-2.2 C
Skopje
E shtunë, 17 Janar, 2026

Problemi i ajrit të ndotur, politikanët diskutojnë por nuk ndërmarrin masa!

LSDM dhe VMRO – DPMNE nuk po arrijnë të gjejnë gjuhë të përbashkët as për problemin e ajrit të ndotur. Që të dy subjektet, kërkojnë ndërmarrjen e masave për uljen e ndotjes, por nuk pranojnë propozimet e njëra tjetrës.

LSDM kërkon që këshilli i Qytetit të Shkupit të thirr seancë të jashtëzakonshme dhe në të, kjo parti të propozojë masat kundër ndotjes.

Zëdhënësi i partisë, Darko Kaevski tha sot se, ajri i ndotur në Shkup është temë alarmante e cila kërkon ndërmarrjen e masave të menjëhershme. Sipas tij, mosndërmarrja e asnjë veprimi nga ana e pushtetit lokal të VMRO – DMPNE -së, është papërgjegjësi dhe në dëm të qytetarëve të Shkupit.

“Kanë kaluar një vit i tërë që kur pushteti lokal është në duart e VMRO – DPMNE -së dhe koalicionit të tyre, së bashku me “Të majtën” dhe kryetaren e tyre Arsovska ndërsa nuk është ndërmarrë asgjë. Tekstualisht një vit është humbur në zënka për tenderë dhe provizione ndërsa pushteti lokale i VMRO – DPMNE – së nuk kanë bërë asgjë për ajrin e ndotur. Qytetarët e Shkupit e paguajnë shtrenjtë çmimi për atë sjellje të papërgjegjshme të VMRO – DPMNE-së dhe kjo është shansi kur duhet të ndryshohen gjërat” – tha Darko Kaeski, LSDM.

Ndërkohë, VMRO – DPMNE nuk e sheh të nevojshme thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për këtë çështje, ndërsa nga ana tjetër kërkon nga kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska dhe kryeministri Kovaçevski, ndërmarrjen e masave konkrete. Nga kjo parti kanë akuzuar Qeverinë se për shtatë vite, sa janë në pushtet, nuk kanë investuar aspak për zgjidhjen e problemit me ajrin e ndotuar.

“Ashtu siç kanë dakorduar Kovaçevski dhe Arsovska të vendosin drejtor të NQP-së, apo siç dakordojnë marrëveshje të dyshimta, ashtu le të dakordojnë edhe masa reale dhe efektive. Nuk mundet që fryt i bashkëpunimit të tyre të jenë bizneset, ndërsa shkupjanët të ngulfaten, sepse ata nuk kanë interes në zgjidhjen e atij problemi” – thonë nga VMRO-DPMNE.

Në mesin e masave që propozon LSDM mes tjerash, është edhe intensifikimeve i kontrolleve të inspektorëve të mjedisit, rritjen e numrit të autobusëve të transportit publik, si dhe përgatitjen e një plani aksional për pastrimin e të gjitha deponive në Shkup.

Të ngjajshme

Të fundit