22.8 C
Skopje
E hënë, 1 Qershor, 2026
Home Blog Page 51

30 milionë denarë mbështetje për bujqit, pagesa shtesë për 243 përfitues

0

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave informoi se sot është realizuar pagesa e mbështetjes shtesë prej 20% për bartës të ekonomive familjare bujqësore, në shumën totale prej 30.302.543 denarë.

Kjo pagesë u bë për 243 përfitues, në përputhje me Programin për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2024.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave vazhdon me mbështetje të vazhdueshme për bujqit dhe për zhvillimin e prodhimit bujqësor.

adv

Sabriu përfaqëson Maqedoninë e Veriut në sesionin e 70-të të Komisionit për Statusin e Gruas në OKB

0

Sekretari shtetëror në Ministrinë për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Fatmir Sabriu, po merr pjesë në sesionin e 70-të të Komisionit për Statusin e Gruas, i cili këtë javë po mbahet në Nju Jork në kuadër të Kombeve të Bashkuara.

Përmes një postimi, Sabriu bëri të ditur se në këtë ngjarje globale po marrin pjesë përfaqësues nga e gjithë bota, të cilët ndajnë përvojat dhe politikat e tyre për avancimin e statusit të gruas në shoqëri.

Ai theksoi se është krenar që përfaqëson Maqedoninë e Veriut në këtë sesion të rëndësishëm, ku ka mundësinë të prezantojë politikat dhe përkushtimin e vendit për barazi gjinore dhe fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri.

adv

Qeveria nuk planifikon ulje të akcizës

0

Gazetar: Angel Dimovski

Qeveria nuk do të shpallë gjendje krize dhe as nuk do t’i ulë akcizat, prandaj për momentin nuk do të ulen çmimet e karburanteve. Çmimet mbeten siç janë aktualisht pavartësisht se në bursat botërore po shënohet një trend i rënies. Ndryshime tek ne nuk priten deri të hënën e ardhshme, kur Komisioni Rregullator për Energjetikë pritet të marrë vendim të ri për çmimet e karburanteve.

“Në rajon, në këtë moment siç thamë, qytetarët në Maqedoni kanë çmimin më të ulët për naftën, ndërsa i ngjashëm është edhe çmimi për benzinën 95 oktan dhe 98 oktan. Për momentin nuk shohim nevojë për shpalljen e gjendjes së krizës”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së.

Vllatko Stojkoski, drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Tregut thotë se edhe përkundër më shumë se 300 mbikëqyrjeve inspektuese, te asnjë pompë benzine nuk janë konstatuar keqpërdorime respektivisht se nuk kanë shitur karburante derisa u rritën çmimet.

“Një konstatim i tillë nuk është vërejtur nga inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, megjithatë është vërejtur se rreth 30 pompa benzine, stacione benzine i kanë shteruar rezervat, kanë ndalur furnizimin, por pas një ore, dy, e ndoshta edhe katër orësh, pas furnizimit të ri të rezervuarëve, vazhdojnë përsëri me furnizimin e karburantit”, deklaroi Vllatko Stojkoski, drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Tregut.

Një ditë më parë Komisioni Rregullator për Energjetikë mori vendim për rritjen e çmimit të karburanteve për 14,27 për qind. Çmimi i naftës u rrit për 14,5 denarë  dhe benzinës për 5 denarë për litër.

adv

Zekolli-Shaqiri: Nuk ka ulje të mjeteve për Korridorin 8, projekti po vazhdon sipas planit

0

Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, ka reaguar ndaj informacioneve të publikuara në media për një ulje të pretenduar të mjeteve për realizimin e Korridorit 8, duke theksuar se këto pretendime nuk përputhen me të dhënat zyrtare, informon POPULLI.mk

Sipas saj, në bazë të planprogramit të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore, për vitin 2026 për projektet e “Korridori 8 dhe Korridori 10d” janë paraparë rreth 103 milionë euro.

Ajo bëri të ditur se mbi 60 milionë euro nga këto mjete tashmë janë lëshuar gjatë këtij viti, në mënyrë që kompania realizuese të vazhdojë punimet në terren sipas planprogramit dhe dinamikës së paraparë.

“Ky fakt dëshmon qartë se nuk bëhet fjalë për reduktim të mjeteve, por për vazhdim të realizimit të projektit sipas planifikimit financiar dhe operacional”, theksoi Zekolli Shaqiri.

Sa i përket çështjes së punëtorëve të angazhuar në projekt, ajo sqaroi se menaxhimi i fuqisë punëtore është përgjegjësi ekskluzive e konsorciumit realizues. Sipas saj, edhe kompania Bechtel & Enka ka deklaruar publikisht se çdo riorganizim i stafit është vendim i saj operacional dhe nuk lidhet me detyrime financiare të papërmbushura nga ana e shtetit.

