11.8 C
Skopje
E mërkurë, 4 Mars, 2026

Për nëntë muaj 5 fëmijë ishin viktima nga aksidentet rrugore!

Siguria në trafikun rrugor vazhdon të mbetet sfidë, më shqetësues është fakti se janë fëmijët ata që vazhdojnë të marrin lëndime dhe të vdesin si pasagjerë në automjete.Nëntë muajt e parë të vitit 2022, 5 fëmijë kanë humbur jetën ndërsa 736 fëmijë të tjerë kanë marrë lëndime, në aksident e trafikut.

“Në periudhën janar – shtator 2022, në aksidente trafiku janë lënduar gjithsej 736 fëmijë, prej tyre lëndime trupore kanë marrë numri më i madh ose 633 fëmijë, pastaj lëndime të rënda trupore kanë marrë 98 fëmijë dhe pesë fëmijë kanë humbur jetën”, tregojnë të dhënat zyrtare që TVM 2 mori nga MPB.

Megjithë fushatat për vetëdijësimin e qytetarëve për kujdes gjatë vozitjes, numri i përgjithshëm i aksidenteve në trafik është në të njëjtin nivel me vitin paraprak.

“Shkaku më i shpeshtë, pra faktor për aksidente trafiku me pasoja fatale është shpejtësia”, thonë nga MPB.

Përpos shpejtësisë së madhe fajtorë në një masë janë prindërit, sepse, në mënyrë jo të duhur i ulin në ndenjësen e përparme, nuk përdorin rripin e sigurisë dhe kështu nuk i sigurojnë nga lëndimi.
Shkaku më i zakonshëm i vdekjeve tek fëmijët dhe të rinjtë në Maqedoninë e Veriut, por edhe më gjerë në botë, janë aksidentet e trafikut.

Ngasja e njëmakine është e përditshme në qytetërimin modern, por ne paguajmë një çmim të lartë për shumë përfitime të përparimit, përkatësisht vuajtjet njerëzore.

Për të rritur sigurinë rrugore, shoqëria duhet të investojë dukshëm më shumë përpjekje në përmirësimin e infrastrukturës dhe zhvillimin e kulturës së trafikut.(MTV2)

Të ngjajshme

Të fundit