16.8 C
Skopje
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Temperatura për ditën e sotme

Moti në mëngjes është ftohtë, ndërsa gjatë ditës me dielll me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit kohëpaskohe e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -12 deri -1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 3 deri 11 gradë, kumtoi DPHM.

Në Shkup moti do të jetë me diell, me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet deri -5, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 8 gradë.

Nga dita e enjte moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell, ndërsa në pjesët lindore do të ketë kushte për të reshura të dobëta të shiut. Deri nga fundi i javës do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior dhe temperaturat do të jenë më të larta në krahasim me ato të sotme.

Të ngjajshme

Të fundit