28.8 C
Skopje
E hënë, 1 Qershor, 2026
Home Blog Page 56

MPJ: Shtetasit e Maqedonisë u kthyen nga Izraeli me fluturim qeveritar

0

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme informon se, pasdite ka përfunduar me sukses procesi i evakuimit të shtetasve të Maqedonisë së Veriut na Izraeli, raporton Portalb.mk.

Personat që kanë shprehur gatishmërinë për t’u evakuuar nga Izraeli kanë fluturuar për në Shkup me një aeroplan qeveritar.

Deri më tani, në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Abu Dhabi janë regjistruar 505 shtetas të Maqedonisë, nga të cilët 458 qëndrojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Përveç kësaj, 31 persona janë regjistruar nga Kuvajti dhe 14 persona nga Bahreini. Në Doha, deri më sot, janë regjistruar 141 shtetas të Maqedonisë.

Në ditët në vijim, pritet të fillojë kthimi i shtetasve të Maqedonisë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe qytetarëve që ndodhen në Katar, Bahrein dhe Kuvajt, për të cilët është planifikuar kthimi me fluturime të organizuara përmes Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Procesi i evakuimit po zbatohet sipas një plani të hartuar tashmë, në përputhje me kushtet e sigurisë dhe në koordinim me institucionet kompetente.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme u bën thirrje edhe një herë të gjithë qytetarëve të Maqedonisë që ende nuk kanë kontaktuar me përfaqësitë diplomatike dhe konsullore kompetente, dhe që kanë nevojë për ndihmë, ta bëjnë këtë sa më shpejt të jetë e mundur përmes numrave të telefonit në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore ose përmes numrit SOS të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme. Ministria mbetet në komunikim të vazhdueshëm dhe plotësisht në dispozicion të qytetarëve, me qëllimin parësor kthimin e tyre të sigurt dhe në kohë”, thonë nga MPJTJ.

Ndryshe në Maqedoni u mblodh Këshilli i Sigurisë, pas çka u konstatua se situata aktualisht është e qëndrueshme dhe e sigurt.

Mëngjesin e 28 shkurtit Izraeli filloi sulmin ndaj Iranit, ndërsa më pas u bashkëngjitën edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sulmet nisën teksa bisedimet mes Washingtonit dhe Teheranit për programin bërthamor të Iranit kanë qenë në vazhdim nën ndërmjetësimin e Omanit, raundi i fundit i bisedimeve në përfundoi të enjten në Gjenevë.

adv

Qoku: Studentët kërkojnë provimin e jurisprudencës në shqip, VLEN premton mbështetje

0

Deputeti i koalicionit VLEN, Bekim Qoku, ka njoftuar se grupi parlamentar i këtij koalicioni ka pritur sot në Kuvend studentët e nismës për mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Sipas Qokut, gjatë takimit është diskutuar për rëndësinë e realizimit të kësaj të drejte dhe për nevojën e zbatimit të plotë të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi. Ai theksoi se VLEN qëndron në anën e studentëve dhe përkrah gjetjen e një zgjidhjeje të drejtë dhe të qëndrueshme për këtë çështje.

“Ne jemi pa dyshim në anën e studentëve dhe përkrahim gjetjen e një zgjidhjeje të drejtë dhe të qëndrueshme, për realizimin e një të drejte të garantuar me Kushtetutë dhe ligj”, ka deklaruar Qoku.

Ai shtoi se përmes dialogut dhe angazhimit institucional do të vazhdojnë të kontribuojnë për zgjidhjen e kësaj çështjeje në interes të studentëve dhe në respekt të parimeve të barazisë dhe drejtësisë.

Në reagimin e tij, Qoku theksoi se në qershor VLEN-i do të përmbyllë gjysmën e mandatit në qeverisje, duke shtuar se problemet e grumbulluara gjatë 22 viteve pushtet nuk mund të zgjidhen menjëherë.

“Deri tani kemi dëshmuar se jemi pragmatikë në zgjidhjen e halleve dhe nuk merremi me popullizëm apo premtime boshe”, ka theksuar ai.

Deputeti i VLEN-it kritikoi gjithashtu qasjen e qeverive të kaluara ndaj çështjeve që prekin shqiptarët, duke përmendur edhe ligjin për Medresenë “Medreseja Isa Beu”, për të cilin tha se ishte miratuar për interesa elektorale dhe më pas është dashur të rregullohet sërish, njofton agjencia e lajmeve INA.

