13.8 C
Skopje
E hënë, 1 Qershor, 2026
Home Blog Page 48

Sfidë e re për VLEN-in në Qeveri, rrezikon ta humbasë një post ministror!

0

VLEN mund përballet me një sfidë serioze Qeverinë e Maqedonisë Veriut. Me rikonstruimin e pritshëm kabinetit qeveritar, pozicionimi i VLEN-it duket se do të dobësohet, shkruan POPULLI.mk

Lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, thuhet se po përgatitet për marrë një post ministror nga kabineti aktual, çka mund përkeqësojë tej ndikimin e VLEN-it vendimmarrjen qeveritare.

Muaji maj më së fundi qershori, pritet jetë vendimtar për këto lëvizje, pasi shumë marrëveshje dhe tranzicione brenda Qeverisë mund finalizohen pikërisht gjatë kësaj periudhe.

Ky zhvillim mund ketë pasoja rëndësishme për stabilitetin e koalicionit dhe për rolin VLEN-i synon luajë skenën politike vendit. / © POPULLI.mk

adv

Lëvizja e Fatmir Limanit, “përqafimi” befasues me Ali Ahmetin!

0

Dikur i ashpër dhe i pa kompromis, Fatmir Limani ka befasuar opinionin publik me veprimin e fundit, shkruan POPULLI.mk

kaluarën, Limani deklaronte se nuk e konsideronte Ali Ahmetin as familjar dhe e akuzonte për bashkëpunim me LSDM, cilët sipas tij ia kanë vrarë babain. Ai gjithashtu ishte shprehur se nuk do bashkonte as një sebep apo asnjë dasëm me Ali Ahmetin.

Por duket se koha ndryshon gjithçka. Dje Tiranë, Limani u shfaq pranë Ali Ahmetit, sikur asgjë nuk kishte ndodhur, duke tronditur jo pak skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, sidomos me ngjarjet e fundit që po ndodhin si në pozitë dhe në opozitë.

Ky veprim vjen pas një periudhe gjatë lëvizjesh politike. Limani doli nga BDI, u bashkua me BESËN, pati konfrontime me liderët e VLEN-it, dhe tani duket se ka vendosur rikthehet pranë Ali Ahmetit.

Një kthesë tregon qartë se marrëdhëniet politike janë shpesh komplekse se sa duket sipërfaqe. / © POPULLI.mk

adv

Nesër protestë në Shkup, paralajmërohet regjim i posaçëm i komunikacionit!

0

Më 14.03.2026 në orën 12:05, në organizim të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, do të mbahet protestë me itinerarin e lëvizjes që fillon nga përpara ndërtesës së LSM-së në rr. “Mirçe Acev”, majtas përgjatë rr. “Filipi i 2-të i Maqedonisë”, djathtas përgjatë rr. “11 Tetori”, drejt përgjatë rr. “Dimitrie Çupovski”, djathtas përgjatë rr. “Vasill Gllavinov”, drejt përgjatë bul. “VMRO”, majtas përgjatë bul. “Ilinden” deri te Qeveria e R. së Maqedonisë së Veriut në Shkup.

Për këto arsye, Njësiti për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor do të marrë masa për një regjim të posaçëm të komunikacionit në rrugët e lartpërmendura në qytetin e Shkupit.

MPB u bën apel qytetarëve që të respektojnë urdhrat e dhëna nga nëpunësit policorë nëpër rrugët ku do të lëvizin pjesëmarrësit.

adv

Të*rmet i fortë e goditi sot Turqinë!

0

Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter goditi Turqinë qendrore herët këtë mëngjes, njoftoi shërbimi turk i emergjencave.

Epiqendra e tërmetit ishte 46 kilometra në veri të qytetit të Tokatit, në një thellësi prej 6.4 kilometrash, sipas të dhënave nga Agjencia shtetërore për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Tërmeti ndodhi në orën 3:35 të mëngjesit sipas kohës lokale dhe u ndje në disa provinca, tha AFAD.

Deri më tani nuk ka raportime për dëme apo viktima nga ky tërmet.

adv

Gjesti para gjykatës në Prishtinë, Prokuroria kërkon parab*urgim

0

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë pritet të mbahet sot seanca e parë ndaj këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur ndryshe si Gjesti.

Ai u ndalua të mërkurën nën dyshimin për veprat penale “armëmbajtje pa leje”, “kanosje” dhe “dëmtim i pasurisë”.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, ka konfirmuar për se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur në gjykatë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.

Seanca dëgjimore pritet të mbahet duke filluar nga ora 09:30

 

 

© BalkanWeb
adv

E premtja me diell

0

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin -4 deri në 2 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 14 deri në 20 gradë.

Në Shkup, me diell dhe relativisht i ngrohtë me erë të dobët nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të bjerë në -1, ndërsa maksimale do të arrijë 20 gradë.

