9.8 C
Skopje
E martë, 3 Dhjetor, 2024

Përcolli vëllain në mërgim, fjalët e të riut të thyejnë zemrën

I riu Kushtrim Balaj sot ka lënë Kosovën për një jetë më të mirë.

E atë e ka përcjellur për mërgim vëllau i tij Ismet Balaj.

Ismeti u shpreh i mërzitur për këtë situatë, pasi theksoi se përveç Kushtrimit në mërgim i ka përcjellur edhe 5 vllezër të tjerë.

Postimi i plotë:

I thyer, i rënduar, i lodhur, i merzitur pas përshëndetjes që ja bana vëllaut tim i cili sot mori rrugën e mergimit.

M’ka ra shumë herë me ba këso përshëndetjesh t’hidhura e deshpëruese.

Para Kushtrimit e përcolla Ramën, Fejzën, Agimin, Pajtimin, Labinotin, e sot edhe Kushtrimin.!!

Jam mbetë krahthyer, kurr ma i dobët nuk jam ni, kurr ma përtokë nuk e kam pa vetën.

Edhe shtëpin e pashë sot ma të dobët, edhe arat e fushat ku dikur i kemi punu mu duk që rënkonin.

Rruga e mbarë Kushtrim
Ashtu qysh u nise ti i deshpëruar për në dhe të huaj, njesoj të dëshpëruar e të coptuar me le mua në atdheun tënd dhe timin.!

Të ngjajshme

Të fundit