Ai shtoi se, sipas tij, ministrat shqiptarë të drejtësisë ndër vite nuk i kanë kushtuar vëmendjen e duhur çështjeve me interes për shqiptarët. Qoku kritikoi edhe ndryshimet në Kodin Penal që, sipas tij, kanë mundësuar amnistimin e ish-zyrtarëve si Sasho Mijalkov dhe Nikola Gruevski.

adv

CIA: Gligorovi hodhi poshtë ofertën 100 milionë dollarëshe të Greqisë për ndryshimin e emrit!

0

Në vitin 1992, Greqia i ofroi presidentit të atëhershëm të Maqedonisë Kiro Gligorov 100 milionë dollarë ndihmë ekonomie, në këmbim të ndryshimit të emrit të vendit, por ai e refuzoi propozimin, sipas një dokumenti të deklasifikuar së fundmi të CIA-s.

“(…) pavarësisht nevojës së madhe ekonomike të Maqedonisë, Gligorov refuzoi një ofertë private nga zyrtarët grekë prej 100 milionë dollarësh ndihmë financiare me kusht që emri të ndryshohej”, thuhet në dokument, i cili daton më 6 nëntor 1992 dhe u botua në faqet e bibliotekës dixhitale të dokumenteve të deklasifikuara të CIA-s në janar të këtij viti.

Në raport thuhet se ish-presidenti i Maqedonisë, Kiro Gligorov, ishte i njohur si një lider i mençur dhe reformator, që ka luajtur një rol kyç në stabilizimin e vendit gjatë periudhës pas shpalljes së pavarësisë në vitin 1991. Raporti i CIA-s e përshkruan Gligorovin si një “dhelpër të vjetër të mençur” për shkak të aftësisë së tij strategjike dhe kontrollit të detajeve.

Dokumenti thotë se Gligorov i konsideronte presidentët serb dhe kroat, Slobodan Millosheviq dhe Franjo Tuxhman, përgjegjës për krizën në Jugosllavi. Thuhet se Gligorovi i hodhi poshtë ofertat e Millosheviqit për të formuar “një aleancë me mbetjen e shtetit jugosllav të dominuar nga serbët”, por u tërhoq nga plani i kryeministrit Milan Paniç për një bashkim ekonomik ballkanik (i cili, sipas Gligorovit, duhet të kishte përfshirë Greqinë dhe Turqinë).

Raporti thotë se në politikën e brendshme, Gligorov është përpjekur të balancojë tensionet etnike, veçanërisht mes shumicës maqedonase dhe asaj shqiptare.

 

Burimi © SYRI.net

adv

Mickoski: Situata në Lindjen e Mesme mund të shkaktojë rritje të çmimeve të naftës dhe gazit/ Qeveria nuk përjashton uljen e akcizave

0

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se situata në Lindjen e Mesme mund të shkaktojë sfida ekonomike për shtetin. Sipas tij, konflikti mund të çojë në rritjen e çmimeve të burimeve energjetike, sidomos naftës dhe gazit. Megjithatë, Mickoski theksoi se Qeveria po shqyrton mundësi dhe masa me qëllim që të zbutet goditja ndaj standardit jetësor të qytetarëve.

“Ndoshta në sektorin e industrisë së naftës do të kemi disa presione dhe do të duhet të rritet çmimi, por së bashku me Ministrinë e Financave, po shqyrtojmë që të ulet pjesa e akcizës dhe e tatimeve, për të parë cilat janë mundësitë tona për ta zbutur goditjen ndaj standardit të qytetarëve”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.

Ekspertët thonë se, nëse përshkallëzimi vazhdon, vendi si ekonomi e varur nga importi mund të përballet me sfida ekonomike. Paralajmërojnë se është e mundur rritja e çmimeve të repromaterialeve, si dhe e produkteve të gatshme.

“Prej këtu mund të pritet që rrezikimi i rrjedhës së mallrave, logjistikës dhe të ngjashme ta rrisë pasigurinë në aktivitetet ekonomike. Ndërsa pasiguria, siç e dimë, është praktikisht armiku kryesor i bursave dhe i ekonomisë dhe e nxit rritjen e çmimeve”, u shpreh Aleksandar Ivanov, profesor dhe ekspert.

