12.8 C
Skopje
E hënë, 1 Qershor, 2026
Home Blog Page 47

Pendarovski: Gjuha shqipe është zyrtare në RMV

0

Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, deklaroi në Tëvë1 se gjuha shqipe është zyrtare për shkak të përqindjes së shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni.

Sipas tij, përdorimi i shqipes është rregulluar përmes ligjit për gjuhët, i cili është ndryshuar disa herë për të përmirësuar të drejtat e komunitetit shqiptar.

“Është zyrtare për shkak të 20% të njerëzve që jetojnë në këtë vend. Ndërkohë, ne kemi pranuar dy gjuhë juridike. Është ligji kryesor në anglisht, por është ligji në shqip, në esencë. Ligji i parë mendoj se është në vitin 2008. Dhe i fundit ishte në vitin 2007 e diçka. Pra, ne kemi ndryshuar këtë ligj disa herë duke përmirësuar të drejtat e shqiptarëve. Çfarë ndodhi ndërkohë? Dikush supozohet një qytetar i thjeshtë, i panjohur për publikun ka paraqitur një mocion para Gjykatës Kushtetuese duke thënë se ligji për gjuhë, për gjuhën shqipe nuk është në përputhje me Kushtetutën dhe ka kërkuar asgjësimin e këtij ligji… Gjykata Kushtetuese tashmë ka planifikuar një seancë për këtë çështje dhe do të jetë problem i madh nëse ata do të asgjësojnë këtë ligjin për gjuhët që kinse nuk është në përputhje me Kushtetutën”, deklaroi Pendarovski.

Megjithatë, Pendarovski theksoi se problemi kryesor mbetet zbatimi praktik i ligjit, sidomos në institucione dhe në sistemin gjyqësor.

“Shqiptarët mund ta përdorin këtë gjuhë, por në shumë raste nuk e shohim zbatimin e plotë në institucione dhe gjykata. Është e rëndësishme që të pyetet nëse këto të drejta po zbatohen në jetën e përditshme”, ka thënë ai.

Pendarovski shtoi se nëse ligji për gjuhët mbetet vetëm në letër dhe përdoret për propagandë politike, atëherë nuk i shërben qytetarëve që duhet të përfitojnë nga këto të drejta në praktikë.

adv

Grubi mund të dëshmojë edhe kundër Ali Ahmetit

0

Ish-kryeshefi në MPB, Ljubomir Gjureski, në emisionin “Pretres me Landov” deklaroi se ekziston mundësia që ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi të përdoret si dëshmitar i mbrojtur. Sipas tij, Grubi mund të jetë i gatshëm të dëshmojë edhe kundër Ali Ahmetit, përcjellë tetova1.

Në bisedë, Gjureski tha se nuk do të habitej nëse Grubi vendos të bashkëpunojë me organet hetuese. “Çështja është nëse ai mund të përdoret si dëshmitar i mbrojtur”, deklaroi Gjureski, duke shtuar se personalisht pret një skenar të tillë.

Sipas tij, Artan Grubi mund të jetë i gatshëm “ta hapë shpirtin” dhe të zbulojë informacione të rëndësishme, gjë që mund të çojë në heqjen e tij nga lista e zezë dhe eventualisht në marrjen e statusit të dëshmitarit të mbrojtur. Ljubomir Gjureski theksoi gjithashtu se në opinion prej kohësh kanë ekzistuar dyshime se Grubi ka qenë në interes të shërbimeve të huaja të inteligjencës, duke i lidhur këto dyshime edhe me hetimet rreth projektit “Bechtel & Enka”. Ai madje nuk e përjashtoi mundësinë që, nëse ndodh një skenar i tillë, Grubi të përfshihet në program për mbrojtjen e dëshmitarëve, madje edhe me ndryshim identiteti./Libertas.mk

adv

Ligji i ri në Kosovë ngjall frikë tek serbët

0

Pothuajse dy dekada pas shpalljes së pavarësisë nga Serbia, në Kosovë shumë çështje mbeten të kontestuara. ​Shumë vende ende nuk e njohin Kosovën – përfshirë vetë Serbinë, pesë shtete anëtare të BE‑së dhe ekonomi të mëdha si India, Brazili dhe Indonezia.

Në ndërkohë, Rusia dhe Kina mbështesin qëndrimin e Serbisë për mosnjohjen e Kosovës. Si anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit, ato kanë siguruar që Kosova të mos ketë vend në Kombet e Bashkuara.

