9.8 C
Skopje
E shtunë, 30 Maj, 2026
Home Blog Page 7

“Rihapja e Ngushticës së Hormuzit është prioritet”, Macron: Evropa të reagojë!

0

Presidenti francez Emmanuel Macron, ka theksuar se rihapja e Ngushticës së Hormuzit mbetet një çështje me përparësi për aktorët ndërkombëtarë.

“Prioritet është rihapja paqësore dhe e koordinuar e Ngushticës së Hormuzit, së bashku me monitorimin dhe transparencën”, u shpreh Macron gjatë fjalës së tij në margjinat e samitit të Komunitetit Politik Evropian.

Ai tha gjithashtu se situata kërkon vëmendje të shtuar edhe në aspektin ekonomik, duke paralajmëruar ndërhyrje të mundshme në rast abuzimesh në treg.

“Nëse ka fitime të tepërta ose sjellje spekulative, evropianët do të duhet të reagojnë”, deklaroi presidenti francez.

Deklaratat vijnë mes tensionesh në rritje në rajonin e Gjirit, ku Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një nyje kyçe për transportin global të naftës dhe gazit.

adv

Trump paralajmëron sërish: Irani do të zhduket nga faqja e dheut nëse suL,mon anijet amerikane

0

Donald Trump ka rikthyer retorikën e ashpër ndaj Iranit, duke paralajmëruar pasoja ekstreme nëse Teherani ndërmerr sulme ndaj anijeve amerikane në Gjiri Persik.

Në një intervistë për Fox News, Trump deklaroi se Irani “do të zhduket nga faqja e dheut” në rast se guxon të godasë anijet amerikane që po shoqërojnë transportet detare në rajon.

Kjo deklaratë vjen pas pretendimeve të tij se lëvizja e lirë e anijeve në Gjirin Persik është siguruar me ndihmën e Marinës Amerikane dhe një marrëveshjeje indirekte me Iranin—pretendim që u mohua menjëherë nga Teherani.

Megjithatë, Trump theksoi se Irani ka treguar “fleksibilitet më të madh” në negociatat e paqes, duke lënë të kuptohet për zhvillime diplomatike në prapaskenë.

Nga ana tjetër, ai vuri në pah forcimin e pranisë ushtarake amerikane në rajon, duke deklaruar se SHBA ka rritur ndjeshëm kapacitetet e saj ushtarake.

“Kemi më shumë armë dhe municione se kurrë më parë, me pajisjet dhe bazat më të mira ushtarake në botë. Mund t’i përdorim dhe do t’i përdorim nëse është e nevojshme”, u shpreh ai.

adv

Konfirmohet rasti i dytë i hantavirusit pas tre vdekjeve në anijen turistike në Atlantik

0

Dy raste të hantavirusit janë konfirmuar pasi tre persona vdiqën dhe një shtetas britanik u sëmur rëndë pas një shpërthimi të dyshuar në një anije turistike në Oqeanin Atlantik.

Operatori i anijes MV Hondius, Oceanwide Expeditions, tha se një burrë dhe një grua holandeze, si dhe një shtetas gjerman, kishin vdekur, shkruan BBC.

Hantavirusi është konfirmuar në rastin e shtetasit 69-vjeçar britanik i cili është në kujdes intensiv në një spital në Afrikën e Jugut dhe ishte i pranishëm te gruaja holandeze që vdiq.

Shkaqet e vdekjeve të pasagjerëve të tjerë po hetohen.

adv

Fahrije Hoti i bashkohet Vjosa Osmanit në zgjedhje

0

Fahrije Hoti do t’i bashkohet politikës, duke kandiduar për deputete në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit. Lajmi është bërë i ditur nga ish-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një njoftimi në Facebook.

Sipas Osmanit, Hoti do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë, duke përfaqësuar një figurë të fuqishme të grave dhe një histori të njohur të qëndresës dhe punës në Kosovë

Postimi i plotë:

Një heroinë e gjallë në Kuvendin e Kosovës!

Kur një grua vendos të ngrihet, ajo e bën këtë për të gjithë.

E fortë si guri, e pastër si loti, punëtore si askush tjetër, krah i përhershëm për gratë, për Krushën dhe për gjithë Kosovën – e pas 7 qershorit, Fahrije Hoti, deputete e Kuvendit, në përfaqësim të secilit prej jush.

Fahrija po i bashkohet rrugëtimit tonë politik, sepse ne besojmë në një Kosovë ku dashuria e mund urrejtjen, integriteti dhe puna e ndershme e mundin manipulimin, dhe e vërteta e mund propagandën.

Këtë forcë e kemi dëshmuar bashkë edhe përballë Vuçiçit në Këshillin e Sigurimit, në Parlamentin Evropian dhe kudo tjetër — me dinjitet, me të vërtetën tonë, me zërin e grave që nuk heshtin.
Do ta dëshmojmë sërish, bashkë.

