28.8 C
Skopje
E hënë, 1 Qershor, 2026
Home Blog Page 53

Dizeli 85,50 denarë/litër kurse Benzina 79,50 denarë/litër

0

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftësmesatarisht 14,27 % në raport me vendimin e datës 2.3.2026.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme,
shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 13,384 %, te nafta për 36,134 %, te vaji ekstra i lehtë për 32,102 %
dhe te mazuti për 27,870% .

Nga data 10.3.2026, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
motori EUROSUPER BS – 95 79,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 81,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 85,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 82,50 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU 42,586 (denarë/kilogram)

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 5,00 den/l.
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 14,50 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 12,50 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 7,044 den/kg dhe do të jetë 42,586 den/kg

adv

Vazhdon gjyqi për tragjedinë në Koçan, do të dëgjohen dëshmitarët e prokurorisë

0

Me dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga Prokuroria Publike sot në sallën e gjyqit në “Idrizovë”, vazhdon gjykimi për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan.

Në seancën e sotme janë thirrur pesë dëshmitarë të propozuar nga Prokuroria Publike, ndërsa katër janë siguruar.

adv

NATO fillon sot stërvitjet ushtarake në rajonin e Arktikut

0

NATO filloi të hënën stërvitjet e saj ushtarake dyvjeçare në Arktik, këtë herë duke i kushtuar më shumë rëndësi rolit të civilëve në mbështetjen e ushtrisë, në një kohë tensionesh të larta në rajon për shkak të përpjekjeve të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për ta vënë Groenlandën nën kontrollin e SHBA-së.

Stërvitjet, të quajtura “Reagim i Ftohtë”, përqendrohen në mbrojtjen e rajonit të Arktikut Evropian, ku anëtarët e NATO-s, Norvegjia dhe Finlanda, kufizohen me Rusinë. Ato do të zhvillohen nga 9 deri më 19 mars dhe janë pjesë e misionit “Arctic Sentinel” të Aleancës së Atlantikut të Veriut për të forcuar praninë e saj në rajon, i cili u nis për të ulur tensionet me Trumpin mbi Groenlandën.

Këtë vit, rreth 25,000 trupa nga 14 vende – përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Danimarkën – do të marrin pjesë në ushtrimet, të cilat do të zhvillohen kryesisht në veri të Norvegjisë dhe Finlandës. Shtetet e Bashkuara pritet të dërgojnë rreth 4,000 trupa.

Norvegjia e ka shpallur vitin 2026 vitin e “mbrojtjes totale”, duke theksuar përgatitjen e qytetarëve, bizneseve dhe institucioneve shtetërore për t’u përballur me luftërat dhe fatkeqësitë e tjera.

“Ne duam që ushtria jonë të bëjë punën e saj, të mbrojë vendin. Për ta bërë këtë, ne mbështetemi tërësisht në faktin se shumica e aspekteve të shoqërisë do të vazhdojnë të funksionojnë normalisht”, tha për Reuters gjeneralmajor Lars Lervik, shefi i shtabit të ushtrisë norvegjeze .

“Kjo është gjithashtu një mundësi për të testuar konkretisht në cilat fusha qytetarët mund të mbështesin drejtpërdrejt përpjekjet ushtarake, për shembull shërbimet shëndetësore që merren me një numër më të lartë se zakonisht të ushtarëve të plagosur, norvegjezë ose nga forcat e tjera aleate”, shtoi ai.

adv

Von der Leyen: BE-ja nuk mund të mbështetet më vetëm te rregullat

0

Bashkimi Evropian duhet të jetë i përgatitur të projektojë fuqinë e tij në mënyrë më vendimtare, sepse nuk mund të mbështetet më vetëm në një sistem të bazuar në rregulla për t’u përballur me kërcënimet. Gjithashtu, duhet të shqyrtojë nëse institucionet dhe sistemet e tij po e ndihmojnë apo po e pengojnë atë në arritjen e besueshmërisë në skenën botërore, tha të hënën Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Një sistem që nuk është më i mjaftueshëm

“Ne gjithmonë do ta mbrojmë dhe mbështesim sistemin e bazuar në rregulla që ndihmuam ta ndërtojmë me aleatët tanë, por nuk mund të mbështetemi më tek ai si e vetmja mënyrë për të mbrojtur interesat tona. As nuk mund të supozojmë se rregullat e tij do të na mbrojnë nga kërcënimet komplekse me të cilat përballemi”, tha von der Leyen në një konferencë të ambasadorëve të BE-së.

