28.8 C
Skopje
E hënë, 1 Qershor, 2026
Home Blog Page 52

Policia arr’eston 17-vjeçarin për the’rjen e një 21-vjeçari në Kaçanik

0

Një person është therur me thikë mbrëmjen e së hënës në Kaçanik.

Policia ka bërë të ditur se viktimë është SH.K, rreth 21 vjeç.

Nga informatat e para të policisë dhe veprimet hetimore në terren është bërë e ditur se ngjarja ka ndodhur në fillim të bulevardit “Ismajl Raka”, tek ura e qytetit në Kaçanik, ku viktima dyshohet se është sulmuar dhe therur me thikë nga një personi i dyshuar, J.SH., 17 vjeç.

Viktima fillimisht ka marrë trajtim mjekësor në Emergjencën e Kaçanikut, më pas është transferuar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ndërsa për trajtim të mëtejshëm është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Nga ana tjetër, 17 vjeçari, rreth orës 23:50 të së hënës është arrestuar nga policia dhe në prani të prindit dhe avokatit mbrojtës, është intervistuar nga hetuesit policorë.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 24 orë, për procedura të mëtejshme hetimore, ndërsa hetuesit policorë vazhdojnë hetimet dhe grumbullimin e informatave edhe për persona tjerë të implikuar në këtë rast.

adv

Euro sot në Maqedoninë e Veriut – Kursi zyrtar nga BPRMV

0

Sipas listës së kursit të këmbimit të Bankës Popullore, kursi mesatar i këmbimit të euros sot është 61.6950 denarë, dhe i dollarit amerikan është 53.3925 denarë. Kursi mesatar i këmbimit të paundit britanik është 71.2990 denarë.

adv

Moti sot

0

Moti sot do të jetë me diell me vranësira lokale të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga juglindja. Temperatura minimale do të jetë në intervalin -3 deri në 3, ndërsa maksimale do të arrijë 12 deri në 18 gradë, njoftoi Administrata Hidrometeorologjike.

Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga juglindja. Temperatura minimale do të bjerë në 0, ndërsa maksimale do të arrijë 17 gradë.

Deri të premten, moti do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Mëngjeset do të jenë më të ftohta me temperatura minimale që do të zbresin nën zero në disa vende. Gjatë fundjavës do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira me kushte për reshje të lehta lokale, njofton Departamenti Meteorologjik.

adv

Vjosa Osmani: Ndjeva tradhti personale nga Albin Kurti

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur hapur për raportin e saj me kryeministrin Albin Kurti.

Ajo ka thënë se “ndjej një tradhti personale pas ndryshimeve në marrëdhëniet politike”.

Osmani ka deklaruar se Kurti më parë i kishte dhënë mbështetje të plotë, duke e vlerësuar punën e saj në krye të shtetit dhe duke premtuar se do ta përkrahte edhe për një mandat tjetër presidencial.

“Kurti është zotuar se do të më përkrahë në një kauzë të tillë, duke theksuar se bashkimi ynë është në interes. Ne do të vazhdojmë bashkë si ky binom që i dha shpresë Kosovës. Kurti më tha: ‘Je presidentja më e mirë në shekullin 21’”, ka thënë Osmani.

Megjithatë, ajo shtoi se më vonë situata ndryshoi dhe se u njoftua se nuk do ta kishte më përkrahjen e tij dhe të grupit parlamentar.

“Kur u qartësua se ka shanse që unë të zgjidhem, nga kryeministri Kurti erdhi një vlerësim se grupi parlamentar dhe ai personalisht nuk e përkrahin kandidaturën time. E kam pranuar si fakt, si të vërtetë..”, ka deklaruar Osmani në një intervistë televizive.

adv

Sabriu në Uashington tekon ambasadorin Philip T. Reeker, diskutohen reformat sociale dhe eurointegrimet

0

Sekretari shtetëror në Ministrinë për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Fatmir Sabriu, gjatë vizitës zyrtare në Washington, D.C. ka zhvilluar një takim me ambasadorin Philip T. Reeker, ku është biseduar për reformat në politikat sociale dhe procesin eurointegrues të vendit.

Sabriu bëri të ditur se takimi ishte “mjaft produktiv”, ndërsa në fokus të diskutimeve ishin politikat sociale, përfshirë inkluzionin e personave me aftësi të kufizuara dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

“Diskutuam gjerësisht për reformat në politikat sociale, me fokus të veçantë te inkluzioni i personave me aftësi të kufizuara dhe mbrojtja e të drejtave të fëmijëve. Ndajmë të njëjtin mendim se përfshirja e të rinjve në vendimmarrje është jetike për një shoqëri progresive”, ka shkruar Sabriu.

Në takim është folur edhe për situatën aktuale politike në vend dhe për nevojën e përshpejtimit të procesit të integrimit evropian.

“Patëm një bisedë të hapur mbi situatën aktuale politike në vend dhe domosdoshmërinë e përshpejtimit të procesit tonë eurointegrues. Mbështetja e partnerëve tanë strategjikë mbetet shtylla kryesore e rrugëtimit tonë drejt familjes evropiane”, theksoi ai.

