre në Varshavë kundër Polonisë.

Gazetari i Top Channel, Endi Tufa, ka mësuar rreshtimin e Kombëtares, me Sylvinhon që i ka besuar ekipit që provoi një ditë më parë në stërvitje.

Porta do të mbrohet nga Strakosha, ndërsa në mbrojtje do të jetë Hysaj, Gjimshiti, Ajeti dhe Mitaj. Mesfusha do të përbëhet nga Asllani dhe Shehu, ndërsa Laçi do të luajë më i avancuar. Krahët do të mbulohen nga Uzuni dhe Hoxha, ndërsa në majën e sulmit do të luajë Bajrami.

adv

Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës me 11 lekë për litër

0

Bordi i Transparencës në Shqipëri ka vendosur të enjten çmim tavan për derivate.

Çmimi i naftës është ulur për 11 lekë për litër (11 centë).

Në mbledhjen e të enjtes të Bordit është vendosur që çmimi i naftës për litër në shitje me pakicë të mos jetë mbi 203 lekë litri (2.12 euro) e i benzinës jo më tepër se 175 lekë për litër (1.83 euro).
Vendimi hyri në fuqi prej orës 18:30 dhe duhet të zbatohet nga të gjitha bizneset e tregtimit të hidrokarbureve, deri në mbledhjen e radhës të Bordit të Transparencës, transmeton “Top Channel”.

Prej disa ditësh, në të gjitha pikat me pakicë të karburanteve, në Tiranë dhe qytetet e tjera, nafta tregtohej me 214 lekë për litër (2.23 euro), ndërsa pati edhe raste kur u shit me 217 lekë/litri (2.26 euro)

Çmimi i derivateve u rrit si pasojë e luftës në Lindjen e Mesme, që solli mbylljen e ngushticës së Hormuzit nga iranianët, duke shkaktuar krizë në tregjet globale.

Lufta e SHBA-Izraelit me Iranin solli rritjen e çmimit të naftës së papërpunuar, e njohur si Brent, duke ndikuar në mbarë botën, përfshirë vendin tonë.

adv

Mickoski: Po mësoj shqipen, nuk më pengon përdorimi i saj në Kuvend

0

Gjatë seancës për pyetje deputetësh në Kuvend, kryeministri Hristijan Mickoski duke iu përgjigjur disa nga pyetjeve të parashtruara nga deputeti Skender Rexhepi, tha se po përpiqet ta mësojë dhe studiojë gjuhën shqipe, përcjell TV21. Duke kritikuar tonin e lartë të deputetit Rexhepi, Mickoski tha se nuk i pengon gjuha shqipe.

“Nuk më pengon mua, nuk e di pse keni nevojë të bërtisni, e kundërta, absolutisht nuk më pengon. Lirisht përdoreni gjuhën shqipe, e kështu me radhë…madje mundohem ta mësoj dhe studioj. Dhe përpiqem që për disa vite nga tani të mund edhe unë të mos i përdor kufjet dhe kur të flisni në gjuhën shqipe kështu me fyt, kur mendoni se dikush do të frikësohet nga kjo, do të mund ta kuptoj atë që e thoni sepse mendoj që përkthimi nuk është adekuat, në atë që e thoni ju, pak kam njohuri në disa prej fjalive. Unë nuk turpërohem, sa më shumë gjuhë di, aq më i pasur jam”, tha Mickoski.

adv

Enis Bardhi: E kemi analizuar mirë kundërshtarin

0

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll është gati për një nga sfidat më të mëdha në historinë e saj të fundit.

Në konferencën zyrtare për shtyp para ndeshjes së balotazhit me Danimarkën, kapiteni Enis Bardhi dërgoi një mesazh se janë të gatshëm të shfrytëzojnë pikat e tyre të forta në këtë duel vendimtar.

Bardhi, i cili do ta udhëheqë Maqedoninë në mungesë të disa emrave kyç, theksoi se atmosfera në ekipin kombëtar është në nivelin më të lartë dhe se lojtarët e rinj tashmë janë integruar plotësisht në sistem.

