22.8 C
Skopje
E hënë, 1 Qershor, 2026
Home Blog Page 50

LSM bën thirrje për protestë masive më 14 mars: Pagat duhet të rriten

0

Të gjithë anëtarët e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, punëtorët, si dhe anëtarët e sindikatave të tjera të cilat udhëhiqen nga liderë që nuk luftojnë për pagat tuaja, janë ftuar të na bashkohen të shtunën në orën 12:05 përpara Shtëpisë së Punëtorëve, për të dërguar një mesazh të ri se pagat, përfshirë pagën minimale, duhet të rriten për të gjithë, bëri thirrje sot në një konferencë për mediat kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafilov.

Ai theksoi se punëtorët duhet vetë të luftojnë për pagat e tyre, sepse, siç tha, të tjerët nuk do të luftojnë në vend të tyre. Sipas tij, paga që marrin punëtorët është rezultat i punës, djersës dhe mundit të tyre, dhe jo një dhuratë nga punëdhënësit.

Trendafilov vlerësoi se rregullimi i propozuar i pagës minimale prej 1.667 denarë është i pamjaftueshëm, duke pasur parasysh rritjen e vazhdueshme të shpenzimeve të jetës. Si argument, ai përmendi edhe rritjen e vlerës së shportës minimale sindikale për 2.000 denarë brenda vetëm dy muajve.

Trendafilov theksoi se rreth 160,000 punëtorë në vend, sipas të dhënave të Drejtorisë së të Ardhurave Publike, jetojnë me paga nën kufirin e varfërisë, gjë që, siç tha, vërteton më tej nevojën për një rritje të menjëhershme të pagës minimale dhe të pagave të tjera.

Në lidhje me seancën e fundit të Këshillit Ekonomik-Social, Trendafilov ninformoi se LSM-ja e la seancën për shkak të përpjekjes për të rregulluar pagën minimale vetëm në 1.667 denarë.

“Kemi vendosur të kërkojmë pagë minimale prej 600 euro dhe të paktën 6,000 denarë rritje për të gjitha pagat e tjera të punëtorëve”, deklaroi ai. Pas largimit të LSM-së, seanca mbeti pa kuorum, prandaj nuk mund të merrej asnjë vendim.

Trendafilov shtoi se, sipas ligjit, për përcaktimin e pagës minimale është e nevojshme mendimi i Këshillit Ekonomik-Social, ku duhet të jenë të pranishme të gjitha organizatat përfaqësuese të punëtorëve dhe punëdhënësve.

“Besojmë se në mars duhet të rritet paga minimale. Ata nuk e japin, ne e fitojmë atë” tha Trendafilov, duke përsëritur thirrjen për pjesëmarrje masive në protestën e së shtunës.

Protesta e së shtunës do të fillojë në 12:05 para LSM-së, do të vazhdojë para Kuvendit, pastaj para Odës Ekonomike, dhe do të përfundojë para Qeverisë.

adv

20 maji, data kur Kushtetuesja vendos për ankimimin e Veliajt

0

Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën 20 maj për shqyrtimin e ankimimit të Erion Veliajt.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se kryebashkiaku i Tiranës i është drejtuar Kushtetueses për të kërkuar heqjen e masës së arrestit me burg.

Ndërkohë sot SPAK ka pranuar një tjetër kërkesë të Veliajt, duke i dërguar në qeli aktet hetimore të dosjes.

 

Burimi / Top Channel

adv

Tra’gjedi në Zvicër, 6 persona humbin jetën pas zjarrit në autobus

0

Gjashtë persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën në një zjarr që përfshiu një autobus në Kerzers, në Zvicrën perëndimore, të martën. Policia tha se incidenti mund të ketë qenë një akt i qëllimshëm, pas raportimeve se një person në autobus i kishte vënë flakën vetes.

Frederic Papaux, zëdhënës i policisë së Fribourgut, tha se “në këtë fazë, kemi elementë që tregojnë se personi në autobus e bëri këtë me qëllim”.

Hetuesit po shqyrtojnë raportet se personi i dyshuar u lyer me karburant. Christa Bielmann, zëdhënëse e policisë lokale, shtoi se është ende shumë herët për të thënë nëse incidenti lidhet me terrorizmin.

Politikan zviceran, Romain Collaud, këshilltar shtetëror, tha për televizionin zvicerano-francez RTS se nuk ka indikacione që sugjerojnë një sulm terrorist.

Tre persona të plagosur u dërguan në spital, ndërsa dy të tjerë morën ndihmë mjekësore pa u shtruar. Pasagjerët u panë duke ikur nga autobusi në panik, ndërsa asnjë automjet tjetër nuk ishte i përfshirë në incident.