Sabriu shtoi se institucionet do të vazhdojnë punën me përkushtim në realizimin e reformave dhe avancimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë.

adv

Selami: Kur rritet nafta, rritet gjithçka – kërkohen masa urgjente nga qeveria

0

Rritja drastike e çmimit të karburanteve do godet drejtpërdrejt qytetarët, transportin, bizneset dhe çmimet e produkteve bazë. 

Kur rritet nafta, rritet gjithçka!

Qeveria duhet të reagojë menjëherë me masa konkrete:

Pezullimin e përkohshëm të akcizës dhe taksave mbi karburantet!

Uljen e TVSH-së për një periudhë të caktuar për të lehtësuar qytetarët dhe bizneset!

Vendosjen e një kontrolli më të fortë të tregut për të shmangur abuzimet me çmimet!

Mbështetje për sektorët më të prekur si transporti dhe bujqësia!

Dihet se një pjesë e madhe e çmimit të karburanteve përbëhet nga taksa dhe akciza, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në çmimin final që paguan qytetari!

  Me jep disa tituj ne baze te kesaj tekstit

adv

Mickoski: Kemi çmimet më të lira të naftës, vendet fqinje vërshuan tek ne

0

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHhT) është në terren pas ankesave të qytetarëve se në disa pika karburanti ka kufizime gjatë furnizimit me dizel, por theksoi se furnizimi me naftë dhe derivate të naftës në vend është stabil.

Ai bëri të ditur se këto dukuri janë vërejtur kryesisht në komunat kufitare, ku ka presion të shtuar për shkak të çmimeve dukshëm më të larta të karburanteve në shtetet fqinje.

“Inspektorati Shtetëror i Tregut është në terren. Janë vërejtur sjellje të tilla në disa pompa në komunat kufitare sepse ka një presion të madh nga shtetet fqinje, ku çmimi i energjentëve është për mbi 40 deri në 50 për qind më i lartë se tek ne. Në Serbinë fqinje, çmimi është midis 120 dhe 130 denarë për litër, ndërsa tek ne dizeli është 71 denarë. Si rezultat i këtij presioni, kemi një rritje kolosale të konsumit të naftës dhe derivateve, dhe mbase për këtë arsye në pika të caktuara karburanti ka mungesë të sasive,” tha Mickoski.

Ai shtoi se sipas informacioneve që ka marrë nga Inspektorati, në mbarë territorin e shtetit qytetarët dhe bizneset po furnizohen pa ndërprerje.

Rezervat shtetërore janë të mjaftueshme
Mickoski nënvizoi se rezervat shtetërore janë të mjaftueshme për një periudhë të gjatë dhe se gjendja energjetike në vend është stabile.

“Rezervat shtetërore mund të mbulojnë konsumin e plotë për më shumë se 62 ditë, furnizimi do të thosha se është më se i shkëlqyer. Kur filluam të ristartojmë naftësjellësin me fqinjin tonë jugor (Greqinë), shumëkujt i dukej e çuditshme dhe e pamundur, por u kaluan të gjitha testet dhe mund ta shfrytëzojmë edhe atë kapital. Mund ta vëmë në dispozicion edhe të fqinjëve. Maqedonia në këtë moment ka gjendje stabile energjetike, është faktor stabiliteti në rajon dhe qytetarët paguajnë çmimin më të lirë për naftën dhe derivatet,” shtoi Mickoski.

adv

Rritet ndjeshëm çmimi i karburanteve – Dizeli për 14%, ndërsa beznina për 5%, rradhë të gjata në pompat e benzinës

0

Karburantet shtrenjtohen ndjeshëm. Rritje më të madhe pësoi dizeli. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë çmimet me pakicë rriten për 14,27%. Dizeli rritet për 14,5 denarë për litër, ndërsa benzina shtrenjtohet për 5 denarë për litër.

Nga Komisioni Rregulltar i Energjtikës theksojnë se shtrenjtimi është rezultat i rritjes së çmimeve të derivateve të naftës në tregjet botërore, veçanërisht tek dizeli. Tregtarët kanë mundësi të shesin edhe me çmime më të ulëta se maksimumi i përcaktuar.

Komisioni Rregullator për Energjetikë

„Eurosuper BS-95: 79,50 den/l (+5,00 den)

Eurosuper BS-98: 81,50 den/l (+5,00 den)

Eurodizel: 85,50 den/l (+14,50 den)

Vaji ekstra i lehtë (EL-1): 82,50 den/l (+12,50 den)

Mazut M-1 NS: 42,586 den/kg (+7,044 den)“

Qytetarët shprehen të revoltuar, thonë se presin gjatë për të mbushur karburant.

“Sa kohë pritët për të mbushur karburant? – rreth 20 minuta. Çfarë ju shtyu ta mbushni makinën? – duhet të shkoj në Ohër dhe nuk e di nëse do të ketë, thonë në Strugë nuk ka, në Sveti Nikollë nuk ka, për makinat bujqësore nuk japin në bidon. Unë kam edhe traktor, më thonë të shkoj në pompë 20 km larg dhe çfarë pastaj? Nuk e di deri kur do të vazhdojë kështu,” tha një qytetar.

