12.8 C
Skopje
E hënë, 1 Qershor, 2026
Home Blog Page 46

LSDM nis procedurë për përjashtimin e Petre Shilegov nga partia

0

Bordi Ekzekutiv i LSDM-së sot mori vendim dhe inicioi procedurë për përjashtimin e Petre Shilegov nga anëtarësia e LSDM-së.

Shilegov është i shantazhuar dhe po punon në favor të VMRO-së. Ne e zbuluam të gjithë skemën e biznesit të Hristijan Mickoski në sektorin e energjetikës, nga Adamoviq deri te “Rudnap”. Tani për të gjithë është e qartë pse ata duan aq shumë ta rrëzojnë LSDM-në. VMRO ka rënë aq poshtë sa që opsioni i vetëm që u ka mbetur është përpjekja për ta rrëzuar LSDM-në nga brenda.

Tani për të gjithë është e qartë se bëhet fjalë për një “platformë për rrëzimin e LSDM-së”.

adv

58 të akuzuar për “Koçanin”, klubin e djegur që 12 vite funksionoi pa asnjë kriter

0
A firefighter inspects a nightclub after a massive fire in the town of Kocani, North Macedonia, Sunday, March 16, 2025. (AP Photo/Boris Grdanoski)

Gazetar: Suad Bajrami

Një vjet nga tragjedia e Koçanit. Fjala më e shpeshtë për ngjarjen tragjike në kabarenë “Pulse” gjatë kësaj periudhe, ka qenë përgjegjësia për 63 jetët e humbura në rrethana të tmerrshme dhe mbi 200 të lënduarve të tjerë, në një objekt që s’i ka plotësuar kushtet minimale ligjore për të funksionuar. Sipas Prokurorisë, arsyeja e zjarrit janë mjetet piroteknike të cilat në mënyrë të paligjshme janë ndezur brenda objektit derisa ka performuar grupi DNK këngën “Çfarëdo që të dojë, le të bëhet”, shkruan Alsat.

Gjykimi i parë dhe më madhi ka nisur në nëntor të viti të kaluar. Aktualisht ndodhet në fazën e dëgjimit të dëshmitarëve të cilët në total janë mbi 280. Në listë janë edhe mbi 1.400 prova të cilat përfshijnë intervalin kohor prej 12 vitesh, aq sa ka funksionuar klubi deri në natën e kobshme. Askush nuk mund të parashikojë fundin e gjykimit. Pritjet janë që të jetë mjaftë i gjatë. 35 personat që ndiqen për veprën penale “Vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”, rrezikojnë dënim me burg deri në 20 vjet. I pari mes tyre është pronari klubit, Dejan Jovanovski, por edhe djali dhe vëllai i tij. Ata mbahen përgjegjës se nëpërmjet procedurave të paligjshme kanë ridestinuar objektin për kabare edhe pse nuk i ka plotësuar kushtet minimale teknike. Nuk ka pasur plan për vlerësimin e rrezikut, mbrojtje dhe shpëtim, sistem kundër zjarrit, ndërsa është ndërtuar me materiale lehtësisht të djegshme.

Të akuzuar janë edhe dy ish ministra të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe Valon Saraçini, por edhe ish sekretarja shtetërore Razmena Çekiq-Duroviq dhe 5 të punësuar të tjerë në këtë resor, pasi në këmbim të ryshfetit, “Pulse” ka siguruar licenca për punë edhe pse nuk i ka plotësuar kushtet ligjore. Në aktakuzë janë të përfshirë edhe tre ish kryetarët e Komunës së Koçanit, Ljupço Papazov, Ratko Dimitrovski dhe Nikolço Iliev, të cilët nuk kanë ndërmarrë veprime për të ndaluar funksionimin e klubit të natës edhe pse objekti nuk është parashikuar në Planin Detal Urbanistik të Koçanit.

Të akuzuar janë edhe katër drejtorë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bekim Maksuti, Shaban Saliu, Adnan Xhaferovski dhe Xhevat Selami, por edhe një inspektor i cili ka punuar në këtë drejtori. Të akuzuarit, nuk kanë organizuar mbikëqyrje për zbatimin e Ligjit për Mbrojtje dhe Shpëtim, ndërsa asnjëri prej drejtorëve nuk ka emëruar inspektor për Koçanin. Në listën e të akuzuarve janë edhe drejtori dhe 4 të punësuar në kompaninë e sigurimit që nuk u janë përmbajtur rregullave ligjore, 3 inspektorë ndërtimorë të Komunës së Koçanit, të cilët fare nuk kanë kryer mbikëqyrje inspektuese, por edhe 4 inspektorë nga Inspektorati i Tregut.