Portali zviceran 20 Minutes raportoi një video nga vendi i ngjarjes, ku një person i plagosur tha se “burri ia vuri flakën vetes. Ai u spërkat me benzinë dhe më pas ia vuri flakën vetes”.

Presidenti zviceran, Guy Parmelin, shprehu ngushëllimet e tij dhe tha se incidenti po hetohej.

“Jam i tronditur dhe i trishtuar që njerëzit kanë humbur përsëri jetën në një zjarr të madh në Zvicër”, tha ai.

Ngjarja e Kerzers-it vjen pak muaj pas një tragjedie tjetër në Zvicër, kur në janar një zjarr në një bar në resortin e skive Crans-Montana vrau 41 persona dhe plagosi 115 të tjerë.

adv

“Revolucioni i ha bijtë e vet”, Fetai shpërthen pas lënies jashtë procesit të VLEN

0

Arben Fetai ka reaguar në Facebook, pasi u la jashtë procesit të shkrirjes së VLEN-it në një parti. Ai tërheq paralele me Revolucionin Francez dhe situatën në VLEN, duke thënë se “kur një lëvizje fillon të konsumojë njerëzit e saj për shkak të apetiteve të fraksioneve, ndonjëri prej tyre mund të forcohet përkohësisht, por në fund, lëvizja e han kokën e vet”.

Më poshtë e keni reagimin e plotë të Arben Fetait:

“Revolucioni i ha bijtë e vet”… dhe në fund e han kokën e vet. Kjo shprehje lindi gjatë Revolucionit francez, i cili rrëzoi monarkinë absolute nën idealet e lirisë, barazisë dhe vëllazërisë, por që përfundoi në përçarje, terror dhe në vetëshkatërrim. Forcat revolucionare ishin tejet heterogjene dhe të bashkuara thuajse në vetëm një pikë: rrëzimin e monarkisë. Fraksionet kryesore që e arritën këtë qëllim ishin Zhirondinët, Jakobinët dhe të moderuarit “Feuillants”. Zhirondinët kërkonin një republikë të decentralizuar me autonomi të fortë rajonale. Në vitin 1793, ata u targetuan nga Jakobinët dhe u eliminuan. Udhëheqësit e tyre, përfshirë Vergniaud, të cilit i atribuohet shprehja “Revolucioni i ha bijtë e vet”, përfunduan në gijotinë. Fraksioni “Feuillants” ishin të moderuar që kërkonin një monarki kushtetuese. Edhe ata u çbënë nga terrori i Jakobinëve dhe u gijotinuan, të akuzuar për simpati ndaj mbretërisë. Jakobinët, fraksioni më radikal, morën pushtetin dhe vendosën terrorin si instrument të drejtësisë revolucionare. Por edhe brenda tyre shumë shpejt nisën spastrimet: fillimisht u gijotinuan hebertistët për “radikalizëm të tepruar”, pastaj dantonistët për “butësi ndaj armiqve”. Në fund, edhe vetë zbatuesit e terrorit, Malësorët u çbënë. Lideri i tyre, Robespierre, u rrëzua dhe u gijotinua nga ata që deri dje ishin aleatët e tij. Intrigat, pabesitë, spastrimet e pafundme dhe auto-kanibalizmi të motivuar nga etja për pushtet, shkatërruan elitën revolucionare, zhgënjyen shoqërinë dhe krijuan një vakum politik. Mbi këtë vakum u ngrit gjenerali Napoleon Bonaparte, i cili në vitin 1799 e përmbysi revolucionin dhe më pastaj e shpalli vetën Perandor, duke rikthyer tiraninë dhe monarkinë absolute. Mësimi është i thjeshtë: kur një lëvizje fillon të konsumojë njerëzit e saj për shkak të apetiteve të fraksioneve, ndonjëri prej tyre mund të forcohet përkohësisht, por në fund, lëvizja e han kokën e vet.

adv

Një banor i Shkupit kërcënoi të birin me thikë – gjykata e dëboi nga shtëpia për 30 ditë

0

Një burrë 68-vjeçar nga Shkupi është arrestuar për kërcënim me thikë ndaj të birit, njoftoi Ministria e Brendshme. Pas një raportimi për dhunë në familje në një shtëpi në Kisella Voda, gjykata e largoi abuzuesin nga shtëpia.

