26.8 C
Skopje
E hënë, 1 Qershor, 2026
Home Blog Page 55

Nesër formohet VLEN-i ???

0

Pas shumë pritjesh për formimin e VLEN-it, pak kush besonte se ai do të realizohej vetëm me urdhër të kryeministrit Hristijan Mickoski e jo me urdhër të Albin Kurtit. Pas shumë përplasjeve në mbledhjen e fundit mes Bekim Sali dhe liderëve të tjerë, Bekim Sali është dorëzuar dhe ka pranuar që të jetë pjesë e VLEN-it në postin e sekretarit të përgjithshëm.

Sipas informacioneve të portalit TetovaSot, VLEN-i do të ketë dy kryetarë: Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami. Në fillim do të ketë edhe dy nënkryetarë: Ilir Demiri nga ASH-ja dhe Bekim Qoku nga VV-ja, ndërsa sekretar i përgjithshëm do të jetë Bekim Sali nga Alternativa.

Ky pritet të jetë konfigurimi i parë i VLEN-it si një parti e vetme politike.

Portali TetovaSot ka arritur të mësojë edhe për fatin politik të Arben Fetahut, Fatmir Limani dhe Lëvizjes Arbëria. Sipas burimeve brenda VLEN-it, Fetahu pritet të marrë rrugën e kurbetit në Bruksel, ndërsa Limani do të kthehet në Zajaz ndërsa Arbëria nuk u rrit sipas Bekim Fazliut dhe Orhan Ibrahimit që kishin premtuar andaj do të ngelen vetëm votues të VLEN-it.

Nuk dihet ende nëse kryeministri Hristijan Mickoski është pajtuar që Fetahu dhe Limani të shkarkohen nga postet ministrore, por kjo mbetet për momentin vetëm një informacion që vjen nga burime brenda VLEN-it.

adv

Vazhdimi i luf’tës në pikëpyetje, SHBA-së i mbarojnë rezervat e raketave…

0

Administrata Trump po përgatitet për një takim urgjent sot me drejtuesit e kontraktorëve më të mëdhenj të mbrojtjes në Shtëpinë e Bardhë. Qëllimi kryesor është përshpejtimi i prodhimit të armëve, ndërsa Pentagoni përpiqet të rimbushë rezervat e zbrazura pas sulmeve të fundit ushtarake ndaj Iranit.

Pesë burime të njohura me planin konfirmuan për agjencinë Reuters se kompanitë kryesore, përfshirë Lockheed Martin dhe RTX (ish-Raytheon), janë ftuar të marrin pjesë në këto diskutime private.

Takimi nënvizon një krizë të heshtur në Uashington: harxhimi i shpejtë i municioneve gjatë operacioneve në Iran ka krijuar një mungesë kritike. Që nga fillimi i luftës në Ukrainë në vitin 2022 dhe operacioneve në Gaza, SHBA-të kanë tërhequr miliarda dollarë nga arsenalet e tyre.

Megjithatë, konflikti i fundit me Iranin ka konsumuar raketa me rreze të gjatë veprimi në një ritëm shumë më të lartë se ai i dërguar më parë për Kievin, duke vënë në pikëpyetje qëndrueshmërinë e sulmeve të mëtejshme.

Në aspektin financiar, Zëvendës Sekretari i Mbrojtjes, Steve Feinberg, po finalizon një kërkesë shtesë buxhetore prej rreth 50 miliardë dollarësh. Këto fonde do të përdoren ekskluzivisht për zëvendësimin e sistemeve të përdorura në Lindjen e Mesme, si raketat Tomahawk dhe operacionet e avionëve F-35.

Megjithëse Presidenti Trump deklaroi në rrjetet sociale se SHBA-të kanë një “furnizim praktikisht të pakufizuar”, hapat konkretë të Pentagonit tregojnë një realitet tjetër.