Një popullatë që po zvogëlohet

Brenda Kosovës, çështja kryesore e mosmarrëveshjes është statusi i pakicës serbe.  Numrat e saktë janë të vështirë për t’u përcaktuar për shkak të bojkotit të regjistrimit nga serbët e Kosovës, por sipas një vlerësimi të arsyeshëm numri i tyre është rreth 100,000.

Kjo popullatë është duke u zvogëluar prej vitesh — ashtu si edhe ajo e shumicës shqiptare — pasi njerëzit e lodhur nga dekada disfunksioni kërkojnë një jetë më të mirë diku tjetër.

Tani, serbët që kanë mbetur paralajmërojnë se shumë shpejt largimi mund të mos jetë më zgjedhje, por detyrim. Kjo frikë vjen nga ligji që hyj në fuqi më 15 mars.

Rregullimi i statusit të pakicës serbe në Kosovë

Qeveria e Kosovës thotë, se Ligji për të Huajt është thjesht një mekanizëm për të siguruar që banorët të kenë dokumentet e duhura.”Ata që banojnë në Kosovë thjesht duhet të rregullojnë statusin e tyre, ashtu si në çdo vend evropian”, tha ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla në një video në rrjetet sociale.

Por shumë serbë të Kosovës kanë frikë, se masa ka për synim për t’i kthyer në shtetas të huaj në shtëpitë e tyre — ose t’i detyrojë të largohen përgjithmonë nga Kosova.

Një numër i madh serbësh nuk e njeh legjitimitetin e autoriteteve në Prishtinë. Ata nuk kanë aplikuar kurrë për dokumente të Republikës së Kosovës, duke preferuar të përdorin dokumentet serbe.

Çfarë parashikon ligji?

Ligji kërkon që të huajt të regjistrohen në polici si vizitorë të huaj.

Serbët e Kosovës shqetësohen se kjo do të zbatohet edhe për ata që nuk kanë dokumente të Kosovës.

Ata kanë frikë se mund të shkelin rregullin e qëndrimit “90 ditë brenda 180 ditëve”, i cili kufizon qëndrimin e të huajve në maksimum tre muaj brenda gjashtë muajve.

Kufizime të ngjashme vlejnë edhe për përdorimin dhe regjistrimin e veturave me targa serbe që përdoren nga mijëra serbë të Kosovës.

Ministri Sveçla mohon që ligji synon të vështirësojë jetën e serbëve. Ai thekson se ligji daton që nga viti 2013 dhe se e vetmja risi është zbatimi i plotë, i cili është shtyrë dy herë.

Ai këmbëngul se serbët e Kosovës nuk kanë arsye të frikësohen.

“Askush nuk po dëbohet”, tha ai. “Ligji ka ekzistuar me vite; ne vetëm po fillojmë zbatimin e tij të plotë.”

Serbët e Kosovës raportojnë për vështirësi

Por për shumë serbë, realiteti në terren është ndryshe. “Shumë njerëz ende kanë probleme të marrin dokumentet e Kosovës dhe shtetësinë e Kosovës, për të cilat kanë të drejtë të plotë”, thotë Jovana Radosavljevic, drejtoreshë e organizatës New Social Initiative në Mitrovicën veriore.

Organizata e saj ndodhet në pjesën veriore të Mitrovicës së ndarë, ku shumicën e popullsisë e përbëjnë serbët, dhe punon për të promovuar besimin midis grupeve të ndryshme etnike në Kosovë.

Tani, megjithatë, shqetësimi i saj kryesor është se nevoja për të vërtetuar të drejtën për të jetuar në Kosovë po shndërrohet në një “makth” për shumë serbë.”Njerëzit nuk po arrijnë t’i plotësojnë kërkesat e administratës së Kosovës. Nëse aplikon për shtetësi, duhet të dorëzosh kopjen e pasaportës, ndërsa Kosova nuk i njeh pasaportat serbe.” “Disa prej tyre kanë lindur në Kosovë dhe kanë jetuar këtu gjithë jetën e tyre, por në vend që t’u verifikohet shtetësia, duhet të kalojnë përmes të gjithë procesit të aplikimit.”