Zëvendësministrja theksoi se Korridori 8, së bashku me Korridorin 10d, mbeten ndër projektet më të rëndësishme strategjike dhe infrastrukturore për vendin.

Ajo shtoi se me ardhjen e qeverisë aktuale janë intensifikuar punimet në secilin segment të projektit, duke siguruar që progresi në terren të jetë i dukshëm dhe të avancojë sipas planit.

Sa i përket segmentit të fundit që parashikon lidhjen me Shqipëria, Zekolli Shaqiri theksoi se trasa e projektuar nga qeveria e kaluar nuk ka qenë e verifikuar në raport me kufizimet që lidhen me zonat e mbrojtura nga UNESCO.

Sipas saj, projekti me trasenë ekzistuese është dërguar për shqyrtim në UNESCO dhe institucionet do të veprojnë në përputhje me vlerësimin përfundimtar, ndërkohë që po shqyrtohen edhe alternativa të tjera të mundshme për realizimin e plotë të korridorit dhe lidhjen me Shqipërinë.

“Nuk qëndrojnë përpjekjet për ta paraqitur këtë projekt si të bllokuar. Faktet dhe të dhënat zyrtare janë të qarta: projekti po vazhdon sipas planit dhe mbetet prioriteti kryesor infrastrukturor i shtetit”, theksoi Zekolli Shaqiri. / © POPULLI.mk

adv

Sela: Skandal, Qeveria bllokon Korridorin 8 dhe në vend të kësaj planifikon të lidhë Ohrin me Manastirin dhe Korridorin 10D

0

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në konferencë për media, ka deklaruar se në bazë të burimeve të sigurta brenda qeverisë, flasin që Qeveria nëpërmjet kushtëzimit financiar ndaj kompanisë Behtel Enca mundohet që të devijojë dhe të ndalojë punimet që kanë të bëjnë me Korridorin 8.
“Dhe në këtë formë të përjashtojë siç ka bërë çdo herë në këto 20 vite, të përjashtojë projekte infrastrukturore gjithë Pollogun, të përjashtojë lidhjen e Tetovës e Gostivarit e Kërçovës e Strugës, ashtu si me rastin e ndërtimit të autostradës Kërçovë- Ohër ku u devijua segmenti i korridorit 8, në po të njejtën mënyrë tani më informacionet tona flasin që qeveria mundohet që të ndalë punimet që kanë nisur rreth korridorit 8 dhe punimet të vazhdojnë në drejtim të segmentit Ohër-Manastir, Manastir-Prilep në mënyrë që direkt të bëhet lidhja me korridorin 10D”, deklaroi Sela, raporton SHENJA.
Sela tha se qartazi po shihen tendencat për të anashkaluar dhe për ta lënë pa ndërtuar korridorin 8 dhe me këtë edhe në një farë forme të hapet rrugë akoma më tepër botës serbe dhe nëpërmjet kësaj qasjes direkte të Rusisë në Ballkanin Perëndimor. /SHENJA/

adv

Mickoski mesazh supermarketeve: Të mos e shfrytëzojnë situatën dhe të rrisin menjëherë çmimet!

0

Kryeministri Hristijan Mickoski ka bërë të ditur sot se do të takohet me përfaqësues të zinxhirëve të supermarketeve, për të biseduar me ta, në mënyrë që ata mos ta shfrytëzojnë presionin dhe të rrisin menjëherë çmimet.
“Unë gjatë ditës së nesërme, kam takim me zinxhirin e supermarketeve, hipermarketev. Dua të bisedoj me ato, që mos ta shfrytëzojnë tani këtë presion dhe menjëherë ti rrisin çmimet dhe presioni të bie tek shporta konsumatore e qytetarëve, që të mos duhet ne si Qeveri të ndërmarrim lloj tjetër të masave ofensive. Komisioni për Mbrojtjen e Konkurencës dhe Komisioni Shtetëror I Tregut do të ndjekin sjelljen e tregtarëve të produkteve me pakicë dhe shumicë dhe në bazë të reagimit të tyre, ashtu do të sillet edhe Qeveria. Kështu që pres që ato të kenë raport fer me qytetarët që edhe ne si Qeveri të jemi fer me ato”, ka deklaruar Mickoski, raporton SHENJA.

adv

BDI: Qeveria dështoi të menaxhojë krizën e derivateve

0

Situata me furnizimin dhe çmimet e derivateve të naftës në vend ka nxjerrë në pah, sipas Bashkimit Demokratik për Integrim, dështimin e qeverisë për të menaxhuar një krizë që ishte paralajmëruar prej javësh. Kështu deklaroi Albanë Mustafa nga BDI-Dega e Çairit në një konferencë për media, duke theksuar se qytetarët po përballen me pasiguri dhe rritje të menjëhershme të çmimeve.