“E kemi analizuar mirë kundërshtarin dhe kemi përgatitur çdo detaj. E dimë kundër kujt luajmë dhe çfarë na pret, por edhe ne kemi armët tona. Nga ndeshjet e mëparshme kemi nxjerrë mësime të rëndësishme dhe ato na kanë ndihmuar të përmirësohemi si ekip. Lojtarët e rinj janë përshtatur shumë mirë dhe atmosfera është e shkëlqyer – funksionojmë si një. Në ndeshje të tilla motivimi nuk mungon kurrë. Nënvlerësimi vetëm na motivon edhe më shumë. Mbështetjen e tifozëve e ndiejmë gjithmonë dhe do të japim maksimumin për t’i bërë krenarë në fushë”, deklaroi kapiteni  Enis Brdhi

Mediat daneze tashmë kanë filluar t’ia atribuojnë plotësisht rolin e favoritit përfaqësueses së tyre, por pikërisht kjo është një motivim shtesë për kapitenin dhe bashkëlojtarët e tij.

Maqedonia hyn në këtë përballje me motiv të qartë, ndërsa Bardhi pritet të jetë një nga figurat kyçe që do të kontrollojë ritmin e lojës kundër danezëve agresivë.

Ndeshja zhvillohet sonte ne fillim ora 20:45.

 

 

 

Burimi / Shaban Sinani – TV Koha

adv

“S’kemi nevojë për ju”, Trump i dërgon mesazh të fortë NATO-s

0

Presidenti i SHBA-së ka ndarë rregullisht mendimet dhe synimet e tij lidhur me luftën në Iran.

Këtë herë, Donald Trump përsëriti kritikat ndaj aleatëve perëndimorë, duke thënë se vendet e NATO-s nuk kanë bërë “absolutisht asnjë gjë” për të mbështetur përpjekjet e SHBA-së ndaj Iranit.

Lideri amerikan duket se i dha një paralajmërim NATO-s, duke theksuar se SHBA-ja nuk ka nevojë për asgjë nga aleanca, përveç që ata të “mos e harrojnë këtë”.

“Vendet e NATO-s nuk kanë bërë absolutisht asnjë gjë për të ndihmuar këtë komb të çmendur, tani ushtarakisht i shkatërruar, të Iranit. SHBA nuk ka nevojë për asgjë nga NATO, por ‘mos e harroni’ këtë moment shumë të rëndësishëm!”, tha ai.

Më parë, Trump ka qenë shumë kritik ndaj aleatëve të tij në Evropë për mosdhënien e mbështetjes më të fortë ndaj luftës së tij.

Edhe pse pretendon se nuk ka nevojë për ndihmën e tyre, presidenti amerikan i ka kritikuar disa herë për faktin se nuk kanë bërë asgjë për të ndihmuar në luftën që kanë nisur Uashingtoni dhe Izraeli.

Ndryshe, Trump edhe ditë më parë ka kritikuar vendet e NATO-s se nuk e ndihmojnë Amerikën në luftën në Lindjen e Mesme.

adv

Mbi gjysma e vauçerëve për inverterë tashmë tërhequr nga qytetarët

0

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale informon se procesi i mbledhjes së vauçerëve për blerjen dhe instalimin e kondicionerëve inverter po ecën pa probleme dhe me dinamikë të shtuar në terren. Nga gjithsej 4.070 vauçerë të dhënë, 2.084 janë mbledhur tashmë në periudhën nga 18 marsi deri më 25 mars, që përfaqëson më shumë se gjysmën e numrit të përgjithshëm, transmeton Portalb.mk.

Sipas të dhënave të marra nga qendrat ndërkomunale të punës sociale, që nga 25 marsi 2026, deri në orën 18:00, janë mbledhur gjithsej 2.084 vauçerë, me dinamikën ditore që tregon interes të vazhdueshëm dhe aktivitet të shtuar midis qytetarëve në të gjitha komunat në të gjithë vendin. Këto të dhëna konfirmojnë se procesi po zbatohet në mënyrë efikase, pa vonesa dhe në përputhje me dinamikën e planifikuar.

