10.8 C
Skopje
E diel, 25 Shkurt, 2024

Pendarovski: Nuk duhet të shpejtojmë me Ligjin për lojërat e fatit

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski kërkoi të mos shpejtohet në lidhje me ndryshimet ligjore për lojërat e fatit dhe po ashtu të mos shpejtohet me përdorimin e flamurit evropian.

Pendarovski kërkoi që të ketë një debat në me qëllim që të ketë një zgjidhje e balancuar në interes të qytetarëve dhe të punësuarve.

“Kam kërkesa dhe takime nga njerëz nga Shoqata për lojëra të fatit dhe këtë do ta bëj. Unë nuk jam ekspert në këtë fushë, po na nevojitet debatë, dhe për këtë shkak bëj thirrje, që ai propozim ligj të mos shkojë me flamur evropian, por të nxjeren argumentet në debat dhe të gjendet një zgjidhje e balancuar”, tha Pendarvoski.

Ai shtoi se ka një numër të madh të të punësuarve që ndodhen në atë industri, por se po ashtu duhet të gjendet edhe një zgjidhje në interes të qyetetarëve.

“Një debat i tillë nuk duhet të ndodhë tre ditë”, shtoi Pendarovski.

[bsa_pro_ad_space id=1]

[bsa_pro_ad_space id=2]

Të ngjajshme

[bsa_pro_ad_space id=2]

[bsa_pro_ad_space id=1]

Të fundit