Pushteti dhe opozita mbeten në qëndrimet e veta rreth mundësisë për mbajtje të takimit të liderëve. VMRO-DPMNE insiston për një takim të tillë sepse sipas kësaj partie vendo ndodhet para dy proceseve kyçe dhe nëse nuk bisedohet për të, është e mundur kriza kushtetuese, përderisa nga LSDM konsiderojnë se nuk ka bazë për mbajtje të një takimi të tillë në të cilën do të dakordohej për diçka jashtë procedurave ligjore.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski dje në deklaratë për mediumet tha se nuk mund të bëhen takime të liderëve në të cilat do të biseodhet për zgjidhje që nuk janë harmonizuar me asnjë ligj. Theksoi se mbetet e hapur oferta e dhënë në takimin e fundit të liderëve.
“Ne nuk mund të substituojmë institucione, do të thotë ta heqim Parlamentin, të heqim parti politike dhe të bëjmë takime liderësh në të cilat do të bisedohet për zgjidhje të cilat nuk janë[ harmonizuar me asnjë ligj. Por duke pasur parasysh atë se kishim tkaim të liderëve në të cilin si kryetar i LSDM-së i ofrova kryetarit të VMRO-DPMNE-së zgjidhje – të hënën t’i votojmë ndryshimet kushtetuese, ditën e njejtë ta shpërndajmë Kuvendin dhe të shkojmë në zgjedhje. Ose nëse dëshirojnë t’i hapim ndryshimet kushtetuese, të hyjnë në Qeveri në bazë pariteti përkatësisht 50 për qind nga ministritë, t’i mbyllim proceset e skriningut dhe të ndryshimeve kushtetuese, t’i hapim kapitujt, të mbyllim një apo dy kapituj, në çka jam i bindur se mund t abëjmë deri në shkurt, dhe më pas të shkojmë në zgjedhje presidenciale dhe parlamentare. Këto janë opsione që qëndrojnë në tryezë”, tha Kovaçevski.