Ministria kujton se lista e qytetarëve që kanë përfituar këtë mbështetje, si dhe lista e kompanive nga të cilat mund të blihen pajisjet, janë publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë:

https://energy.gov.mk/mk-MK/odnosi-so-javnost/rezultati-i-spisoci

Qytetarët në listë mund t’i tërheqin vauçerët në qendrat ndërkomunale të punës sociale në komunën ku jetojnë, deri më 17 prill 2026, me të gjitha informacionet në lidhje me dokumentacionin e nevojshëm dhe procedurën e disponueshme në faqen e internetit.

Pas tërheqjes, kuponët mund të përdoren në kompanitë me të cilat Ministria ka lidhur kontrata për blerjen dhe instalimin e kondicionerëve inverter.

Kjo është faza e fundit e procedurës pas Thirrjes publike për vitin 2025, në kuadër të Programit për mbrojtjen e konsumatorëve të venueshëm të energjisë, në të cilën familjet që plotësonin kushtet e përcaktuara kishin të drejtë për mbështetje.

Me vauçerin, qytetarët kanë mundësinë të blejnë dhe instalojnë një kondicioner ajri inverter me fuqi prej 3.5 kW dhe të paktën klasë energjie A+, me vlerë deri në 28.000 denarë, pa pagesë shtesë. Kuponët mund të përdoren jo më vonë se 15 tetor 2026.

Ministria thotë vazhdon me zbatimin intensiv të masave për mbështetjen e kategorive të cenueshme të qytetarëve, me qëllim uljen e kostove të energjisë dhe përmirësimin e efikasitetit energjetik në familje.

Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale më 16 mars publikoi listën e qytetarëve që fituan të drejtën për vauçer për blerjen dhe instalimin e klimës inverter, në kuadër të programit për mbështetjen e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë për vitin 2025. Me publikimin filloi edhe faza e fundit e procedurës,  përkatësisht tërheqja e vauçerëve në qendrat ndërkomunale për punë sociale.

adv

Regjistrohet tër’met në Maqedoninë e Veriut

0

Një tërmet është ndjerë mbrëmjen e sotme në ora 20:08 në pjesët juglindore të vendit, njoftojnë nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematikore në Shkup.

Sipas të dhënave, epiqendra e tërmetit ka qenë në territorin e Greqisë, rreth 290 kilometra në juglindje të Shkupit, me magnitudë lokale prej 5.0 shkallë sipas shkallës së Rihterit.

Intensiteti i lëkundjeve në vendin tonë ka arritur në shkallën III sipas shkallës evropiane makrosizmike, që do të thotë se është ndjerë dobët nga popullata. Deri më tani nuk ka informacione për dëme materiale.

Ky është tërmeti i dytë gjatë ditës, pasi një tjetër u ndje rreth mesditës në Shkup.

adv

“Ka miq në Akademinë Serbe” – Sela hedh akuza të rënda ndaj Taravarit

0

Sela: Prej kur ndodhi ndarja, format se si u bënë ndarja e Aleancës, kur ti anashkalon organin më të lartë partiak për të marrë vendim që është kuvendi qëndrorë, ti mor zotëri ke marrë urdhër dhe duhet ta zbatosh urdhërin. E nga kush e ke marrë këtë urdhër? Nga ata që e bënë që të vijë një VMRO e fort në pushtet, një VMRO e orientuar nga ‘bota sërbe’, e pastaj mbrapa. Natyrisht kur ndodhesh në këto situata, ti nisë merr informacione të tipit që ky paska miq në Akademinë e Shkencave Serbe. Informata që i kam dëgju. Apo?

Gazetari: Kush ka miq?

Sela: Arben Taravari!

Gazetari: Arben Taravari ka miq në Akademinë Serbe të Shkencave dhe Arteve.

