16.8 C
Skopje
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Qeveria e Maqedonisë sërish me lëshime, nuk e ka përditësuar ueb-faqen me ministrat e rinj

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ende nuk e ka përditësuar ueb-faqen e saj, pas ndryshimeve të fundit që u bënë në kabinetin qeveritar para shtatë muajve.

Në ueb-faqen e Qeverisë, në asnjërin edicion (as shqip, as maqedonisht, as anglisht) nuk janë vendosur emrat e ri të ministrave që u emëruan me inkuadrimin e Aleancës për Shqiptarët në Qeveri, gjegjësisht largimin e Alternativës.

Emrat e ministrave që mungojnë në ueb-faqen e Qeverisë, janë ai i Drejtësisë, i Shëndetësisë, i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, pozita këto që iu dhanë ASH-së me ndryshimet e fundit që u bënë në qeveri.

Këto nuk janë lëshimet e vetme të institucioneve të RMV-së i bëjnë në komunikimin e tyre me qytetarët. Shpesh tek ta janë hasur edhe mungesa e informimit të qytetarëve në gjuhën shqipe, edhe pse ajo sipas ligjeve duhet të zbatohet.

Të ngjajshme

Të fundit