12.8 C
Skopje
E mërkurë, 15 Prill, 2026

Personeli shëndetësor në protestë/ Kërkojnë transformimin e marrëdhënies së punës, siç u është premtuar

Punonjësit shëndetësorë dolën në protestë të qetë në oborrin e Qendrës Klinike “Nënë Tereza”. Kërkojnë të transformohet marrëdhënia e tyre e punës, sepse ka të punësuar që punojnë prej vitesh me kontratë në vepër. Në mbështetje të tyre u rreshtuan edhe sindikatat shëndetësore. Ata thonë se deri në fund të javës së ardhshme lënë hapësirë për zgjidhjen e problemit, në të kundërt, siç u shprehën, drejtësinë do ta kërkojnë në gjykatë. Qeveria në fund të vitit 2023 vendosi që të miratojë punësime për 1.117 punonjës shëndetësorë, të cilët do të kalojnë përmes konkurseve publike që do të duhet t’i shpallin vetë institucionet shëndetësore, por ende nuk ka asgjë konkrete për këtë çështje. Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Maja Manoleva qetëson situatën dhe thotë se procedura është në vazhdimin e sipër.

Të ngjajshme

Të fundit