Problemi i korrupsionit është i poranishëm dhe ka ende shumë punë për të bërë nga të gjitha palët e interesuara në shoqëri. Duhen reforma thelbësore, jo reforma në letër, janë dakord si politikanët ashtu edhe institucionet përgjegjëse për luftimin kundër korrupsionit. Mbështetje të hapur për luftën kundër korrupsionit dërgoi edhe komuniteti ndërkombëtar.
Sipas presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski, ne jemi keq në luftimin e korrupsionit dhe nuk kemi kapacitet për veting.
Sipas Pendarovskit, sistemi gjyqësor në vend jep rezultate të dobëta, por nuk është i vetmi përgjegjës për luftën kundër korrupsionit.
“Sjellja jonë, e politikanëve në nivel lokal dhe qendror për nepotizëm, tenderë, oferta, është gjeneratori kryesor që korrupsioni të jetë në përmasa të tilla. Për të qenë i sinqertë, perceptimi i korrupsionit është korrigjuar mjaft si vlerësim, por nuk mjafton as në kuadrin e Ballkanit Perëndimor. Ne duhet të jemi më të mirët në Ballkanin Perëndimor dhe të fillojmë të matim veten me mesataren evropiane. Jemi larg mesatares”, thekson Pendarovski.
Nga Qeveria thotë se prioritet strategjik mbetet sundimi i ligjit, pavarësia e gjyqësorit dhe lufta pa kriter kundër krimit dhe korrupsionit.
Të gjitha palët e interesuara në kuadër të kompetencave të tyre duhet të kontribuojnë në zgjidhjen e kësaj çështje madhore, ka shkruar dje kryeministri Dimitar Kovaçevski në profilin e tij në Fejsbuk me rastin e Ditës ndërkombëtare për luftimin e korrupsionit.
Zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Grkovska, thotë se dobësitë e sistemit duhet të diskutohen hapur dhe se nuk kemi nevojë për reforma në letër, por për reforma thelbësore që do të nënkuptojnë përmbushjen e standardeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe kjo do të mundësojë ndryshime pozitive për qytetarët.
“Nuk është e mjaftueshme të angazhohemi formalisht ose vetëm në letër t’i përmbushim standardet e Bashkimit Evropian, por në esencë në shoqërinë tonë t’i vendosim vlerat e BE-së – respektimin e të drejtave të njeriut, demokracinë, sundimin e ligjit dhe një treg funksional. ekonomisë. Nuk mund të arrijmë shtetin ligjor nëse kemi drejtësi selektive, nëse nuk kemi një luftë efikase dhe jo selektive kundër korrupsionit, nëse kemi një sistem jofunksional, nëse kemi zgjidhje gjyqësore, vendime plot dyshime dhe pa asnjë transparencë”, porositi Gërkovska, duke theksuar se çdo institucion që është pjesë e zinxhirit të institucioneve kundër korrupsionit për vitin e ardhshëm, prioritet duhet të jetë tejkalimi i vërejtjeve të deklaruara në Raportin e Komisionit Evropian për vitin 2022.
Përgjegjësia nga mossukseset, sipas Gërkovskës, më nuk guxon të jetë kolektive.
“Përvoja e deritanishme tregoi se nëse në mënyrë të saktë nuk adresohet përgjegjësia është i pamundur ndryshimi. Ajo në çka duhet të punojmë është ndryshim i vetëdijes. Duhet të kuptojmë se jemi këtu për qytetarët dhe punojmë për ta. Parimet e qeverisjes së mirë, transparencës, llogaridhënies, përgjegjësisë, profesionalizmit dhe efikasitetit duhet të zbatohen në të gjitha institucionet. Qytetarët duhet të kenë besim te institucionet dhe institucionet duhet të ofrojnë shërbime efikase dhe të shpejta. E gjithë kjo do të zvogëlojë rrezikun e korrupsionit”, theksoi Gërkovska.
