-0.2 C
Skopje
E shtunë, 24 Janar, 2026

Rama ftesë liderëve politik shqiptarë në RMV, LSDM nuk kundërshton!

Kryeministri Edi Rama ka thirrur të martën në Tirane, në një darke informale në vilën 30, përfaqësuesit e të gjitha partive shqiptare në Maqedoninëe Veriut.

Nga burime të Klan Maqedonia, tema për të cilën është organizuar ky takim janë zhvillimet politike në Shkup ku pritet të nisë diskutimi në Parlament për ndryshimet kushtetuese të diktuara nga ngërçi me Bullgarinë. Ndryshime që u vendosën si kusht nga Brukseli për hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut.

Të kontaktuar nga Klan Maqedonia, krerët e 4 partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut kanë konfirmuar pjesemarrjen. Ali Ahmeti i BDI, Afrim Gashi i Alternativës, Menduh Thaçi i PDSH dhe Arben Taravari i Aleancës për Shqiptarët do të jenë të martën në darkën me Kryeministrin Rama.

Ndersa Bilal Kasami i Lëvizjes BESA ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen dhe thotë se ende nuk kanë marrë një vendim.

E nga ana tjetër këtë takim e kanë komentuar dhe përfaqësuesit e LSDM, partisë që drejton koalicionin qeverisës në Shkup. Ata e vlerësojnë pozitivisht takimin e thirur nga Kryeministri shqiptar.

“Edi Rama është mik i dëshmuar i Maqedonisë dhe i popullit maqedonas. Shqipëria është vend me të cilin së bashku ecim në rrugën evropiane dhe e ndihmojmë njëri-tjetrin. Bashkë jemi edhe anëtarë të NATO-s dhe sigurisht në planin ekonomik e kemi ngritur bashkëpunimin nëpërmjet iniciativës “Ballkani i Hapur”. Çdo takim që është formal dhe joformal dhe që është në interes të dy popujve, në interes të dy shteteve për ne është në drejtim të ndërtimit të një rajoni evropian”, tha Darko Kaevski.

Aktualisht ka pasur disa tenksione mes partive të koalicionit qeverisës, çka sipas analistëve në Maqedoninë e Veriut, mund të ketë probleme për arritjen e konsensusit parlamentar për të miratuar ndryshimet kushtetuese në Kuvend.

Të ngjajshme

Të fundit