Sela: Po, po, ka miq…

adv

Shfuqizimi i posteve në MPB ngre dilema për balancën etnike

0

Ministria e Punëve të Brendshme planifikon shfuqizimin e të gjitha pozitave të zëvendësve dhe ndihmës kryeshefave në të gjitha sektorët. Ministri i Brendshëm konfirmoi se ndryshimi vjen si rezultat i ligjit të ri për Ministrinë e Brendshme dhe ligjit të ri për policinë.

“Mendoj se numri i strukturës drejtuese në MPB do të ulet për diku 37-38%. Kjo do të thotë se më nuk do të kemi një numër shumë të madh të ndihmësve, zëvendësve, nën-kryeshefa, afër-kryeshefa, e kështu me radhë, të definuar paraprakisht. Dhe nuk do të kemi funksione vetëm për të pasur funksione, por do të ketë funksione që përveç të drejtave dhe benefiteve do të kenë edhe përgjegjësi konkrete për veprimet që sipas ligjeve do t’i kenë, veçanërisht kryeshefat”, deklaroi Pançe Toshkovski, Ministër i Brendshëm.

Alsat jozyrtarisht mëson se personat e emëruar në pozitat e zëvendësve ose ndihmësve tashmë janë informuar dhe kanë marrë vendime për t’u kthyer në pozitat e mëparshme të punës. Një gjë është e qartë, që shfuqizimi i pozitave të zëvendësve dhe ndihmës kryeshefave godet përfaqësimin e drejtë etnik meqë shumë prej tyre për momentin janë shqiptarë. I pyetur se si do të sigurohet përfaqësimi i drejtë në pozitat drejtuese në MPB pas sistematizimit të ri, ministri i Brendshëm tha se pozitat nuk janë të rezervuara paraprakisht për përkatësi të caktuara etnike por për profesionistë të të gjithë etnive.

“Ligji, dhe sistematizimi në vete nuk nënkupton edhe përcaktim etnik. Secili që i plotëson kushtet, ka arsim, përvojë, aftësi të fituara paraprakisht në MPB, do të mund të aplikojë dhe të zgjidhet. Unë personalisht njoh një numër të madh të profesionistëve shqiptarë, turq, romë, boshnjakë, sigurisht edhe maqedonas, që do të mund të jenë pjesë e strukturës drejtuese në MPB dhe jam i sigurt se do të ketë edhe maqedonas, shqiptarë, turq, romë…”, deklaroi Pançe Toshkovski, Ministër i Brendshëm.

Zv.ministri i Brendshëm Astrit Iseni një ditë më parë konfirmoi se përgatitet sistematizim i ri por tha se nuk do të japë detaje deri sa akti nuk është konkretizuar.

Për dallim prej ministrit Toshkovski, Kryeministri Hristijan Mickoski, nga ana tjetër, tha se do të ruhet parimi i përfaqësimit të drejtë. Ai madje shtoi se në këtë kontekst, edhe ligji i ri, së shpejti do të kalojë në Kuvend.

“Absolutisht kemi nevojë për sistematizim të ri në shumë institucione dhe ai është proces normal që duhet të ndodhë kohë pas kohe sepse nevojat ndryshojnë, shprehitë ndryshojnë. Dhe që do të ketë përfaqësim të drejtë, për këtë askush të mos shqetësohet. Ligji mendoj se sot ose javën e ardhme do të kalojë në seancë qeveritare, do të jetë para deputetëve. Kështu që ne si qeveri nuk e kemi për qëllim të politizojmë asgjë që është e drejtë kushtetuese e dikujt”, theksoi Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Sistematizimi i ri prek disa nga sektorët kyç në nivel strategjik të ministrisë në nivel qendror duke ndryshuar radhitjen e tyre në organogramë ose duke u krijuar sektorë me emër krejtësisht të ri. Disa ndryshime ka edhe në organizimin e Sektorëve për Punë të Brendshme por edhe të Departamenteve për Punë të Brendshme ose stacioneve policore lokale. / Alsat.mk.

adv