Përfaqësuesit e Sekretariatit të Konventës së Bernës përgjegjës për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore, të Konventës për mbrojtjen e habitateve ujore me rëndësi ndërkombëtare (Konventa Ramsar) dhe të UNESKO-s sot në Komunën e Strugës duhet të kenë një takim me kryetarin Ramiz Merko dhe përfaqësuesit e pushtetit lokal.
Në takim, siç informoi dje në konferencën për shtyp në Ohër, konsulenti për mbrojtjen e zonave natyrore në kuadër të Konventës së Bernës Andrej Sovinc do të përpiqen të sqarojnë se për UNESKO-n, Konventën e Berës dhe Ramsarit, Struga është pjesë e Liqenit të Ohrit dhe nuk është zonë e ndryshme.
“Ne do të përpiqemi të shpjegojmë se mund të ketë zhvillim, mund të ketë edhe turizëm. Por, të gjithë ne që merremi me të, që zona të mbijetojë, si trashëgimi e jashtëzakonshme natyrore dhe kulturore të gjejmë ndonjë kompromis me ata që shohin përparim vetëm në turizmin masiv ose ndërtimin”, tha Sovenc.
Sipas tij, problemi me ndërtimet ilegale në Strugë është më i madhi, dhe një nga rekomandimet, nënvizoi, do të shkojë në drejtim të gjetjes së dikujt për të menaxhuar në terren.
“Mos bërja e planeve të reja, komisionet e reja, të cilat do të ulen në zyra. Jo, nevojitet një organ, i cili do të menaxhojë me trashëgiminë botërore në rajon. Keni plane më të mira, por gjithçka është në letër, duhet të zbatohet. Dhe është e nevojshme të zbatohet një lidhje e vërtetë ndërmjet planifikimit hapësinor dhe menaxhimit me ato rajone”, shtoi Sovenc.
Kryetari i komunës Ramiz Merko disa herë thoshte se në Strugë nuk ka ndërtime ilegale, por janë shtesa të llojit të shkallëve, tenda dhe të ngjashme.
