8.8 C
Skopje
E shtunë, 4 Prill, 2026

Policia arrestohen për marihuanë dy persona në Gostivar

Punonjësit policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, mbrëmë (13-shkurt) rreth orës 23:00 në Gostivar, kanë privuar lirinë personat H.L.(20) dhe N.B.(23) të dy nga Gostivari, pasi që gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre kanë gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Të dy janë ndaluar në Stacionin Policor të Gostivarit dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të përgatiten parashtresat përkatëse.

Të ngjajshme

Të fundit