Ligji për të Huajt është masa e fundit që prek komunitetin serb që nga ardhja në pushtet e kryeministrit Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje në vitin 2021. Masa të tjera përfshijnë: ndalimin e përdorimit të valutës serbe, mbylljen e qendrave shëndetësore në zonat me shumicë serbe, mbylljen e bankave dhe zyrave të postës që përdoren për tërheqjen e pensioneve dhe ndihmave sociale serbe.

I ngarkuari për Kosovëv, Petar Petkovic, nga Zyra për Kosovë e Metohi e qeverisë së Serbisë, e ka quajtur më parë masën si “një goditje të rëndë ekzistenciale për mbi 10,000 serbë”. Ai e ka akuzuar qeverinë Kurti se po krijon “kushte të padurueshme” për të përfunduar “spastrimin etnik”.

“Një popullatë e lënë në errësirë”

Ilir Deda, ish‑deputet dhe ekspert politik në KIPRED, nuk beson se serbët do të dëbohen. Por ai kritikon mungesën e transparencës që ka nxitur frikë: “Qeveria e Kosovës nuk po i adreson këto frikëra”, tha ai, duke shtuar se e njëjta vlen për autoritetet në Beograd dhe Bruksel.

“Përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës as vetë nuk e dinë çfarë po ndodh, ndaj nuk mund t’u thonë qytetarëve të tyre se gjithçka do të jetë në rregull. Kemi një popullatë të lënë në errësirë”, shton ai.

Një analiste tjetër, Donika Emini, drejtore ekzekutive e organizatës ombrellë në Prishtinë CiviKos Platform, pajtohet se ankesat e serbëve të Kosovës janë “mjaft të drejta”, por shton se ligji është “një ligj normal” për të rregulluar statusin e qëndrimit të banorëve të huaj.

Problemi është se situata në Kosovë është ende larg normales. “Ka barriera administrative kudo,” tha ajo. “Duhet ta kuptoni sa shumë pengesa ka për të njohur certifikatat e tyre nga Serbia. Disa njerëz nuk mund të regjistrojnë as martesat e tyre, sepse janë martuar në Serbi.”

Këto pengesa kanë bërë që shumë njerëz të ndihen të pashpresë. Beogradi pretendon se një e katërta e popullsisë serbe të Kosovës është larguar që nga viti 2022. Nga perspektiva e saj në Mitrovicën e Veriut, Jovana Radosavljevic sheh vetëm që ai numër po rritet. “Me të vërtetë e ndjen këtë atmosferë të zymtë, sikur identiteti yt po mohohet dhe po mbytet,” tha ajo. “Njerëzit mund të thonë: ‘OK, e dua shtëpinë time, dua të jetoj në shtëpinë time, pavarësisht strukturës institucionale’. Ose mund të thonë: ‘Nuk mund të jetoj më kështu’, dhe thjesht do të largohen.”

 

Burimi / dw.com

adv

Tra’gjedi në Çair: Humb jetën një motoçiklist në një aksi’dent të rëndë

0

Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen Çair të Shkupit, ku ka humbur jetën një person që po drejtonte një motoçikletë.

​Sipas informacioneve të para nga terreni, aksidenti ka ndodhur në rrethana ende të paqarta. Goditja ka qenë aq e fuqishme sa që motoçiklisti ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Ekipet e ndihmës së shpejtë që kanë mbërritur menjëherë kanë konfirmuar vdekjen e tij./Alfax.mk

adv

Mickoski: Institucionet në Maqedoni reaguan më mirë në Koçan sesa ato zvicerane në Krans Montana

0

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se institucionet në Maqedoni reaguan në mënyrë efektive pas zjarrit tragjik në diskotekën Pulse në Koçani, duke vlerësuar se sa i përket reagimit sistemik, shteti veproi më mirë sesa në një ngjarje të ngjashme që ndodhi në Crans Montana në Zvicër.

“Fatkeqësisht, nuk ka asnjë mënyrë për t’i rikthyer ata që nuk janë më me ne. Por nga pikëpamja e reagimit sistemik, kur e krahasojmë atë ngjarje me atë në diskotekën Crans Montana, sistemi dhe institucionet maqedonase reaguan më mirë sesa sistemi dhe institucionet në Zvicër”, tha Mickoski.

Duke iu përgjigjur pyetjevesë gazetareske, Mickoski tha se nuk donte të bënte krahasime midis tragjedive, por prapë u drejtua reagimit të institucioneve.

