Maqedonia e Veriut ka rezerva thëngjilli edhe për dhjetë vite.
Plani i Qeverisë është që në të tri blloqet të funksionojnë me gaz dhe pritet të realizohet në 10 vitet e ardhshme aq sa edhe janë rezervat e thëngjillit në këtë zonë, shkruan Alsat.
Gazi natyror parashikohet të jetë një burim energjie shumë më ekologjik ndaj ambientit për mjedisin e Pellagonisë, rajon i cili është i ekspozuar ndaj ndotjes nga emetimi i gazrave të dëmshëm.