Pëpjeket e deklaruara për mbrojtjen e Liqenit të Ohrit sërish në teset. Në vetë bregun e liqenit në anën shqiptare pranë fshatit Tushemishtë po kryhen aktivitete ndërtimore me hedhjen e betonit në ujë.
Iniciativa qytetare “Ohri SOS” edhe këtë një herë vuri në dukje aktivitetet e ndërtimit të palejuara në rezervatin biologjik të mbrojtur nga UNESKO.
“Një tjetër dëshmi se nuk ka mbrojtje reale të trashëgimisë natyrore të rajonit të Ohrit, se shkatërrimi vazhdon me ritëm të pandërprerë, edhe nga ana tjetër e kufirit. Edhe pse ajo pjesë ka vetëm katër vjet është në listën e trashëgimisë botërore, po i përjeton të njëjtat probleme dhe presione si pjesa e Maqedonisë së Veriut”, thekson “Ohri SOS”.
Në të njëjtën kohë, në kanalin e Studençishtës sërish është vërejtur ndotje e ujit, të shkaktuar nga faktori njerëzor. Në sipërfaqen e ujit u shfaq një njollë e yndyrshme, me origjinë të panjohur. Sipas informacioneve nga kompetentët, dje pasdite është kryer një inspektim i jashtëzakonshëm nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor, është përgatitur foto dokumentacion, ndërsa sipas rregullores do të ngitet procedurë përkatëse.
Për të parë se si është situata me bio-rezervatin e Liqenit të Ohrit, në vend po qëndrojnë përfaqësues të Sekretariatit të Konventës së Bernës në pjesën e mbrojtjes së trashëgimisë natyrore, të Konventës për mbrojtjen e habitateve ujore me rëndësi ndërkombëtare (Konventa e Ramsarit) dhe të UNESKO-s.
Ata sot do të kenë takime me përfaqësues të Komunës së Ohrit, ndërsa është paraparë t’i vizitojnë edhe Parku Kombëtar “Galiçicë”, Komuna e Strugës, si dhe vizita në terren në Bllato Studençishtë, rajon afër Shën Naumit dhe në bregun e Liqenit të Ohrit.
Ekspertët e UNESKO-s dhe Konventës së Bernës dje patën takim edhe me ministren e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova. Ajo pas takimit, shprehu pritje se mysafirët do të japin një vlerësim real të situatës në terren, si dhe rekomandime për menaxhim të qëndrueshëm.
