20.8 C
Skopje
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Zhaku: Të inkurajojmë paqen për të ardhmen progresive të të rinjve

Zhaku: Të inkurajojmë paqen për të ardhmen progresive të të rinjve

Memet Zhaku, Përfaqësuesi special për rininë i Kryesuesit të OSBE-së sot në Vjenë ka shpalosur Programin e punës gjatë kryesimit të OSBE-së më vitin 2023.

Në selinë e OSBE-së në Vjenë, Zhaku ka zhvilluar takime të shumta.

“Nga takimet me korpusin e Ambasadorëve në OSBE pranova mirënjohje dhe mbështetje të jashtëzakonshme. Përsërita thirrjen e kryesuesit Bujar Osmani për ndalim të menjëhershëm të agresionin rus, sepse ky invasion po dëmton të ardhmen e të rinjve në mbarë botën. Bashkë me Misionin e Maqedonisë së Veriut në Vjenë, do të tentojmë të inkurajojmë bashkëpunime thelbësore mes të rinjve, me qëllim rikthimin e paqes dhe vënien në pah të vlerave demokratike. Vetëm kultura e dialogut është rrugëtim që sjellë paqe dhe të ardhme progresive për secilin, në çdo cep të botës”, është deklaruar Memet Zhaku.

Të ngjajshme

Të fundit