Sipas saj, nga mesnata e mbrëmshme çmimi i derivateve është rritur për 15 denarë për litër, një rritje që, siç tha ajo, përbën goditje të re për ekonomitë familjare dhe për bizneset në një kohë kur standardi jetësor tashmë është nën presion.

Mustafa theksoi se zhvillimet në tregjet ndërkombëtare dhe tensionet gjeopolitike që ndikojnë në çmimet e energjisë nuk kanë ardhur papritur dhe se institucionet kishin kohë të mjaftueshme për të ndërmarrë masa parandaluese.

“Ky nuk është rast i izoluar, por pjesë e një vargu dështimesh në mënyrën se si qeveria përballet me çdo krizë, me shumë propagandë dhe pak veprime konkrete për mbrojtjen e qytetarëve”, deklaroi ajo.

Në këtë kontekst, BDI propozoi një sërë masash urgjente që, sipas tyre, duhet të ndërmerren përmes Kuvendit dhe institucioneve kompetente.

Ajo i bëri thirrje Komisionit Rregullator për Energjetikë që të rishqyrtojë vendimin për rritjen e çmimeve të derivateve, duke filluar nga dita e sotme. Po ashtu, duke iu referuar deklaratave se shteti disponon rezerva të naftës për rreth 62 ditë, BDI kërkon që këto rezerva të hidhen menjëherë në treg me çmim maksimal prej 71 denarë për litër, duke theksuar se ato janë blerë me çmime edhe më të ulëta.

Në të njëjtën kohë, Mustafa kërkoi që qeveria të shqyrtojë mundësinë e uljes së barrës fiskale për derivatet e naftës, përfshirë akzizat dhe detyrimet e tjera, me qëllim stabilizimin e çmimeve dhe mbrojtjen e standardit të qytetarëve. Një tjetër kërkesë lidhet me veprimet e shërbimeve inspektuese, të cilat, sipas BDI-së, duhet të verifikojnë sasinë e karburantit që kanë pasur pikat e furnizimit para rritjes së çmimeve dhe për këto sasi të vendoset ngrirje e çmimeve, pasi janë importuar me çmime më të ulëta.

Gjithashtu, BDI kërkon që për operatorët që gjatë fundjavës dhe ditës së hënë nuk kanë furnizuar qytetarët me karburant të ndërmerren masa dhe sanksione në përputhje me ligjin.

“Nuk mund të lejojmë që disa të përfitojnë në kurriz të qytetarëve dhe të prodhuesve tanë”, theksoi Mustafa.

Nga BDI theksojnë se në një situatë të tillë kërkohet reagim i menjëhershëm dhe menaxhim serioz i krizës, duke shtuar se partia mbetet e gatshme të mbështesë çdo vendim që synon stabilizimin e tregut dhe mbrojtjen e interesit të qytetarëve dhe ekonomisë së vendit. (koha.mk)

adv

Bien çmimet e naftës pasi Trumpi paralajmëroi Iranin për Ngushticën e Hormuzit

0

Çmimet e naftës ranë të martën pasi presidenti amerikan Donald Trump e paralajmëroi Iranin të mos bllokojë një rrugë transporti detar thelbësore për furnizimet globale me energji.

“Nëse Irani bën diçka që ndalon rrjedhën e naftës brenda Ngushticës së Hormuzit, ai do të goditet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës NJËZET HERË MË FORTË sesa është goditur deri më tani”, tha ai në mediat sociale.

Në tregtinë e mëngjesit në Azi, nafta e papërpunuar Brent ishte 6.5% më e ulët në 92.46 dollarë dhe Nymex Light Sweet ra 7% në 88.15 dollarë.

Nafta kishte arritur pothuajse 120 dollarë për fuçi të hënën për shkak të frikës se lufta SHBA-Izrael me Iranin do të shkaktonte ndërprerje të gjata të furnizimeve nga Lindja e Mesme, por ra pasi Trump sugjeroi se lufta mund të mbaronte së shpejti.

“Ne bëmë një ekskursion të vogël sepse menduam se duhej ta bënim këtë për të hequr qafe disa të këqija. Pastaj, mendoj se do të shihni se do të jetë një ekskursion afatshkurtër”, tha Trump gjatë një konference për shtyp në Florida.

