16.8 C
Skopje
E enjte, 28 Maj, 2026

Para për portalet e RMV-së në fushatën zgjedhore, nuk dihet kush shkruan por dihet kush paguan (Infografik)

- Advertisement -

Nga gjithsej 150 portale online që morën para nga shteti për reklamimin e koalicioneve partiake për zgjedhjet parlamentare të muajit maj të këtij viti, rreth 40 nuk kanë impresum, që do të thotë se kanë pronësi të paqartë dhe jotransparente, tregon kështu hulumtimi i fundit të cilin e realizoi Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Impresumi zakonisht përmban informacion për emrin e kompanisë ku është regjistruar portali, selinë, kontaktet, për emrin e kryeredaktorit dhe ekipin e redaksisë. E gjithë kjo nevojitet që qytetarët të dinë se nga kush informohen, e sigurisht që duhet të jetë e rëndësishme edhe gjatë përzgjedhjes nga koalicionet partiake kur ua japin paratë e shtetit mediave që t’i theksojnë platformat e tyre parazgjedhore.

Në hulumtimin e parë Meta.mk i publikoi top 20 portalet që kanë marrë më shumë para gjatë zgjedhjeve – dhe kryesisht këto janë portale me një numër të madh lexuesish dhe me pronësi transparente.

Në hulumtimin e dytë e publikojmë bazën e të dhënave me të gjitha 150 portalet online që kanë marrë para nga shteti për zgjedhjet parlamentare, bashkë me të dhënat për atë se cili koalicion cilëve portale u ka dhënë para.

Duam të theksojmë se në këtë rast bëhet fjalë vetëm për para të ndara për zgjedhjet parlamentare (jo për zgjedhjet presidenciale) dhe se një portal online mund të marrë maksimum 15 mijë euro nga një pjesëmarrës në zgjedhje.

Sa para kanë marrë mediat online nga partitë politike?

Zgjidhni partinë/koalicionin për të cilën dëshironi t’i shihni të dhënat

Hapja e një portali online është shumë e lehtë – mjafton të blini një domen dhe të filloni të mbushni faqen me përmbajtje, cilësia e së cilës nuk mund të garantohet. Hulumtimi i Meta.mk tregon se është mjaft e lehtë edhe të marrësh para të shtetit nga koalicionet partiake, aq më tepër nëse dihet se nuk ka kontroll dhe mbikëqyrje mbi mënyrën se si shpenzohen ato dhe nëse përdoret një “truk” – në vend të një të hapen disa portale.

Shoqëria për prodhim, tregti dhe shërbime MM MEDIA DVA ShPKNjP Dellçevë është një kompani kontakt administrativ i së cilës është Mario Millçevski. Në emër të tij sot drejtohet portali online Аktuellno denes, i cili përmes koalicioneve ka marrë pothuajse 2.000 euro para buxhetore – nga koalicioni i VMRO-DPMNE-së ka marrë 976 euro për zgjedhjet parlamentare, po aq edhe nga koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja. Sipas Rrjetit Hulumtues Akademik të Maqedonisë (Маrnet), ky ueb portal është hapur më 17 shkurt të vitit 2024, ndërsa tekste në të janë publikuar deri në gusht të këtij viti, pra dy muaj pas përfundimit të zgjedhjeve. Nga ajo kohë kohë pas kohe publikon vetëm ndonjë lajm të shkurtër.

- Advertisement -

Të ngjajshme

Të fundit