“Po, por jo vetëm për shkak të kërcënimit për çmime më të larta, thjesht më duhej. Dëgjova mbrëmë se kishin pritur shumë gjatë,” u shpreh një tjetër qytetare.

“Isha gati pa karburant, prandaj. Nuk më shqetëson kjo, është normale që të ndodhin gjëra të tilla dhe nuk është zgjidhje të mbushësh rezervuarin plot,” tha një tjetër qytetar.

Pas paralajmërimit për rritje të madhe të çmimeve, qytetarët dolën masivisht për të mbushur karburant. Nëpër pompat e benzinës u krijuan radhë të gjata, ndërsa disa mbetën pa karburant.

Kryeministri para disa ditësh tha se nëse ka rritje dramatike të çmimeve, qeveria do të ndërhyjë në mbledhjen e rregullt të së martës. Ai shtoi se kanë disa opsione dhe se rezervat e naftës janë të mjaftueshme për mbi 60 ditë, duke i konsideruar të qëndrueshme për konsum ditor. /alsat.mk

adv

Përplasja për migrantët: LSDM thotë s’ka rëndësi termi, VMRO mohon marrëveshjen

0

VMRO-DPMNE-ja dhe LSDM-ja kanë vazhduar të përplasen për temën e migrantëve. Pavarësisht nëse të ardhurit në vend do të quhen “punëtor ekonomik” ose “migrantë”, për LSDM-në thelbi është i njëjtë. Opozita pretendon se me ardhjen e tyre, vendi do të bëhet i pasigurt.

“Domethënë edhe Mickoski edhe VMRO-DPMNE t’i quajnë si të duan këta njerëz, nuk ka rëndësi nëse duan t’i quajnë migrantë, azilantë, citoj, refugjatë ose punonjës ekonomik. Thelbi është i njëjtë. Ndryshon vetëm termi vetëm që të bëhet manipulim me të vërtetën,” deklaroi Andrej Zhernovski, LSDM.

VMRO-DPMNE-ja thotë se tashmë është konfirmuar se nuk ka marrëveshje me Mbretërinë e Bashkuar për strehimin e migrantëve në vend.

“Nuk ka marrëveshje, nuk ka bisedime, nuk ka qendra migrantësh, nuk ka migrantë. Kishte vetëm veprime destruktive nga ana e LSDM-së dhe përsëritje e të njëjtës gënjeshtër, duke menduar se në këtë mënyrë do të bëhet e vërtetë,” tha Mile Lefkov, VMRO-DPMNE.

Tema u rihap pasi ambasadori britanik në vend, Methju Llauson, në intervistë për Televizionin 24 tha se “thjesht nuk është e vërtetë” duke mohuar të ketë marrëveshje midis Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar për të pranuar migrantë në këmbim të parave.

adv

Skandal me farat nga Serbia: Fermerët marrin vetëm gjethe, jo misër

0

Të gjitha farat e drithërave, foragjereve dhe perimeve, para se të hidhen në treg, duhet t’i nënshtrohen testimeve të Entit Shtetëror të Farave dhe Fidanëve.Drejtoresha pranë Entit Shtetëror të Farave dhe Fidanëve, Luiza Sallaku thotë: “E gjithë sasia e mostrave që vijnë pranë laboratori tonë luhatet nga 400-500 mostra dhe kryhen teste për: energjinë, fuqinë mbirëse, pastërtinë fizike-mekanike dhe lagështinë.”

Cilësia që shfaq më tepër probleme tek farat e importuara është fuqia mbirëse.Përgjegjësja e Laboratorit, LQTF, Entela Lloshi shprehet: “Fuqia mbirëse gjithmonë lidhet me standardet që ne punojmë, ku i referohemi metodikës së ISATA, dhe një farë është e mirë atëherë kur standardi tregon mbi 85% të fuqisë mbirëse. Për shembull, kjo farë e misrit është në matjen e momentit të fuqisë mbirëse dhe nëse do të ishte një farë e mirë, atëherë të gjithë pjesët përbërëse do të kishin dalë. Ndërkohë këtu shikohet që kjo farë nuk ka energjinë e fortë.”

Farat më problematike të misrit që kanë rezultuar jashtë standardit, si vend origjine, kanë Serbinë. Ky lloj kultivari pas këtij testimi nuk e kalon klasën e certifikimit, sepse nëse kjo fara hidhet në treg, fermerët në vend të misrit do të marrin vetëm gjethe. Për këtë arsye, ndaj importuesit merren masa ndëshkuese.

“Patjetër që farat problematike që kemi pasur janë në minorancë; kemi gjetur tek misri dhe jonxha, dhe origjina është nga Franca, Ukraina dhe Serbia”, shton Lloshi. “AKU merr masa nëse materiali është nën standardin e lejuar dhe bën bllokimin e materialit mbjellës”, shprehet Sallaku.

Edhe pse drithërat autoktonë kanë rezultuar më cilësore, fermerët preferojnë t’i mbjellin fushat me grurë dhe misër të huaj. /tch

adv