Për tu përgjigjur kësaj nevoje, administrata po shton presionin ndaj industrisë private. Raytheon ka arritur një marrëveshje për të rritur prodhimin e raketave Tomahawk në 1.000 njësi në vit, një rritje masive krahasuar me planin aktual prej vetëm 57 raketash për vitin 2026.

Presidenti Trump ka paralajmëruar kontraktorët përmes një urdhri ekzekutiv, duke kërkuar që prodhimi të jetë prioritet mbi fitimet e aksionarëve. Pentagoni pritet të publikojë së shpejti një listë të kompanive me performancë të dobët, të cilat rrezikojnë ndërprerjen e kontratave nëse nuk paraqesin plane të menjëhershme për rritjen e kapaciteteve prodhuese. Zyrtare.com

adv

Zbulohet shifra, sa ka harxhuar SHBA për lu,ftën Iran 100 orë të fundit

0

100 orët e para të luftës së SHBA-së kundër Iranit vlerësohet se kanë kushtuar 3.7 miliardë dollarë, ose rreth 891.4 milionë dollarë në ditë, sipas Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS).

Meqë si presidenti amerikan Donald Trump ashtu edhe sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth kanë lënë të kuptohet se lufta mund të zgjasë për javë të tëra, ky institut kërkimor me bazë në Washington DC thekson se Departamenti i Mbrojtjes do të ketë nevojë për më shumë fonde sesa ato që janë aktualisht të parashikuara në buxhet për të financuar luftën.

“Kostoja e municioneve do të ulet ndërsa Shtetet e Bashkuara kalojnë në municione me kosto më të ulët,” tha CSIS, duke shpjeguar se fillimi i një fushate ajrore është më i kushtueshëm për shkak të armëve të sofistikuara që kërkohen.

“Megjithatë, kostot e paparashikuara në buxhet do të jenë të konsiderueshme… Kjo do të thotë se Departamenti i Mbrojtjes (DOD) do të ketë nevojë për fonde shtesë në një moment, sepse niveli i shkurtimeve buxhetore që do të nevojiteshin për ta financuar këtë konflikt nga brenda ka të ngjarë të jetë politikisht dhe operacionalisht i vështirë,” thuhet në raport.

adv

Lëvizja Vetëvendosje ia hapi derën dhe e bëri presidente Vjosa Osmanin

0

Analisti politik Xhevdet Pozhari ka reaguar me një mesazh kritik ndaj zhvillimeve të fundit politike në Kosovë, duke komentuar raportet mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe presidentes Vjosa Osmani, informon POPULLI.mk

Në një reagim publik, Pozhari ka theksuar se Osmani u largua nga partia e saj e atëhershme, ndërsa sipas tij ishte Vetëvendosje ajo që i hapi derën dhe e mbështeti për t’u bërë presidente e vendit.

Ai rikujton edhe periudhën pas zgjedhjeve, kur sipas tij Vetëvendosje i kishte bërë ofertë Osmanit që të vazhdonte bashkëpunimin në qeveri, duke argumentuar se me vetëm 66 vota në Kuvend ishte e vështirë të sigurohej edhe një mandat tjetër presidencial.

Pozhari thotë se Osmani e kishte refuzuar këtë ofertë, duke shprehur dëshirën për të qenë sërish presidente.

Sipas analistit, pas insistimit, Vetëvendosje kishte vënë në dispozicion edhe nënshkrimet për kandidimin e saj, madje jo vetëm 30 sa kërkohen, por 33.

Ai shton se aktualisht Vetëvendosje po mbështet edhe amendamentet për ndryshime kushtetuese që parashohin zgjedhjen e presidentit nga populli.

“Ma shumë se kaq, as familja e saj nuk e përkrah”, përfundon reagimin e tij analisti Xhevdet Pozhari. / © POPULLI.mk

adv

Hamza: Çfarëdo që bëjmë sot nuk barazohet me sakrificën e familjes Jashari

0

Bedri Hamza bashkë me strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës kanë bërë homazhe në Prekaz me rastin e Epopesë së UÇK-së, ku ka nderuar sakrificën e familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës.