“Më 10.03.2026, Njësia për Krime të Dhunshme në SPB Shkup paraqiti një kërkesë në Gjykatën Themelore Civile Shkup për një masë urgjente për largimin e Lj.B. (68) nga Shkupi nga shtëpia për shkak të dhunës në familje. Më 09.03.2026 në orën 22:30 në Shkup, oficerë policie nga SPB Shkup e privuan nga liria Lj.B., duke vepruar në bazë të një raportimi të mëparshëm se ai e kishte kërcënuar djalin e tij 35-vjeçar me një objekt të mprehtë në shtëpinë familjare në zonën e Kisella Vodës”, njoftoi Ministria e Brendshme.

Gjykata ka përgatitur një vendim me të cilin vendos një masë urgjente mbrojtjeje nga dhuna në familje ndaj LJB, si autor i dhunës në familje – largim nga shtëpia për një periudhë prej 30 ditësh.

adv

Tripunovski: Që nga fillimi i vitit 2026 janë paguar rreth 20 milionë euro mbështetje për fermerët

0

Që nga momenti i miratimit të Programit për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2026, deri në pagesat e fundit të realizuara, drejt fermerëve janë paguar rreth 20 milionë euro, theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, në emisionin “Top Tema”.

Ai theksoi se gjatë periudhës së kaluar Ministria ka mbajtur një sërë takimesh me shumicën e shoqatave të fermerëve, me qëllim krijimin e masave në Programin për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2026.

“Takimi i parë u mbajt para miratimit të Programit për mbështetje financiare, ku u diskutua për propozime, ide dhe sugjerime nga shoqatat e fermerëve. Qëllimi ishte që masat të krijohen së bashku dhe t’u përgjigjen nevojave të prodhuesve”, theksoi Tripunovski.

Ai shtoi se në kuadër të Ministrisë funksionojnë grupe nënsektoriale për çdo prodhim, ku marrin pjesë përfaqësues nga shoqatat e fermerëve, komuniteti shkencor, sektori i biznesit dhe administrata.

“Në këto grupe nënsektoriale u diskutua në detaje për përmbajtjen e Programit dhe për masat që duhet të përmirësojnë konkurrueshmërinë dhe zhvillimin e prodhimit bujqësor”, theksoi ministri.

Pas miratimit të Programit janë mbajtur edhe takime shtesë, ku janë prezantuar risitë e Programit.

Ministri Tripunovski theksoi se Ministria mbetet e hapur për bashkëpunim me të gjithë fermerët dhe shoqatat.

“Dera e Ministrisë është e hapur për këdo që dëshiron të konsultohet për tema të caktuara. Unë gjithmonë jam në terren, mes fermerëve, sepse vetëm

adv

Gjykata Kushtetuese vendos sot për fatin e sistemit ‘Safe City’

0

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut pritet që sot të vendosë nëse ligji që rregullon sistemin e monitorimit “Safe City” (Qyteti i Sigurt) është në përputhje me Kushtetutën. Para kësaj gjykate janë ngritur katër raste që lidhen me ligjshmërinë e këtij sistemi të mbikëqyrjes.

Gjyqtarja kushtetuese Ana Pavllovska Daneva konfirmoi se institucioni ka pranuar tre iniciativa të ndryshme që kontestojnë funksionimin e sistemit. Ato janë dorëzuar nga Aleanca për Shqiptarët – krahu i Arben Taravarit, Aleanca për Shqiptarët – krahu i Ziadin Selës, si dhe nga një student i Fakultetit Juridik.

Të tri këto iniciativa janë bashkuar në një lëndë të vetme, e cila do të shqyrtohet si pikë kryesore në rendin e ditës të Gjykatës Kushtetuese.

Sistemi “Safe City”, që parashikon monitorimin e hapësirave publike përmes kamerave me teknologji të avancuar, ka nxitur debat dhe shqetësime në opinion. Kritikët theksojnë se ai mund të cenojë mbrojtjen e të dhënave personale, të drejtën e privatësisë dhe lirinë e lëvizjes së qytetarëve.

Vendimi i Gjykatës pritet të përcaktojë nëse kamerat do të vazhdojnë të monitorojnë rrugët e qyteteve apo nëse sistemi do të duhet të pezullohet ose të ndryshohet në mënyrë thelbësore.

Megjithatë, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, në muajin shkurt kishte shprehur publikisht vlerësime pozitive për projektin. Edhe pse gjykata ende nuk ka vendosur për ankesat ndaj sistemit, ai deklaroi se projekti “ka treguar se mentaliteti ynë mund të ndryshojë shumë shpejt, pra të përshtatet me rregullat”.