“Ne duhet urgjentisht të shqyrtojmë nëse doktrina jonë, institucionet tona dhe mënyra jonë e marrjes së vendimeve – të gjitha të hartuara në botën e pasluftës të stabilitetit dhe multilateralizmit – kanë arritur të mbajnë ritmin me shpejtësinë e ndryshimit përreth nesh”, vazhdoi ajo.

“Pyetja është nëse sistemi që kemi ndërtuar, me të gjitha përpjekjet e tij me qëllime të mira për të arritur konsensus dhe kompromis, është më shumë një ndihmë apo një pengesë për besueshmërinë tonë si aktor gjeopolitik”, përfundoi ajo.

adv

Presidenca dënon ashpër thirrjet për “push’katimin” e Presidentes Vjosa Osmani

0

Presidenca e Republikës së Kosovës denon ashpër gjuhën ku bëhet thirrje për pushkatim të Presidentes Osmani.

Kur në debat politik përdoret fjala “pushkatim”, kjo nuk ka të bëjë me kritikë apo opinion, por me një gjuhë të rrezikshme që nxit urrejtje dhe normalizon dhunën politike.

Kosova nuk është dhe nuk duhet të jetë kurrë vend ku aktivistë politikë vetëshpallen gjykatës dhe shpallin dënime me jetë për figura të zgjedhura nga qytetarët. Mentaliteti që prodhon gjuha e tillë është pikërisht mentaliteti që për dekada e ka mbajtur peng debatin publik me etiketime, shpifje dhe linçime.

Presidentja Osmani nuk është “vegël” e askujt dhe as pjesë e fantazive konspirative për kinse tradhti. Ajo është Presidente e Republikës së Kosovës, e zgjedhur në mënyrë legjitime dhe që ushtron mandatin e saj mbi bazën e Kushtetutës.

Ata që sot flasin për “tradhti” dhe “pushkatim” dhe shtyjnë përpara shpifjet e konspiracionet, në fakt janë duke bërë thirrje për dhunë e vrasje politike.

Kosova ka paguar shumë për lirinë e saj që të tolerojë sot gjuhë linçuese ndaj institucioneve të saj. Thirrjet për “pushkatim” nuk janë retorikë politike, por nxitje e drejtpërdrejtë për dhunë dhe krim. Kushdo që mendon se mund ta frikësojë një Presidente me shpifje apo kërcënime të tilla, thjesht po dëshmon se nuk e ka pranuar ende se jetojmë në Republikë demokratike.

Presidenca e Republikës së Kosovës u bën thirrje organeve kompetente të rendit dhe drejtësisë që të merren urgjentisht me këto raste dhe ta trajtojnë në përputhje me ligjin.

adv

Presidenca dënon thirrjet për “pushkatim” të Osmanit: Janë nxitje për dhunë dhe krim

0

Presidenca e Republika e Kosovës ka dënuar gjuhën ku bëhet thirrje për “pushkatim” të presidentes Vjosa Osmani, duke e cilësuar atë si nxitje të rrezikshme për dhunë dhe jo kritikë politike.

Në reagimin e Presidencës thuhet se përdorimi i një gjuhe të tillë në debat publik normalizon dhunën politike dhe krijon një mentalitet që e dëmton demokracinë.

Sipas Presidencës, Osmani është presidente legjitime e vendit dhe ushtron mandatin e saj mbi bazën e Kushtetutës.

Tutje theksohet se thirrjet për “pushkatim” nuk janë retorikë politike, por nxitje e drejtpërdrejtë për dhunë dhe krim.

“Ata që sot flasin për “tradhti” dhe “pushkatim” dhe shtyjnë përpara shpifjet e konspiracionet, në fakt janë duke bërë thirrje për dhunë e vrasje politike. Kosova ka paguar shumë për lirinë e saj që të tolerojë sot gjuhë linçuese ndaj institucioneve të saj. Thirrjet për “pushkatim” nuk janë retorikë politike, por nxitje e drejtpërdrejtë për dhunë dhe krim. Kushdo që mendon se mund ta frikësojë një Presidente me shpifje apo kërcënime të tilla, thjesht po dëshmon se nuk e ka pranuar ende se jetojmë në Republikë demokratike”, thuhet në reagim.

