3.8 C
Skopje
E premte, 16 Janar, 2026

Përzgjedhjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk u besojnë qytetarët, ata kërkojnë që ky proces të bëhet nga të huajt!

Gjyqësori është pushteti i tretë sipas radhitjes së pushteteve, që duhet të kontrollojë dy pushtetet tjera atë legjislativ dhe ekzekutiv. Por, në Maqedoninë e Veriut ky pushtet ka stagnuar së punuari dhe duket sikurse është jofunksional. Vetëm 4 për qind e të anketuarve i besojnë plotësisht gjyqësorit, kjo sipas anketës së fundit që IRI. Nga ana tjetër, pothuajse gjysma e qytetarëve mendojnë se bashkësia ndërkombëtare duhet të përfshihet në procesin e përzgjedhjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve në Maqedoninë e Veriut, sipas anketës së opinionit publik të bërë për Detektor nga Instituti për Hulumtime Politike në Shkup. Nga struktura etnike e të anketuarve pjesa më e madhe janë të etnisë shqiptare, mbase kjo është e natyrshme duke marrë parasysh se sa shqiptarë dergjen burgjeve pafajsisht. Për veting në gjyqësi janë deklaruar shumica e të anketuarve, sepse është e pakuptimtë të ketë gjyqtar e prokuror që kanë pasuri milionëshe. Por, sikurse në gjyqësi dhe kudo tjetër vetingu mbetet vetëm çështje kërkese deklarative askund nuk fillon të zbatohet në praktikë.

Përzgjedhja e gjyqtarëve të bëhet nga të huajt vlerësojnë qytetarët në anketën e realizuar na IPIS –

47,8% e qytetarëve mendojnë se Komuniteti Ndërkombëtar duhet të përfshihet në procesin e përzgjedhjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndërsa 36,1% mendojnë se nuk duhet. Sipas strukturës etnike, 62,4% e shqiptarëve theksojnë nevojën, dhe 42,7% e maqedonasve.

Rreth 50,9% e të anketuarve janë të mendimit se prokurorët nga jashtë duhet të përfshihen në disa procese gjyqësore të profilit të lartë, ndërsa 35% mendojnë se nuk duhet të përfshihen. Dallimi në qëndrimet sipas strukturës etnike të të anketuarve është identik këtu si në pyetjen e mëparshme.

Mbi tre të katërtat e qytetarëve ose 78,6% mendojnë se duhet bërë një vetting në gjyqësor, pra të kontrollohet pasuria e gjyqtarëve së bashku me çështjet gjyqësore në të cilat ata janë përfshirë nën monitorimin e komunitetit ndërkombëtar. Vetëm 10,7% mendojnë se verifikimi i gjyqtarëve nuk është i nevojshëm. Nga analiza e detajuar rezulton se rreth 82% e të punësuarve në sektorin privat dhe të vetëpunësuarve si dhe fermerët mbështesin vettingun në drejtësi, ndërkohë që kjo përqindje tek punonjësit në sektorin publik zbret në 77,1% dhe është më e ulëta ndër. studentë, 75%.

Shumica e qytetarëve janë në kërkim të ekspertëve të huaj në Komisionin Kundër Korrupsionit. 53,2% mendojnë se për të forcuar ndikimin e tij duhet të përfshihen ekspertë të huaj në Komisionin Kundër Korrupsionit, ndërsa 31% mendojnë se nuk duhet.

Gjithashtu, shumica e të anketuarve besojnë se përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin nuk do të kontribuojnë në uljen e tij. Këtë qëndrim e ndajnë 46% e të anketuarve, ndërsa 38,7% besojnë se përpjekjet e Shteteve të Bashkuara do të na ulin korrupsionin. Shumica e tyre janë shqiptarë etnikë. Në mesin e tyre, edhe 57,8% besojnë se përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin do të kontribuojnë në zvogëlimin e tij, që është diametralisht e kundërt me 52,1% të maqedonasve të cilët besojnë se përpjekjet e Shteteve të Bashkuara nuk do të na ndihmojnë në uljen e korrupsionit.

Ka pikëpamje të ngjashme për pyetjen nëse lista e zezë e shpallur e zyrtarëve të lidhur me korrupsionin do të ketë ndikim në sjelljen e tyre. 43,5% e qytetarëve mendojnë se nuk do të ketë ndikim, ndërsa 38,2% mendojnë se do të ketë ndikim. Anketa e opinionit publik për Detektorin është bërë nga Instituti për Hulumtime Politike Shkup në mostër përfaqësuese prej 1115 të anketuarve në periudhën nga 1 deri më 4 shkurt.

Sa është besimi në gjyqësi sipas anketës së fundit?

Vetëm 4 për qind e të anketuarve i besojnë plotësisht gjyqësorit, kjo sipas anketës së fundit që IRI. Anketat e mëhershme tregonin se 8 për qind e qytetarëve të anketuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut i besonin tërësisht gjyqësorit, për një vit ky besim ka shënuar ulje drastike. Në anketën në fjalë dukshëm është ulur besimi edhe në Prokurori, Polici, Sistemin shëndetësor, punën e Qeverisë, Arsimin.

Kjo tregon që besimi në gjyqësi dhe institucionet e drejtësisë është shqetësues se është shumë i ulët, e më shqetësuese se kaq është fakti se besimi nuk shkon në rritje vetëm në ulje e sipër. E kjo është dëshmuar që brenda vitit nga 8% ka rënë në 4%, e nuk dihet vitin e ardhshëm kjo përqindje ku do përfundojë.

Prandaj, për të ecur para Maqedonia e Veriut është e detyruar që krahas gjitha reformave tjera të bëj edhe reformat e duhura dhe shumë të nevojshme në sektorin e gjyqësisë, fillimisht duke e departizuar dhe lejuar që të funksionojë pa presione politike, në mënyrë që të ketë kuptim të plotë si pushtet korrigjues. /Zhurnal.mk

 

Të ngjajshme

Të fundit