Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka komentuar humbjen befasuese 2-1 të skuadrës së tij ndaj Bournemouthit në raundin e 10-të të Premier League.
“Ne nuk mund të krahasoheshim me intensitetin e Bournemouthit; ata kishin gjashtë ose shtatë ditë për t’u rikuperuar. Pas ndeshjes me Tottenhamin, rikuperimi ynë nuk ishte aq i shpejtë.
Lojtarët dhanë gjithçka. Pas nëntë vitesh së bashku, e di që ata vendosën gjithçka në fushë, por sot nuk mjaftoi për të konkurruar me kundërshtarët tanë.
Ëalker është stërvitur vetëm 16 ditë dhe nuk kishte bërë asnjë seancë të plotë. Përpjekja e tij ishte e pabesueshme. Akanji nuk mundi të luante në ndeshjen e fundit për shkak të një dëmtimi dhe Ake dha gjithçka në çdo duel.
Ne e dinim se Bournemouth kishte gjetur formën e mirë në këtë fazë të sezonit dhe ata e merituan fitoren sot. Në rrethana të ndryshme, ne mund të kishim mbrojtur rekordin tonë të pathyeshmërisë”, tha Guardiola për Sky Sports.