16.8 C
Skopje
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Përse Sela vazhdon të mos e thërrasë Kuvendin e ASH-së !?

Përse kaq pasiguri në radhët e ASH-së, më saktësisht ish kryetarit e tani kryetar i Kuvendit, Ziadin Selës! Kohë më parë për POPULLI.mk vetë kryetari i partisë, Arben Taravari tha se shumicën e kryesisë së partisë e ka me vete dhe këtë e tha pas takimit vjetor me gazetarët.

Ndërkaq, Sela po vazhdon të mos e thërrasë Kuvendin e partisë ku dihet se janë ditët e fundit për të hyrë në Qeverinë teknike dhe kjo dihet se gjithçka do të marrë kahje tjetër në skenën politike. Vallë mos ndoshta z.Sela frikësohet nga kryetari Taravari se do t’ia marrë gjithë partinë dhe do ta lë mënjanë e do të mbahet mend vetëm si ish-kryetar partie? Disa informacione që i ka marrë POPULLI.mk nga brenda Aleancës për Shqiptarët thuhet se nga 70-80% e strukturës partiake janë me Arben Taravarin dhe se duan shkëputjen nga kjo Qeveri për t’u bashkuar me opozitën shqiptare dhe të garojnë bashkë në zgjedhje si koalicioni “LEN”.

Lind pyetja se nga kush frikësohet Ziadin Sela që nuk po e thërret Kuvendin e partisë? Mos ndoshta përçarja e partisë në dy tabore si në kohën e PDSH dhe LR-PDSH mund të ripërsëritet dhe kjo është e vetmja arsye? Dalja e Arben Taravarit nga partia mund t’i shkaktonte një humbje të madhe duke e dërguar në histori Selën si humbës në çdo cikël zgjedhor dhe ai që theu besimin e shumë aktivistëve dhe bashkëpartiakëve të tij për shkak qeverisjes me BDI-në. Ka qenë vetë Sela ai i cili kishte thënë se ASH është krijuar si antipod i BDI-së por sot kjo gjë nuk po shihet thuajse aspak.

Me kë do të pozicionohet struktura e ASH-së edhe pak ditë, me Ziadin Selën apo me Arben Taravarin? A do të vazhdojë vallja në Qeveri apo do t’i bashkohen opozitës shqiptare!?

© POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit