16.8 C
Skopje
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Përse nuk u takuan Kurti dhe Rama ? Qeveria jep informacionet e saja

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në Kosovë për 25-vjetorin e çlirimit, ku me mëngjes u prit nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Kreu i qeverisë shqiptare nuk takoi të parin e qeverisë kosovare, Albin Kurtin.

Lidhur me këtë të fundit, nga Qeveria e Kosovës kanë thënë për Gazetën Online Reporteri.net, se në bazë të agjendës, duket që Rama po i takon ata të cilët konsideron se ka nevojë t’i rregullojë raportet.

Tutje në përgjigje thuhet se Zyra e Kryeministrit e ka ftuar Ramën për aktivitet më 12 qershor për 25-vjetorin e çlirimit, por atyre u është thënë që s’është e mundur të jetë i pranishëm, ndërsa kanë uruar që ai të jetë prezent në Manifestimin e 146 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit.

“Në bazë agjendës së deritanishme, duket që në Prishtinë, Kryeministri i Shqipërisë, Rama, po i takon ata me të cilët konsideron që ka nevojë t’i rregullojë raportet. Në anën tjetër, Kryeministri Kurti, Zyra e tij, e ka ftuar Kryeministrin Rama në aktivitetet që shënojnë 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës më 12 qershor. Kryeministri Rama, përkatësisht Zyra e tij, na ka njoftuar që nuk do të mund të jetë i pranishëm me 12 qershor. Ai është i mirëseardhur që t’i bashkëngjitet aktiviteteve të agjendës shtetërore. Urojmë që vjen në Manifestimin e 146-të vjetorit të Lidhjes së Prizren, sepse Lidhja e Prizrenit nuk është vetëm e Kosovës”, tha zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu për Reporteri.net.

Zyra e Kryeministrit mëngjesin e së hënës zbuloi agjendën e kryeministrit Kurti, gjë që e cila ngjalli reagime për mos takimin me Kurtin. Madje kur u pyet nga gazetarët ai nuk iu përgjigj pyetjes rreth një takimi të mundshëm me Edi Ramën.

“Kemi seancë në ora 10:00”, tha shkurt Kurti derisa po dilte nga AShAK-u.

Ndryshe nga Kurti, Osmani e priti e buzëqeshur kryeministrin shqiptar.

“Bashkë, për t’i shënuar momentet më të rëndësishme të historisë së popullit tonë! Mirë se erdhe Kryeministër Rama! 🇽🇰🇦🇱”, përshkroi Presidentja Osmani takimin me shefin e ekzekutivit shqiptar.

Veç takimit me Osmanin, Rama në Prishtinë ka pranuar të mirëpritet pasdite edhe nga Kryetari i Komunës së kryeqytetit, Përparim Rama, ku në një ceremoni të posaçme do të nderohet me “Çelësin e Qytetit”.

Kryeministri shqiptar, poashtu ishte pjesëmarrës edhe në Konferencën Ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, ku u prit nga Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku./Reporteri.net/

Të ngjajshme

Të fundit