Na priftë e mbara, e dashur Fahrije! ♥️

adv

Lezha vendos çmimin e plazheve, 3 euro në ato publike dhe deri në 20 euro te privatët

0

Për të qëndruar në plazhet publike edhe në Lezhë qytetarët do të duhet të paguajnë për çadra dhe shezlongë nga 300 lekë (3 euro).Po ashtu këshilli bashkiak ka miratuar me shumicë votash vendimin për të përcaktuar çmime të diferencuara sipas zonës dhe nivelit të shërbimit, që shkon deri në 2000 lekë (20 euro) në plazhet private.
Sipas kryetarit të bashkisë, Pjerin Ndreu, unifikimi i tarifave synon gjithashtu të shmangë abuzimet e konstatuara në sezonet e mëparshme, duke vendosur rregulla të qarta edhe për strukturat hoteliere që operojnë në vijën bregdetare.Ndërkohë, përfaqësues të opozitës në këshill, i cilësuan tarifat të larta, duke argumentuar se ato mund të rëndojnë mbi buxhetin e pushuesve.

Pavarësisht debatit, autoritetet lokale bëjnë me dije se 30% e hapësirës përgjatë vijës bregdetare të Shëngjinit dhe Tales do të mbetet pa pagesë, duke garantuar akses për të gjithë qytetarët, përfshirë ata me mundësi më të kufizuara ekonomike./Top Channel/

adv

Chelsea del me njoftim zyrtar për gjendjen shëndetësore të futbollistit të ri, i lënduar rëndë

0

Chelsea ka publikuar një përditësim zyrtar mbi gjendjen e Jesse Derryt pasi adoleshenti u dërgua me urgjencë në spital gjatë ndeshjes së së hënës në Premierligë kundër Nottingham Forestit.

Lojtari i akademisë, që po bënte debutimin e tij të plotë me ekipin e parë, u përfshi në një përplasje shqetësuese që shkaktoi një ndërprerje të gjatë në “Stamford Bridge”.

Klubi konfirmoi se Derry u dërgua në një spital lokal si masë paraprake pas një incidenti serioz në pjesën e parë të humbjes 3-1 ndaj Nottingham Forestit.

Chelsea u përpoq të qetësonte tifozët menjëherë pas përfundimit të ndeshjes.

Në një deklaratë zyrtare, klubi tha: “Chelsea FC konfirmon se Jesse Derry është dërguar në spital si masë paraprake pas zëvendësimit të tij në pjesën e parë gjatë ndeshjes së sotme të Premierligës kundër Nottingham Forestit. Jesse është i vetëdijshëm, po flet dhe po i nënshtrohet kontrolleve paraprake. I urojmë shërim të shpejtë dhe falënderojmë stafin mjekësor për reagimin e shpejtë”.

Incidenti ndodhi në fund të pjesës së parë, kur Derry, i cili kishte marrë një shans të papritur nga trajneri i përkohshëm Calum McFarlane, u përplas me mbrojtësin e Forestit, Zach Abbottin.

I riu pati nevojë për oksigjen pas përplasjes kokë më kokë, që ndodhi ndërsa të dy lojtarët luftonin për një top të lartë në zonë.

Ndërsa Abbotti arriti të vazhdonte lojën, Derry qëndroi i shtrirë në fushë për më shumë se 10 minuta.

Ndërhyrja e stafit mjekësor ishte e menjëhershme dhe shqetësimi nga lojtarët e të dy skuadrave ishte i dukshëm, teksa 18-vjeçari mori trajtim përpara se të largohej me barelë nën duartrokitjet e tifozëve vendas.

Trajneri i përkohshëm McFarlane tha për “BBC Match of the Day” pas ndeshjes: “Të gjitha shenjat janë pozitive për momentin, kështu që shpresojmë që ai të jetë në gjendje të mirë dhe nga ajo që kemi dëgjuar, lajmet janë pozitive. Na vjen shumë keq për Jesse, mendova se luajti mirë. Na dha rrezik në sulm – një moment i madh për të që përfundoi në mënyrë të trishtë”.

Dëmtimi i njërit prej talenteve më premtues të klubit e përmbylli një ditë për t’u harruar për trajnerin e përkohshëm.

Në fushë, Chelsea u mposht 3-1, një rezultat që rrezikon shpresat e tyre për të siguruar një vend në Evropë përmes renditjes në kampionat.

McFarlane kritikoi fillimin “të papranueshëm” të skuadrës së tij në “Stamford Bridge” pasi pësuan dy gola brenda 15 minutave të para, duke kërkuar një reagim të fortë përpara përballjes së ardhshme me Liverpoolin.

adv

Agim Islami: Nuk ka kush na mbron nga padrejtësitë, askush nuk e ngrit zërin për shqiptarët e pafajshëm!

0

Një reagim i fortë ka ardhur nga i dënuari në rastin Rasti Alfa, Agim Islami, i cili po vuan dënimin prej 18 vitesh burg, duke akuzuar për padrejtësi dhe trajtim selektiv nga institucionet, përcjell INA.