Sipas Ivanovit, ekonomia përveç se e lëviz botën zhvillohet edhe përmes të ashtuquajturave “gryka të ngushta”. Ai përmend Ngushticën e Hormuzit, Kanalin e Suezit, si dhe kalimin detar mes Indonezisë dhe Singaporit dhe Tajvanit. Sipas tij, të gjitha këto pika përfaqësojnë rrugë kyçe përmes të cilave transportohet energjia dhe mbyllja e mundshme e tyre mund të çojë në një krizë serioze ekonomike. /Alsat.mk

adv

Kim Jong-Un: Jemi gati të furnizojmë me rak’eta Iranin, një rak’etë e vetme zhduk Izraelin

0

Kim JongUn udhwheqwsi i Koresw sw Veriut deklaroi se vendi i tij është i gatshëm t’i furnizojë me raketa Iranit nëse Teherani do ta kërkojë një gjë të tillë.

Në një deklaratë të bërë nga Pheniani, Kim tha se “një raketë e vetme do të ishte e mjaftueshme për të zhdukur Izraelin”, duke shtuar edhe më tej tensionet në një situatë tashmë të brishtë në Lindjen e Mesme.

Autoritetet në Phenian kritikuan gjithashtu sulmet e përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit, duke i cilësuar ato si “ilegale dhe në shkelje të sovranitetit iranian”.

Deklarata e udhëheqësit verikorean vjen në një moment kur tensionet në rajon mbeten të larta dhe komuniteti ndërkombëtar po ndjek me shqetësim zhvillimet mes Izraelit dhe Iranit.

adv

Gjoni: Konflikti në Lindjen e Mesme rrezikon të zgjerohet, Evropa e ndarë përballë presionit të SHBA

0

Konflikti në Lindjen e Mesme po hyn në një fazë gjithnjë e më të rrezikshme, duke shtuar frikën për një përshkallëzim më të gjerë rajonal dhe global. Sipas ekspertes Juxhina Gjoni, situata që filloi me një valë sulmesh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli ndaj regjimit të ajatollahëve në Iran, tashmë është shndërruar në një nga krizat gjeopolitike më serioze të dekadave të fundit.

Sipas saj, pasojat e këtij konflikti nuk kufizohen vetëm në rajonin e Lindjes së Mesme, por rrezikojnë të përfshijnë edhe vende të tjera, duke krijuar ndarje të thella në skenën ndërkombëtare. Disa shtete janë rreshtuar krah Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa të tjera kanë shprehur hapur kundërshtimin ndaj përfshirjes në luftë.

Një nga vendet që ka kundërshtuar bombardimet ndaj Iranit është Spanja. Kryeministri Pedro Sánchez ka mbrojtur publikisht qëndrimin e qeverisë së tij, duke paralajmëruar se nuk duhet të përsëriten gabimet e së kaluarës. Ai ka përmendur si shembull Pushtimin e Irakut në 2003, i cili sipas tij solli pasiguri dhe destabilizim të mëtejshëm në rajon.

Ky qëndrim ka shkaktuar tensione të reja diplomatike mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vendeve të Bashkimi Evropian. Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar me ndërprerjen e marrëdhënieve tregtare me Spanjën për shkak të kundërshtimit të saj ndaj luftës.

Në të njëjtën kohë, edhe Mbretëria e Bashkuar ka treguar hezitim për t’u përfshirë drejtpërdrejt në konflikt, ndonëse ka forcuar operacionet mbrojtëse dhe interesat strategjike në rajon. Trump ka sulmuar publikisht kryeministrin britanik Keir Starmer, duke e cilësuar të padobishëm dhe duke deklaruar se “marrëdhënia nuk është më e njëjtë”.

Ndërkohë, Teherani ka paralajmëruar se mund të hakmerret ndaj vendeve që mbështesin sulmet, duke përfshirë edhe mundësinë e sulmeve në tokën evropiane. Sipas ekspertes Gjoni, ky paralajmërim vjen në një moment kur qeveritë evropiane po përpiqen të përcaktojnë rolin e tyre në një konflikt që po përshkallëzohet.