Ndërkohë në grupin e dytë janë 23 zyrtarë policorë, të cilët në mënyrë të kundërligjshme kanë dhënë leje për funksionimin e diskotekës. Akuza është ndarë në tre pjesë dhe është dorëzuar në janar. 13 zyrtarë policorë akuzohen se kanë zbatuar aksion kontrolli pa verifikim të plotë nëse janë respektuar dispozitat ligjore dhe procedurat e sigurisë. 9 për keqpërdorim zyrtar, pasi kanë dhënë leje për punë për kabarenë në vitin 2022 dhe 2023 dhe 3 të tjerë kanë shkruar gjoba me të dhëna të pasakta.

Ndërkohë është hapur dhe një hetim tjetër për 11 të punësuar në Drejtorinë për të Ardhura Publike. Mes tyre ka edhe inspektorë të cilët dyshohen për ryshfet dhe keqpërdorime për fshehje të tatimit lidhur me klubin “Pulse”. /Alsat.mk

adv

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata

0

 

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata, kumtoi Ndërrmarrja Publike për Mirëmbajtjen dhe Mbrojtjen e Rrugëve Magjistrale dhe Rajonale.

Qarkullimi i automjeteve është me intensitet mesatar, ndërsa në disa akse rrugore mund të ketë rritje të lehtë të trafikut gjatë orëve të pikut.

Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe shpejtësinë e lejuar. Gjithashtu rekomandohet që shoferët të jenë të kujdesshëm dhe të përshtatin drejtimin sipas kushteve të rrugës. Ekipet për mirëmbajtjen e rrugëve janë në terren dhe janë të gatshme të ndërhyjnë nëse paraqitet nevoja.

adv

Edi Rama: Qesharake kur politikanët e Kosovës tentuan të ndërhyjnë në Shqipëri

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar prerë se nuk ka mbajtur asnjëherë pozicion ndërhyrës në skenën politike të Kosovës.

Gjatë episodit të radhës në podkastin e tij “Flasim”, Rama u shpreh se respektimi i punëve të brendshme të Kosovës ka qenë parim i tij, ndërsa ka ironizuar përpjekjet e politikanëve kosovarë për të ndikuar në Shqipëri.

“Unë s’kam fare pozicion atje në Kosovë. Unë s’kam dashur kurrë të ndërhyj në punët e tyre. Më është dukur qesharake kur kanë tentuar të ndërhyjnë këtu”, tha Rama, duke shtuar se sipas tij, këto tentativa kanë pushuar pasi palët “e morën mësimin”, tha Kurti.

Gjatë bisedës me profesor Arjan Gjonçaj, kreu i qeverisë shqiptare theksoi se përtej raporteve politike, primare mbetet nevoja për të qenë të drejtë dhe autentikë në qëndrimet kombëtare.

Në këtë podcast, Rama foli edhe për mbështetjen financiare për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Gjatë bisedës, profesori Gjonçaj shprehu habinë për atë që e cilësoi si mungesë të përkrahjes financiare nga institucionet e Kosovës për specialistët dhe ekspertët që nevojiten në mbrojtjen e të akuzuarve.

Rama tha se kishte biseduar për këtë çështje me njerëz të ndryshëm, por nuk e kishte trajtuar drejtpërdrejt me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke shtuar se ka pasur frikë që po ua rëndon pozicionin.

“Unë nuk e kam diskutuar këtë gjë nga afër me kryeministrin, me Albinin, por unë besoj që kjo nuk është, në këtë pikë nuk mund të them se e ka bërë këtë gjë ose se nuk e ka bërë këtë gjë për arsye politike. Unë besoj që ai ka pasur frikë ta bëjë këtë gjë për të mos rënduar pozicionin e tyre, sepse pozicioni i tij në raport me BE-në, në raport me SHBA-të nuk është një pozicion komod”, tha Rama.

“Nuk e di sa kanë dhënë, me siguri kanë dhënë më shumë se ne me siguri. Ne kemi ndihmuar më shumë me sensibilizim. Besoj që ai nuk ka dashur të ekspozohet si person që po rrotullon thikën ndaj sistemit ndërkombëtar, ndërkohë që ka qenë haptazi kundër atij tribunali”, tha Rama.

“Unë besoj që kjo mosmbështetja nga ana e Albinit ka qenë një çështje mosekspozimi”, tha Rama.

Raportet mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit nuk kanë qenë gjithmonë më të mirat, madje edhe me përplasje në distancë.

adv

Sot publikohen çmimet e reja të derivateve, pritet rritje e naftës dhe benzinës

0

Sot Komisioni Rregullator për Energjetikë do të publikojë çmimet e reja të naftës dhe benzinës. Të hënën e kaluar, Komisioni vendosi të rrisë çmimin e dizelit për 14,5 denarë, ndërsa të benzinës për 5 denarë.

Duke marrë parasysh lëvizjet e çmimeve të naftës në bursat botërore dhe kursin më të lartë të dollarit ndaj denarit, pritet që çmimet të rriten edhe më tej.

Bllokada e Ngushticës së Hormuzit dhe rritja e çmimit të naftës në mbi 100 dollarë për fuçi shënuan javën që lamë pas.