Ai tha se ndodhen në Prekaz për të shprehur respekt dhe për të bërë nderim në themelet e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, duke theksuar se ky respekt duhet të jetë gjithmonë deri në përulje.

Hamza u shpreh se çfarëdo që të bëhet sot nuk është e barazvlefshme me veprën dhe sakrificën që kanë bërë Jasharajt, duke shtuar se respekti për ta duhet të jetë i përjetshëm.

Sipas tij, Prekazi është një vend që duhet të shërbejë si frymëzim për të punuar për të ardhmen e shtetit dhe të fëmijëve.

adv

VLEN: Edhe një pishinë moderne për Çairin, investim prej një milion eurove

0
VLEN po vazhdon me punë të mira dhe projekte konkrete që ndryshojnë jetën e qytetarëve, ndërsa Çairit po i shtohet edhe një investim i rëndësishëm në sport dhe rini.
Me investimin prej rreth një milion euro po ndërtohet edhe një pishinë moderne, e dyta me radhë në territorin e komunës së Çairit, e cila do t’i shërbejë brezit të ri dhe gjithë komunës. Bëhet fjalë për kushte bashkëkohore për çdo nxënës që dëshiron të mësojë notin, të garojë dhe të zhvillohet.
Ky është VLEN. Ky është vizioni i Izet Mexhitit, i cili me projekte të mëdha po e transformon Çairin.
Pishina me 25 metra gjatësi, 8.80 metra gjerësi dhe me thellësi të përshtatshme për mësim dhe stërvitje do të krijojë mundësi të reja për zhvillimin e sportit dhe të talenteve të rinj. Aty do të trajnohen trajnerë dhe shpëtues të rinj, ndërsa do të organizohen edhe gara dhe aktivitete sportive që e ngrenë sportin në një nivel tjetër.
Ky objekt vendos një standard të ri, sepse shënon ndërtimin e një infrastrukture që prodhon disiplinë, shëndet dhe sukses.
Me VLEN, Çairi po ecën përpara me punë, zhvillim dhe projekte që lënë gjurmë për të rinjtë dhe për gjithë shoqërinë.
adv

Arriti në Shkup me avion qeveritar grupi i parë i shtetasve të Maqedonisë të evakuuar nga Izraeli

0

Grupi i parë i shtetasve të Maqedonisë së Veriut, të evakuuar nga Izraeli, ka mbërritur në mënyrë të sigurt në Shkup me avion qeveritar, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

Qytetarët u larguan fillimisht me rrugë tokësore drejt Egjiptit, ndërsa fluturimi drejt Shkupit u organizua nga ministria në koordinim me institucionet kompetente dhe përfaqësitë diplomatike-konsullore. Transporti nga Tel Avivi deri në Sharm el-Sheikh dhe fluturimi qeveritar u siguruan plotësisht nga ministria.

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, qytetarët e evakuuar u pritën nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme njofton se grupi i parë i shtetasve të Maqedonisë, të evakuuar nga territori i Izraelit, të cilët u drejtuan drejt Egjiptit me rrugë tokësore, pasditen e sotme kanë ateruar në mënyrë të sigurt në Shkup me një avion qeveritar.

Evakuimi u realizua në koordinim me institucionet kompetente dhe me mbështetjen e përfaqësive diplomatike dhe konsullore, ndërsa organizimi i transportit nga Tel Avivi deri në Sharm el-Sheikh, si dhe organizimi i fluturimit qeveritar për në Shkup, u siguruan plotësisht nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, qytetarët e evakuuar u pritën nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

adv

“Ne po i presim ata”, thotë diplomati i lartë iranian – kur pyetet për push’timin e mundshëm tokësor nga SHBA

0

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, tha se Teherani është i përgatitur të përballet me një pushtim të mundshëm tokësor të SHBA-së, duke përdorur një ton sfidues ndërsa konflikti me Uashingtonin dhe Izraelin thellohet.