Ato, thekson ajo, po përballen me një dilemë të vështirë: nga njëra anë presioni i Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetje ushtarake dhe nga ana tjetër frika e përfshirjes direkte në një luftë që mund të ketë pasoja të paparashikueshme për sigurinë e kontinentit evropian.

adv

Kuvendi i Shqipërisë nis me një minutë heshtje për familjen Jasharin

0

Në Kuvendin e Shqipërisë po mbahet seancë plenare.

Në nisje të seancës, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi theksoi se me kërkesë të grupit parlamentar të PD të mbahet një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-deputetit, Tomor Dosti, shkruan Euronewsal.

Kuvendi kujtoi edhe rënien heroike të Adem Jasharit dhe familjes së tij në Prekaz. Peleshi theksoi se familjar Jashari hyri në historinë e Shqipërisë si dëshmorë të pavdekshëm. Ai shtoi se është një histori heroike për idealet e lirisë.

adv

MPJ: Shtetasit e RMV-së që ndodhen në Izrael do të evakuohen sot

0

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme informon se deri më sot, në kuadër të procesit të evakuimit, në Ambasadën e Maqedonisë në Abu Dhabi janë regjistruar 505 shtetas të Maqedonisë, nga të cilët 458 qëndrojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Përveç kësaj, 31 persona janë regjistruar nga Kuvajti dhe 14 persona nga Bahreini. Në Doha, deri më sot, janë regjistruar 141 shtetas të RMV-së.

“Personat që kanë shprehur gatishmërinë për t’u evakuuar nga Izraeli pritet të fluturojnë sot pasdite për në Shkup me një aeroplan qeveritar. Kjo do të përfundoj plotësisht procesin e kthimit të të gjithë qytetarëve që kanë kërkuar evakuim nga Izraeli. Në ditët në vijim, pritet kthimi i shtetasve nga Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe shtetasve që ndodhen në Katar, Bahrein dhe Kuvajt, për të cilët është planifikuar kthimi me fluturime të organizuara përmes Mbretërisë së Arabisë Saudite”, informon Ministria e Punëve të Jashtme.

Procesi i evakuimit po zbatohet sipas një plani të hartuar tashmë, në përputhje me kushtet e sigurisë dhe në koordinim me institucionet kompetente, thonë nga MPJ.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme edhe një herë u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë që ende nuk kanë kontaktuar me përfaqësitë diplomatike dhe konsullore kompetente, dhe që kanë nevojë për ndihmë, ta bëjnë këtë sa më shpejt të jetë e mundur përmes numrave të telefonit të detyrës në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore ose përmes numrit SOS të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme”, thonë nga MPJ.

adv

Bullgaria pret që lidhja hekurudhore me Maqedoninë të përfundojë deri në vitin 2030

0

Deri në vitin 2030, Bullgaria dhe Maqedonia do të përfundojnë ndërtimin e lidhjes hekurudhore midis dy vendeve. Kjo u bë e ditur gjatë një takimi në Ministrinë Bullgare të Transportit dhe Komunikacionit midis Ministrit në Detyrë të Transportit dhe Komunikacionit Korman Ismailov dhe Ambasadores së Maqedonisë së Veriut në Bullgari, Agnesa Rusi Popovska, njoftojnë nga Sofja.

Në deklaratë thuhet se pas ratifikimit nga parlamentet e Bullgarisë dhe Maqedonisë të Marrëveshjes për ndërtimin e tunelit hekurudhor ndërkufitar, faza tjetër është formimi i një Komiteti të Përbashkët, të kryesuar nga Zëvendës Ministrat e Transportit të të dy vendeve, i cili do të koordinojë përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e ardhshëm të projektit.

Nga shërbimi për shtyp i ministrisë bullgare njoftojnë se Ministrja Ismailov theksoi ritmin e përshpejtuar me të cilin pala bullgare po punon për modernizimin e linjës hekurudhore Sofje – Pernik – Radomir – Gjueshevë. Nga ana e saj, Ambasadorja Rusi Popovska theksoi se bashkëpunimi midis institucioneve të të dy vendeve është një parakusht i rëndësishëm për zbatimin e qetë të projektit.