Postimi i plotë:

“Është për të ardhur keq që nuk kemi kush na mbron nga padrejtësit nga gjykata selektive, nuk ka kush e ngre zërin për shqiptarët e pafajshëm dhe për të burgosurit tjerë!!

Pala tjetër i liroi të gjithë që ishin të dënuar me nga 18, 19 vite burg, arsyetimi ishte ‘shëndeti i përkeqësuar’. Është interesante se si u sëmurën të gjithë kur u futën në burg, dhe të gjithë u liruan pa e bërë as gjysmën e dënimit!

Rexhail Qerimi vdiq në burg sepse ju përkeqësua shëndeti, askush nuk i dha atij ndërprerje të dënimit, ose ‘lirim me kusht’ e as rigjykim të rastit, edhe pse të gjithë e dinin se ishte i pafajshëm!

Domethënë ne shqiptarët nuk kemi të drejtë as të sëmuremi, nuk kemi nevojë për mjekim, nuk kemi nevojë për ndërprerje të dënimit, nuk kemi nevojë që të lirohemi me kusht, nuk kemi të drejtë as për rigjykim, edhe pse faktet flasin për pafajësinë tonë!!

Me një fjalë shqiptarët duhet të vdesin në burg, që ju të jeni të kënaqur apo!

Liri për rastin Alfa! Liri për të gjitha rastet e montuara!

adv

LDK distancohet nga çdo interpretim për bashkëqeverisje me PDK në Prishtinë

0
KOMUNIKATË PËR MEDIE
LDK njofton opinionin publik se nuk ka asnjë marrëveshje me PDK-në dhe asnjë parti tjetër politike në Prishtinë për bashkëqeverisje. LDK nuk ka marrë pjesë në asnjë proces ndërpartiak për ndonjë marrëveshje bashkëqeverisëse politike deri më tani.
LDK ka strukturat e veta partiake, organet vendimmarrëse lokale dhe më gjerë; dhe këto struktura nuk kanë qenë pjesë e asnjë marrëveshjeje qeverisëse.
Çdo marrëveshje tjetër nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Si e tillë, ajo nuk krijon obligime politike për LDK-në dhe nuk mund të konsiderohet si vullnet i organizuar i saj. Palët dhe subjektet e tjera politike e dinë shumë mirë se si ndërtohen marrëveshjet ndërpartiake me LDK-në; përmes strukturave zyrtare, transparencës dhe vendimmarrjes institucionale. Çdo përpjekje për ta anashkaluar këtë rrugë nuk përbën marrëveshje me LDK-në.
Për çështjet tjera lokale, LDK do të angazhohet pas zgjedhjeve nacionale. Në këtë fazë, LDK dhe anëtarësia e saj janë të angazhuar plotësisht në procesin e ringritjes së përbashkët. Asnjë agjendë tjetër nuk mund ta zbehë këtë përkushtim.
adv

Takim dypalësh Hoxha – Pacolli në Stamboll

0

Në kuadër të Forumit të 5-të Ndërkombëtar të Ujërave në Stamboll, Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, realizoi një takim dypalësh me Ministren e Mjedisit Jetësor të Republikës së Kosovës, Fitore Pacolli.

Në këtë takim u diskutua për promovimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe menaxhimit të burimeve ujore, si dhe një qasje të përbashkët ndaj sfidave rajonale që lidhen me ndryshimet klimatike. Të dyja palët theksuan rëndësinë e zbatimit të standardeve evropiane dhe shkëmbimin e përvojave nga ky proces.

Bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë e tyre për të thelluar bashkëpunimin në periudhën e ardhshme, përmes iniciativave dhe projekteve të përbashkëta që do të kontribuojnë në menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe mbrojtjen e mjedisit në rajon.

Ndryshe, ministri Muamet Hoxha sot dhe nesër po merr pjesë në Forumin ndërkombëtar të ujërave në Stamboll.

adv

Mickoski: Shumë shpejt do të ketë zgjedhje!

0

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot ka paralajmëruar se shumë shpejt do të ketë zgjedhje parlamentare

“Lajmi i mirë është se shumë shpejt do të ketë zgjedhje. Pas atyre zgjedhjeve partia që ai udhëheq do të margjinalizohet. Dhe unë mendoj se ai dhe persona të ngjashëm si ai do të largohen nga politika dhe do të vijnë njerëz që e duan vendin”, tha Mickoski duke u përgjigjur në pyetjen se si e komentoni deklaratën e kryetari të LSDM-së, Venko Filipçe se Bullgaria nuk po konteston identitetin maqedonas por Kryeministri po shpik armiq artificialë.

Mickoski tha se i vjen keq që opozita përsëri filloi të gjunjëzohen ndaj interesave të vendeve të huaja në vend që të rijnë krah për krah me qeverinë në mbrojtje të interesave të vendit.

adv