I pyetur në një intervistë video me NBC News të enjten nëse kishte frikë nga një pushtim i mundshëm nga Shtetet e Bashkuara, Araghchi tha se Irani ishte gati, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Jo, ne po i presim ata”, citohet të ketë thënë ai, duke shtuar se Teherani është i bindur se mund të përballet me forcat amerikane dhe se një veprim i tillë do të bëhej “një katastrofë e madhe” për Uashingtonin.

Komentet vijnë pasi sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit filluan më 28 shkurt, sulme që autoritetet iraniane thonë se vranë Udhëheqësin Suprem Ali Khamenei dhe disa zyrtarë të lartë të sigurisë.

Dhe pavarësisht konfliktit në rritje, Araghchi tha se Irani nuk ka kërkuar një armëpushim.

Ai vuri në dukje luftën e shkurtër me Izraelin vitin e kaluar, duke thënë se Teherani nuk kërkoi as atëherë një armëpushim.

“Në kohën e mëparshme, ishte Izraeli ai që kërkoi një armëpushim”, tha ai, duke iu referuar një konflikti 12-ditor në të cilin forcat izraelite dhe amerikane shënjestruan objektet bërthamore iraniane.

Araghchi argumentoi se objektivi i Iranit në përballjen aktuale është thjesht t’i rezistojë asaj që ai e përshkroi si veprime të paligjshme kundër vendit.

“Nuk ka fitues në këtë luftë”, tha ai. “Fitorja jonë është të jemi në gjendje të rezistojmë”.

adv

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

0

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira.

Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi verior.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri 6 gradë celsius, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga 13 deri 19 gradë celsius.

Të shtunën moti do të jetë kryesisht me diell, pastaj në ditët në vazhdim do të ketë vranësira dhe kushte për reshje lokale të shiut.

adv

Autostrada Kërçovë–Ohër drejt 600 milionë eurove, por ende e papërfunduar pas 12 vitesh

0

Sanimi i rrëshqitjeve të dheut, mbrojtja nga shembjet në shpate përmes pyllëzimit, vendosja e rrjetave dhe spërkatjes me beton, janë disa prej hapave që po merren aktualisht në terren në autostradën Kërçovë – Ohër. Kjo autostradë kushton pothuajse 600 milionë euro, ndërsa pjesa më e madhe e mjeteve tashmë janë paguar. Mesatarisht, shteti paguan 9.7 milionë euro për një kilometër autostradë.

Pothuajse e gjithë shuma e projektuar së fundmi për autostradën Kërçovë–Ohër është paguar. Të dhënat tregojnë se deri më tani janë ndarë rreth 560 milionë euro për këtë segment.

E nisur zyrtarisht për ndërtim në vitin 2014, disa muaj pasi në nëntor 2013 u nënshkrua kontrata, autostrada edhe pas 12 vjetësh nuk është përfunduar.

“Deri në këtë moment janë realizuar 557.985.782,11 euro ose 93.3 për qind e shumës së paraparë për ndërtimin e autostradës Kërçovë–Ohër”, thuhet në të dhënat e fundit që nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore (NPRSH) i janë ndarë Radios Evropa e Lirë.

Nëse shuma e paguar deri më tani përbën 93.3 për qind të totalit të paraparë, atëherë vlera përfundimtare, sipas projeksioneve aktuale, do të arrijë në 598.055.500 euro. Kjo është mbi 200 milionë euro më shumë se 374 milionë eurot e projektuara fillimisht, të bëra publike më shumë se një dekadë më parë.

Segmenti është i gjatë rreth 57 kilometra, që do të thotë se një kilometër i kësaj arterie të rëndësishme rrugore për Maqedoninë e Veriut do të kushtojë rreth 9.7 milionë euro.

Çfarë po punohet në terren?

Nga NPRSH bëjnë të ditur se aktualisht “ndërtimi është në fazë të avancuar”.