Rënia e çmimeve të naftës të martën u ka dhënë tregtarëve një moment për të “nxjerrë frymën”, por tregjet e energjisë mbeten në një gjendje “tërheqjeje totale të litarit”, tha Alberto Bellorin nga firma e investimeve në naftë dhe gaz InterCapital Energy.

Tregtia e naftës do të “mbetet tepër e trazuar” dhe çmimet ka të ngjarë të rriten nëse konflikti përshkallëzohet dhe të bien nëse duket se po lehtësohet, tha ai.

Çmimet e aksioneve në Azi shënuan fitime ndërsa shqetësimet në lidhje me ndikimin ekonomik të konfliktit u lehtësuan.

Nikkei 225 i Japonisë ishte 2.7% më i lartë, ndërsa Hang Seng në Hong Kong u rrit me 2% dhe Kospi i Koresë së Jugut fitoi me 5.5%.

Tregjet e aksioneve në rajon u goditën rëndë një ditë më parë nga shqetësimet e investitorëve se ndërprerjet në Gjirin mund të nënkuptojnë inflacion më të lartë dhe rritje të normave të interesit.

Ngushtica e Hormuzit është thelbësore për tregun global të energjisë pasi rreth një e pesta e naftës në botë kalon nëpër këtë rrugë të ngushtë ujore.

adv

Trump foli me Putinin përpara se të deklaronte se “lufta kundër Iranit do të mbarojë shumë shpejt”

0
FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump and Russia's President Vladimir Putin talk during the family photo session at the APEC Summit in Danang, Vietnam November 11, 2017. REUTERS/Jorge Silva/File Photo - RC1287F1C9B0

Parashikimi i Trump u bë në një konferencë për shtyp në klubin e tij të golfit pranë Miamit.

“Po bëjmë hapa të mëdhenj drejt përmbushjes së objektivit tonë ushtarak”, u tha Trump gazetarëve.

“Dhe disa njerëz mund të thonë se janë mjaft të plotë. Ne i kemi shkatërruar të gjitha forcat e Iranit, plotësisht”, tha presidenti. “Shumica e fuqisë detare të Iranit është e fundosur. Është në fund të detit. Ka pothuajse 50 anije. Sapo u informova për 51 anije.”

“Ata nuk kanë marinë, nuk kanë forcë ajrore, nuk kanë pajisje kundërajrore”, tha ai.

“Ata nuk kanë lidership. Çdo gjë është hedhur në erë.”

“Ky është një sukses ushtarak si kurrë më parë”, tha Trump.

I pyetur nga një gazetar për të shpjeguar ndryshimin midis parashikimit të tij për një përfundim të shpejtë të luftës dhe komentit të fundit të Sekretarit të Mbrojtjes Pete Hegseth se lufta sapo kishte filluar, Trump tha se të dyja mund të jenë të vërteta.

“Është fillimi i ndërtimit të një vendi të ri”, tha Trump.

Sipas Kremlinit, Trump më parë foli me udhëheqësin rus Vladimir Putin në një telefonatë rreth luftës.

Gjatë bisedës me Trumpin, Putin ndau propozime që synojnë një përfundim të shpejtë të luftës, u tha gazetarëve ndihmësi i politikës së jashtme të Kremlinit, Yuri Ushakov, sipas shërbimit të lajmeve Reuters.

adv

Erdogan: Qëllimi ynë kryesor është ta mbajmë Turqinë jashtë këtij konflikti

0

“Që nga 28 shkurti, ne kemi qenë në gatishmëri të lartë me të gjitha njësitë tona. Kemi mobilizuar të gjitha institucionet shtetërore”, tha Erdogan pas një mbledhjeje të kabinetit në Ankara.

“Qëllimi ynë kryesor është ta mbajmë vendin tonë larg këtij zjarri”, shtoi ai.

Deklarata vjen pasi NATO më parë kapi një raketë balistike të lëshuar nga Irani drejt Turqisë, ndërsa rriten shqetësimet se një luftë midis SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit mund të përhapet në të gjithë rajonin.

Presidenti turk tha pas një mbledhjeje të kabinetit se Teherani ishte paralajmëruar pasi një raketë e dytë balistike hyri në hapësirën ajrore turke dhe më pas u interceptua nga mbrojtja ajrore e NATO-s. Ai shtoi se Ankaraja nuk dëshironte asnjë lëvizje që do të hidhte hije mbi “lidhjet fqinjësore dhe vëllazërore mijëvjeçare” me Iranin, por shtoi se Turqia do të vazhdonte të merrte masa shtesë pas vendosjes së gjashtë avionëve luftarakë F-16 në Qipron veriore të hënën. 

adv