“Kur bën një krahasim të ngjarjeve të këqija, vepron në mënyrë nekrofile dhe unë nuk dua të veproj në atë mënyrë, por do t’i jap një përgjigje të plotë pyetjes suaj”, deklaroi kryeministri.

Ai theksoi se, sipas analizave të kryera nga Qeveria, reagimi sistemik në Maqedoni ishte në një nivel më të lartë krahasuar me rastin në Zvicër.

“Nëse krahasojmë atë që bëmë ne si Qeveri me atë që ndodhi në Crans Montana në Zvicër, mund të them se krahasohet disa herë më mirë – në të gjitha parametrat dhe në të gjitha krahasimet”, tha Mickoski.

Kryeministri shtoi se, pavarësisht reagimit institucional, tragjedia nuk mund të riparohet, sepse jetët e humbura nuk mund të kthehen.

adv

Dollari amerikan arriti në 54 denarë

0

Këtë javë dollari amerikan shënon rritje të konsiderueshme dhe arriti pothuajse në 54 denarë. Rritja është rezultat i tensioneve në Lindjen e Mesme, të cilat i detyruan investitorët të kërkojnë valuta më të sigurta për investimet e tyre. Indeksi i dollarit, që e ndjek vlerën e tij ndaj gjashtë valutave kryesore botërore, u rrit për 1,2 për qind. Në raport me euron, dollari u forcua për 1,6 për qind, duke e ulur euron në 1,16 dollarë./Alsat.mk.

adv

Lumir Abdixhiku pranon ftesën e Albin Kurti, por vetëm pas vendimit të Kushtetueses

0

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për t’u takuar, por vetëm pasi të marrë vendim Gjykata Kushtetuese.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Abdixhiku ka thënë se duhet respektuar vendimarrja e kushtetueses.

“Verdikti i Gjykatës duhet pritur me respekt të plotë institucional dhe me qetësi politike. Një orë pas verdiktit, mund të takohemi sërish”, ka shkruar Abdixhiku.

Postimi i plotë:

Kam falënderuar Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje z. Kurti për ftesën për takim për çështjen e Presidentit.

E kam njoftuar se do t’i përgjigjem pozitivisht kësaj ftese në ditën e parë pas verdiktit të Gjykatës Kushtetuese.

Duke qenë se çështja e zgjedhjes së Presidentit është tashmë në shqyrtim të Gjykatës Kushtetuese, duhet të kuptojmë se koha jonë politike ndalon përkohësisht, ndërsa koha e dëgjimit kushtetues merr fjalën në pavarësinë e saj. Duke respektuar këtë rend, pa procese të tjera politike paralele, i bëjmë nder jo vetëm vetes, por edhe Republikës dhe institucioneve që janë ndërtuar me shumë mund.

Verdikti i Gjykatës duhet pritur me respekt të plotë institucional dhe me qetësi politike. Një orë pas verdiktit, mund të takohemi sërish.

adv

Kryeministri Kurti: Do të ftoj në takim opozitën për pozitën e presidentit

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se do t’i ftojë në takim për javën e ardhshme krerët e partive opozitare me qëllim të arritjes së një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit, raporton Anadolu.

“Me krerët e partive opozitare duhet të takohemi dhe qysh sot do t’ju dërgoj ftesa për t’u takuar në fillim të javës së ardhshme”, tha ai pas përurimit të Institutit të Anatomisë Patologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Kurti tregoi edhe një herë se kishte bërë përpjekje për marrëveshje me krerët e dy partive më të mëdha opozitare, por pa sukses. Ai tha se arritja e një marrëveshje me partitë opozitare për zgjedhjen e presidentit është e domosdoshme dhe sipas tij, vendit nuk i duhen edhe një palë zgjedhje të reja.

“Presidentja e Republikës është kreu i shtetit, ku unë jam kryeministri i vendit. Kemi një çështje që ndodhet në Gjykatën Kushtetuese, ndërkaq theksi duhet të vihet te fakti që vitin e kaluar kemi pasur 4 palë zgjedhje. Jam i bindur që s’duhet ta përsërisim. Viti 2026 është vit i ri, nuk është as e drejtë as e dobishme të kemi zgjedhje të përsëritura. Andaj është e domosdoshme të kemi marrëveshje me partitë opozitare për zgjedhjen e presidentit”, tha Kurti.