Në rast të një rritjeje drastike të çmimeve, nga qeveria kanë paralajmëruar uljen e TVSH-së nga 18% në 10%, dhe më pas edhe në 5% nëse do të jetë e nevojshme, duke ndjekur lëvizjen e çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

adv

Mbappé dhe Bellingham rikthehen në momentin vendimtar për Real Madridin

0

Real Madridi ka bërë publike listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen kthyese ndaj Manchester Cityt, në kuadër të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve.

Gjiganti spanjoll ka avantazh të madh pas fitores 3-0 në “Santiago Bernabeu”, ndërsa ka marrë lajmin e madh që tre yje janë rikthyer dhe plotësisht gati për të luajtur ndaj “Qytetarëve”.

Kylian Mbappe, Jude Bellingham dhe Alvaro Carreas që munguan në ndeshjen e fundit janë përfshirë në listën e Alvaro Arbeloas për sfidën e të martës.

Lista e plotë:

Portierë: Courtois, Lunin, Gonzalez

Mbrojtës: Carvajal, Alaba, Alexander-Arnold, Carreras, Garcia, Rudiger, Huijsen, Aguado, Rivas

Mesfushorë: Bellingham, Camavinga, Valverde, Tchouameni, Guler, Cestero, Angel, Palacios, Thiago

Sulmues: Vinicius, Mbappe, Gonzalo, Brahim, Mastantuono.

adv

Kri’smat tronditin Gjakovën, një i vr’arë dhe një i pla’gosur

0

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Gjakovë, raporton KosovaPress.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka bërë të ditur për KosovaPress se rreth orës 05:30 policia është njoftuar për rastin ku dy persona meshkuj, të moshës madhore, janë qëlluar me armë zjarri.

Sipas tij, si pasojë e plagëve të marra njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor.

“Personi tjetër ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Elezaj.

Ai ka shtuar se njësitë përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa është njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili po ashtu ka dalë në vendngjarje.

Aktualisht, sipas policisë, janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të arrestimit të të dyshuarit dhe zbardhjes së plotë të rrethanave të këtij rasti.

 

adv

Moti për ditën e sotme

0

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira. Në disa pjesë të vendit do të ketë kushte për reshje të shiut.

Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi jugor.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri 4, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 13 deri 8 gradë celsius.

Ditën e martë dhe të mërkurën moti do të jetë me vranësira dhe me reshje lokale të shiut.

adv

Ngjarje e rëndë në orët e para të mëngjesit në Çair, plag*oset një i mitur!

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në lagjen Çair të Shkupit, ku një i mitur ka mbetur i plagosur pas një sulmi fizik. Sipas raportit zyrtar nga Sektori për Punë të Brendshme rasti është denoncuar rreth orës 02:42 pas mesnate. Prindi me iniciale R.S. (56) nga Shkupi ka raportuar se djali i tij 16-vjeçar është sulmuar përpara një objekti hotelier në zonën e Çairit. Sipas denoncimit, sulmi është kryer nga një i mitur tjetër, të cilin i plagosuri e ka njohur.

Gjatë përleshjes, sulmuesi ka përdorur një send të mprehtë dhe të fortë, duke i shkaktuar 16-vjeçarit lëndime trupore. Burime nga spitali “Shën Klimenti i Ohrit” bëjnë të ditur për Alsat se i mituri është sjellë në spital rreth një orë pas mesnate.

Mjekët konfirmojnë se pacienti ka plagë të shkaktuara nga një mjet i mprehtë dhe gjendja e tij është stabile dhe po merr mjekimin e duhur. Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar se po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit./Alsat.mk.

adv

Qeveria e RMV pritet të zgjerohet, një parti turke drejt hyrjes në ekzekutiv

0

Qeveria e Maqedonisë së Veriut pritet të zgjerohet në periudhën e ardhshme, ndërsa në përbërjen e saj mund të përfshihet edhe një parti politike turke. Burime për POPULLI.mk bëjnë të ditur se janë duke u zhvilluar bisedime që një subjekt politik i komunitetit turk të bëhet pjesë e koalicionit qeverisës.

Sipas informacioneve që ka siguruar POPULLI.mk, kjo parti me shumë gjasë do të marrë drejtimin e një ministrie në kuadër të rikonfigurimit të kabinetit qeveritar.

Burimet thonë se sinjalet për këtë zhvillim kanë ardhur edhe nga Ankaraja, ku thuhet se është diskutuar për përfshirjen e përfaqësuesve politikë turq në ekzekutivin e Shkupit.

Ndërkohë, jozyrtarisht mësohet se kryeministri Hristijan Mickoski është pajtuar me këtë formulë të zgjerimit të Qeverisë, si pjesë e përpjekjeve për stabilitet politik dhe përfaqësim më të gjerë në kabinetin qeveritar.

Megjithatë, deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar për emrin e ministrisë që mund t’i takojë partisë turke, ndërsa pritet që në javët ose muajt në vijim të ketë më shumë qartësi rreth këtij zhvillimi politik.

adv