Presidenca u ka bërë thirrje organeve të rendit dhe drejtësisë në Kosovë që të merren urgjentisht me këto raste dhe t’i trajtojnë ato në përputhje me ligjin.

adv

Zbulohet skema e mashtrimit me aksidente të rrejshme në Manastir

0

Prokuroria Themelore Publike Manastir, në koordinim me veprimet e Qendrës Hetimore në atë prokurori dhe Shërbimit Penal Publik Manastir, zbuloi një skemë të përpunuar të mashtrimit të qytetarëve me aksidente të rreme trafiku, përmes së cilës mbi dhjetë qytetarë u mashtruan në zonën e Prokurorisë Themelore të Manastirit në 2-3 muajt e fundit, nga të cilët u morën mbi 60,000 euro dhe sende të tjera me vlerë.

Nga Prokuroria thonë se numri i ngjarjeve të tilla është rritur veçanërisht që nga fillimi i shkurtit, kur janë regjistruar tashmë gjashtë raste të ngjashme.

“Në të gjitha rastet, metoda e ekzekutimit është e ngjashme – viktimat zakonisht janë njerëz të moshuar të cilët marrin një telefonatë se dikush i afërt me ta është lënduar rëndë në një aksident trafiku dhe se paratë janë të nevojshme urgjentisht për një operacion kompleks. Versioni i dytë i fakteve të rreme që mashtruesit u paraqesin disa prej viktimave është se i afërmi i tyre ka shkaktuar një aksident trafiku me pasoja të rënda dhe se paratë janë të nevojshme për të shmangur burgun. Të mashtruar dhe të frikësuar për të dashurit e tyre, viktimat pranojnë të paguajnë personalisht shuma të ndryshme parash – nga disa dhjetëra mijëra denarë deri në mbi 20,000 euro, bizhuteri ari dhe sende me vlerë. Ata i dorëzojnë paratë në vende të ndryshme në Manastir… Deri më sot, Prokuroria Themelore Publike e Manastirit ka ngritur akuza kundër katër personave, të cilët po ndiqen penalisht si bashkëpunëtorë në mashtrim dhe të cilët i kanë marrë paratë drejtpërdrejt nga qytetarët e mashtruar”, thonë nga Prokuroria.

Sipas hetimit, paratë më pas transferohen dhe i dorëzohen një personi aktualisht të panjohur në Bullgari. Ajo që i lidh rastet janë numrat e telefonit nga Rumania që janë përdorur në të gjitha këto ngjarje për të kontaktuar viktimat. Ndërkohë, autoritetet hetuese u bëjnë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e mashtrimeve të tilla dhe të mos pranojnë pagesën e parave “në dorë” personave që nuk i njohin fare.

adv

LAMM: Rrugët janë me Mjegull

0

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, në rrugë me lagështi. Dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës prej 20-30 metrash ka në rrugën Lisec – Kodra e Diellit, njofton Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare, në anën maqedonase, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Kujtojmë se obligimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete është akoma në fuqi.

adv

Moti sot

0

Moti sot me vranësira të ndryshueshme, në orët e mëngjesit dhe paradite në pjesët perëndimore të vendit do të ketë reshje të dobëta të shiut. Pasdite vranësirat do të zvogëlohen. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 1 deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 11 deri në 16 gradë.

Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme, paradite në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për reshje të dobëta të shiut. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 15 gradë Celsiusë. /Alsat.mk

adv

Tri medalje nga Bordeaux: Omer Memedi i artë, Ismaili dhe Veseli të bronztë

0

Omer Memedi i artë🥇, Trim Ismaili dhe Muhamed Veseli të bronztë në turneun ndërkombëtar në Bordeaux, Francë 🇫🇷

Krenar me këta djem që treguan nivel të lartë në mundje dhe disiplinë.

Omer Memedi, me një fitore bindëse, u shpall kampion në kategorinë 97 kg dhe fitoi medaljen e artë.

Trim Ismaili, me tre fitore dhe një humbje, u rendit në vendin e tretë dhe fitoi medaljen e bronztë.

Muhamed Veseli gjithashtu fitoi medaljen e bronztë me tre fitore dhe një humbje. Duhet të theksohet se në luftën për finale pati një vendim të gabueshëm nga ana e refereve

Jam shumë i kënaqur me paraqitjen dhe luftërat që treguan. Shpresoj që kjo të jetë një motivim për ta që të vazhdojnë të ushtrojnë edhe më shumë dhe të përgatiten për garat e ardhshme ndërkombëtare

adv