“Po punohet në sanimin e rrëshqitjeve të reja të dheut, si dhe në përgatitjen e masave mbrojtëse në shpate, përmes pyllëzimit, vendosjes së rrjetës gjeokompozite dhe spërkatjes me beton. Më pas, në disa shpate po zbatohet zgjidhja me të ashtuquajturat galeri”, thonë nga Ndërmarrja Publike.

Qëllimi është që sa më shumë pjesë të segmentit të bëhen funksionale, për të lehtësuar “udhëtimin drejt qendrës turistike në Ohër”.

Qyteti i Ohrit, i vendosur në bregun e Liqenit të Ohrit, në pjesën jugperëndimore të Maqedonisë së Veriut, ka mbi 50 mijë banorë. Ai është edhe destinacioni më i njohur turistik në vend, ku sipas raporteve të Komunës, në vitet 2023 dhe 2024 janë regjistruar mbi 1.1 milionë netëqëndrime turistike për secilin vit.

Nga problemet me projektin dhe mungesa e punëtorëve te përplasjet politike

Sipas informacioneve të fundit në dispozicion për autostradën, e cila pritet të lehtësojë udhëtimin në këtë rajon, deri më tani janë përfunduar rreth 40 kilometra nga gjithsej 57.

Autostrada po ndërtohet nga kompania kineze Sinohydro, ndërsa Enti Shtetëror i Revizionit, në një nga raportet e tij për Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore, e ka cilësuar atë si “investimi më i madh infrastrukturor me ndërtim shumëvjeçar”.

Që në vitin 2022, revizorët konstatuan se vlera e projektit ishte rritur për të paktën 45 për qind, si dhe se kjo autostradë kishte zgjatjen më të madhe të afatit të ndërtimit. Ajo duhej të përfundonte për katër vjet.

Arsyetimet që autoritetet i kanë dhënë për zvarritjen janë evidentuar edhe nga revizorët, të cilët kanë vërejtur se ndër shkaqet kryesore për dinamikën e ngadalësuar përmenden: mangësi në projekt, shpronësime të vonuara, marrëdhënie të pazgjidhura pronësore-juridike, dislokim objektesh, mungesë e stafit teknik, mekanizimit dhe pajisjeve.

Përveç këtyre problemeve, aktorët politikë prej vitesh kanë akuzuar njëri-tjetrin për ngecjen e projektit. Kur në qershor 2025 u hapën 20 kilometrat e parë, zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski nga VMRO-DPMNE, paralajmëroi se segmenti duhet të përfundojë plotësisht deri në fund të vitit 2026, duke akuzuar se projekti më herët ishte shndërruar në “simbol të ngecjes” dhe “pasqyrë të turpshme të një shteti që numëron në vend”.

Nga ana tjetër, opozitarja LSDM, në qeverisjen e së cilës aludoi zëvendëskryeministri, pretendon se kur mori pushtetin në vitin 2017, në terren gjeti vetëm 30 për qind progres të punimeve, pa shpronësime, pa projekte kyç të përfunduara, dhe me një sërë problemesh, por se arriti të realizojë 83 për qind të projektit.

Projektin e kanë shoqëruar edhe kontestime që përfunduan me aktakuzë nga ish-Prokuroria Speciale Publike (PSP) në lëndën “Trajektorja”, për shkak të dyshimeve për dëmtim të buxhetit të shtetit në vlerë mbi 150 milionë euro. Të akuzuar ishin ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-zëvendëskryeministri Vladimir Peshevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, dhe ish-drejtori i NPRSH-së, Ljupço Georgievski. Proces gjyqësor pati, por nuk u arrit vendim i formës së prerë, pasi lënda u parashkrua.

Pjesë e kësaj aktakuze ishte edhe kontrata për autostradën Miladinovci–Shtip, e arritur në të njëjtën periudhë me atë për Kërçovë–Ohër. Megjithatë, kjo autostradë prej 47 kilometrash u përfundua dhe u lëshua në përdorim në qershor 2019. Sipas NPRSH-së, në të janë investuar 177 milionë euro, ose mesatarisht 3,8 milionë euro për kilometër.

 

Burimi: botasot.info

adv