Nga e shtuna do të ketë një periudhë moti me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell, dhe kryesisht në pasdite do të ketë reshje lokale të rastit. Temperatura ditore nga e marta do të jetë në rënie.

adv

VLEN kërkon sqarim nga Fatmir Limani pas fotografisë me Ali Ahmetin dhe Arben Taravarin

0

Pas publikimit të fotografisë, Ali Ahmeti, Fatmir Limani dhe Arben Taravari në iftarin e organizuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Tiranë, vjen edhe reagimi i koalicionit VLEN. Në një përgjigje për TV21, nga VLEN thonë se presin nga Fatmir Limani t’i shpjegojë opinionit publik pse ka qenë në të njëjtën tryez me Ahmetin dhe Taravarin. Tutje nga VLEN theksojnë se Limani ka detyrë morale të sqarojë keqkuptimet që lindin natyrshëm.

“Në interes të së vërtetës, ndërsa me qëllim që të ndërpriten interpretime të ndryshme rreth fotografisë së sotshme të darkës së iftarit të organizuar nga kryeministri shqiptar Edi Rama, presim që Fatmir Limani personalisht t’i shpjegojë opinionit publik pse ka qenë në të njëjtën tryezë me Ali Ahmetin dhe Arben Taravarin. Pas gjithçkaje që ka thënë publikisht kundër tyre, Limani ka detyrë morale të sqarojë keqkuptimet që lindin natyrshëm”, thonë nga VLEN për TV21.

adv

Fatmir Sabriu flet në panelin e nivelit të lartë në OKB gjatë sesionit CSW70

0

Sekretari shtetëror në Ministrinë për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Fatmir Sabriu, ka marrë pjesë në një panel të nivelit të lartë në kuadër të sesionit të 70-të të Komisionit për Statusin e Gruas në United Nations.

Sipas një njoftimi të tij në rrjetet sociale, paneli i diskutimit është organizuar nga United Nations Population Fund dhe është zhvilluar me ftesë dhe nën udhëheqjen e zëvendëssekretares së përgjithshme të OKB-së, Diene Keita.

Sabriu bëri të ditur se gjatë diskutimit pati mundësinë të ndajë perspektiva dhe të shkëmbejë mendime me liderë dhe ekspertë nga vende të ndryshme të botës lidhur me avancimin e të drejtave dhe barazinë.

Ai theksoi se e ardhmja e shoqërive varet nga garantimi i të drejtave për të gjithë, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për përmirësimin e pozitës së grave dhe promovimin e barazisë gjinore.
Në publikimin e tij, Sabriu ndau edhe një video me disa momente nga ndërhyrja e tij gjatë panelit të nivelit të lartë në sesionin e 70-të të Komisionit për Statusin e Gruas.

adv

Selami: Përmirësime të reja në transportin publik falë propozimeve tona

0
Rezultate konkrete për qytetarët, që kanë kërkuar mbështetjen tonë për 🚌
Si Grup i Këshilltarëve kemi arritur që të miratohen disa nga propozimet tona për përmirësimin e transportit publik:
1️⃣ Rritja e frekuencës së linjës nr. 74 për Koliçanin e Epërm.
2️⃣ Vendosja e autobusëve në linjat nr. 51, 70dhe 67 për vendbanimet e Komunës së Studeniçanit – Studeniçan, Batincë dhe Moranë.
3️⃣ Pas gati dy viteve pauzë, nga sot rifillon linja nr. 81 për fshatin Bllacë.
Jemi në komunikim edhe për një linjë të re për fshatin Vorcë, si dhe që në fshatin Bojanë të sigurohet autobus i thjeshtë njëkatësh, pasi për momentin qarkullon autobus dykatësh.
📌Komunikimi ynë i drejtpërdrejtë me qytetarët, përmes takimeve në ditët tona të hapura, po jep rezultate. 💡
Shkroi Selami në Facebook
adv

Saranda Imeri: Pse e votove Darko Kostadinovski, more Ali Ahmeti?

0

Qëndrimet e fundit të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë, Darko Kostadinovski kanë ngjallur reagime të shumta politike në vend.

Në kuadër të këtyre debateve, edhe deputetja e VLEN-it Saranda Imeri ka reaguar duke rikujtuar faktin që kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka votuar  për zgjedhjen e Darko Kostadinovskit me datë 11 janar 2018, informon portlai “tetova1”.

Sipas deputetes Imeri. kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka ardhur për dy vjet ka shku vetëm 2-3 herë në mbledhje dhe në rastin e votimit të Darkos ka shkuar apostafat në parlament për ta votuar.

“Pse more Ali e votove Darkon

11 janar 2018

P.s.A.A ne kuvend per dy vjet ka ardh 2-3 here.

Ne datën e lartëshënuar paska ardhur apostafat per të votuar Darkon!”, ka shkruar Imeri. /tetova1/

adv