Muajin e kaluar, Bullgaria ratifikoi Marrëveshjen me Maqedoninë për ndërtimin e një tuneli hekurudhor ndërkufitar në Korridorin 8. Gjatësia e parashikuar e tunelit është rreth 2.4 kilometra, 1,189.30 metra në territorin maqedonas dhe 1,193.70 metra në territorin bullgar.

adv

28 vjet nga rënia heroike e Jasharëve, sot nis Epopeja

0

Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e koncentroi në Prekaz, në zemrën e UÇK-së duke i bërë asaj një rrethim të hekurt.

Ajo që ndodhi në fillimet e marsit të vitit 1998 është një dëshmi e gjallë për botën e qytetëruar dhe përgjegjësit e saj, politikë e diplomatikë. Në të vërtetë kjo ngjarje kaq e drejtpërdrejtë dhe kaq e fuqishme për nga përmasat e saj të flijimit unikat, të qëndresës e të masakrimit ngrehi çështjen e Kosovës në krye të agjendës botërore. Kështu, në natën e 4 e 5 marsit të vitit 1998, Prekazi u rrethua nga forcat e shumta ushtarake dhe policore. Atje pati rrethim të hekurt.

Pikërisht më 5 mars bëhen 22 vjet të rënies së komandantit legjendar, Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë. Mirëpo, çdo përvjetor Adem Jasharin e bënë më të lavdishëm në historinë e kombit tonë.

Me aktin e rënies së komandantit legjendar Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë, Kosova mundi frikën me çka i hapi shtigjet e lirisë dhe të ardhmërisë. Dhe jo rastësisht, në Prekaz, në Lagjen e Jasharëve është ngritur monumenti më i madh i luftës për liri, për pavarësi e demokraci, që këto ditë dhe data, e pikërisht 5,6,7 mars për çdo vit vëmendja e të gjithë kombit shqiptar kthehet nga Prekazi legjendar, që shekuj e vite i dha Kosovës shumë.

Që nga viti 1991 deri më 1998, Prekazi dhe Drenica ishin të rrethuar nga forcat paramilitare serbe. Synimi ishte vrasja e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe familjes së tij, për të shuar dhe shtypur rezistencën që familja Jashari me në krye Ademin e Hamzën po ia bënin regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

Më 30 dhjetor të vitit 1991 kryhet sulmi i parë ndaj familjes Jashari. Ndërsa sulmin e dytë forcat paramilitare serbe e kryen në muajin janar, 1998. Më 22 janar forcat serbe sulmuan familjen Jashari, por edhe kësaj beteje, fëmijët dhe gratë e familjes Jashari i rezistuan. Megjithatë, në këtë betejë që zgjati afër 30 minuta, të plagosura mbeten Iliriana, vajza e Rifat Jasharit dhe Selvetja, vajza e Hamzë Jasharit. Pas këtij sulmi, familjes Jashari i erdhën miq, shok e bashkëkombës për t’u solidarizuar me ta. Ata i kërkuan kryefamiljarit Jashari që t’i tërheqin gratë dhe fëmijët nga aty. Por, edhe gratë dhe fëmijët kishin marr vendimin që të qëndrojnë, duke thënë se “po të vriten djemtë, nuk na vyen jeta të jetojmë”. Dhe vendosen të qëndrojnë, qëndruan për t’i treguar botës se shqiptarët nuk shkojnë askund përtej truallit dhe shtëpive të tyre.

Sulmi i tretë, që ndodhi më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, mori jetën e 55 njerëzve në fshatin Prekaz, 22 prej të cilëve ishin familjarë të ngushtë të Adem Jasharit. Këtij sulmi i mbijetoi vetëm Bashkimi, djali i Rifatit, i cili ia del që mes datës 5-6 mars të largohet nga rrethina dhe arrin t’i shpëtojë sulmit, si dhe Besarta, vajza e Hamzës, e cila pa dhe përjetoj tmerrin derisa vriteshin anëtarët e familjes së saj.

Historia e familjes Jashari dhe eksponatet e saj janë vendosur në Muzeun e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në 28-vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri, Qeveria e Kosovës më 5, 6 dhe 7 mars organizon manifestimin gjithëpopullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Po ashtu, Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë solemne me rastin e 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, me të vetmen pikë të rendit të ditës për shënimin e këtij përvjetori. /KosovaPress/

adv