Pas takimeve dhe konsultimeve me palët e prekura nga Projektligji për mbrojtje nga duhani, analizimit të vërejtjeve si nga këndvështrimi shkencor ashtu edhe nga ai ekonomik, infrastrukturor, social dhe shëndetësor, Ministri i Shëndetësisë bëri të ditur se kanë arritur në përfundim se hapësirat me dy anë të hapura, veranda, mund të jenë vende ku mund të pihet duhan.
“Ju e dini që vetëm në Shkup kemi mbi 7,000 gastronomë që kanë tarraca, sipas infrastrukturës së qytetit dhe në qytete të tjera, por edhe një herë, më lejoni të theksoj se veçanërisht në Shkup, shumica e atyre restoranteve kanë një infrastrukturë të tillë sa është e pamundur të kesh 3 anë të hapura, për shembull, këndore e kështu me radhë, të cilat kanë ndërtesa në njërën anë dhe në tjetrën, të cilat nuk mund ta shembësh ndërtesën për të pasur 3 anë të hapura”, tha Azir Aliu, ministër i Shëndetësisë .
Me ndryshimet e reja ligjore që do të bëhen, objektet e gastronomisë është se do të duhet të krijojnë një hyrje në objekt që është e ndarë nga zona e pirjes së duhanit.
“Një nga ndërhyrjet më të mëdha infrastrukturore që duhet t’i kenë të gjithë gastronomët sipas ligjit është që do të duhet të bëjnë hyrje në vetë objektin gastronomik që është e ndarë nga hapësira ku pihet duhan. Ideja është të mbrohen qytetarët që nuk pinë duhan, ndërsa të përcaktohet vend ku mund të pihet duhan”, theksoi Azir Aliu, ministër i Shëndetësisë.
Aliu tha se pas konsultimeve, tanimë të gjitha çështjet e hapura janë mbyllur. Projektligji do të shqyrtohet të martën në seancë qeveritare, e më pas procedura do të vazhdojë në Kuvend. Ministri pret që akti ligjor do të procedohet deri në fund të prillit. Me këto ndryshime ligjore ai shpreson që për dy-tre vjet do të ulet numri i duhanpirësve nga mbi 45 për qind, në nën 20 për qind.