Lufta kundër korrupsionit është çështje shoqërore dhe do të varet nga integriteti i të gjithë faktorëve në shoqëri, i neve si individë dhe institucioneve të cilat janë të kyçura në këtë proces, theksoi ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançeski me rastin e Ditës ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit.
“Qytetarët e shtetit tonë meritojnë institucione efikase me integritet dhe sundim të së drejtës. Urime Dita ndërkombëtare e luftës kundër korrupsionit”, tha Tupançeski në kumtimin në rrjetet sociale.
Sipas zëvendëskryeministrit përgjegjës për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiq, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe përparimi në rrugën drejt Bashkimit Evropian janë dy procese të ndërvarura.
“Para nesh është një sfidë e madhe për të mbyllur me sukses negociatat me BE-në dhe një mundësi që nuk duhet ta humbim. Korrupsionin duhet ta shohim si pikë bashkimi të çdo qytetari, të të gjitha institucioneve me një qasje që do të jetë gjithëpërfshirëse në çrrënjosjen e tij”, theksoi Mariçiq.
Nga komuniteti ndërkombëtar me mesazhe se vendi duhet të zgjedhë nëse do të ecë përpara apo do të lejojë që skemat korruptive të zënë rrënjë në rrymat sociale.
Sipas Gir, fillimisht është më me rëndësi luftimi i korrupsionit përmes institucioneve shtetërore. Ata, siç thotë ai, duhet të veprojnë dhe ta zvogëlojnë hapësirën për korrupsion.
“Kjo do të thotë nëpërmjet ligjeve dhe kodeve të sjelljes, do të thotë stimulime për promovimin e shërbimeve dhe sanksioneve serioze për sjellje korruptive. Kjo do të thotë zbatim. Do të thotë, kur dikush zë në mënyrë të paligjshme një tokë dhe ndërton, prokuroria duhet të veprojë dhe gjykatat duhet të reagojnë shpejt, pavarësisht se kush është ai person dhe sa ka ndikim, sa i lidhur është”, theksoi Gir.
Edhe sipas ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në vend, Methju Lason, është thelbësore që Maqedonia e Veriut të merret me korrupsionin.
“Raportet e kohëmëparshme shqetësuese sugjerojnë se korrupsioni në Maqedoni të Veriut po përkeqësohet, ndërkaq nuk po përmirësohet. Korrupsioni e minon sundimin e së drejtës, krijon mosbesim në gjyqësi dhe i dobëson institucionet publike, Mbretëria e bashkuar e mbështetë Maqedoninë e Veriut. Është absolutisht kyçe përballja me atë”, qëndron në profilin në Tuiter të ambasadorit britanik Loson.
Për Komisionin shtetëror për parandalimin e korrupsionit është zhgënjyese që të gjitha indikacionet dhe rekomandimet e marra nga faktorë të huaj u kuptuan në mënyrë joserioze.
Kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska, në konferencën e djeshme me rastin e Ditës ndërkombëtare kundër korrupsionit, tha se Maqedonia e Veriut, si kandidate serioze për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ka problem me sistemin e drejtësisë dhe është e nevojshme ta zgjidhë atë problem dhe amerikanët e mbështesin atë.
“Ata na japin në një mënyrë nxitje dhe ndihmë për ta tejkaluar atë problem dhe më[ lehtë të ecim drejt rrugës evropiane”, tha kryetari i KSHPK-së.
Ambasadorja amerikane në vend, Angela Ageler, ka njoftuar pak ditë më parë se një ekip amerikan po vjen në vend për të hetuar në mënyrë më agresive korrupsionin mes ish-zyrtarëve dhe zyrtarëve aktualë.
Sektori i drejtësisë në Maqedoninë e Veriut ka nevojë për më shumë hetime dhe ndjekje penale për të treguar se askush nuk është mbi ligjin, shkroi ambasadorja Ageler pak ditë më parë në Tuiter.