Sistemi “Safe City” hyri në fuqi më 1 shkurt 2026, pas ndryshimeve në Ligjin për Kundërvajtje. Në fazën e parë ai po zbatohet në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë, si dhe përgjatë Korridoreve 8 dhe 10. Në të ardhmen është planifikuar që të shtrihet edhe në Strugë dhe Ohër.

Ligji është ankimuar në Gjykatën Kushtetuese nga opozita shqiptare, e cila pretendon se ai përmban një sërë mangësish. Po ashtu, edhe qytetarët në një anketë online të Portalb.mk kanë shprehur shqetësime lidhur me mënyrën e funksionimit të këtij sistemi.

adv

Moti sot

0

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira të lehta lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi i jugut.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -4 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale gjatë ditës do të arrijnë nga 14 deri në 20 gradë.

Në Shkup parashihet mot me diell dhe me vranësira të lehta lokale, me erë të dobët deri mesatare nga jugu. Temperatura minimale do të zbresë në rreth 0 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 19 gradë Celsius.

Sipas parashikimeve meteorologjike, moti i qëndrueshëm dhe i qetë pritet të vazhdojë deri në fund të javës së punës, me rritje graduale të temperaturave ditore.

adv

Trafiku në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë të thata

0

Në disa segmente rrugore që kalojnë pranë përrenjve dhe grykave, ka rrëshqitje të vogla dheu.

NP Rrugët e Maqedonisë apelon për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalistikës së trafikut dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve në rrugë.

adv

Ndryshime në Ligjin për TVSH, më shumë para për qytetarët që skanojnë faturat

0

Informacioni u bë i ditur nga kryeministri Hristijan Mickoski, i cili njoftoi se Qeveria do të paraqesë ndryshime në Ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe një ligj tjetër që lidhet me rregullimin tatimor, me qëllim ofrimin e lehtësirave financiare për qytetarët dhe subjektet e vogla ekonomike.

Rimbursimi më i madh përmes aplikacionit “TVSH-ja ime” Propozimi parashikon edhe një ndryshim në përqindjen e rimbursimeve përmes aplikacionit “TVSH-ja ime”. Sipas njoftimeve, për produktet e RMV-së rimbursimi do të rritej nga 20 në 40 për qind, ndërsa për produktet e tjera do të rritej nga 10 në 20 për qind.

Kjo do të thotë që qytetarët që skanojnë rregullisht faturat e tyre fiskale mund të marrin një rimbursim dukshëm më të lartë të TVSH-së së paguar. Aplikacioni “TVSH-ja ime” u prezantua në vitin 2019 si pjesë e strategjisë për të luftuar ekonominë informale dhe për të rritur disiplinën fiskale, dhe deri më sot qindra mijëra qytetarë e përdorin atë rregullisht.

Prag më i lartë regjistrimi në TVSH Përveç rritjes së rimbursimit për qytetarët, propozohet edhe një ndryshim në pragun për regjistrimin e detyrueshëm për tatimpaguesit e TVSH-së. Sipas njoftimeve, pragu do të rritej nga 2 në 4 milionë denarë xhiro vjetore. Kjo masë është menduar kryesisht për firmat e vogla, bizneset familjare dhe artizanët, të cilët shpesh përballen me kosto administrative dhe financiare që lidhen me hyrjen në sistemin e TVSH-së. Duke rritur pragun, disa kompani të vogla do të fitonin më shumë hapësirë ​​për zhvillim përpara se të bëheshin tatimpagues të TVSH-së.

Nxitje për ekonominë vendase Një nga elementët kryesorë të propozimit është stimulimi i blerjes së produkteve vendase. Me një rimbursim më të lartë të TVSH-së për produktet maqedonase, qeveria po përpiqet të inkurajojë konsumin vendas dhe të forcojë ekonominë lokale.

Ekonomistët vlerësojnë se një masë e tillë mund të ketë një efekt pozitiv te prodhuesit dhe tregtia, por në të njëjtën kohë paralajmërojnë se do të jetë e nevojshme të monitorohet me kujdes efekti fiskal në buxhet.

Kur mund të hyjnë në fuqi ndryshimet? Aktualisht nuk ka një datë të saktë se kur do të hyjnë në fuqi ndryshimet. Projektligjet duhet të miratohen së pari nga Qeveria dhe më pas nga Parlamenti. Nëse miratohet gjatë vitit, qytetarët mund të shohin një rimbursim më të lartë të TVSH-së në pagesat e ardhshme tremujore. Për shumë familje, kjo do të nënkuptonte lehtësim shtesë në një kohë kur kostoja e jetesës po rritet vazhdimisht.

adv