6.8 C
Skopje
E enjte, 18 Prill, 2024

Përleshje mes policisë izraelite dhe besimtarëve në Al-Aksa, 200 palestinezë të arrestuar

Forcat izraelite në orët e mesnatës bastisën kompleksin e xhamisë Al-Aksa në Kuds, raporton Anadolu.

Pas kësaj, një tjetër bastisjeje u krye pas namazit të sabahut. Palestinezët u përpoqën të pengonin hyrjen e policisë duke mbyllur derën.

Duke rrethuar Al-Aksa-n, policia izraelite u ngjit në çatinë e xhamisë, theu disa nga xhamat dhe fillimisht ndërhyri me bomba zhurmuese ndaj besimtarëve brenda. Disa nga personat në xhami u përpoqën t’i rezistojnë policisë duke hedhur fishekzjarre.

Policia izraelite më pas hyri në Al-Aksa dhe hodhi bomba zhurmuese, gaz lotsjellës dhe plumba gome.

Njerëzit që ishin aty u goditën me shkopinj. Gjatë bastisjes, vendi i shenjtë u shndërrua në “zonë lufte”.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha se shtatë palestinezë u plagosën. Policia izraelite njoftoi se ishin arrestuar 200 palestinezë.

Kompleksi Al-Aksa, i cili mbulon 15 për qind të sipërfaqes së bërthamës së vjetër të Kudsit, është nën pushtimin izraelit dhe përfaqëson pikën lidhëse të tre feve më të mëdha në botë.

Të ngjajshme

Të fundit