Në fillim të kësaj jave, Gjykata Kushtetuese vendosi masën e përkohshme ndaj dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Legjislaturës së Dhjetë të Kuvendit e cila do të jetë valide nga 9 marsi deri më 31 mars. Ndërkohë, Gjykata pritet që të nxjerrë aktgjykim të plotë lidhur me këtë rast.

Presidentes aktuale, Vjosa Osmani, i skadon mandati si presidente më 4 prill 2026.

adv

SHBA-ja: Udhëheqësi i ri suprem i Iranit “i plagosur dhe me shumë mundësi i shfytyruar”

0

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth tha sot se udhëheqësi suprem i sapoemëruar i Iranit, Mojtaba Khamenei është “i plagosur”, ndërsa SHBA-ja dhe Izraeli vazhdojnë të sulmojnë vendin, transmeton Anadolu.

“Ne e dimë se udhëheqësi i ri i ashtuquajtur, jo aq suprem, është i plagosur dhe me shumë gjasa i shfytyruar”, tha Hegseth në një konferencë për mediat së bashku me gjeneralin Dan Caine, kryetar të Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë.

Hegseth pretendon se udhëheqja e Iranit “nuk është në gjendje të mirë, është e dëshpëruar dhe duke u fshehur”.

“Ata kanë kaluar në fshehtësi. Kjo është ajo që bëjnë minjtë”, shtoi ai.

adv

Sofrat që bashkojnë nuk duhet të shqetësojnë askënd

0

Nëse dikush kërkon shpjegim pse Fatmir Limani është në një tryezë ku shfaqet edhe Ali Ahmeti, përgjigjja është më e thjeshtë sesa përpjekja për ta shndërruar atë në një “dilemë politike”.

Shkruan Fatmir Limani

I ftuar në iftar si ministër që përfaqëson vendin në një sofër ku shtrohej iftari, i cili përbashkon shpirtërat që vetësakrifikohen në një kohë me qëllime të qarta. Në kulturën tonë, nikoqiri është ai që përcakton rendin e sofrës dhe vendet e mysafirëve.

Në një tryezë mikpritjeje nuk shkohet për të bërë kalkulime politike dhe për të prishur sofrën, por për të respektuar traditën, mikpritjen dhe momentin e përbashkët njerëzor. Sofra nuk është vend për ndarje, por për respekt.

Së dyti, fotografia apo prania në një ambient të përbashkët nuk e rishkruan historinë e qëndrimeve politike të askujt. Qëndrimet e mia kanë qenë gjithmonë publike dhe të qarta. Por kultura politike dhe pjekuria shoqërore avancon dhe kërkon që edhe kundërshtarët të jenë në gjendje të përshëndeten, të bisedojnë dhe të ruajnë një minimum normaliteti në raportet njerëzore.

Së treti, ndërkohë që disa përpiqen të krijojnë dilema artificiale nga një fotografi iftari, unë jam përballë një realiteti tjetër: një përpjekje të hapur dhe përjashtuese ndaj meje, pikërisht nga ata me të cilët ndërtuam bashkë një projekt politik. Nuk është sekret që brenda VLEN-it, zhvillohet një luftë me bërryla për të zëvendësuar me figura anonime, protagonistët kryesorë që realizuan projektin e bashkimit. Në rrethana të tilla, askush nuk mund të presë që unë të qëndroj duarkryq. Sepse unë jam njeri i tavolinave jo i bodrumeve.

Duhet thënë edhe një gjë thelbësore:
– sofrat që bashkojnë nuk duhet të shqetësojnë askënd, përveç atyre që nuk i’a duan të mirën kombit.
Tradita e iftarit gjithmonë ka luajtur rolin e urës që afron njerëzit, pavarësisht bindjeve apo përkatësive të tyre.

Në një kohë kur shoqëria ka nevojë për më shumë ura lidhëse dhe më pak mure ndarëse, çdo përpjekje për ta problematizuar një moment të tillë flet më shumë për frikën e disa njerëzve nga dialogu sesa për realitetin politik.

Politika është garë idesh dhe vizionesh, por kultura jonë mbetet më e madhe se çdo rivalitet i përkohshëm. Dhe pikërisht këtë simbolizon një sofër iftari: respektin për tjetrin dhe mundësinë që, edhe në dallime, të ruajmë dinjitetin e përbashkët. Ata që me mendojne ndryshe nisen nga veperime qe i bejne secilën ditë.

adv